Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

7 Shkurt 2025, 19:07Editorial Mero Baze

Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobusa, plus 20 mijë lekë të vjetra për ushqim, dhe do sillen në Tiranë të protestojnë kundër jetës luksoze të Edi Ramës dhe qeverisë në tërësi, denoncuar nga Arben Ahmetaj.

Kjo është një nga ato eksperimentet që do të tregojë se çfarë fuqie ka në PD, intervista e një ish-udhëheqësi të Partisë Socialiste në qeveri.

Është hera e parë që shumica e udhëheqjes së PD nxiton ta quajë këtë protestë të nxitur nga intervista e Arben Ahmetajt. Edhe vetë Sali Berisha, që nuk i shet lehtë të drejtat mbi protestat, e ka bërë këtë radhë, edhe pse me gjysmë zëri, nga frika se mos bëhet e madhe dhe i mbetet merita Arben Ahmetajt. Por të tjerët e kanë thënë me plot gojën. Paloka, Çupi, Noka, Vokshi, madje dhe Aldo Bumçi e kanë bërë të qartë se nuk mund të durojnë dot jetën e luksit të Edi Ramës, që ka përshkruar Arben Ahmetaj, sidomos atë shishen e verës Romanée-Conti.

Deri më tani, të gjitha protestat e Berishës pas vitit 2021 kanë dështuar. Disa prej atyre që janë thirrur me bujë të madhe kanë përfunduar me një mijë njerëz, dhe më e madhja me 5 mijë njerëz. Shumica e tyre janë thirrur sa herë që Berisha ka qenë në krizë legjitimiteti në sherrnajën e gjatë trevjeçare me Lulzim Bashën. Sa herë afrohej gjyqi i vulës apo ndonjë palë zgjedhje.

Kjo është e vetmja protestë ku nuk do të provohet lidershipi i Sali Berishës në PD, por i Arben Ahmetajt.

Nuk e ka menduar keq si skemë. Dhe po dështoi, apo po nuk u mblodhën aq sa pritet, të paktën këtë radhë e ka fajin Arben Ahmetaj. Ai do mbajë përgjegjësi se nuk ka treguar si duhet se si e pi verën Edi Rama, si e bën masazhin, çfarë gjymtyrësh i fërkojnë njëherë dhe si vazhdon radha e punës. Pastaj do shkohet tek vera, si e hapte, si e provonte a kishte tapë, si shërbehej, çfarë përmasash kishin gotat, dhe çfarë temperature kishte vera. Madje shkohet tek purot, a janë kubane apo të Kosta Rikës, a janë nga ato mbi 300 euro copa, apo të thjeshta, e kështu me radhë. Këto janë gjëra që tërbojnë turmën, pasi ata kanë nevojë për më shumë detaje që të nxisin imagjinatën në këtë pikë.

Por dhe një avantazh tjetër e ka Beni në këtë rast. Sado të mblidhen, qoftë 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë a më shumë, ajo do të quhet protesta më e madhe në histori. Ky rregull nuk ndryshon kurrë.

Përtej këtij rregulli të paracaktuar, do të bëhet një klasifikim brenda PD-së se kush mbledh më shumë njerëz: Lulzim Basha kur bënte protestat tek çadra apo ato të bojkotit të 2019-s, Sali Berisha me ata që mblidhte kundër Lulzim Bashës, apo këta që po mbledh Arben Ahmetaj përmes opozitës kundër qeverisë.

Dhe këtu duhet bërë pak kujdes. Në rast se, larg qoftë, Arben Ahmetaj mbledh më shumë njerëz sesa Sali Berisha, nuk duhen bërë krahasime. Do thuhet që ishte protestë e përbashkët e Arben Ahmetajt me Sali Berishën. Vetëm nëse dalin pak veta, do t’i mbetet përgjegjësia Arben Ahmetajt. Dhe në këtë rast do ketë dhe një kërcënim nga opozita për jetën e tij që të bëhet dhe më e sigurtë pasiguria për jetën e tij.

Pra, në një farë mënyre, ndryshe nga të gjitha protestat e derisotme të Berishës që bëheshin për t’u njohur Berisha si udhëheqësi i PD-së, kjo është protesta e parë që e ka marrë udhëheqësinë hua qyshkurse Berisha u njoh si udhëheqës.

Pra, nëse deri më sot të gjitha protestat bëheshin për të treguar që nuk është Luli udhëheqës, por Berisha, kjo bëhet për të treguar që nëse nuk besoni Berishën, së paku besoni Arbenin.

Kjo tregon një lloj mëdyshjeje për t’i dalë armikut përballë me portretin e Berishës. Mendojnë që i tremb më shumë Arben Ahmetaj, ndaj e kanë marrë hua nga të Edi Ramës, për të testuar shpirtin luftarak të PD-së.

Vetëm duhet bërë kujdes: mos e përmbysni nesër Edi Ramën, se pastaj i bie të merrni pushtetin dhe kështu zhduken dhe arsyet përse i rrezikohet jeta Arben Ahmetajt.

Mos shkoni deri këtu, se pastaj do të jeni mosmirënjohës.

30 Komente

  1. E
    Emrullah HaxhiMustëHani

    Armiku i SHBA, Albin Kurti e ka vëndin në burg e jo të rizgjidhet kryeminister. Sali Karaxhiqi dhe Albiniq Kurtoviqi e kanë vëndin në burg.

    Përgjigjjuni
    1. e
      e po...

      Po Mero Baze me humron e te atij fshatrit Lab tepelenas e ka kurdisur bukur sarkazmen per shtetarin pa baba Sali Berishen. "E kane marre hua nga Edi Rama, Arben Ahmetaj" dhe po e perdorin si klloun te vdekur perse gjalli. Se ai Arben paska qene gomar i trashe fare. Aq gje s'ka kuptuar ai sa sot ne kete sistem behesh lolo po ike nga posti larte qe ke pasur. Sado te fmase Arbeni , eshte katerciperisht i pa besueshme, pa lere qe ai ishte edhe kur ishte zvkryeminister i pa besueshem e jo sot. Megjithate, ka nje pjetje: Interpol, polici dhe SPAK e kerkojne Arben Ahmetaj, valle nuk e gjejne dot?!! Ate e gjetQim Peka qe ecte ne Kukes me gomar.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Edhe në të bërit kopje janë të shëmtuar. Eshte thënë se historia përsëritet, njëhere si tragjedi, dhe pastaj si farsë. Duan të përsërisin rastin e vidios së Ilir Metës me Dritan Priftin dhe protestën e fuqishme të bërë për atë arsye nga PS në 11 janar 2011, kur Sa-lehu vrau 4 vetë. Jek e jek domethënë: Meta zv.kryeministër, po dhe Arben Ahmetaj i njëjtë. Po hane Shan hane Bagdat! Meta ate kohe ishte zv.kryeministër në detyrë, paterice e qevreise se Sa-lehut, ndërkohë Ahmetaj nuk ishte, sepse Rama e kish larguar kur SPAK e vuri nen hetim. Ai, ndoshta i lajmeruar nga kushedi se kush, u arratis dhe është fshehur ne Zvicer, prej nga si skuth i jep intervista Qimit te Syrit të 'sypeshkaqenit', 'non grata' si i ati dhe ai. Pikerisht neser, Sa-lehu 'akuzat' dhe 'faktet' tronditese te hajdutit Ahmetaj, do t'i përdorë për 'protestën më të fuqishme' që ka parë ndonjehere historia !! Kjo pra është farsa! Për të qeshur e për të qarë!!...

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Sali o gomar çfare po bene

        Ç'lidhje ka simpatizanti partise komunist alias PD me tigrin prej karrtoni shokun Béni ? .

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora

          Ngele bonifikues i ujrave t zeza Jane mut njeri e kak tjetri o kanalist Dhe c esht me e keqja..jane bashke

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Kjo qe ben Mero ashte tallje topesh me Salikermen.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqe

              Ose lepirje ndaj padronit, pak a shume si ty qe i con drejtorit gruan per te mbajt vendin e punës. Rilndas mo

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                Sufllaqe, ne te vertete une jam vete drejtor qe tall topet me gruan tende, pastj tall trapin me mamane tende e ne fund tall k*rin me motren tende...dihet, embelsira per ne fund.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sufllaqe

                  Qe ti te behesh drejtor, duhet qe goca jote te nderroje 10 drejtorë e te gjithë rilindas. Kur te behesh gjysh me 10 drejtorët do behesh dhe ti.

                  Përgjigjjuni
            2. A
              Alfred

              Po ti Mero, c'mendon per abuzimin marramendes, monstruoz, te Edvinit me pushtetin??? Po marredhenien e Edvinit me kete Agasin e Durresit, qe e permend Ahmetaj ne interviste???!!!....

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqe

                Prit sa te heqi gjuhen nga prapanica padronit e do te përgjigjet.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Shto edhe mardheniet e Edvinit me gruan tende qe e permend Ah metaj dhe dil ne pordheste!

                  Përgjigjjuni
                2. s
                  sali merisha ne burk. te. perjetshem

                  sali berisha. ne burk. kerma. krimneli te ilir hajduti sali berisha. kerma. krimneli i shqiperis sali berisha. kerma keimineli. i shqiperis sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Mos u merni me kanalet e ujrave te zeza sali , dardha e ka bishtin mbrapa dhe jo perpara , prismi mos komentoni kot .Shqiperise i duhet nje Enver qe tjua tregoj qejfin ketyre kriminelave te pd -se .o medet per zgjuarsine qe kemi si popull qe meremi me liber shtepie ., te gjithe gjyqtar , prokuror , analist , shikoni shtepite tuaja dhemos u merni me guak -guaket .

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      Mero tall topet me publikun dhe qytetaret duke permendur 20 here, Arben, Sali, Lulzim. Po ai i gjati Rama ku eshtet ketu? Apo, ai i jep leka Meros dhe hajde te heqim vemendjen e popullit nga hallet dhe fukaralleku dhe te flasim per armikun Arben e Sali. Iken ata shpuarsit e naftes ne Shpirag o Mero. Thoj tutagjatit ne e mori vesh apo jo se na cau menderen nje vite me pare, ju beri sheikh te gjitheve ne Shqiperi. Fatkeqesi qe u shpopullua vendi, por me keta hajdut ne pushtet dhe ne kete derezhe qe e kan katandisur ekonomine dhe informalitetin, lum kush i ben naften dhe iken.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuja

                        Mero ke kapur nje pozicion te veshtire. Vera 33000 dollareshe e Rames e ka permendurf dhe nje nje tjeter I huajt. KLa shume qyfyre dhe qejfi qe Rama kurre nuk flet. Air Albania flet qarte,ska as bilanc dhe as rregjister. Mero provoje njehere te besh investigim sado pak dhe do te shohesh mire (qe ti e ke provuar) si do te perfundosh. Aty rri.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Patrioti

                          Ik o Alfred, shko pi nje teke raki kajsie se edhe kaq teper e ke. Eshte kryeminister e jo pabuks Cfare jane 33 mije euro ne dite per nje kryeminister, pse per aq para fiket Shqiperia? lere pastaj kur i permendin avionin personal, pse ore te mjere, me karroce do udhetoj kryeministri, cna gjeti ne per 20 e ca milion euro te atij avioni. Eshte nder per cdo shqiptar kur kryeministri i tyre zbret ne aeroportet e botes me avion personal si nje mbret i Arabise e jo si kryeministri i vendit me te varfer te Europes.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Preshevari

                            Ju qiftë derri e qeni tët ëmë, që më mirë të bëjë një derr apo qen, se sa ju këlyshve grek me baba grek. Të gjithë shipkarët janë KARLOQA, se gratë ua qijnë grekët dhe keni dalë ju rracë muti që qini gruan e vëllait dhe dhëndërrit i thoni QIRËSI I VAJZËS. Kaq mutër jeni.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Druni

                              Kini kujdes, se me të tilla akuza mileti doli në shesh e përmbysën buste e monumente, mos e merrni me shaka. Ky milet del në shesh edhe për një tortë, me kusia e me legena në krah...

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                bracja

                                Kam qeshur me lote!Mero,sensi yt i humorit ka qene brilant!Kryeshkrim,artistikisht dhe me tharm!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bruna kurva motra e arben ahmetaj

                                  Ska problem jo jo Beni e morri vulen pret burgun Llumin do kete me vete me kurvat e tij suc ka edhe te motren Qihen pet 20 mije leke te vjetra mos keqkuptohemi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    REGJIMET kane fund te njejte

                                    Rasti Ahmetaj eshte nje nga te shumtit qe verteton se jetojme nen nje Regjim Rama. sepse : Vetem ne Regjime mund te ngjase qe akuzat e ish-Nr 2 te tij te mos ndikojne ne vazhdimin e Pushtetit, si ketu ne Shqiperine e Rames se viteve '30! Ne asnje DEMOKRACI nuk mundet dot nje Kryeminister te zvarritet ne pushtet kur e akuzon hapur per korrupsion vete Zevendesi i tij e Ministri Ekonomise! Demokracia ne kete rast ka Doreheqje, Regjimet kane vazhdimesi sikur nuk ka ndodhur asgje e pse jo...edhe shpallje te variantit dikurshem - Poliagjent!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bureto

                                      Po mo @Regjimet...po, kjo që thua ti është e vërtetë, por jo kur akuzuesi është vetë një i korruptuar, që kërkohet nga drejtësia. Do ishte vërtet shpërthyese kjo, sikur akuzuesi në rolin e zv.kryeministrit, ministrit, apo çfardo shtetari që dispononte fakte t'i bënte ato publike ose të bënte kallzim në SPAK, ama duke qenë vetë njeri i lirë, me dinjitet dhe kurajo qytetare. Është Arben Ahmetaj një i tillë?! Ktheje një herë kokën pas dhe kujto ç'ndodhi me vidion Meta-Prifti, në janar 2011, dhe pastaj flasim përsëri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Amerikani

                                        Mero , nese narrativa jote per Berishen e ka fituar shumicen e tifozerise , Ajo apologjia per E. Ramen u ngjan atyre dihatjeve , te pafund , Sizifiane ! Ta them kete , pas perdeve te te panjohurve , qe nuk do te njihen kurre , fare miqesisht .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Reuters

                                          u dashka vertet nje kthim koke pas tek 21 janari i 2011 - Atehere Edi Rama ne opozite per nje video Meta-Prifti ku permendeshin nja 700 mije Euro leshoi kushtrimin "ta bejme si ne Tunizi" (referuar perleshjeve te pergjakshme asokohe ne ate vend Afrikan) kurse sot opozita nuk paska te drejte te therrase Proteste edhe kur zevendes Kryeministri meparshem jetegjate i Kryeministrit aktual shpalos nga jashte vendit nje pushtet korruptiv deri ne palce! C'rendesi ka nese Ahmetaj nuk eshte me zevendes-Rama, ai ka qene numri 2 i Rilindjes! Cdokush mund ta mendoje (me logjike e jo me militantizem) se c'do bente ky Rama ne opozite sikur zevendesi Saliut te ikte e te akuzonte qeverisjen e tij nga jashte si simbol korrupsioni, mjafton ta vrase ca mendjen sigurisht!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                            Eshte koha te zgjedhesh midis Trump ne liri apo soros ne kafaz!!!??

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH HEREN E FUNDIT??

                                              YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYKUT DHE MUT VELIUT -YMER TE MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ TE TALLIN ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU ,FATOS LUBONJA DHE ANDI BEJTJA

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                                o sali o katundar. shqiperia. te do ne var. o sali o gomar shqiperia do te var. poshte. pd. e sali kermes

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  MEME NGA PROTESTA

                                                  Filloi dhe protesta e opozitës në shesh. Në fillim foli "republikani" Mediu që sipas Floriana Garos vinte direkt nga SHBA nga takime të rëndësishme me senatorë. (Ky që ngeli në të ftohtë jashtë kur u inagurua presidenti Trump!) Nejse. S'kishte si të ndodhte ndryshe, Fatmiri, që qe ministër kur plasi Gërdeci , ku vdiqën 26 vetë, akoma del e hiqet si alternativë qeverisëse. Por në vend që të kërkonte falje për qeverisjen e dikurshme, e të fliste për alternativën opozitare, (që nuk kanë), fliste se do sillte besimin në Zot. Ky??? Si, me ndonjë Gërdec të dytë? Pastaj që të thuash se do sjelli dmth që ska deri tani. Puna është kush mban përgjegjësi për 26 të vrarët në Gërdec?? Çështja është akoma nën hetim. Aty në opozitë janë mbledhur ca personazhe që janë nën hetim nga drejtësia dhe duan mandate deputetësh dhe pushtet që të kenë mbrojtje politike. Kaq. S'ka alternativë. Janë në hall. Alternativa e tyre është të mos ketë SPAK që të shpëtojnë nga hetimet apo dënimet e mundshme. Që ska për të ndodhur. Historirat dhe përrallat gjasme me Zot i kanë thjesht strehën e fundit, se iu ka dështuar streha e mëparshme e patriotizmit. Nuk iu beson më njeri. Pra një opozitë që nuk e beson më askush përveç militantëve dhe dumbabistave të partisë, një opozitë nën hetim për korrupsion, premtim elektoral paskan besimin. E kuptoni sa qesharakë janë!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lumi

                                                    A mundet të jetë i besueshëm Arben Ahmeti për tërë ato broçkulla që po thurrë me regji,tekst dhe autor e aktor Çim Peka? A mundet të besojë opinioni në këto trillime të trasha aq më keq kur ky i thurrë këto shpifësira duke qënë në arrati dhe që kërkon strehim në një shtet neutral ?Pozicioni që ka patur në qeverinë Rama kanë qënë në kulmin e piramidës dhe ai po të ishte buurrë dhe i pa korruptuar nuk kishte pse të arratisej por të qëndronte si burrë dhe të përballej me akuzat , ashtu si po përballen sot nga ish presidenti Meta, Saliu, shumë ish ministra , kryetar bashkishë , drejtor drejtorishë e deri në punonjës të administratës. Lind pyetja? Në qoftë se ky maskara burrë dhe hajdut i çertifikuar nuk ka bërë vjedhje përse nuk qëndrojë në Shqipëri dhe të argumentonte pafajësinë e tij ? Nuk ka asmë të vogëlin dyshim se ky është deri në grykë i mbytur në krimim e vjedhjeve të pasurisë se popullit dhe di se çfarë e pretë nga ligji prandaj ai si i pa buurrë që është dhe i pa besë ndoqi rrugën e shpifjeve monstruoze për tu bërë i besueshëm nga shteti ku është fshehur se po i rrezikohet jeta atij dhe familjes nga që ai po denoncon korrupsionin qeveritar .Nuk mund ta them me siguri por në qoftë se në mënyrë zyrtare dhe me argumente të plota ti kërkojë qeverisë te kthejë në Shqipëri Arbenin duke dhënë garancitë e nevojshëme se atij nuk do ti ndodh asgjë jashtë ligjeve dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut Ai të vijë dhe të jap dokumentet që diponon për të vërtetuar ato që po flet në TvSyri lidhur me korrupsionin galopant, për të cilat ai po akuzon qeverinë dhe mbi këtë bazë të fillojë punë SPAK. direktë për kryeministrin Rama .Por e ka kthyer vehten në mallë për të bëre çorbë për qëntë e opzitës dhe me e pa pranueshme dhe e besueshme bëhen ato që ai po trillon kur ky ka gjetur për tu "rrëfyer" televizionin e familjes Berisha Çfarë mund të presësh nga një gropë septike ?A mund të futesh në atë derë dhe të mos të të bjerë erë e qelbur ??!! Por Arben Ahmetaj më mirë pranon të qelbë dynjanë në këtë televizion se sa të shkojë në televizionet e besueshëm kombëtar dhe atje të shpalose pretendimet e tij dhe pastaj ti dorëzohet organeve të drejtësisë për ti vërtetuar këto akuza si ndaj tij ashtu dhe për akuzat engritura për qeverinë e Edi Ramës anëtarë i së cilës ka qenë dhe ai për vite .

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje