Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën

29 Janar 2025, 18:25Editorial Mero Baze

Ajo skena kur Donald Trump firmos urdhrat ekzekutivë një nga një, secilin me një stilolaps më vete, pastaj ia tregon kamerave dhe vazhdon me tjetrin, e ka mahnitur Sali Berishën. Plot 100 urdhra për afërsisht 1 orë punë, njësoj sikur jepte autografe.

Duket që e ka lënë pa gjumë ajo skenë dhe ka filluar të vendosë veten në vend të Trumpit pas 11 majit. Ka një problem të vogël, se kryeministri ynë mund të firmosë vetëm VKM, jo urdhra ekzekutivë, por sidoqoftë, atij i pëlqen skena. Për të qenë në një gjatësi vale me Trumpin, edhe ky ka premtuar rreth 100 VKM të reja qysh javët e para.

Madje, sot nuk ka pritur 11 majin, por ka marrë Gazment Bardhin në krah, si për të treguar që janë parti e sakrificës, dhe ka dërguar “urdhrin e parë ekzekutiv” drejt Parlamentit, ku i urdhëron të shfuqizojnë ligjin që ka bërë vetë më 2009 pas takimit me Sorosin për martesat brenda një gjinie dhe ta zëvendësojnë me një ligj të ri që martesat lejohen vetëm mes gjinive, tani pas fitores së Trumpit.

E gjithë kjo dalldi e tij për t’u mbushur mendjen demokratëve se kanë filluar të qeverisin në të njëjtën kohë bashkë me Trumpin, është një mënyrë për t’u autosugjestionuar me idenë që tani pushtetin e kemi marrë, thjesht është çështje date. Ose, siç thotë Paloka, “non grata” ka rënë, por nuk ka dalë njoftimi.

E vërteta është se Trump dhe fryma e tij nuk është se nuk po i krijojnë disa lehtësira Berishës.

Kështu duket se SPAK është nën presion financiar nga aleatët që ishin mbështetësit kryesorë të tij. Unë besoj se ata do ta rishikojnë këtë çështje brenda tre muajve në favor të SPAK, por gjithçka mund të ndodhë. Por nuk është se nuk ka ndonjë fije shprese për Berishën.

Po ashtu, tani gjithë bota flet përherë e më pak për demokraci dhe përherë e më shumë për fuqi, forcë, teknologji dhe efikasitet. Kjo mund ta lehtësojë Berishën nga e shkuara e tij e errët si minues i demokracisë në këtë vend, sanksionuar nga SHBA, apo si armik botëror i shtypit, sanksionuar po nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Atij mund t’ia falin këtë njollë në biografi. Madje, po të kishte nisur të qeveriste në këtë epokë, do të kishte qenë ideale, se nuk do t’ia merrte askush për të madhe ato që ka bërë.

Puna është se fitorja në zgjedhje është një hall që Berishës nuk ia zgjidh dot Trumpi. Për t’i gëzuar këto lehtësirat e epokës së re, Berishës i duhet në fillim të marrë pushtetin. Dhe këtu komplikohet gjithë puna. Ndaj ai po përpiqet të sillet sikur e ka marrë pushtetin dhe sikur ka filluar të qeverisë duke firmosur “urdhra ekzekutivë” si ky i sotmi.

Ekuacioni i është bërë edhe më i vështirë pasi çdo lehtësi që atij i krijohet nga fryma e re e Trumpit kundër SPAK-ut apo reformës në drejtësi, madje dhe kundër sanksioneve ndaj tij, siç ëndërron ai, shkojnë më shumë në favor të shumicës, sesa në favor të tij.

Paradoksalisht, Berishës, për të shkatërruar kundërshtarin e tij, i duhet tani një SHBA shumë më e fokusuar te demokracia, antikorrupsioni dhe etika në qeverisje, sesa te shkatërrimi i SPAK-ut, reformës në drejtësi dhe injorimi i defekteve demokratike, pasi këto e bëjnë më të fortë kundërshtarin sesa atë vetë.

Ndaj tani e vetmja gjë që i ka mbetur është të dalë çdo ditë për të imituar Trumpin duke lëshuar urdhra ekzekutivë që do të zbatohen pas 11 majit, dhe çdo darkë të ëndërrojë të jetë si Edi Rama, kryeministër, që t’i zbatojë ato.

28 Komente

  1. Y
    Y

    Saliu ka patent nderkombetare per genjeshtrat,cfare thot ne mengjes e lepin ne darke,ose me sakt,cfare dhjet ne megjes e ha ne darke.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpresoj që Evropa mosa ta lën të vdesë shpresa e

      Ne si qytetar të thjeshtë mbeshtesim SPAKUN; pa kufië.... Ed Ram Turk hajdut Erdogani, veç para ca diteve, na ka thën në një telivizjonë komtar, se (Amerikanët?) për SPAKUN dhe drejtesinë e re kanë bër( Ndoc Rrokun) a po jo? këto janë fjalët e Ramës thën në telivizjonin komtar Tvklan. Tani ne do e shohim se si do sillet Edi Rama; me SPAKUN. Në se Ed Ram Turk hajdut Erdogani dhe Sali Gerdeci, SPAKUN e lën pa lek dhe e fusin nën trysnie; ahter populli Shqiptar duhët të dalin ne sheshë në mbeshtetje të SPAKUT dhe rreformës së re në drejtesisë. Siç doçoftë Shpresoj që Evropa, mosa ta lën që të vdes SPAKUN dhe shpresën e fundit që ka ngelur për Shqiptaret...

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Teme humori tragjik. Ajo puna e prerjes se fondeve te Spak, djeg me shume. Ata horra qe fjeten 5 vjet mbi malin e dosjeve te krimit e kirrupsionit, duke mashtruar Ameriken dhe popullin, e meritojne kete mase. Madje meritojne edhe te thyejne qafen se s'jane per ate pune. Zhgenjim komplet, njesoj si me Llallen

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec ulaj

        Jav qift nonen Albin Skenderbe Kurti.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Le ta qijë një herë nënën tënde , o prej ulaj , pastaj shohim e bëjmë .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Le ta qijë një herë nënën tënde , o prej ulaj , pastaj shohim e bëjmë .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaço

              Erëëëë….përç, erë muti…. Më 10 shkurt 2025 Alibin Kurti yt, do shkojë në burg si hajn dhe do të arrestohet më keq se Ilir Metaj. Mos hani mut o burra pa koqe. Ju jeni sërb që edhe shqip nuk dini me folë. Gjithë gratë tuaja kanë pjellë kopila serbësh. U shoftë rraca juaj prej muti.

              Përgjigjjuni
            2. L
              L.Xh

              Saliu është bërë njesoj si ilaç për kapsllëk. Kur të fandepset Saliu në kokë, edhe muti, ka frikë të dalë. Kështu që, rekomandoj kë ka zënë barku, të shkojë në mëndje Sali Berishën, dhe përnjëherë do ti ndalojë diareja, duke mos patur nevojë përdorimin e imodiumit.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hoxha i fshatit bubullime

                Po m Kikian cfare patent o Mero! I shkreti kikia qe rri me zorre ne dore duke vaditur kastravecat,,, Kikia ka pire tere jeten uthull I ngrati kurse Vera I duket si gjithe e huaj.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrofte PPSH me shokun Sali Berrisha

                  Trapi Amerikes eshte antikomunist, Sali Berrisha eshte komunist. Berrisha e ka kuptuar qe shqiptaret jane budallenje kur ai berrtiste Poshte Komunizmi turma idiote kenaqesh kur para syve kishin nje sekretar PPSH . I vodhi me firmat piramidale .. I vrau ne 1997 Me tanke ne 1998 pushtoi institutionet Vrau ne Gerdece Vrau para kryeministris. Dhe per ironike budallenjte shqiptare e degjone dhe i krijojne alibi qe munde te behet kryeminister.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A e patë majmun Gazmendin si rrinte

                    Më qesharakja këtu te ne është se komunistat më të dhjerë të PPSH si Saliu e co bërtasin më shumë kundër komunistëve dhe soc dhe i quajnë ata që nuk kanë qënë komunista,komunista se shajnë Sali kriminelin. Më i dëshpëruar i për mos lejimin e martesave gay,ishte gaz Bardhi,dhe maloku jo pa qëllim e kishte marë në krah kur shpalli këtë vendim

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Epo ta dini

                    Ja dhe SPAK iku...... . Bashkë me të edhe Edvini...... Tramp ja thau kotheren qeverisë së korruptuar....... . Fondet e prera do të jepen të gjitha, kur Edvini të ketë shkuar për lesh dhe kur në drejtimin e vendit vjen Sali Berisha...... . Atëherë Shqipërinë e presin ditë të bardha.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qirko Shumi

                      Prit gomar të mbijë barë, se për Salushat, edhe burrat janë me barrë….

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E PO pastaj

                        Trapi anti komunist do bashkpunoje me nje komunist ...te rroshe vête i ka jeta .

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Zbrit nga pema

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          A M

                          Mero firmos Trump 100 ...urdhera por eshte president I 50 shteteve ne Amerike ,Saliu shikon enderra me sy hapur ...akoma nuk eshte mbushur mendja qe populli nuk e don .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arma Vlora.

                            C'fardo te beje Tramii fhe Amerika ai kerma ka mbarur,Historia per sali kermen gjithon do ta kujtoj se si nje tradhrtar dhe nje kriminel ordiner.kjo e vrrete me shume se gjithcka ate Palaco plake..

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Po kari po sala ka merdhif mor rrockadan.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tahipi

                                Mero merr ato leket qe te ka dhene Rama dhe ik. Fundi po te vjen. Saliu j,jo Saliu fundi vjen per te gjithe. Do te varin pre koqeve.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  U DHJE PERSERI BERISHA!!!

                                  MERO. TRAMP SAPO E ANULLOI VENDIMIN PER NDERORERJEN 3 MUJORE TE FINANCIMEVE TE HUAJA .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jugu

                                    Po cfare po na shkruan o shoku Mero: "E vërteta është se Trump dhe fryma e tij nuk është se nuk po i krijojnë disa lehtësira Berishës". "Po ashtu, tani gjithë bota flet përherë e më pak për demokraci dhe përherë e më shumë për fuqi, forcë, teknologji dhe efikasitet. Kjo mund ta lehtësojë Berishën nga e shkuara e tij e errët si minues i demokracisë në këtë vend, sanksionuar nga SHBA." Ti ke kaq vite qe je lodhur me Ramen se non grata nuk ulet ne tavoline se eshte gati burgu, etc. etc. Tani u terhoqe me duket? A te befsha naften ty dhe Rames. Ju mposhti Sala edhe ne opozite, edhe ne arrest.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      nga Enveri tek Edveri

                                      Eshte nje Legen - diten imiton Erdogan, naten enderron Enver - emrin kush ja gjen!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Çika eTranajoj

                                        Efekti i ndalimit të fondeve të Amerikës për shumë institucione në Shqipëri do të ketë ndikim negativë për efektivitetin dh vazhdueshmërinë normal të punës së tyre . Me kaq sa i kuptojmë këto punë mund të mos biem në diziluzion dhe të japim alarm Pse ??Sepse: Kur miratohet buxheti i shtetit nuk kemi parë ndonjë zë ku të thotë:Kaq fond nga shteti , dhe kaq nga amerika apo Europa .Për kundrazi punën efikasitetin, vazhdimësinë dhepamvarësinë e gjithë punës së tyre jua garanton fondi i miratuar nga parlamenti që ju ka dhënë qeveria.Pra disa fondeshtesë që jep Amerika e Trapi(trampit ) nuk janë kusht i egzistencës dhe i punës së tyre .Po të ishte kështu atëhere ne si shtet nuk qënkemi asgjë më shumë se njëkomunë e kategorisë së tretë që për të funksionuar duhet të marrin fonde nga shteti qoftë edhe për të paguar 20-30punonjësit me paga mujore.Me këtë krahasim që bëra dua të besoj se situata nuk është alarmante dhe se puna dhe efektshmëria e tyre nuk varen ,në se marrin ose jo donatcione nga një i çmëndur që po drejton Amerikën ,ndyshe ne na mori peroji ndërsa shumë shtete të kontinentit i mori lumi i Amazonës nëqottë se e kanë varur egzistencën e tyre tek këto ndima dhe donacione.Po të jetë kusht egzistence këto fonde atëhere pse të mos e pranojmë që paskemi qënë koloni e Amerikës dhe se kemi ditur?!!! Edhe këtë e theksoj se nuk është e vërtetë që ne të kemi humbur pavarësinë sado të varfër që jemi por kur mediat opzita dhe shumë analistë , gazetar etj vënë ulërimën për "gjëmën që na ka gjetur:" kjo nuk lë shije të mirë dhe në popull fut panik sidomos tek një pjesë që nuk i kuptojnë këto situata dhe mendojnë se u bë hatajaPikërisht në këtë situatë Qeveria shqipëtare duhet të tregojë koherencë dhe të qetësojë opinionin për këtë situatë aspakë për tu traumatizuar.Me përgjegjëdhmërinë që ka qeveria kaq gjë besoj se e ka për detyrë ta bëjë(,nëmos e ka bërë një reagim do ta bëjë ) për të mos lënë në meshirën e fantazisë së shfrenuar të një kategorie njërëzish dhe politikanësh e parti politike që si hienat sulen në kockat e kërmat që ngelin nga,grabitqarët më të fuqishëm.Sado që Trampi po bënë një veprim gjoja në interes të politikave ekonomike të popullit amerikan nuk besoj në vazhdimësinë e ekstremizmit të tijë kur të shikojë se këto veprime dotë kthehen në bumerang për vetë atë dhe autoritetin e shtetit Amerikan .Jo pa qëllim ai i ka pezulluar këto fonde për tre muaj me qëllim që ti rishikojë urdhërat e dhëna nën efektin e delirit që i shkakëtojë zgjedhja President.Të shikojmë se çfarë drejtimi do të marrë situata e gatuar nga një guzhinier i pa kualifikuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                          Me Trumpin se kruan dot se eshte pak larg dhe Rama beri zgjedhjen e gabuar. Ketu mbaron istoria u bete si kurvat ne xham edhe plaka aty ua ka qefi te rini, ajd rruga mbare boll vodhet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arben Ahmetaj info

                                            YMER NE INTERVISTEN E RADHES DO KETE NJE VIDEO TE EDI RAMES DUKE PERDORUR KOKAINE DHE DISA FATURA TE PAGASAVE TE DETOKSIMIT TE TIJ

                                            Përgjigjjuni
                                            1. m
                                              mirel

                                              Zagaret SHQUP-isa trushplare te Salikufomes le te lehin, SPAK-u do te vazhdoje punen sipas ligjit dhe ka perkrahjen e gjithe shqiptareve te ndershem.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Papa

                                                Hahha Nishi i shqipris per puthjen e bythes Rames MeroKryemuti

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Brezi qe " Pertypi " endrra ...

                                                  More Mero kapedani , Po pse nuk e shikon pak me thelle kete imitimin majmunor te Sali antikuares ? Nejse , je I ri dhe perceptimet e kohes se Dulles , I ke te kufizuata . Nje detaj : te gjithe shoket e udheheqjes qetheshin ballaboks . Pse ? Sepse kushtu qetheshin shoket e udheheqejes ne Moske ... Pak me vone u shfaqen kapelet qineze ... Shkurt , nje nder tipatet e races komuniste , eshte servilizmi dhe majmuneria . Saliu , si kuqali me bio , I demonstron "Virtutet " e kohes se babes ne menyren me shembellore . Sali ZIU , ne vend te vetulles , Po nxierre syne . Duke dashur te beje konservatorin , Po del pa breke ( lakuriq ) si komunist . Sigurisht Jo per flamurnoket, paloqet , zhupaqet ,tabaqet dhe Tomoralizoqet . Keshtu , Z. Mero ! Here tjeter thellohu me shume .

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje