Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë protagonistët kryesorë në organizimin e një ceremonie me rastin e 5-vjetorit të formimit të SPAK. Natyrisht që kanë fjalët më të mira për të.
Politika shqiptare nuk është se ndjehet aq e lumtur me SPAK-un nëpër këmbë, por së paku ka filluar të mësohet.
Socialistët, që kanë dhe numrin më të lartë të viktimave prej tij, po përpiqen të krijojnë një kulturë të pranimit të drejtësisë dhe një përpjekje për të ndarë përgjegjësinë politike nga përgjegjësia ligjore individuale, gjë e cila shmang konfliktin politik mes tyre dhe SPAK-ut.
Partia Demokratike ka një problem serioz në këtë pikë.
Duke qenë se SPAK është kriminalizuar nga gjuha politike e Sali Berishës, PD ka adoptuar qëndrimet personale të Berishës si qëndrime të partisë ndaj SPAK.
Kjo është krejt e kundërta nga ajo që bën PS. Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i kundërshtojnë masat në gjykatë.
Fakti që një parti e tërë adopton si qëndrim politik ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm të drejtësisë qëndrimin personal dhe familjar të kryetarit të partisë, e bën PD jo vetëm një parti në hall, por mbi të gjitha rëndon edhe më shumë hallin e raporteve të Berishës me SHBA dhe BE.
Për të kuptuar gjithë gënjeshtrat e Berishës për demokratët, se me ardhjen e Trumpit atij do t’i hiqet “non grata”, mjafton vetëm qëndrimi i tij ndaj SPAK. SHBA ose do mbështesë SPAK, ose do “mbrojë Berishën”. Si mundet që administrata e SHBA të justifikojë njëkohësisht SPAK-un si institucion të suksesshëm, dhe Sali Berishën si të pafajshëm, kur ky e quan SPAK-un organizatë kriminale?
Në ditën kur në Shqipëri vjen ndihmës sekretari i Shtetit për Ballkanin për të mbështetur SPAK në pesëvjetorin e tij dhe dëgjon se për kryetarin e PD ai është institucion kriminal, natyrisht që mund të pritet ndonjë sanksion i ri, por jo lehtësim.
Nga ana tjetër, drejtuesit e tjerë të PD-së, të cilët kur shkojnë në takime në Ambasada janë pro SPAK dhe kundër qëndrimeve të Berishës, duhet të kenë rastin të shprehen publikisht: në këtë festim për 5-vjetorin e SPAK, a mendojnë njësoj si Berisha, që SPAK është organizatë kriminale?
Kjo nuk është se i bën ndonjë nder SPAK-ut, por i bën një farë nderi PD-së për ta konsideruar një parti politike dhe jo një bandë e familjes Berisha.
SPAK në këtë rast nuk është vetëm një institucion që bën radiografinë e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, por edhe radiografinë e demokracisë brenda PD-së, pasi u tregon të gjithëve se, nëse ka një bandë dhe një organizatë kriminale nën urdhrat e një njeriu, ajo është PD.
sali berisha. duhet burgosur. me pa tjeter. te vdesi. si qen. sa krime ka ber dhe shkateruar. kete vent
Hahaha SPAK ben radiografi fake , se po te bente radiografi te vertete duhej te ndalonte pagesat per 10 milion dollare ne vit qe qeveri Rama ben ndaj Djegesave te mbeturinave te cilet nuk ekzistojne fare Po ashtu SPAK duhej te ndalonte pagesat orej 80 mij dollare ne dite per dy anijet me pronar Amerikan qe rijn kot ne gjirin e Vlores Po ashtu nqs SPAK do bente radiografi te vertete duhej te arrestonte kryeministrin RAMA qe lejon te behen keto pagesa mashtruse , Apo kjo nuk esht pune e SPAK ?
Rroftë e qoftë në burg gjithë jetën, kryekrimineli, kryekomunisti, kryekomisari i Partisë së Punës së Shqipërisë, marksist - leninisti i shquar, shoki Sali Ramë Berisha. I përjetshëm kujtimi i tijë sa më gjatë në burgun e Reçit, me qeli Vip, me tualet brenda.
Halli I madh per G.Bardhin, Nul Noken,Vjollcen e Vokshajve, Palokn, Inen e ca te tjere nese I ftojne ne 5 vjetorin e Spak. O 5 vjetori dhe mbeshtetje per SPak apo tek lists? Eshte ora e proves. Erdhi shpejte, e kujt ja priste mendja!
Trump eshte Sali Berisha i Amerikes. Njeri imoral dhe i korruptuar deri ne palcë. Nqs Sali Berisha paguan cmimin qe i kerkohet nga njerezit me te afert te Trump atehere non-grata e tij hiqet. Vite te veshtira per demokracine dhe drejtesine ne Amerike dhe ne bote na presin.
Drejtesi ka France , sot u denua ish président Sarkozy nje vite me braselet électronique ne kembe dhe me dalje nga shtepia limite . Dhe per pergjime telefoni, ne Shqiperi krimineli Berrisha ka vrare ka djegur ka vjedhur dhe asgje ......
SPAKU vegel e Sorosit. Te Shofim pas Trumpit se kush eshte Spaku,.
O Liro……Pirdh, pirdh, se lirohesh, ha mut të ëmbëlsohesh…
Gjithë sa shkruani, zoti Baze, është më se korrekte dhe e drejtë. Qëndrim më të turpshëm dhe hipokrit se ky që mbajnë pjesa dërrmuese e deputetëve të PD nuk meritonë trajtim tjetër veç atij që ju mbani në këtë editorial.
Mero ne tentativen per te genjyer vehten dhe ato grusht militantesh qe ja shijojne rrenat, vazhdon ti bjere fyellit ne nje vrime "...Socialistet, qe kane dhe numrin me te larte te viktimave nga SPAK..." ! Dhe quan "viktimizim" te PS nga SPAK ...ate Cyrben e voge qe ishte deputet? Ato Redi Mollat Drejtoret hajdute te Bashkise Tirane? Ate Lil Beqen qe e mbajne ne burg per nje afere 200 mije Euro fonde nga BE dhe..."detyrim paraqitje" per ato qindra milione EURO te zhdukur nga ato Koncesionet e SHENDETESISE? Ate Gjush "duar akulloren" qe e plasen ne burg vetem pasi vodhi sa plasi sa qe Kryetar Bashkie? Ka 5 Drejtore te Bashkise Tirane ne burg e mbi 100 milion EURO qe vazhdojne vidhen tek Inceneratori Inekzistent i Tiranes por ama i shko per kontroll ne shtepi atij Kreut te Vjedhjeve ne Tirane kur e di se nuk eshte ne Shqiperi! Ka ky SPAK ndonje pale pranga ne duar te ndonje Ministri qe vjedh aktualisht? Asnje, vetem ato qe ja leshon Rama ne preher . Vetem disa ISH pra, jane ato qe ky Mero i quan "viktimizim" te Partise Rama nga ky SPAK .
Sa per kulture ata 5 drejtoret e Bashkise vidhnin me shume se 2 ministra se bashku me buxhetet dhe lejet qe kishin ne dore dhe ishin ne kulmin e detyres, dhe ngjarja nuk ka mbaruar ende. Shume dakord me ty qe nga PS po e han kryesisht ishat, por nga PD qe perveç vjedhjes kishte ne menu edhe vrasjet cili e ka ngrene deri tani ?! Socialistet i kane vertete pak aq sa jane ne SPAK por eshte skandal qe nga oborri i Sulltan Berishes vetem babalexhiu eshte brenda. Kete numerim po bente Mero, por kush nuk do me kuptu nuk do te kuptoje dot kurre.
More ushtaruc lereni spaku te punoje more idiote une jam me pd por ay qe gabon ndeshkohet
Sqaro ca or Mero - Ka sjelle gje ne Buxhet te Shtetit ky SPAK ato qindra milione Euro te vjedhura ne Koncesionet e Beqes e ne Inceneratorin ne letra te Lali dhjErit? JO! Atehere si e paska "viktimizuar" ky SPAK kete Rilindje (se Parti Socialiste...na ishte nje here) Nese e ben kete po, i ka dhene fund asaj te famshmes Pandeshkueshmeri...ama deri atehere eshte Pandeshkueshmeria qe e ka vene poshte si shilte ate SPAK e po e shtyp me mollaqe!
Partia Demonkratikase eshte toke e xanun nga Feudali Alpin Malok Sali Kolera i Vicidolit dhe familja e tije , Sali NonGrata eshte Sali Lexhenda..... Rrnofte Lexhenda Sali Shpellari.
Partia Demonkratikase eshte toke e xanun nga Feudali Alpin Malok Sali Kolera i Vicidolit dhe familja e tije , Sali NonGrata eshte Sali Lexhenda..... Rrnofte Lexhenda Sali Shpellari.
Partia Demonkratikase eshte toke e xanun nga Feudali Alpin Malok Sali Kolera i Vicidolit dhe familja e tije , Sali NonGrata eshte Sali Lexhenda..... Rrnofte Lexhenda Sali Shpellari.
Partia Demonkratikase eshte toke e xanun nga Feudali Alpin Malok Sali Kolera i Vicidolit dhe familja e tije , Sali NonGrata eshte Sali Lexhenda..... Rrnofte Lexhenda Sali Shpellari.