Berisha është i shqetësuar pse SHBA bashkëpunon me PD, jo pse e ka izoluar atë!

17 Dhjetor 2024, 19:03Editorial Mero Baze

Mesazhi i sotëm i Ambasadës së SHBA në Tiranë nuk është për Sali Berishën. Sali Berisha është i qartë për të ardhmen e raporteve të tij me SHBA. Ai e di se do të vdesë “non grata”, ai dhe familja e tij, nën akuzën për minimin e demokracisë, korrupsionin madhor dhe shantazhin ndaj drejtësisë.

Sali Berisha nuk ka dilema për këtë. As SHBA nuk ka dilema se Berisha s’e ka kuptuar qartë situatën.

SHBA kërkon t’i dalë borxhit Partisë Demokratike dhe atyre që janë rreshtuar pas Sali Berishës si “ushtarë me gotën e çajit të mëngjesit në dorë”. Mesazhi i SHBA është për t’u kujtuar atyre se janë rreshtuar pas njeriut të gabuar.

Ndoshta ky mesazh nuk do të ishte i nevojshëm nëse Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk do të përfshiheshin në një fushatë propagandistike për ndryshimet politike në SHBA, duke e konsideruar rikthimin e Trump si rikthimin e Sali Berishës. Deklarata të tipit “rikthimi i Berishës tani ka ndodhur” apo “ata që na sugjeronin të hamë bar tani të gjejnë vrimë ku të futen”, pasqyrojnë një mentalitet fyes për SHBA si një shtet demokratik dhe politik, që ndryshon parimet sipas ndryshimeve të lidershipit.

Ky është mesazhi i parë i fortë se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se çdo përpjekje për të mashtruar elektoratin me gënjeshtra të personave të sanksionuar do të jetë një dështim i ri. Dhe kjo nuk vjen nga ndonjë antipati e SHBA për PD, por nga respekti për PD. SHBA thjesht dëshiron që PD të ndajë fatin e saj nga një udhëheqës anti-amerikan.

Nga ana tjetër, ky mesazh synon të nxisë PD të jetë një parti me profil perëndimor dhe të mos futet në spiralen e dhunës dhe konfliktit që i imponon Sali Berisha për interesat e tij. Duke konfirmuar se SHBA ka kontakte me drejtues të PD që i konsideron të pranueshëm, ajo u këshillon atyre që “të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë”.

Dhe kjo është më e rëndë për Sali Berishën se sa deklaratat e drejtpërdrejta të SHBA-së për mosbashkëpunim me të.

Ajo që e vret më shumë Berishën nuk është izolimi i tij personal, por thirrja e SHBA për pjesën tjetër të PD, që të ndjekë këshillat e saj për dinamikën politike në vend.

Berisha më lehtë pranon të mbetet i izoluar gjithë jetën, por të komandojë një PD kundër SHBA, sesa të pranojë që SHBA të “komandojë” PD dhe të thërrasë njerëzit e tij në Ambasadë për t’u thënë se me Sali Berishën nuk keni të ardhme. Kjo është më e rëndë se sanksionimi zyrtar që i është bërë atij.

Gjithë beteja e tij trevjeçare është bazuar në skemën që ai të marrë PD-në dhe ta përdorë atë si mburojë ndaj SHBA. Tani që SHBA ka kontakte me drejtues të PD dhe i përdor ata kundër tij, është fundi i botës për të, pasi kjo i hedh në erë gjithë betejën që ai ka bërë për t’i treguar SHBA-së se mes saj dhe Berishës, demokratët do të zgjedhin Berishën.

Ndaj, ndryshe nga të tjerët, Berisha nuk është i alarmuar pse SHBA përsërit që nuk bashkëpunon me “non grata”, por është i shqetësuar se SHBA do të bashkëpunojë me PD. Kjo e lë atë pa gjumë.

22 Komente

  1. A
    Alba-Free

    Pse Prokuroria Shqipetare qe i Thencin NUK HAPE HETIM Vetem per shpalljen "Non Grata" te Berishes??????????????????????????????????????LERENI PASTAJ Korrupsjonin kjo eshte me e vogla???????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ymer Baze

      Me falni shoke sufllaqexhinj ...Edvin Rama është i shqetësuar pse SHBA bashkëpunon me PS, jo pse e ka izoluar atë!...kete doja te thoja po me ka ngel ne goje prej vitesh Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rexh Kavaja

        Ngojë e paç gjithë jetën o bythorist….

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari Tiranes

          Lol Mero Baze ja ben "radiografine" SB Qe nga gruaj Serbe deri te Non Grata. Kije inat o Rexh Kavaja, po hakun nuk ja ha dot! Go Baze Goooo!

          Përgjigjjuni
      2. B
        Boro Konjufca

        Ndakord për nongratin ( të ngratin ) Sali Brrrisha, se ke ma marrurë perupija me gjithë çka, poorë jamë në hallë të madhë more shokëni se si do të na vejë puna e dhëndërrit të Danimarkësë more, Albinit të Kurtajve mo ? Kam frikë shumë se to na e fusnë bërna ndë burgutë, dhe to të vejë në piçkëtë të sëmës e to ti dalënë për hundëçë ato 1 miliardë e 800.000 meleonë evro që ka vjedhurë more shokëni. Këtë hal kam, se sa për Salinë e ka marrë drejtimin për në gopin e Shiqeres.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Ze qi ri

          O Boroviq shkjau të Qiftë tërë China Nënën mu në brimë të Pidhit, o rracë Muti, pthuuu produkt incesti. Rrnoftë Albin Kurti.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boronica

            Zë qirit, këtijë gojori, i themi që Albin Kurti është hajdut, dhe si i tillë, do të arrestohet, për punë orësh…..vetëm kur të arrestohet Albini, ti o i Qirë, në ç’piçkë do të futesh ?

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kutuzovi

          Bravo zoti mero. Te lumt. Ke bere nje shkrim shume te mire dhe me te verteta qe jane ne fakt.

          Përgjigjjuni
        3. M
          Munika

          Asgje nuk eshte rastesi. Ata qe sotepijne bythen e Berishes kane vrare e vjedhur po aq sa non grata ndaj duhet te pergjigjen njesoj ligjerisht

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapterri

            E cilin nga deputetet idiote qe ka Sala nen hyqem bashkpunon me amerikanet?E çuditshme se ky grup parlamentar i Pd-ës, Janet idiot complet te gjithe,panair idiotesh,njeri me idiot se tjetri

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunistet nuk dorrezohen

              Kolona e 5 brenda PD me Bardhen , Gjeka , Tabaku me shoke shpresojn mbas humbjes te debojne komunistin Berrisha por nuk e kuptojne qe komunisti ka nje tjeter karte ...nuk humba por u vodhen zgjedhjet , masaker elektorale, bandat, u shiten u blene nuk i njohe zgjedhjet , dhe keta lavjers do largohen e jo do largohen Berrishen .

              Përgjigjjuni
              1. I
                Indinjata

                Kane kaluar 34 vite dhe shtypi dhe shqipetaret po ne te njejtin pozicion Amerika,Amerika se Amerika,po te mos ishte Amerika se Saliu dhe Amerika dhe vzhdon tallavaja e pafundeme ku trullos çdo dite,mbremje e nate trurin e idioterve qe mendojne se jane ne kapitalizem dhe jo ne feudalizem.Boll me me keto idiotesira por hidhni syte nga realiteti Shqipetar ku populli vuan per buke ,ku shteti social mungon ku depresioni sa vjen e po rritet sipas statistikave,ku populli ne vend te lumturohet nga arritjet po degjenerohet perdite e me shume .Ku eshte sot edukacioni i brezit te ri ? Kazani mediatik ka 10 dite qe nuk heq nga ekrani Parashqevi Simakun ku kerkush nga gazetarucet e kazanit mediatik nuk e njohin fare se kush ka qene .Telenovele Turke per Parashqevi Simakun. Nje vend qe ne vend te akademikeve promovon Stresin dhe Parashqevine e kerkush nuk njeh nje akademik apo shkencetar,novator.Na mbyti injoranca e botoksit dhe e moteleve.Promovohen Mul Noket e Nard Ndoket.F a t k e q e s i .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kola

                  Edhe ajo gruaja e ambasades han mut kot kur permende pd,po kush ka mbete aty qe nuk eshte antiamerkan e qe nuk eshte hajdut

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Berisha do hakmerret me të gjithë demokratët që do marrin këshilla nga ambasada USA, do ti quaj "besprerë" ! Qëndrimi i tij korrekt do ishte dorheqje, duke u larguar nga PD -ja ! Çdo veprim tjetër do ishte i dënushëm nga demokratët e vërtetë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pergjigje per kendveshtrimin tjeter

                      @O kendveshtrimi tjeter, Berisha te jape doreheqjen? Ne cilin planet jeton ti? Doreheqjen ai duhej ta kishte dhene qe para njezet vjetesh, si gjithe koleget e tij ne Europe e bote. Po ai ka bere aq shume zullume sa mendon se, vetem duke qendruar ne politike, do ta mbroje veten dhe familjen. Neper kembe kemi per ta pasur, zullumet do t'i vazhdoje, deri sa ta therrase Ai i madhi lart.

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jugu

                      Po lali Eri mo mos po hetohet nga Spaku torollaku? Apo i jepni hapesire Parashqevise ju qe te largoni vemendjen nga Veliaj si hadut me presh ne dore.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UNE

                        Ca loqethare te PD justifikohen per Berishen kryetar sepse ai siguron 300 mije vota te demokrateve. Por e dine mire se pa Berishen sigurohen dhe 600 mije te tjera. Pyeti, nese Berisha thyen qafen, si do veprojne. Te gjithe do kenaqen shume. Perse atehere nuk e zbojne sot? Sepse Berisha i rreh me 10 vagabonde qerose, me mjeker, qe mban rrotull. Kaq i paquqishem eshte Vdekja, dhe te mjeret nuk e kuptojne dot. Mire tu behet!!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dani USA

                          Bravo indinjata,jame me ty nje qinde per qinde,Shqiperine e ka mare perropia……………..

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nue Jauhipi

                            Ju patronazhistat e partis socialiste serbe te Edver Rames nuk e dalloni buken prej M*tit se jeni mesue ma hanger cdo dite e tash spo e dini as kush e ka ba M*tin a e keni ba ju a dikush tjeter por me randsi po e hani si cdoher per ata ju vjen era M*T se ju ka kalue edhe ne gjak bashk me urinen nuk ka ilaq qe ju sheron. Jau qift nonen Albin Kurti.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tafus DeriKuTdush

                              Ndu, he dreq, pse han mut e jo pshesh ? Hyyyy….farë e keqe.

                              Përgjigjjuni
                            2. X
                              Xxx

                              Baze i vjen hakut Berishës

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O popull dele...

                                Ku pyt Berisha per Baze ,!!1Ky skozofren vicidoli i damkosur me vulen e "non grates"zbret dhe mer drejtimin e PD me vul gjykate cfar ju meson ???Keni mar fund or shqiptar nuk roni dot pa "pras" ju ,,,,,,

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje