Sali Berisha duket se ka një pasion të pakontrolluar për t’u vendosur në qendër të çdo ngjarjeje kriminale në vend, duke u sjellë si hetues dhe duke shpërndarë pretendime lartë e poshtë.
Një javë më parë, pas një vrasjeje mizore të një adoleshenti nga shoku i tij i klasës, një ngjarje e zbardhur menjëherë nga dhjetëra dëshmitarë dhe kamera sigurie, Berisha e zhvendosi vëmendjen. Sapo zbuloi që një tjetër shok i klasës, i pranishëm në vendngjarje, kishte babain në BKH, ai nisi ta shpallte atë “autor të fshehur të krimit”.
Në të vërtetë, babai i tij, sapo mësoi se djali ishte në vendngjarje, e mori për dore dhe e çoi në polici, duke e lënë aty për 12 orë, në dispozicion të hetimeve. Ky veprim ishte një shembull i kundërt me atë që Sali Berisha ka dhënë në rastet kur djali i tij ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale, si në tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 personave.
Sikur Berisha të kishte vepruar ndryshe më 15 mars 2008, duke marrë Shkëlzenin për dore dhe duke i thënë Ina Ramës: “Ja ku e ke, mbaje, dëgjoje, hetoje dhe dënoje”, shteti shqiptar sot do të ishte një shembull serioz në rajon. Por, përkundrazi, Berisha i shpalli luftë të gjithë shtetit, vetëm që të mos hetohej djali i tij – hetim që po kryhet tani nga SPAK, 15 vjet më vonë.
Pikërisht për shkak të këtij hetimi nga SPAK, Berisha ka nisur një fushatë të ashpër për të njollosur këtë institucion. Madje, ai e përdori edhe ngjarjen e Ndroqit për të sulmuar SPAK-un. Sapo ndodhi vrasja, ai pretendoi se një prokuror i SPAK-ut, Olsi Dado, kishte liruar vrasësin nga burgu, duke iu referuar disa përgjimeve të zbardhura nga vetë SPAK për bandën e Durrësit.
Turpi qëndron në faktin se Berisha e di mirë kush është Olsi Dado, por mjafton që të hedhë akuza për të krijuar konfuzion. Kur SPAK e përgënjeshtroi këtë akuzë, Berisha e tërhoqi pretendimin fillestar, por vijoi me sulme të tjera, duke kërkuar emrin e “Olsit” që del në përgjime – një kërkesë absurde, pasi vetë SPAK është institucioni përgjegjës që ka zbardhur ngjarjen.
Trufullimi i Sali Berishës për të mbuluar turpin e gënjeshtrës së tij ndaj Olsi Dados është një shfaqje dëshpërimi, që buron nga fakti se nuk arrin dot të lidhë SPAK-un me krimin. Kjo, në mënyrë që më pas të ketë një kauzë për “revolucionin anti-SPAK” që ai ëndërron.
Në çdo ngjarje kriminale që ndodh, e zbardhur apo jo, në çdo çështje që merr vëmendje në vend, Berisha vrapon ta lidhë atë me SPAK-un, duke e shpallur institucionin si skenarist të ngjarjes.
SPAK për Berishën këtë vit është pak a shumë si Lulzim Basha gjatë periudhës 2021-2023, kur çdo e keqe e jetës së tij apo e popullit shqiptar, sipas Berishës, buronte nga ekzistenca e Bashës. Në atë kohë, Basha ishte cilësuar si shkaktari i gjithë problemeve, pasi mes tij dhe vendimit të SHBA për shpalljen “non grata”, Basha kishte zgjedhur SHBA-në.
Tani, Berisha ka të njëjtin fiksim me SPAK-un. Ky fiksim psikopatik, i shoqëruar me “revoltat” e Ilir Metës para selisë së SPAK-ut, ka krijuar një kundërshtar të rremë për opozitën – një institucion që thjesht po bën detyrën e tij, por që shqetëson vetëm Berishën dhe Metën për shkak të hetimeve që po kryen ndaj tyre.
Pikërisht për këtë arsye, Berisha zgjohet çdo mëngjes duke u sjellë si një hetues i një “SPAK-u paralel”, që synon të hetojë SPAK-un e vërtetë. Njësoj veproi edhe më 21 Janar, kur, i kapur duke vrarë, ngriti një komision hetimor për të hetuar Ina Ramën, në mënyrë që ajo të mos hetonte vetë ngjarjen tragjike të 21 Janarit. Fatkeqësisht vonë, por dhe për ato do të hetohet. Tani dhe nga SPAK-u.
A thua vallë o Mero ? Jam shumë skeptik. Sali Berisha, është si bisha me shtatë kokë, që kur i pret njërën, i del tjetra më e fuqishme. Se ku e ka mbështetjen, një zot e di. Por, për 34 vjet, për 365 ditë që bëjnë 12.410 ditë gjithësej, ta shumëzosh me 10 bëjnë e pakta 124.100 dalje televizive, që edhe baba e nënë që na kanë bërë kokën ti kishim kaq dëndur, do të na ishin neveritur, e jo më këtë kriminel e hajdut që po na merr frymën çdo ditë e natë non stop. U shoftë raca e kësajë kategorie njerëzish.
Ja paska kaluar me vakt e me kohë Enver Hoxhës ky shoku Sali Berisha. Enver Hoxhën, të merrte malli ta shikoje një herë në vit, vetëm për 1 maj. Kurse ky birbua Sali Berishë, na çau bythën duke dalë për ditë e për natë në TV, aq sa na trëmben fëmija. Bile kur duam ti trëmbim, në vënd tu themi erdhi GOGOLI, u themi shshshshtttt…se po vjen Saliu, dhe të shkretit qepën gojën.
Shume e drejte, por fajin nuk e ka s.b, fajin e kemi vete. Jemi popull injorant dhe pa respekt per veten. Me keq nuk mund te behej dhe ky popull po e ndjek akoma.
Nuk e ndjek populli, por një turme e verbër. Pjesa e popullit qe e njeh mirë, i ka dhënë duart në 2013 dhe ajo sikterisje është pa kthim. Turma qorre apo ajo e lidhur për interesa meskine etj, pas qerres se tij, sigurisht që bën dëm të madh, duke na i lënë monstren nëpër këmbë, por kësaj nuk kemi ç'i bejme. Pavarësisht se çdo bëjë drejtësia me të, e sigurt është që groposja politike e tij do vendoset në 11 maj 2025.
Kane dale fakte qe thone se Saliun e zgjodhi Enveri, ja la ahmanet Husniut dhe Ramizit qe ta vinin ne krye te shqiptareve nese vinte koha per nje dhimokraci te deshtuar. Ai donte qe shqiptaret te mos e harronin, dhe ja ku jemi tani kur shqiptaret thone se ishim me mire me Enverin se me Saliun qe na shkaterroi, na dogji, na vodhi, na vrau dhe po na can trapin perdite ne televivizion qe gate te gjitha i financon vete me orate e vjedhura. A nuk eshte kjo nje situate makabre o i dashur popull? Po do thone 90% e shqiptareve, dhe jo do thone 51% e dardaneve me nkry Kurtin. Por nje gje eshte e sigurte, shqiptaret do vazhdojne te kujtojne kohen e Enverit por do harrojne menjehere Saliun pasi ky te hun ne burg ose te vdese biologjikisht, sepse politikisht eshte i vdekur i pakallun! Shenim: E vetmja e perbashket mes Enverin e Saliun eshte se te dyn te vrisnin, Enveri si diktator ne pushtet, e Saliu naten e pas shpine si skuth e kriminel i UDB-se!
Z.Mero rendesi ka qe Edi rama mos te na bej SPAK paralel se berisha ka pjerdhur me kohe,ai vetem po consumon airin tone. Rama duhet te kete kujdes se ka filluar ti fus thonjet tek fondet deri tek nderhyrja direkte me komision GJAFAJ. Kjo do te ishte fundi i shtetit ligjor dhe mendoj se vertet duhet mbyllet ky shtet dhe cdokush te ik nga te mundet. Por zeri juaj dhe amdasadat perendimore do ta ndihmoj SPAK qe mos te shkermoqet. Ndryshku i qeveris besoj se ka hyre thell, por duke ditur se ska opozite tu bejme thirrje bojkot nese organet e reja do te preken.
Nua rroku…..shkruhet komisioni XHAFAJ e jo GJAFAJ siç shkruani ju nga Kukësi, me origjinë të pastër rurale.
Na hënksh koçet ne nga Kukesi o Pordho.. me fal pano.
Shkruhet KOQET e jo KOÇET o shoku Mul Nokarit.
Sali Berisha kështu ka vepruar që në 1992 që erdhi në pushtet. Ju kujtohet kur për çdo ngjarje kriminale, ishte ky që jepte versionin e parë dhe e bënte vijë sjellje për gjithë 6 mujorët e Plepave. Dhe e shkatërroi gjithë drejtësinë, e cila u politizua më shumë se ç’ishte para viteve ’90. Kur ndodhi ngjarja e Vefës, shkoi në vëndngjarje dhe tha e kanë vrarë ky e ai. Dhe ashtu ngeli, nuk doli në dritë asgjë. Ky kriminel leh akoma, dhe Shqipëria nuk do shohë përpara me këtë monstër. Për të ardhur keq.
Nje SHIK paralel qe monioron SHISH - in dhe POLICINE.
Sali Berisha eshte qenia me kondraverese e pas viteve 1990 , njeri me arsim por me edukim familjare mesjetare , zbriti ne Tirane nuk u pershtat asnje dite me jeten komunitare dhe qytetare. Saliu mjek pa njohuri ekonomike dhe sociale papritmar mori pushtet pa dite c'eshte pushteti dhe as shteti. Sali rezultoi komonisti me fanatik kondraves , anarkist , eklektik i pa arritshem . Saliu ndertoi sipas eduktares provincial nje shtet Tribal me Familjare dhe katundare te tije. Sali eshte objekt i SPAK por eshte dhe frkacaku me i madh , bertet kot berte nga friks , por Saliut ja ka marre ferra uraten ka shku per lesh...!
Sali Berisha eshte qenia me kondraverese e pas viteve 1990 , njeri me arsim por me edukim familjare mesjetare , zbriti ne Tirane nuk u pershtat asnje dite me jeten komunitare dhe qytetare. Saliu mjek pa njohuri ekonomike dhe sociale papritmar mori pushtet pa dite c'eshte pushteti dhe as shteti. Sali rezultoi komonisti me fanatik kondraves , anarkist , eklektik i pa arritshem . Saliu ndertoi sipas eduktares provincial nje shtet Tribal me Familjare dhe katundare te tije. Sali eshte objekt i SPAK por eshte dhe frkacaku me i madh , bertet kot berte nga friks , por Saliut ja ka marre ferra uraten ka shku per lesh...!
Sali Berisha eshte qenia me kondraverese e pas viteve 1990 , njeri me arsim por me edukim familjare mesjetare , zbriti ne Tirane nuk u pershtat asnje dite me jeten komunitare dhe qytetare. Saliu mjek pa njohuri ekonomike dhe sociale papritmar mori pushtet pa dite c'eshte pushteti dhe as shteti. Sali rezultoi komonisti me fanatik kondraves , anarkist , eklektik i pa arritshem . Saliu ndertoi sipas eduktares provincial nje shtet Tribal me Familjare dhe katundare te tije. Sali eshte objekt i SPAK por eshte dhe frkacaku me i madh , bertet kot berte nga friks , por Saliut ja ka marre ferra uraten ka shku per lesh...!
Saliun po e ndihmon Rama per te ngritur nje tjeter Spak per te hetuar Spakun aktual, dhe emrin ja kane zgjedhur Komision Antikorupsion ne Kuvend.
Nese SPAK nuk i heq koken ketij plehu, eshte kot qe te vazhdojme e te presim se mund te behet ndonjehere ky vend !
Ky lloj kerme qe ka mbi 3 dekada qe ka qelbur dynjane duke ofenduar kalamanet qe ecin rruges, te rinjte dhe te rejat por dhe pleqt dhe plakat ndonese eshte plak matuf edhe vete duhet te ishte ne Hage qe ne kohen e Sudes per krimet ndaj shqiptareve...
Njeriu që ka nder e dinjitet i beson një zoti jashtëtoksorë. Përndryshe, njerzit interesaxhinjë krijojnë një zot toksor dhe bëjnë sikur i besojnë, thjesht për të realizuar qëllimet e tyre. Për ekzistencën e Zotit jashtëtoksorë kushdo është i lirë të besojë ose mos besojë, por për t'a përbaltur dhe bërë pis askush nuk e bënë dotë. Por me zotin e toksor puna ndyshon. Duke qënë thjesht njeri si gjithë të tjerët, ai është me të mirat dhe të këqijat e tij, ndaj ai kurrë nuk mund të shërbej si ideal që mbart vlerat më të mira për të qënë udhërrëfyes për njeriun. Kundërshtarët që besojnë në një zot tjetër nuk e kanë për gjë fare t'a fyejnë dhe përbuzin, përbaltin dhe poshtërojnë, duke e telendisur kësisoj si jo më mirë. Ja shiko si kacafyten njerëzia këtu tek Tema në mbrojtje të zotit të tyre; rilindasit shajnë e mallkojnë deri në brezin e shtatë Berishën, për të cilin çfarë nuk thonë, të vërteta e gënjeshtra, fyerje që s'ti nxë goja. Por, po ashtu dhe përkrahësit e Berishës sokëllijnë deri në kupë të qiellit për bëmat e padëgjuara të Ramës. Të dy palët ndihmohen me mish e me shpirt nga mediat reciproke, për përbaltjen e zotit të njëri tjetrit.... Deri më sot nuk kishim dëgjuar që të thuhej ndonjë e ligë për aktivitetin e zotit Dumani sa pa dalë në intervistën e tij të parë. Dhe ja se ç'ndodhi, vetëm në intervistën e parë atë e akuzuan për tre shtëpi!!! Pra, që në hapin e parë fillojë përbaltja, merre me mënd çdo t'i thoshin po të fillonte të dilte përsëri në media, kjo makineri gjigande e fëlliqësisë! Nëse njerzit filluan t'a donin sikur të ishte vetë zoti, për luftën aq të dëshiruar nga njerzit e ndershëm që po shfaqte me qëndrimin e tij, kur dëgjuan se paska tre shtëpi, u stepën. Natyrisht,nuk ju erdhi mirë dhe një krisje sado e vogël në besimin ndaj tij u krijua. Por po e them me bindje të plotë, nëse do vazhdojë të dalë në media, përbaltja për të ka për të qënë e llahtarisur, nga të dy palët, që kanë për zot, Berishën dhe Ramën, këta dy bastadë të krijuar nga një pjesë jo e vogël e popullit vetëm për interesa. Dhe Jesu Krishtin tonë, Dumanin, që u duk sikur na dërgoi zoti kundër turpjeve tona të panumërta pas gjashtë muajsh kur t'a shohim të kryqëzuar si Krishti.
Salih Berisha eshte nje cope rrot kari qe ka marre fund
Salih Berisha eshte nje cope rrot kari qe ka marre fund
Jo ai por ne si popull, do ishte thene me mire.
@@Sali Berisha..po mbane me THonje ,ate pjese qe quhet akoma PD.e @@Turpe per Shqipetaret qe merren akoma me Berishen...por Turpi me i madhe eshte per Shkerdhatat e POlitikes Shqipetare qe vetem Politikane nuk jane... @@C fare i ka dhen Shqiperise Sali Berisha??Vetem Shkaterrim dhe Vjedhje per tu pasuruar... paska akoma "Demokrate ne Shqiperi????Popull kot se koti,qe mbeten duke Votuar Berishen dhe Ramen...pse NUk vorohen Partite e reja??Sepse nuk kane Buzhet,sepse Berisha blen votuesit...por edhe rama..te dy nje mute jane qe ta hane ata..lol
Pa e futur ne burg ky do te jete si kancer per Shqiperine dhe shqiptaret.Mbajtja ne izolim ishte pa vlere dhe jashte cdo llogjike se tani i shpelan trurin fanatikeve injorante sikur fitoi mbi Drejesine duke e ditur fare mire se dosja e tij ka shkuar ne Gjykate.
Po komisioni Gafa qe krijuan rilindasit me cfare do te merret.Do te ndihmoje spakun?
Excellent
Berisha me kete dalje tregoj se eshte i pa prekshem, tallet si i do bytha me institucjonet e drejtesise dhe pushtetaret, bene ç'fare te doje dhe di te mashtroje e te mbrohet, bravo i qofte eshte per t'i hequr kapelen
Sa mire jemi. E çna duhen shume lek! 150000 leke pension na dalin dhe na teprojne. Kuptohet fajin e ka Berisha qe do e shpjere pensionin tone 200 euro. Mire e ke Mera bashke me llumin e paguar te patronazhisteve qe komentojne ketu. Te lumte pena Mero, qe kontribon kaq shume ne Arnautistan.
Saliu ka dale per ajrim, se prap ne qeli do shkoje