Për të gjithë “të bezdisurit” nga përkujtimi i 21 Janarit

21 Janar 2025, 18:13Editorial Mero Baze

Ka një përpjekje për t’u tallur me vrasjet e 21 janarit, sidomos me ritin e përkujtimit të tyre. Vrasësit kanë filluar të kenë një ndjenjë krenarie për atë akt, duke u thënë të vrarëve, sikur: “Ja ku kaluan 14 vjet, dhe e drejta vazhdon të jetë me ne.”

Po ta shohësh edhe sot në portalet e Sali Berishës apo rrjetet sociale të ushtarëve të tij, ekziston një përpjekje për të ironizuar ata që përkujtojnë 21 janarin, si “hipokritë” apo si njerëz që “nuk i mbajtën premtimet.”

Vetë Sali Berisha madje paska thënë se qysh atë natë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen – një nga ato gënjeshtrat e tij të zakonshme, që përpiqen të zënë vend tek njerëzit që nuk janë shumë të interesuar për çfarë ka ndodhur.

E gjithë kjo vjen nga fakti se 21 Janari është një krim i lidhur me mentalitetin politik, më shumë se një krim i ndodhur nga dalja e situatës jashtë kontrollit. Më 21 janar, Sali Berisha urdhëroi vrasjet kur protesta mbaroi, kur protestuesit po shpërndaheshin, dhe kur ai ndihej i poshtëruar prej tyre. Duhet shumë kohë të hidhet dritë mbi atë çast kur ai u ka thënë trupave të Gardës, në tërbim e sipër, “vritini”. Por e sigurt është se, në momente të tilla, një politikan zbulon atë që mban të fshehur brenda vetes.

Të gjitha arsyetimet që ai përpiqet të japë për këto 14 vite – pse vrau – janë vulgare, të tipit “ata kaluan vijën e sigurisë”, “ata thyen rregulloren e bunkerëve,” e broçkulla të tjera.

Nëse qeveria e sotme, ajo e Edi Ramës prej vitit 2013, do të zbatonte argumentet e Berishës për vrasje të protestuesve që sulmojnë ndërtesa qeveritare apo u vënë flakën atyre, do të duhej të ishin vrarë çdo muaj nga 3-4 demokratë, të cilët i vënë flakën godinave, thyejnë dyer dhe xhama të ndërtesave qeveritare dhe depërtojnë në hapësirat e “rregullores” berishiane. Por nuk i kanë vrarë; jo sepse mungojnë rastet, por ngaqë nuk kanë mentalitet vrasësish në pushtet. Po të kishin, mosndëshkimi i krimit të 21 janarit do të ishte një alibi e madhe për ta, për të vrarë pa u hyrë “gjemb në këmbë”.

Sikur të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha, vetë ai nuk do t’i nxiste më njerëzit e vet të futeshin me forcë në dyert e Kryeministrisë apo ministrive, me flakë në dorë e me molotov, sepse do t’i kujtoheshin “rregulloret” që ai vetë thotë se mbrojnë institucionet.

Ç’ia vë vulën gjithë kësaj ligësie, është fakti që Berisha ka zhdukur provat e regjistrimit të Gardës së Republikës atë natë. Ai ka kopjuar të dhënat në një kartë disk të jashtëm, përpara se të dilte në konferencë për shtyp në orën 19:30 të 21 janarit, dhe në mesnatë, ka ndërruar hard diskun, duke fshirë gjithçka. Dhe për këtë pati hetim ndërkombëtar: e hetoi FBI, e cila e zbuloi këtë skandal. Pas kësaj, Berisha nuk pranoi asnjë hetim dhe asnjë gjykim të çështjes, duke nxjerrë nga burgu edhe komandantin e Gardës – i kapur në flagrancë, jo vetëm si urdhërues, por edhe si manipulues provash, pasi ndërroi tytën e pistoletës pas vrasjeve.

Kështu, të gjithë ata që ndihen “fitimtarë” në çdo 21 janar, me arsyen “ne vrarë dhe asgjë s’na ndodhi,” duhet të kuptojnë se kanë fatin e madh që, pas vitit 2013, në pushtet nuk erdhi një qeveri që zbaton “rregullat” e shpikura nga Berisha për vrasje. Sepse tani do ishim duke vendosur lule në varret e tyre. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur. Dhe Sali Berisha ka mbetur i vetmi “vrasës” në këtë vend.

Është radha e tij. Për burg!

37 Komente

  1. S
    SPAK-u eshte me i bezdisuri nga 21 janari, o Mero

    Mero, me 21 janarin eshte Rama qe tallet me shume. Ai ka 11 vite qe ka vote plebishitare popullore per te qeverisur. Drejtesia eshte pjese e qeverisjes, ndryshe nuk na duhet nje qeverisje pa drejtesi si kjo e Rames. Mero, do na ndihmoje po te shkruaje se si do veproje ti vete per ngritjen e nje drejtesie te pa korruptuar sic po rezulton edhe Spaku i kompromentuar ne syte e popullit, se fundi te pakten. Jepi publikisht nje mendje Rames se si do mundej ai, te cilit populli ja ka dhene te gjithe fuqine me vote, te na nxirrte nga vorbulla e drejtesise se korruptuar ku na ka futur Sali krimineli prej 1992. mero, a i duhet Shqiperise nje ligj qe denon me burgim te perjetshem cdo prokuror e gjykates te korruptuar? Po konfiskimit te pronave te luajtshme e te paluajteshme te pajustifikuara si mundet tia konfiskojme prokuroreve dhe gjyqtareve? Keto na thuaj Mero vllai.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Me këtë TRUPË apo STAF të SPAK-ut të sotëm, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndryshojë LIGJI për zgjatjen e mandatit të kësajë trupe prej TURPI që ekziston tek ky ekip, me në krye Dumanin e Krajën. Kjo trupë duhet të shkrihet, me tu mbaruar ky mandat, dhe mandej të zgjidhen prokurorë të tjerë. Turpi i turpit të kësajë prokurorie, të ashtuquajtur SPAK, është 21 Janari. Turp. Turp. Turp të kenë të gjithë ç’janë e ç’punojnë në atë prokurori.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali kerma.

        L. Xh! 21 Janari eshte nje krim, me 4 te vrare dhe pranimi, nga mostra Sali me gojen e tij, se mund ti bente 1000 po te deshte…! Ketu eshte sekreti i kesaj mostre, qe asnjeri nuk e ka kapur…! 4 veta per ate nuk jane asgje. Ai flet me numera me kater shifra. 4 veta jane nje pike uji ne oqean. Pra ! Si mundet te arohet 97 dhe te kaloje kaq lehte. Per kete vit famekeq eshte domosdoshmeri, qe populli dhe institucionet shteterore , te ngrejne padi urgjentisht. 97 ta mori jeten e 4000 njerezeve. Krijoj luften veri jug, qe dhe sot jane te ndare, po te lexosh komentet. Hapja e depove te armeve! Me hapjen e tyre u hap rruga per kirimin e bandave te cilat sot jane kthyer ne mafje e mirfillte qeveri, gjykate, shendetsi dhe korupsion ne çdo qelize te jetes. Rezultati braktisja nga populli i vendit…! Te zezat e kesaj mostre, qe dhe gjthesia po te kete jete, nuk mund te kete nje te dyte. Per kete moster mund te shkruash volume pa fund dhe çdo flete do te permbaje ligesi per mostren Sali.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAK eshte nje pjelle e frikshme e Saliqenit

          Prokuroreve te SPAK duhet tu nderpritet me ligj mandati para 11 majit, ndryshe Rama nuk i ka mire punet me zgjedhjet. Nje riveting per ata hajdute prokurore eshte spjegimi me i mire per shkarkimin dhe dergimin per ndjekje penale te atyre prokuroreve te felliqur hajdute te Berishes. SPAK eshte pjelle monster e kryqezimit te Sali kermes me korrupsionin ne drejtesine e kohes se tij.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dumani e Kraja skutha e frikacakë

          Mirë i thonë dhe me të tallur, Sali Berisha e Ilir Metaj, kreut të SPAK-ut, (sapllakut, sokakut, qorrsokakut, sssspakut, aspakut) dhe që tingëllon edhe bukur…..DUMDUMANI…. Dhe me të vërtetë, edhe ata (Sala me Liken), tallen me DumDumanin, sepse akuzat që kanë ngritur ndaj tyre, janë si lëng akulloreje që rrjedh nga kaushi, prandaj edhe janë të çuditur për karagjozllëqet që dëgjojnë apo që i akozojnë. Akzat për 21 Janarin dhe Gërdecin, me 4 plus 26 = 30 të vrarë akoma janë në fazën, “fryu era që përjashta, tundi breçkat e mëndafshta”…. duke tallur bythën me këtë popull vërtet fukara deri në palcë, por jo budalla, or DumDuman, Krajë, etj, etj…… E në këto kushte, kërkojnë tu shtyhet mandati ! Në asnjë mënyrë ky mandat nuk u duhet shtyrë. Ndofta trupës PASUESE, pas DumDumanit, mund edhe tu ndryshojë e tu shtohet afati kushtetues, i kohë qendrimit në detyrë, por kësajë trupe ekzistuese frikacakësh, apo ndofta edhe të korruptuarish – kurrsesi JO. Drejtësia rradha Një, karrikja Një – fillon me 21 janarin dhe Gërdecin. E jo me arkën e peshkut apo të një telefoni mobile… Këto janë paradë mode, me parfum me shishe të mbushura tek tregu GABIT. Populli nuk është budalla.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kraja e Dumani jane klone te mafies Berisha

            Dumani dhe Kraja jane te paret qe duhen derguar per ndjekje penale, pasi tu konfiskohen pronat nga parate e korrupsionit. Cudi si ja futi Dumani edhe Departamenti te Shtetit. Nuk ka faj Trump qe thote se Blinken etj jane ose debile ose te korruptuar. Kete e deshmojne medaljet per llojin e ndyre te Dumanit. Si Krajen dhe Dumanin i vuri Departamenti i Shtetit ne krye te SPAK-ut. Tani e ka rradhen Rama te vendose Kondilin ne krye te SPAK, me kusht qe ky te hetoje Krajen dhe Dumanin si fillim, pra te pastroje SPAK-n nga korrupsioni urgjentisht.

            Përgjigjjuni
          2. .
            ...

            Saliu si islamo-komunist që ështe, ka mentalitetin e Një islamiku apo një komunist terrorist si Enver Hoxha, për sa i perket jetës së njeriut.... Edi Rama ështe veç hajdut ordiner Turk-Erdoganit, por jo vrasë...

            Përgjigjjuni
          3. S
            Socialisti i fundit jo rilindas....

            Mirëpo fajin e mosndëshkimit të tij për 14 vite rresht Sala ja la Edi Ramës............. . E dëgjuat? Berisha tha se nëse kishte vullnet, pra nëse donte Rama, ai sot do të ishte në burg. Pati 14 vite kohë, tha........ . Mirëpo e çuditëshme pse Rama nuk dëshiron vazhdimin e hetimeve......... . Nëse donte që hetimet të vazhdonin, Rama sot, mbasi vuri trëndafila në bulevard, shkonte në SPAK dhe i kërkonte Altin Dumanit një informacion mbi dosjen e 21 janarit........... . Dhe këtë duhej ta kishte bërë çdo 2 muaj, duke shkuar në SPAK, për të parë ecurinë e hetimeve........ . SPAK po i jep informacion Gaz Pordhit, jo më nuk i dhënka kryeministrit....... . Dhe rreziku është se SPAK, nuk do të ketë fare dosje për 21 janarin.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spak mashtron miletin

              Drejt, Spak mund te mos kete fare dosje per 21 Janarin.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Brezi i djegur

              Ne burg Bajgen... Me soj e sorrollop,, njerez Bajga!!

              Përgjigjjuni
              1. P
                PS

                Ke te drejte, keta te tute nuk Kane mentalitet vrasesish ne pushtet. Keta Kane vec mentalitet hajdutesh kolosale. Ata qe vrisnin ishin baballaret e tyre. PS (pidh i satom). Dhe nuk Ke turp qe akoma nxjerr ndonje pacavure per krimet e komunizmit, ti qe i ke amnistuar eter e bij. Harram gjakun e atyre mijerave te vrare nga PS. Dhe po, cdo vrases duhet te paguaje per krimet e bera, nga i pari te i fundit, heret apo vone.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti në Bruksel

                  Sa ka vrarë PS, thuaje me numër e fakte?..... Edhe sa ka vrarë Enveri, ka një numër...... . Hap arkivat dhe thuaje......... . Po nuk e thoni sepse del që nuk paska vrarë aq shumë sa në Jugosllavi e Rumani, por as sa në Holandë, Danimarkë, Francë, apo Belgjikë.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PS

                    Cfare logjike! Po ne sa milion ishim? Numra te sakte nuk ekzistojne se kur vrau ajken e djemerise shqiptare e beri pa' gjyq dhe provat jane te veprat e tij qe une si femije idioterisht i kam lexuar. Po Ty c'te kruhet me mua apo te djeg miza nen kesule?

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  PS

                  Ke te drejte, keta te tute nuk Kane mentalitet vrasesish ne pushtet. Keta Kane vec mentalitet hajdutesh kolosale. Ata qe vrisnin ishin baballaret e tyre. PS (pidh i satom). Dhe nuk Ke turp qe akoma nxjerr ndonje pacavure per krimet e komunizmit, ti qe i ke amnistuar eter e bij. Harram gjakun e atyre mijerave te vrare nga PS. Dhe po, cdo vrases duhet te paguaje per krimet e bera, nga i pari te i fundit, heret apo vone.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GREG KRISTAQ RAMA ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAK

                    YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT!!!!???? YMER TE MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ TE TALLI TE GJITHE DUKE BREDHUR VETEM SI NJE ZAGAR I ZGJEBOSUR

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Titi

                      Skenari ishte qe per protesten e dhunshme qe pritej, do vriteshin ato qe do kalonin gardhin. Por ato te shkretet u vrane jashte gardhit.Turp per popullin shqiptar qe ben sehir per nje krim te tille flagrant , shteteror . Prandaj na ka ndeshkuar fati ne ne shekuj.

                      Përgjigjjuni
                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Hajde komentues hajde. U keqen e mendjes. Jash llogjike ye gjithe. Broçkullitje kot, per te treguar se kinse ne japim mendje, Njeri thote kryeministri duhej ti kerkoje llogari SPAK-ut, tjetri te shkoje cdo 2 muaj se cbehet me hetimet e zbatimin e urdherit te KM... Shkurt: u rroft lesht e kokes ne se nuk jeni tullace, se mendja...

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          niku

                          Mero , nje fare menyre per te vendosur drejtesi per socialistet e pafajshem,te egzekutuar nga saliu dhe sherbetoret e tij eshte qe ne 11 maj ,EDI dhe PS te arrijne mbi 95 deputete.Saliu dhe hienat e tij nuk duan drejtesi ,nuk duan zbardhjen dhe ndeshkimin e 21 janarit,gerdecit,zhdukjes se remzi hoxhes dhe shume tragjedive te tjera.

                          Përgjigjjuni
                          1. 2
                            21 Janari

                            14 vjet padrejtesi nuk mund te kalojne me theniet popullore te kokoshit ne Facebook. Mos harro se nuk ishte Rama dhe as PS qe detyrun SPAK te nis hetimet kunder deshires por gjykata Evropiane qe e cilesoi "krim shtetrore" qe duhet hetuar. Sa per Saliun dhe tufen e idioteve te rinj e te vjeter nuk ka aspak rendesi qe hane mjalt edhe per vrasjet ne bulevarde. Rendesi ka fakti qe drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar. Familjareve ngushllime per te 14 here, me shprese te jet e fundit e te lihen te qet te vazhdojne jeten.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              O popull po na vjedh e rrjet Spaku

                              Spak heton vjedhjet per te mos hetuar vrasjet politike. Idiotet Dumani dhe Kraja kujtojne se populli eshte budalla e nuk kupton. Budall mund te jete Rama qe nuk kupton kete. Denimi i popullit do ta fundose keq Dumanin, Krajen dhe prokuroret perkates per 21 janarin. Amerika qe dekoron Dumanin ben mire ta marre te punoje atje ne Usa, pasi te mesoje gjuhen per rreth 20 vite, sepse ajo koke nuk nxen shumevte mesoje shpejt.

                              Përgjigjjuni
                            2. F
                              Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

                              Ju prisni qe vrasesi Berrisha te thote e dhashe une urrdherin per vrasjet ! Nje tjeter kryeminister do ti thoshte ministrit te vehte atij te drejtesise , zoteri prokuror gjyqtar jane ne varesin tuaj , nuk duhet te nderhyshe ne hetime por jo ti lejoshe te mos jetojne. Nuk duhet ti hiqte mandarin asnje députéti qe e kerkonte SPAK deri sa te zcjidhesh 21 Janari duhet te organizonte protesta para SPAK , por sic duket Rames nuk i interesone te denohen vrasesit . Denohet Saimir Tahiri per nje telefonat midis dy te présuppose délinquent ndersa Lulzim Basha as nuk eshte pyetur mos valle krimi Saimir Tahirit paska qene me i rende se kater protestues te vrare . Kjo histori ka nje fajtore ai eshte Edi Rama ky frikacak duhet jo te largohet por te qerrohet

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                naqiu

                                ky spaku drejtesise me gfare po nathone e pandehem lis por dolli rigon

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Spaku i turpshem

                                  Pa merak, spaku do qin veten, ja dhe pak muaj.

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Luli

                                  E keqja qe SPAK merret me klubin Partizani,por SPAK-u duhet ta fillonte puen e veprimtarine e tij me vrasjet e 21 Janarit,bile edhe kur e ktheu Gjykata e Strasburgut apo me mire me thene kur Gjykata e Larte ja la SPAK-ut duhen te linin klubin Partizani,ne raport me vrasjet e 21 Janarit!Eshte e turpshme qe kreu i SPAK-ut ,vetem kur e pyeten gazetaret u kujtua per vrasjet e 21 Janarit.Kur duhet ta fillonte deklaraten per gazetaret,me situaten e hetimeve te 21 Janarit.Mero,ty bravo te qofte,por Berisha i ka kapur nga hetiesit e deri tek gjykatesit….

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dumani = Saliu

                                    Damani eshte dora e Berishes ne Spak.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Luli

                                    Bile Dumani i pari,shiko sjelljen e tij e do ta kuptosh….!!!!????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Berti

                                      Mallkimi ka per te rene mbi ata prokurore te dosjes se 21 janarit ne Spak qe vazhdojne e zvarrisin nje dosje te kopsitur tashme e me fakte me ze e figure fare te qarta !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        mirel

                                        Trushplaret e Salikufomes duhet ta mesojne nje here e mire se ne burg te fut gjykata e jo KM....dhe kjo ka per te ndodhur. Nuk keni pare gje akoma.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Populli

                                          Spaku jo po fle, por më keq, nuk ka ndërmend te hetoje e dënojë Saliun

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            AS

                                            Gjithe bota eshte njesoj. Ne, njerzit e thjeshte kerkojme drejtesi kur bota e tere eshte e interesave dhe intrigave. Shihni Trumpin qe liroi gjithe "te burgosur, te kallzuar, te denuar, dhe te akuzuar" per ceshtjen e 6 Janar 2021. Ata plagosen police dhe tani dalin te pafajshem. Amerika akuzon Rusine mbi ceshtjen e Ukraines, Trump del dhe thote do marre me force Groenlanden dhe Kanalin e Panamase. Lexoni historine e krijimit te shtetit te Panamase, duke ia shkeputur Kolumbise.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qato Treska

                                              Nga perkujtimi i 21 janarit bezdisen vetem ata qe urdheruan dhe realizuan vrasjen e kater njerezve te pafajshem dhe plagosjen e dhjetra te tjereve, ne mes te dites, ne mes te bulevardit, para syve te te.gjitheve. Ata dhe pasuesit fanatike te tyre, qe nuk mendojne me tru, por me.ndonje organ tjeter te trupit. Te tjeret bezdisen, me sakte, shqetesohen, qe kjo ngjarje e dhimshme nuk eshte zbardhur ende plotesisht, edhe pse kane kaluar 14 vjet, dhe fajtoret nuk kane marre ndeshkimin e merituar. Provat jane sheshit. Fajtori kryesor, pas deklaratave te rreme, zhdukjes se provave, moslejimit te drejtesise per te vepruar, fyerjeve banale ndaj presidentit te republikes, kryeprokurores etj., etj., e pranoi vete se do te vriste jo kater, por 400 e 4 mije. Strasburgu e quajti krim shteteror te pazbardhur. Te shpresojme se me ne fund drejtesia do te veproje.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Poseidon

                                                HE MO SE RAMA E KA FAJIN........I THA BISHES.....MI VRA NJE CIKE KETA,,,,,DHE AI NGELI NGUSHTE DHE I LA NE BULEVARD......HA HAAAAA,KESHTU THONE DEMOKARTET!! !!!!!!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Emiljano

                                                  Pirdh Mero pirdh se lirohesh,14 vjet tallje trapi me rrafishat.Mjere ata qe iken se ne ate vend nuk zgjidhet asgje,te tjerat jane llogje per te mbushur porthalet

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Amerikani

                                                    Mos na censuro , se kerkend nuk Kam fyer , sipas meje , jam mundur t'i afrohem se vertetes , pa pretenduar monopolin mbi te .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kris

                                                      Besoj se ne aspakun e drejtesise nuk ka marre njeri mundimin te pre-K dosjen e 21 janarit. Hajvani I gjate duhet te jete nen akuze bashke me Saline

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jarani

                                                        Amin!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Atje te lisi ne brinjet ....

                                                          Kris , vetem Ti je ne shenjte , te tjeret I bien vrangalles kot . Perplasje Brenda llojit per "Kocka " . Pasojat ... Kush ka mend e cipe ne faqe , I kupton dhe I vlereson .

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje