Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike

19 Dhjetor 2024, 19:29Editorial Nga Mero Baze

 

Kur Albin Kurti, në delirin e tij, udhëtonte drejt Shqipërisë më 25 Prill 2021 me bindjen e plotë se vota e tij do të rrëzonte Edi Ramën nga pushteti, ishte më i sinqertë se sa Edi Rama që po marshon të premten më 20 Dhjetor drejt Kosovës për një mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve.

Ishte më i sinqertë, edhe si delirant që mendon se kombi i ka sytë nga ai, edhe si kundërshtar i Edi Ramës, për të cilin s’ka lënë gur pa lëvizur për ta dëmtuar politikisht.

Kurse vendimi i Edi Ramës për të bërë bashkë me Albin Kurtin një mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve në Kosovë, nuk është i sinqertë, por është një mënyrë e tij për të poshtëruar Albin Kurtin, që ia ka kërkuar si “nder” në krye të fushatës së tij elektorale.

Duke e trajtuar Albin Kurtin si një njeri në hall dhe të dorëzuar para tij, Edi Rama është përfshirë në këtë teatër me cinizëm.

Meqë Albin Kurti i ka dalë kundër në fushatë, madje ka ardhur dhe ka votuar me dorën e tij kundër Ramës, ky, me stilin e tij nënçmues, i thotë që nuk jemi njësoj, por, meqë do të dukesh që nuk je armik i Shqipërisë, po të respektojmë e po të sjellim në Kuvend.

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike.

Gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, raportet Shqipëri-Kosovë kanë qenë më të këqija se në kohën e Fadil Hoxhës me Enver Hoxhën në vitet ‘60, kur Kosovën e diktonte Rankoviçi.

Arsyet lidhen me Albin Kurtin. As Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj apo Avdullah Hoti nuk kanë qenë aq miqësorë me Edi Ramën, por nuk kanë qenë hipokritë. Kanë bërë ato mbledhjet e përbashkëta të qeverisë, kanë marrë zotime dhe natyrisht në fund s’kanë bërë asgjë, por këtë e kanë nga pafuqia e të dy palëve. Natyrisht edhe nga mungesa e vullnetit.

Por Albin Kurti i ka refuzuar ato mbledhje dhe tani, në prag të fushatës, i duhet ky teatër i dy parlamenteve për të mbuluar krizën reale me Shqipërinë.

Mbi të gjitha, Shqipëria dhe Kosova kanë dhe orientime të ndryshme gjeopolitike. Shqipëria po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së dhe është duke hapur kapitujt e anëtarësimit, ndërsa Albin Kurti e ka futur Kosovën nën sanksione të BE-së dhe ka përkeqësuar në mënyrë kritike raportet me SHBA. Më së paku, Albin Kurti ka bindur Perëndimin se është një qeveri jo miqësore me ta dhe që nuk u beson atyre.

Tani, duke mbledhur bashkë dy kuvendet, çfarë duan të thonë? Që edhe Shqipëria do të mbështesë kursin anti-perëndimor të Kosovës, apo që Albin Kurti tani do të bëhet properëndimor? Albin Kurti, Perëndim, quan vetëm diasporën e tij trushpëlarë, që jeton në Perëndim fizikisht dhe me mendje e do Kosovën si ushtare xhihadiste kundër Perëndimit. Pak a shumë si ata ushtarët e kamufluar të ISIS-it, që e duan Perëndimin vetëm për t’i lënë të lirë që ta sulmojnë.

Edi Rama nuk e ndihmon dot Albin Kurtin të pajtohet me Evropën, pasi Albini e konsideron perëndimin aleat të Vuçiçit dhe meqë Rama është në një vijë me politikën evropiane për Kosovën, natyrisht dhe atë e ka vizatuar si të tillë tek mbështetësit e tij.

Njësoj dhe me SHBA-të. Çdo këshillë e Shqipërisë që Kosova të mos i ikë aleancës me SHBA dhe BE, është sulmuar si këshillë nga Beogradi, me ligësi dhe vetëdije të plotë se kështu dëmtojnë Shqipërinë.

Kështu që unë nuk e di se çfarë mund të diskutojnë dy parlamentet në Kosovë, përveç atij teatrit patriotik me hartime të Elisës dhe Glaukut. Maksimumi mund t’i shërbejë Albin Kurtit për t’i thënë opozitës së Kosovës që “kot më shani, që jam në armiqësi me Shqipërinë, se ja ku i solla në Prishtinë”.

E di që kjo është dhe ajo pjesë që i shijon shumë Edi Ramës, duke e trajtuar atë si një njeri në hall dhe me këtë rast bën diferencën me të, që nuk përzihet në punët e brendshme politike të Kosovës edhe pse aleatët politikë i ka përballë Kurtit.

Por kot e ka.

Albin Kurtit i është dashur Shqipëria për t’u pranuar në Kosovë si politikan dhe, në momentin që mori pushtetin, i është dashur Shqipëria si armike për të treguar se ai është zot i Kosovës.

Kjo mbledhje e dy parlamenteve është një përpjekje për të përsëritur historinë, meqë po i lëkunden këmbët e karriges në pushtet. Por siç dihet, herën e dytë çdo histori përsëritet si komedi. Dhe në këtë rast, kjo komedi është në Kuvendin e Kosovës.

 

38 Komente

  1. R
    Rama po na e ben borxh boll

    Mero, te shpresojme se Rama do ja thote ne sy Kurtit, ne mes te Prishtines, ne foltoren e Kuvendit, se ne shqiptaret e konsiderojme ate tradhtar te ceshtjes Kombetare dhe antiAmerikan te terbuar. Rama kete e ka detyre kushtetuese, dhe nese nuk e ben, ne te gjithe bashke nuk duhet ta votojme Ramen mot ne 11 maj 2025. Presidenti i Republikes te konsultohet me Ameriken dhe BE-ne, e pastaj ti drejtohet popullit me qendrimin antikushtetues te Rames.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lori

      Pjeserisht jam dakort me analizen qe i bene ketij takimi dypalesh z.Baze ,por ke harruar thelbesoren qe perse Al Bini e ka ftuar Kuvendin e Shqiperise ne Kosove ! Al bini si nje hileqar i peshtire qe eshte nepermjet ketij takimi do qe ti tregojne Vjosa Osmanit se ai nuk ka nevoje per te se ka me vehte parlmentin Shqipetar.Ndaj dhe ftesen e ka bere pikerisht ndermjet dy parlmenteve.Ai nepermjet refuzimit qe mund ti bente fteses se ketij liliputi Edi Rama ,me nje gure ka vrare dy zogj per interes te fushates prazgjedhore duke i lene Presidentes te nenkuptoje qe Ai nuk ka nevoje per te duke hedhur nje gure ne vijen tashme te qarte Rama-Osmani. Se fundemi Al Bin Kurti eshte nje mase pa ngjyre pa ere dhe pa shije ku gjithesia nuk e do perveç fshatit qe drejton.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nako Mateu

        Io riiiii, je komplet gabim. Albin Kurti, don tu thotë kosovareve (trutharëve) se jam rregulluar edhe Unë me Ramën, e jo vetëm Vjollca Osmëni, (mbasi e pa vehten midis dy zjarresh - nga një anë Shteti Shqiptar dhe Shqiptaret e Shqipërisë, dhe nga ana tjetër, faktori Nderkombëtar), e në këto kushte, po ndodh ky takim formal që nuk do të prodhojë ASGJË. Ndersa nga ana tjetër, kërkon AVOKATINË e Ramës, për ti shpëtuar arrestimit nga Haga. Ndofta kjo e fundit, prevalon mbi të parën. Gjithsesi, Rama, si ekselent në diplomaci (kundrejtë axhamillëkut injorant rural të Albin Kurtit e Vjosa Osmënit), ka për ta çuar Albinin në çesmë, dge nuk do ti japë ujë. Rama është KAUR, dhe kauri e ka inatin të HIDHËT, dhe nuk lë pa e marrë shumë thellë “hakun” kundrejtë pisllëqeve të Albinit e Vjosës. Ju përshëndes.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nexhmedin Spahiu i vetfundosjes mer pjese ?

        Me krahine e Laberise kur e ka vendosur Rama takimin e perbashket......... Hipokrizi eshte pak , eshte nje takime kot fare .

        Përgjigjjuni
        1. L
          L. Xh.

          Albin Kurti është i njëjtë me Sali Berishën. Të dy TRADHËTARËT MË TË MËDHENJ TË KOMBIT SHQIPTAR.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haka Tekizoti

            Fiks fare.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              ALBINDENOVICIT I INTERESON GJITHESESI...... VEDIAMO..........AI VERTET QE KOSOVEN PO E SHKERDHEN EDHE PARA EDHE MBRAPA , DUKE U PERPJEKUR TI MBUSHE MENDJEN KOQEVAREVE SE ESHTE ME MIRE ME SERBINE SE SA ME SHQIPERINE DHE ME PERENDIMIN......DHE DUKET SE ME PARATE E VJEDHURA KOSOVES,,,,,,,,DO TI BLEJE EDHE KETE RADHE SI HEREN E PARE VOTAT NE DIASPORE.......MEGJITHATE KA NJE ZOT DHE DO ZBULOHET SE VOTAT E DIASPORES JANE JO VETEM TE BLERA POR EDHE FALLCO,PRA JANE FLETE VOTIMI TE PLOTESUARA NGA VETEM DISA PERSONA TE PAGUAR.....ISH KRYETARJA E KQZ FILLOI TE VEREFIKONTE VOTAT E DIASPORES POR AI E SHKARKOI ME ANE TE OSMANOVICIT.......(RADHEN E KALUAR) ZONJA DAKA......

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                ALBINDENOVICIT I INTERESON GJITHESESI...... VEDIAMO..........AI VERTET QE KOSOVEN PO E SHKERDHEN EDHE PARA EDHE MBRAPA , DUKE U PERPJEKUR TI MBUSHE MENDJEN KOQEVAREVE SE ESHTE ME MIRE ME SERBINE SE SA ME SHQIPERINE DHE ME PERENDIMIN......DHE DUKET SE ME PARATE E VJEDHURA KOSOVES,,,,,,,,DO TI BLEJE EDHE KETE RADHE SI HEREN E PARE VOTAT NE DIASPORE.......MEGJITHATE KA NJE ZOT DHE DO ZBULOHET SE VOTAT E DIASPORES JANE JO VETEM TE BLERA POR EDHE FALLCO,PRA JANE FLETE VOTIMI TE PLOTESUARA NGA VETEM DISA PERSONA TE PAGUAR.....ISH KRYETARJA E KQZ FILLOI TE VEREFIKONTE VOTAT E DIASPORES POR AI E SHKARKOI ME ANE TE OSMANOVICIT.......(RADHEN E KALUAR) ZONJA DAKA......

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xeni

                  Ta qifsha gruan

                  Përgjigjjuni
                2. b
                  bashkimi per drejtesi

                  Bravo Mero, si zakonisht analizë e shklqyer, por kësja here me shumë fakte dhe kritre profesionale i ke e zbërthyer hileqart e takimit. Kurti çdo gjë e bënë me hile dhe mashtrime për tu treguar si politikan por në të vërtet ai mbeti person me ide që ide të përçarës së kombit dhe krijimin e jazit armiqësor me vendet mike të Kosovës. Shëndet Mero.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dori

                    Shumë e saktë....është HIPOKRIZI E NDYRË...nuk vlen për asnjë koment sepse është e neveritshme.....

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Buzeplasuri

                      Analize e goditur.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hakiu

                        Kovendi i Republikes se Kosoves,nuk duhet ta lejoj kuvendin e republikes se Shqipnise,te vie ne kosove,pa e ndryshu politiken ne favor te Kosoves edi rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zana

                          Nuk e ka shkruar artikullin per trushperlar

                          Përgjigjjuni
                        2. Y
                          Ymer Abazi

                          Sot Mero me ate titull editoriali te pakten duket se ka perpjekje per te rene ne Brazde, por ishallah nuk ja lexon Endri Fugacja se do kete pune me Kumandarin pastaj...(aq me shume qe ai nuk ja harron ate botimin e Karteles Psikopatise dikur)

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kulu Fruthi

                            Pir e pirdh o Ymr Aba-ja..pirdh..se lirohesh.

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nje i Moshuar

                            Do te thoja bravo Mero per kurajon dhe guximin e kesaj ANALIZE te thelle jo te gjithe te kuptojne drejte ne kete situate,ke nuhatje te madhe dhe e thua shkoqur ??? Edi Rama per kete hap qe ka mare duhet te jete shume vigilent per te mos GABUAR ??? Tja leme Kohes se cfar do te prodhoj?

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drenica

                              O MERO KY ESHTE AKT I PASTER POLITIK I EDVUN RAMES PER TE BERE PATRIOTIN NE SHQIPERI DHE PER TE MARRE VOTA PATRIOTESH NE SHQIPERI. ALBINI NUK E REFUZONTE DOT SE DO LLAPTE EDVINI KUNDER ALBINIT SE GJOJA NUK PUNON PER BASHKIM SHQIPERI KOSOVE. ALBINI IA DHJEU, PRANOI... DHE VOTA PATRIOTESH NE SHQIPERI RAMA MERR NOC RROKUN

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Endri

                                Oj drenice oj lope.Nuk po fton Rama Albin krvin por bini Ramen.Rama i ka votat ne shqiperi me thase .Shqiptaret europiane te kane dhjere mu ne votat me nder me thene patriotike te atyre qe vrasin njeri tjetrin per nje shikim shtrember.Hajde futi nji thes me silazh si lope qe je ,se mbase te vijne mendte qe nuk ti hajn as qente

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                STIMUL POZITIV

                                Eshte kohe "krishtlindjesh" dhe me teper pozivitet lipset.Boll kaloi gjithe viti me zjarrvenie ne janar e poshterim te ikonave te viteve 80_90 se fundmi ...Jemi pergjithesisht musliman por mesazhin e paqes dhe pozitivitetit qe personnel krishtlindjet s kemi pse ja mohojme kombit....mbase 10 dite shkrime optimists,positive dhe anashkalimi ilajmeve me kriminele rrugesh e parlamenti s do I bente dem ketij kombi te stervualtur.Njeriu ka nevoje e per stimul shprese paqeje e gezimi.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ana

                                  Ore njerez kjo nuk eshte pune e kryeministrava qofte e Rames apo qofte e Albinit. Sa qejf keni te thoni gjera qe keni qejf por jo te verteta. E verteta eshte se kjo nisme vjen nga kryeparlamentaret e dy vendeve. O IDIOTA nuk jane qeverite dhe ministrat qe takohen, por jane deputetet e te gjitha forcave politike. A eshte nisme e mire? Ky eshte diskutim tjeter, por boll se na cate bythen duke perallisur fantazira.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shum Zhurme ne halen e fshatit

                                    per cfar Hipokrizie pllet o truPordhe o pederiGreqis. Cdo rruge ,ne jete ka te ngritura e te zbritura .Ne politike poashtu. Mbledhja e perbashket ,nuk mundet as te Fokusohet ke X -Y ,e as te mbetet nen Hijet e mosmarrveshjeve te se Kaluares dy KM . Mesazhi i Mbledhjes eshte shume me i madhe se injoranca e medies, e cila ,nuk i sherben,ne asnji rast Kombit Shqiptare - BASHKIMIT . Kur Kancelari Gjerman ,fliste ne nji Pdium para gjermaneve ,per Bashkimin e dy Gjermanive ,ne nji Komb te vetem, u kundershtua e u godit me Veze , nga njerez si ty, qe s'e duan Bashkimin Kombetare ,duke ju referuar gabimeve te politikes , percarjes, Mirpo te gjithe te njohin cfar je . Nuk mundesh te jesh njohesishte ne sherbim te Greqise dhe Atdhetare ! "Nuk ha dote ne te krahet Njikohesishte pd ,,se kafshon gjuhen" He na rruac o Kazan

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shum Zhurme ne hale

                                      Eshte Fjala , per Kancelarin - Helmut Kohl ne Berlin ,ne ditet renies se murit

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Shqip

                                      Ishte per te ardhur keq qe asnje opozit dhe pozit ne Kosovë se Kane permendur kure faktin dhe shqetesimin qe krerët e UCK ndodhen padrejtesisht ne gjykatën e hages!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xeni

                                        Krejt ata,, trushperlaret" e diasporës ta qifshin gruan. Edhe atyre që të përkrahin gjersa dhien nga goja ua qifshin nanat

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gomari

                                          Ja nje trushperlare! Fiks. Thanks qe na demostrove veten.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Na mbyten delirantet

                                          Cjane keto kuvende te perbashketa?! Humbje kohe, energjie, shpenzime... te kota. Kompleks i shteteve te vogla me qeveritare delirante. Mendo sikur te benin kuvende te tilla sllavo folesit e ballkanit e keshtu me rradhe te gjitha shtetet qe kane gjuhe te perbashket

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Q
                                            Qytetari Tiranes

                                            Analize brilante! Shkurt dhe "ne zemer". Direkt ne thelbin e problemit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gërvalla

                                              Mero. I ke pirë ilaçet sot?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Endri

                                                Ve bast qe ti I ke harru perndryshe nuk do pyesje meron.Shko mature pi ilaçet se more ne qafe familjen ,pa meros I rruan bolet ti.Gazeta e meros eshte e vetmja qe citohet nga nga shtypi nderkombetar

                                                Përgjigjjuni
                                              2. P
                                                Papa

                                                Mero kryeguxha ska kurfar vlere ky kuvrnd e keni kallxu veten kush jeni nshipri as tranzit kurr ne jet nuk shkoj ju qift prifti babat ne dite dielle

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tankisti

                                                  Cme kujtove 1999 kur iket si lepujt a derbardhe.papa piu

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. L
                                                  Lexues

                                                  Mero Respektoj "Cilesin e Kalemit tende".. dhe si Lexues i Rregull i Gazetes Tema, do te thoja se ky shkrim eshte "Wery Hard"..po ta shikojme ne Konteksin e Kohes..dhe anen Dipolmatike te tije.. 1-Me mire te kishti bere nje Shkrime,qe te ishte "Elastike" dhe Diplomatike..se paku per Lexuesin Shqipetare ne Kosove dhe Shqiperi, por edhe per Politiken e te dyja "Vendeve"...dhe pse?? 2-Albin Kurti eshte nga ana Politike ne nivelin e nje Mesuesi Historie qe jepe mesim per klasat e Fillores ne Shkollat e Kosoves..por ne ato ne Fshate, jo ne Qytet.. 3-E kuptoj Shkrimin tuaj..por une si Lexues do te "Hidhja Mbarapa" Kraheve te Shkuaren e Hidhur dhe do te Shtroja para Politikes Kosovae-Shqipetare Opsjonin ne Aspektin Pozitive te Gjerave dhe Problemeve,,,,do te thoja qe Raportet midise te Dy Qeverive duhet te shihen ne menyre Vellazerore,pa Inferioritet dhe pa e pare Njeri -tjetrin me syrin e "Politikanit te madhe" apo te dikujte tjeter me Eksperjence.....ka edhe shume per te then..por shkurt do tu thoja:Heje hajde te ulemi dhe ti Gjejme ,dhe shrojme Problemet thjeste si Shqipetare..dhe ti zgjidhim ato ne te Miren e Kombit Shqipetare..pa me vone Meritat, le ti Shohim nga te tjeret....dhe te ulet Hunda dhe Fodulleku, dhe Albini duhet te Degjoj me Vemendje edhe Keshillat e "Vellait me te madhe" Edi Rames.. 4-Pra Mero Shkrimi juaj munde te Fokusohej ne nje "Terheqjeje Vemendje"..duke mos u zene sikur se zihen Vellezerit..por te Zgjidhja e Problemeve qe dalin perpara..NJE KOOPERIM Sa ne Menyre Zyrtare por edhe Private,... 5-Ju Mero keni qene shume i "Ashper" duke ja bere "Tete me dy" Albinit ..duke i "Freskuar" ato qe ka bere me pare..kur me mire do te ishte :Albin Bre ja Ndalu dhe BEJ NJE FILLIM TE RI:::dhe Gjigjithcka filloje nga Vetja???????????????????

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bero Maze

                                                    I shkreti Mero eshte ne hall! Ka llapur shume kunder Albin Kurtit per hater te Rames por tmerrohet kur mendon se ata mbase e gjejne gjuhen e perbashket e del Mero pastaj bythe zbuluar me keq se vete Rama dikur ne ate plazhin publik...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Te mbyllim kufijte, Ramen te jetoje ne Prishtine

                                                      Mero, je i madh. Kuvendi nePrishtine sot ishte karagjozllek komplet. Kosova bllokoi sot mandarinat nga Shqiperia.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kosta Nostra

                                                        Nuk janë konë budallë gjakovarët e vjeter kur kanë thonë :- ruajem Zot horrit, morrit e katunarit (prej katunarëve të kqi si qifti i këti moronit të poshter ramushit // ))) Katunarët e flliqen Kosoven, me tradhti, me injorancë, me hajni e poshtërsi, me hafije e pabesi, me zagarë e argat të shkaut, me krim e vrasje, me kurvni e tallava gabelhone…. Vështirë e ka Kosova me këtë milet të poshtër që ka !.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mero, Rama e fundosi oerfundimisht Kurtin

                                                          Mero, krejt papritur nga te gjithe, Edi i beri nje mut te madh ne koke Kurtit dhe kultit te tij te trullaneve te VV. Mu ne mes te Kuvendit, mu ne mes te Prishtines, mu ne mes te dites, dhe krejt qarte i tha te mos haje me mut me sovranizma por te zbatoje pa asnje kusht te gjitha sa kerkojne Usa dhe BE. Kurtit i mbetet keshtu, te paraqitet ne Hage, te pranoje hajdutllikun me parate e rezervave te shtetit, e te mos kthehet ma ne Prishtine.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. k
                                                            kur takohen ajetollahet

                                                            Cfaqie e peshtire ´´bashkepunimi´´ palacosh, nga dy pale hordhish mesjetare qe kane auzurpuar Shqiperine dhe Kosoven. Dhe me tej e gjitha kjo, ne te kundert me deshiren e popujve ne te dy anet e kufijve.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje