Nuk di nëse ishte zotësi e Fevziut apo naivitet i politikanëve të rinj të thirrur në studion e tij që, në një nga emisionet më të rëndësishme politike, dominoi ankesa e tyre për mungesë aksesi në televizione. Nuk e vë fare në diskutim që ata nuk janë njësoj të preferuar si politikanët e tjerë të rëndësishëm në ekranet televizive, por kjo nuk besoj se është qëllimi i tyre për t’u futur në politikë. Zakonisht, televizionet ndjekin ata që janë interesantë për ta dhe jo interesat apo qëllimet e atyre që duan të bëhen të famshëm vetëm sepse e kanë vendosur vetë këtë.
Në këtë aspekt, duke qenë realisht në anën e atyre katër të rinjve, ndjehem keq që ata kanë rënë në kurthin e një debati të dëmshëm për ta, ku shqetësimi kryesor që dominoi emisionin ishte ku dalin ata në televizione dhe pse nuk dalin sa duan ata.
Unë personalisht bëj pjesë tek ata gazetarë që i shmangem ekranit. Refuzoj me dhjetëra ftesa për emisione apo debate shterpe dhe bëj atë punë që di të bëj më mirë. Natyrisht, nuk kam hallin e tyre dhe nuk ngjasoj në këtë pikë, por nuk është se e bëj pa qëllim. Dhe qëllimi kryesor është të mos konsumohesh në një mjedis publik ku kakofonia dhe mungesa e sistemit të vlerave të identifikon apo të barazon me njerëz që nuk janë të njëjtë me ty.
Në këtë pikë, me atë paraqitje që ata kanë pasur mbrëmë, disa prej tyre duhet të paguajnë që të mos dalin në ekrane dhe jo të këmbëngulin që të dalin, pasi dalja në ekran nuk është qëllim në vetvete, nëse ti nuk fiton simpati nga opinioni publik.
Gjëja e parë e shëmtuar ishte se secili prej tyre kishte ankesa për televizione të ndryshme. Arlind Qori kishte ankesa për TV Klan, pasi e lidhte me betejat e tij sindikaliste kundër Samir Manes. Agron Shehaj ankohej për A2, se e lidhte me betejën e tij klienteliste kundër Bashkim Ulajt për koncesionin Thumanë-Kashar, madje për këtë dhe desh u rrahën me njëri-tjetrin, pse Qori ka dalë tek A2 e Agroni nuk ka dalë. Për të mos shkuar pastaj tek pretendimi i Lapajt që jo vetëm do të dalë në çdo ekran ku del Edi Rama, por do të dalë dhe bashkë me të. Deliret nuk janë strategji, janë fatkeqësi.
Kjo të krijon idenë se halli më i madh i tyre është se u duket që shqiptarët nuk i njohin, apo nuk i mbështesin, ngaqë ata nuk dalin në televizion. Në fakt, mendoj se problemi i tyre i madh është se dalin në televizion pa pasur ndonjë gjë të qartë çfarë t’u thonë shqiptarëve.
Në Shqipëri nuk ka mungesë të lirisë së shtypit dhe akoma më tepër, pamundësi për të thënë gjërat që do të thuash. Është e vërtetë se ato nuk mund t’i thuash kudo, në çdo ekran apo gazetë, por ka plot ekrane dhe gazeta ku mund t’i thuash. Shtypi në gjithë botën ka politikat e veta editoriale, që nuk janë të njëjta. Problemi është në ato vende ku ndalohet të thuhen mendimet e tua, jo në ato vende si Shqipëria, ku ti je i lirë të thuash çfarë të duash, madje dhe broçkulla, që në fakt të dëmtojnë më shumë se heshtja në shumicën e rasteve.
Dhe këta djemtë e kanë këtë problemin e dytë më shumë se të parin.
Në një vend ku je i lirë të thuash çfarë të duash, por nuk ke fatin të dëgjohesh, problemi nuk është tek ata që të nxjerrin në ekran apo gazetë, apo tek ata që nuk të nxjerrin, por tek fakti që nuk të dëgjojnë dhe nuk të lexojnë çfarë thua. Kjo e dyta ka rëndësi për një politikan. Fakti që ata nuk janë të dëgjueshëm është përgjegjësi e tyre. Sepse përndryshe, nëse ata do thoshin gjëra të mençura, edhe në media dytësore, ata do bëheshin më të kërkuarit në rrjet dhe do diktonin audiencën e televizioneve të mëdha.
Nuk është ndonjë sekret që televizionet janë të lidhura me biznese dhe interesa financiare që natyrisht kufizojnë të drejtën e personave publikë t’i sulmojnë ata. Por për fat kemi 25 televizione dhe 1000 portale, kështu që diversiteti i pronarëve dhe politikave redaksionale shkon nga Enver Hoxha te Hitleri, duke pasur vend për të gjithë.
Ky është një vend që vuan nga liria ekstreme e shtypit, duke krijuar papërgjegjësi publike, dhe jo nga fakti se do të thuash diçka e nuk ke ku ta thuash. Ndaj futja në spiralen e këtij debati i bën ata si njerëz pa qëllime politike, por me prirjen për të qenë “pop star” të medias.
Donald Trumpi ka pasur në dy fushata në SHBA gjithë shtypin e madh kundër, madje gjithë shtypin e botës, dhe i ka fituar betejat me podcastet dhe rrjetet sociale apo shtypin e dorës së dytë. Arsyeja është se populizmi i tij, të cilin nuk ua uroj ta marrin shembull, ka dominuar opinionin public, duke shpërfillur mediat e mëdha.
Të vetmit që i shkon beteja me mediat e “oligarkëve” është Arlind Qori, si një i majtë antisistem, por i shkon që t’i injorojë, jo të ankohet që nuk e përfillin. Politikani bën histori kur i shkon media nga pas duke qenë interesant, jo duke iu shkuar mediave nga pas për t’u promovuar.
Shfaqja e tyre publike është diçka për t’u harruar. Dhe bëjnë mirë ta harrojnë. Nuk ua ka fajin Blendi Fevziu, dhe nëse i ka futur në atë kurth. Nuk e kanë fajin as pronarët e televizioneve të mëdha që janë biznesmenë, se nuk njoh ndonjë biznesmen në botë që të bëjë një media ku të sulmohet ai. Por për fat ka plot media ku ai mund të sulmohet, nëse ka ndonjë problem.
Shqipëria nuk vuan nga liria e medias dhe nuk është duke pritur shpëtim nga kjo plagë. Edhe nëse e ka, nuk presin që ta shpëtojnë politikanët e rinj. Pasi urrejtja me të cilën ata flasin për mediat dhe hakërrimi ndaj tyre i bën ata armiq potencial më të mëdhenj për lirinë e tyre, se këta politikanë që ata mendojnë “se i kanë kapur me mjaltë”. Ndaj është mirë ta harrojnë këtë temë në debatet politike.
Të kater rishtaret e politikës tonë, pa i injoruar fare, fillimisht duhej të fillonin në rrugicën e tyre, lagjen e tyre, në qytetin apo katundin e vet, dhe mandej në se do të kenë ndo pak “triumf”, të “marrin udhët” drejtë ekraneve mediatike, të gërshetuar ngushtë me aktivitetin në TERREN, ku janë VOTAT E VOTUESVE. Fitues nuk të nxjerrin mediat, por POPULLI. Të tjerat janë pordhë me rigon të kastravecave që tentojnë të futen në politikë.
Mos e shtrembero te verteten... faktet ishin qe media censuron realitetin dhe servir propaganden., me pak fjale si Big Brother qe cdo gje eshte me skenar
Pse sot e more vesh ti? A eshte ekskluzive vetem per partite e vogla? Shih te nejtin lajm te Syri dhe te A2 CNN dhe lexo po te njejtin lajm ne ABC ose Report TV. Per te gjitha palet Media, ne fund te fundit, qe nga 1991, eshte biznes privat, BIZNES, pra nuk ka dale aty per interes publik, por per te nxjerre fitim. Eshte naivitet te presesh cfaredolloj rezultati tjeter. Nje biznes ka per qellim dhe detyre fitimin. Lexo te njejtin lajm ne CNN dhe pastaj ne FOX NEWS ose Newsmax....\ Po pate ide dhe aftesi komunikimi, media te kerkon vete, sepse ti perben lajm dhe lajmi/interesi perkthehet ne shikueshmeri qe pastaj perkthehet ne fitim....
Media eshte biznes privat, por nese do i bindej rregullave te biznesit do shkonte drejt lajmit te vertete se keshtu terheq shikueshmerine e publikut. Por ne te vertete media eshte biznes suport i bizneseve te tjera te pronarit dhe ky i fundit i kapur nga fijet e pushtetit, prandaj nuk i intereson vertetesia e lajmit, denoncimi i korrupsionit, hetimi i pavarur i ceshtjeve me interes publik. Pra thjesht ne kemi rene ne nje batak te neveritshem i lavazhit te trurit qe na ben pushteti i medias.
Merua ca më tepër se Fevziu është mjaftueshëm i zgjuar të kuptoj që "sherrin" vërtet e nisi Qorri por ai që se pranonte shpullën publike ishte fantomasi. Dhe për aq sa kujtoj nuk më rezulton dikush tjetër që t'ja ketë përplasur të vërtetën në surrat dhe pikërisht në studion e tij.
Ja ke futur kot o Mero.
O Ze QirShumi …. O Be QirBytha…… Mbani shenim sot e mot e kurdo mot. L.Xh-hi, të di se kush je. Prandaj kujdes kur dhjet e pijerdh nga goja. Goja ham e ham dhe në shpinën tënde, bamp e bamp. Bëji të fala gjithë koqevarisë, sepse ju ka tredhur mirë serbi, duke ju lënë pa koqe e duke ju qirë femrat, dhe kështu ju jeni serb të përzier. Jeni gjak shprishur. Jeni mutër. Jeni më keq se Serbi.
Po pse, o Hasan? Na jep nje argument po vleresimin tend. Kur vihet nje note, duhet argumentuar pse u vu ajo. Qe te bindemi se ke te drejte.
I sakte si gjithmon.
Ore ata harrojn qe duhet vota dhe jo llafet
Keto te rinj te qe quhen opozitare kane nje te keqe te madhe,se duan te fusin duart menjeherë ne embelsire,pa u marre fare me te tharta dhe neper ato vende ku dalin asnjeri nuk paraqet nje organizim te partise se tij,ndonje premtim te realizueshme,por vetem merren me kritika ndaj qeverisë aktuale.Ai Llapaj e sheh veten shume lart pas zgjedhjeve dhe harron se i duhen shume vota per te hyre ne parlament dhe shume deputete per te patur qeverisjen.Per t'u ulur nje here bashke e per te menduar ndonje bashkepunim as qe behet fjale
Ata harrojn qe esht vota dhe jo llafet te ven ne popull dhe atje i gjejm te gjitha
Duan te behen politikane pa i njohur njehere populli dhe pa u lodhur ???Vetem duke bere bla bla bla neper televizione , me teper ulin vlerat se sa fitojne simpati ???Mire ja u kendon ti Mero por ata skane vesh te degjojne vetem per tu zene ???Mjere Shqiperia per kete lloj BRUMI ???Ska BURRA ka bula fatkeqesi
I moshuar, politiqenet « serioze », te njohur nga populli, jane te gjithe nen hetim nga SPAK ose ne arrati ne Zvicer, sepse e kane vjedhur popullin me shume seriozitet. Ne keto zgjedhje mund te zgjedhesh njerez te pergatitur, te paperlyer me vjedhje e afera. Eshte hera e pare qe te jepet kjo zgjedhje.
Si gjithmon, i mbrekuldhushem.problimi atje qendron,tju ven nga pas,jo te vene ata.
Si gjithmon, i mbrekuldhushem.problimi atje qendron,tju ven nga pas,jo te vene ata.
Ashtu eshte. I mbrekuldhushem eshte Meroja. As Fan Noli nuk do shpikte dot nje neologjizem kaq te goditur.
Shumë i saktë! Populli do program dhe ide, nëse nuk i ke këto, më sharje nuk sjell gjë në shesh, e bën Saliu e Balliu përditë e po ju pakësohen dëgjuesit. Nuk e di shikueshmërinë e këtyre emisioneve politike, që vetëm në Shqipëri janë çdo natë, por unë e kam parë ndonjëherë Fevziun, nuk besoj. Ndodh që fton dikë dhe ke interes ta dëgjosh, por ngaqë flet vetëm ai, ndrroj kanal. Edhe më të tjerët pasi të gjithë një vijë sjellje kanë. Më vjen keq për ata që quhen politikanë të rinj, duhet më parë të bëjnë kurs oratorie, kapitalizmi s’të fal, do ti shkosh pas avazit, siç bën Fevzo me Sandrin
Levizja Bashke e Qorit ka program shume te qarte: stop pastrimit te parave ne ndertim dhe turizem, mbeshtetje per industrite prodhuese dhe bujqesine, zbatim pike per pike i kodit te punes dhe inkurajim i organizimit sindikal te punetoreve, stop cmendurive me koncesione dhe « investitore strategjike », vendosja e minimumit jetik dhe rritja e pensioneve etj. Ty mund te te pelqejne ose jo keto pika, por nuk mund te thuash qe s’kane program te qarte.
Puna është ku e pasqyron, në studio duhej të shpaloste program jo të qahej pse s’e ftojnë. Të shpalosë programin duke shkuar derë më derë, jo vetëm në tv, nuk i ndjek kush Fevziun e Gridën, janë bërë bajat. Qori duhet të ketë strategji dhe taktikë dhe gjatë zbatimit duhet gjithnjë të bëjë analizë dhe të nxjerrë përfundime…
Ke kapur e trajtuar thelbin M.Baze. Une ,me te drejten time per te degjuar,e quaj humbje kohe "opinionin" e tv.klan.
E ndoqa emisionin Opinion. Mbeshtes Agron Shehajn ne keto zgjedhje por mbreme me pelqeu shume Politikani i Ri Arlind Qorri qe i hoqi masken mashtruesit Blendi Fevziu. Fevziu si sahan lepires qe eshte per te mbrojtur padronin nga akuzat qe ju ben e prishi emisionin . Sa per median dihet qe ajo menaxhohet prej qeverise. Erion Veliaj ne 10-15 televizione kishte vite qe publikonte cdo jave kasetat me pamje nga rregullimi rrugeve ndertimi i ndonje shkolle etj. Te njejten gje ben edhe kerrici i Vucicit qe ka nje ushtri me patronazhist qe i bejn like cdo postimi te tij ne social. Jo vetem atij por edhe gjithe ministrave.
Të gjithë reflektuan , i thirrën mendjes e u bënë njerëz , vetëm ti Taulant mbete rrotë kari . Edi Rama na qënka kërriçi i Vuçiçit . Sa hajvan që je more derëzi , po çfarë fitimi na paska Rama nga Vuçiçi , përfiton ndonjë gjë ? Kush është Vuçiçi para Ramës ? Rama na qënka kërriç hë ? Po , po , kërriç që ka fituar 11 palë zgjedhje rradhazi që kur ka hyrë në politikë dhe më 11 maj i rrumbullakos plot 12 .
Mero, sorry , por edhe ti pjese e kazanit....
Mire ben Mero qe del ne krah te fevzi shpifesires se dhe ti ke gjithe jeten qe i ben gojore pushtetit te rradhes.
te thuash qe oligarket nuk perfitojne nga media eshte budallallek
Normalisht qe nuk del se "debatet" i ben neper lokale ose poshte tavolines ku te hedhin ndonje kocke , e ke tejkaluar kete nivel gazetarie s'ke pse del . Je tek krudot ...
Fefziu doli huq humbi Edhe ti me kte shkrim po mbron hajdutet qe kan kap mediat e bajne shplamje truni masave
Stan me lepura!
Ju bastardat e Ramutit argat të serbit, krimit, tradhtisë e hajnisë nuk pi hekni bolet e Kurtit pi gojes hiq …..he ja u qift Vuqiqi ma t’mirat e shpisë …haaaaa
Meqenëse ti Fi-qi-ri qënke kaq qivash i madh , në shtëpi i ke tëtëmë tët motër , ndonjë kushërirë , se ju turqit edhe martoheni me kushërira , çfarë pret , futi një të q.rë . E pastaj mëso edhe shqipen , se asnjë fjalë nuk di të shkruash drejt .
Vlonjato po çpate ti me Fi qi riun? Të qiftë DERRI E GOMARI, mamanë, babanë, gjyshërit, motren, gruan, tezen, hallon, e gjithë çke e çnuk ke. Poshtë Ramuti. Rrnoftë Albin Kurti.
Ndersa ti Baze e ke privuar vehten nga c'do e Drejte fjale e lire, degjimi etj dhe i ke lene vehtes vetem nje te Drejte - ate te servilosjes ndaj c'do Pushteti pa dallim feje krahine ideje...
Mero rrefe te drejten : te ai shkrimi ne Temen tende "Me Veliajn jemi miq..." (sipas Ballukut) kush prej tyre ne ate foto aq perzemersisht te perqafuar te ka urdheruar ti heqesh komentet, Lali apo Bella?
ji i shpejte ne degjim dhe i ngadalte ne te folur
Vazhdojne te me habisin e pataksin keta adhuruesit e Rames ne seksionin e komenteve ne Tema. Ndaj, vetem nje pyetje kam per ta. Meqe i akuzojne te rinjte se nuk kane program, se nuk dine se cfare thone dhe se ngrene tymnaja kot, atehere, ju lutem o mendjendritur, a me thoni dot, cili eshte programi qe ju parashtron Rama per mandatin e 4-t, pervec faktit qe "s'eshte Saliu" ?
Edhe keta kryetarucet pa elektorat , kerkojne te behen faktor ne politike , duke imituar Mediun si pasardhes i Sabri Godos , Dulen si pasardhes i Vasil Melos apo Shpetimin e Çamerise e ndoshta edhe te tjere , te cilet e trasheguan partine me strukturat perkatese nga te paret e tyre qe ishin personalitete te kohes . Nuk eshte me koha e viteve 1990 kur u krijuan ato parti . Njerzit u mbingopen me politiken e tyre boshe dhe shikoni si jane katandisur sot , duke u zvarritur pas te medhenjve per nje karrike deputeti . Kot e nervozuan Fevzo kaçurrelin , duke e vene ne pozite te veshtire me oligarket qe e kane majmur . Ai qellimisht e degjeneroj emisionin duke mos i lene ata te shpreheshin kunder tyre . Nuk e kisha pare Fevzon asnjehere ne ate pozicion aq te veshtire . Nuk kishte faj , ne rast te kundert do ti nderpriteshin burimet e furnizimit .
E drejta per te folur nuk mund te ekzistoje pa te drejten per te/tu degjuar. Te dyja keto shprehi ose te drejta funksionojne ngase ato jane organe te qenies njerezore, pra jane te drejta natyrore ne unitet me njera tjetren e me gjere se kaq… Si retorike mediatike padyshim qe vlen…
Merreni me mend ku eshte media kur ka surrat te shkruaje dhe ky mercenar i mediave, nje funderine qe ka 33 vite qe lepin bythe pushtetesh
Mero , ekselent si gjithenje ! Gazetar i talentuar , qe i ke te rralle shoket si profesionist .
Përshëndetje! Nuk ka si të jetë më mirë, më kjartë dhe më bukur e thënë se kjo që keni shkruar. Suksese!
Mero JE NJESH.
Mero je NJESH.
Jam ne nje mendje me ty, z. Mero, persa i perket konstatimit se Berisha keshtu do ta shtyje, me sharje, denigrime e genjeshtra "deri sa te vdese rrugeve". Se ate pune ka bere gjithmone. Por nuk besoj te zgjate shume kjo pune per dy arsye. E para, xha Saliu ka nje proces gjyqesor te hapur per klubin Partizani dhe thone qe dy dosje te tjera, per Gerdecin dhe vrasjet ne bulevard, jane gati. Megjithe ngurrimet e SPAK-ut per keto dy te fundit, shpresoj se nje dite drejtesia do.te veproje sic duhet ne kete vend. E dyta, natyra ka ligjet e veta dhe nuk pyet per njeriun, kushdoqofte ai.
SAME MEAN MESSAGE Please, please, please, please, please, please read it. It is not a story that will affect your work or anything like that. It is a true story that is well known in the mass media of countries that are close to Japan. I would be grateful if you could pass it on to your superiors and colleagues. Also, please be careful of emails from other people that falsify my writing. It is my writing, which I have spent my entire life writing. I am Japanese and a reporter for a defunct weekly magazine. This is a piece of writing that I've spent my entire life writing. in Japan who have suffered social persecution due to the environment and circumstances of the mass media . The person who suffered from this social persecution was writing a novel , had a lion-like face, and quit his company when he was young because he was emotional. My name is KORE. I was loved by people in very, very important positions in Japan. I became a civilization and a thing. I was respected by those in power, such as the mass media, which is the power of the country. By being ostracized and persecuted, I had a huge impact on the sex life of Japanese people. It may seem like an abstract poem and you may not understand, but the persecution in one city in Japan was as terrible as the disasters of war. It created society and people by hiding their faces, as if they could not be included (in that sense I would like to say I was the best in Japan, but please skip this). It was one of the factors that caused the mass media to self-destruct. I exposed the existence of LGBT, and it caused a big shift in Japanese society. I am a social persecutor who moved Japan, never to be seen again in another country. They have the universal value of those who have suffered social persecution. Because they have experienced the same suffering, they feel the same and connect with each other. Families who have suffered social persecution also connect with each other because of the same suffering. There are people who have died while still suffering social persecution. From their perspective, those who have suffered social persecution but are still alive are a source of hope, and they want to support them. These are universal feelings of those who have suffered social persecution, and they are special and important feelings that only those who have experienced them can feel. There are wars such as religious wars and World War II. In wars there are victorious and defeated nations, weapons used in the battles, generals who fought well in the battles, political developments and national interests arise, and these things are covered in textbooks. But they do not write about the feelings of those who died in those wars or their families who were hurt, which is a big mistake. What should be written about is how those who were hurt in war are living positively and cheerfully , how those who lost parents in war are living cheerfully and happily, and how families who have overcome war are smiling happily at each other - the way of life . Let me repeat it, but in different words. The politicians and generals of the victorious nations were incredible. The superiority and inferiority of nations are recorded in textbooks. But what is important as human beings, what is incredible, is the efforts of those who lost their sight in the war to work, and those who lost their hearing but still try to relate to others. It is the sight of those who lost limbs in the war living positively. "Please don't make fun of me." Those who suffered social persecution were writing novels , had lion-like faces, and quit their jobs when they were young because they were emotional. My name is KORE and I am a person who has been socially persecuted in Japan (including their family members). They are no different from the victims of that war. They really, really did horrible things to all the people. Their positive attitude towards life is no different from that of war victims. These people who have been socially persecuted will have a revolution against those who have persecuted them. There are two things I noticed The persecuted have a name that everyone calls them: the persecuted. The persecutors and others do not have that name. That name is known to everyone. That is why the persecuted are famous as the persecuted. Humans want to be famous, and this is fulfilling that desire. - As mentioned above, those who see those who were wounded in the war trying desperately to survive are deeply touched. Many people are more touched by the sight of the victim's family trying to live their lives than by the general's triumphant victory. And the general is sometimes harshly criticized. Nazi Hitler is a good example. Moreover, they become more popular with many people than Hitler. Something similar also occurred with social persecutors in Japan. Some people always say that it is amazing to be in the position of the strong persecutor (in Japan, the main people who tormented the persecuted were those with power, such as the mass media). However, it is different when compared to the appearance of the persecuted. Furthermore, it is also different when compared to the appearance of the persecuted's family. The persecutor loses what is said to be impressive about their appearance. The moment the persecuted wins Everyone forgets the obvious things mentioned above. Everyone overlooks them. However, those who have actually suffered social persecution are living more normally, with more purpose and in a more positive way than before. There is value in the fact that they are living this way, so there is nothing wrong with that, but I would like people to know this if possible. It's hard to believe, but victims of war go on living their lives forgetting that they were victims of war. It seems that there are some who go on living their lives forgetting that they were even victims. This is true of those who have suffered social persecution in Japan. It's a shame, as they are the number one victims of social persecution in Japan. These are also universal things that people who have been persecuted should be aware of. They were writing novels, had lion faces, and quit their jobs young and emotionally. My name is KORE. I am a social persecutor in Japan. I wrote a novel, my face is like a lion, and I quit my job when I was young because I got emotional. For these reasons, I am the number one person who has been socially persecuted. JAPAN KORE KORE Legend Legend JAPAN KORE KORE (Even in the thoughts of most persecuted people, there are persecuted people and their families who are not the subject of writing) Legend The most influential on Japanese people more than the mass media etc. Legend Possesses universal value as a person who has been persecuted! Famous! Legend! Legend! Legend!