Ndërkohë që ka filluar procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare si votuese për zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur të shfaqen rezervat e para, kryesisht nga opozita, për procesin dhe transparencën e votimit.
Jozefina Topalli, e ngarkuar të merret me mobilizimin e opozitës në diasporë, duket e dëshpëruar për mungesën e kohës dhe mjeteve financiare në këtë punë, ndërsa kanë filluar ankesat e para se procesi i votimit të diasporës nuk ka standardin e procesit për votuesit shqiptarë.
Ofensiva e socialistëve në diasporë është vënë në qendër të sulmeve, jo vetëm për shkak të epërsisë që ata kanë politikisht, por edhe për mundësitë financiare dhe njerëzore. Këto ankesa po shoqërojnë këtë fushatë që në fillim.
Po t’i shtosh këtu edhe faktin që një votues i diasporës, në këto kushte ligjore kur bëhet votimi, nuk e ka luksin të shmangë votimin familjar, siç e parashikon kodi shqiptar, ndërkohë që edhe identifikimi i votës është i rrezikuar në kushtet specifike të votimit në diasporë, situata komplikohet. Palët kanë rënë dakord që votën t’ua dërgojnë me zarf nga KQZ dhe ata ta kthejnë po me zarf në Tiranë.
Në këto kushte, duket sikur opozita po pranon ta vazhdojë garën vetëm për të siguruar një alibi për të bërë pis zgjedhjet pas humbjes.
Meqë procesi brenda Shqipërisë është dukshëm më transparent dhe institucional, Sali Berisha, me sa duket, ndjehet i “qetë” që ka gjetur një arsye për të sulmuar rezultatin pas zgjedhjeve, duke akuzuar votimin e diasporës si shkak për humbjen.
Edhe pse votuesit që po regjistrohen do të kalojnë disa hapa të tjerë deri në finalizimin e të qenit votues dhe nuk mendohet se ata do të bëjnë diferencën mes fituesit dhe humbësit në Shqipëri, e vetmja gjë që mund t’i shërbejë Berishës nga këto votime është të ketë një alibi për humbjen.
E vetmja pikë ku mund të bjerë dakord me PS në këto kushte është vetëm shtyrja e datës së dërgimit të votës së diasporës, pasi të shpallen kandidatët për deputetë 45 ditë para zgjedhjeve. Por kjo nuk shmang rregullat aktuale të votimit në fuqi.
Kështu që dëshpërimi me të cilin opozita po nis fushatën e diasporës, ankesat e saj për epërsinë e PS-së në këtë fushë, si dhe problemet që mund të shoqërojnë votimin, vlejnë vetëm që Berisha ta ketë një alibi pas 11 majit përse humbi thellë.
Kjo është edhe arsyeja që po pranon të bëjë një pakt teknik me PS-në që votimi të kryhet. I duhet domosdoshmërisht një arsye madhore pse do të humbasë.
Po ne nuk po mujna mu regjistru. Nuk po dim si bohet regjistrimi. Këta të ps i kanë 2 klasë po ne që nuk dim.... Po na thon se e kan nji zyr te ps e milanos. Po atje na rrejn e na e fuqin.
Asnjë shqiptar Shqipërie, nuk shkruan si sipërshkronjësi, një analfabet pij pëjdhit t’soms, pij katundeve t’Mitrovcs s’Titos.
Pse mor hajvan , kaq shum deficent je ti , qe nuk kupton as dialektet e gjuhes Shqiipe? Shko ne shkoll o deficent qe te mesosh dialektet e Shqipes , se po na ben edhe qytetarin nje bujk muti si puna jote
U vodhen zgjedhjet , nuk njohim zgjedhjet kjo eshte kenga 33 vjecare e komunistit Birrisha .
Per sa kohe është Salikërma do konkuroi ne zgjedhje ftimtar del ai i gjati
Varu topet e leri te kullosin. Jemi mesuar me kengen e ketyre llapaqenve qe kane 34 vjet qe na cajne trapin
Zyrat e PS-se ne Bari dhe Brindisi blejn votat per 200 euro. E njejta gje po ndodh edhe ne Athine e Selanik ku konsullatat po perdoren nga Partia Socialiste per te blere vota. Te gjitha ambasadat ne Evrope jane kthyer ne zyra te Partis Socialiste Pse nuk publikoni sondazhet e pavarura: Sondazhi nga Euromedia Research : Liderët e rinj fitojnë terren për zgjedhjet e 11 Majit Sondazhi i Euromedia Research tregon se më i besueshmi ndër liderët politikë është Agron Shehaj. Kreu i Partisë Mundësia gëzon besimin e 40.4% të qytetarëve të pyetur, duke lënë pas vetes kryeministrin Rama me 34.7%. Në vendin e tretë është po një lider i ri, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet”, i cili ka 34.6% të qytetarëve që i besojnë. Pas tij vjen Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 23.8%, ndërsa vetëm vendi i pestë për Sali Berishën me 17.6%. Në vendin e gjashtë ndodhet Endri Shabani me 13.1%, teksa në fund të sondazhit renditet Ilir Meta, me vetëm 3.3%. “Pavarësisht kryeministrit Edi Rama, i cili gëzon një nivel të lartë besimi (34,7% në një shkallë nga 1 deri në 100), po shfaqen dy figura të reja në horizontin politik lokal. I pari është Agron Shehaj, i cili regjistron një indeks besimi prej 40,4%, dhe i dyti është Adriatik Lapaj, i cili me 34,6% barazon praktikisht me kryeministrin aktual”, thekson Alessandra Paola Ghisleri.
Po pse nuk ble vota dhe Saliu apo i jan mbaru miliardat? Po ikni ore zara e gjetet cmimin 1 vot 200 euro. Zorraxhi
Ha ha ha ha. Spiro. Respekte. Në fakt, do kisha deshire te dilte një figure e re si Adriatik Lapaj per shembull. Por kete blerjen e votes me 200 euro, dhe gjoja Agron Shehaj kryeson sondazhet, keto nuk i ha njeri. As të genjejnë nuk dinë. Si u bleka vota me 200 euro pa filluar votimi? Dhe nuk besoj se ka emigrant që shitet per 200 euro. Ndonje fukara në Shqiperi, po. Por emigrantet? Nuk e besoj.
E kam thënë dhe e përsëris se na u shtua edhe një moll sherri që kryekrimineli Sali me bandën e tij të mos njoh zgjedhjet e të bllokoj rrugët me goma e Venus e të bërtasin ne fituam, na i vodhën votat komunistat
Dihet nga të gjithë, Berisha do kundërshtoi, edhe pa u zhvilluar zgjedhjet. Kërkon të bëhet faktor, është i papërfillshëm, nuk do të jetë non grata. Berisha kundërshton çdo gjë, nga mazhoranca! Ky është qëndrimi i tij politik. Fitorja, është primare e pranuar për të! Zgjedhjet duhet të jenë të pranueshme nga komisionet zgjedhore dhe ndërkombëtaret.
TOPALLI TOPALLJA E BIRISHA KA DITE QE THONE DO HUMBASIM SE NA VIDHET E MANIPULOHET VOTA E DIASPORES. JO ME KOT E VURI TOPALLEN PER VOTEN E DIASPORES QE TE DESHTOJE DHE BIRISHA TALL TRAPIN ME TE, VERIUN, PD E SHQIPTARE E THOTE... ME VODHEN VOTAT!!!! FILM I DHJERE I STERPARE, POR TANI PA PARA!!!!
BERISHA PRANON te largohet... Mjaft qe njerezit te mos e dine qe ai gjithnje ka ardhur nga pazaret e jo nga vota... Pazar me te huaj pazar me jugun... DMTH dallavere pazar!!!!
Ka me Baltosje qe u ben Diaspores e Zgjedhjeve bashke vete Edi Rama kur zyrtarisht e solemnisht deklaron "Te nise Patronazhimi i Diaspores" (!) Pasi ka Patronazhuar (kupto ; mban nen Spiunim) teje jeten e vendit, po synon dhe Patronazhim te atyre shqiptareve qe i kane ikur ketij vendi pike se pari nga varferia e se dyti nga ky Patronazhim-spiunim i jetes ne vend, te dyja arritje madhore te qeverisjes rilindjes!
Fjala 'patronazhist', është përfolur kaq shumë, sigurisht për keq, sikur të ishte flamë, kur sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, s'është veçse 'kujdestari'. Pa le kur i cilësojnë ata/ato si 'spiunë'!!!! Spiunë të kujt, për çfarë?! Ndërkohë PS deklaron botërisht se ka dhe i mobilizon patronazhistët e saj, kryesisht në fushata zgjedhore, kush i ka ndaluar partitë e tjera që t'i kenë? Dhe i kanë jo vetëm partitë tona në opozitë, por kështu funksionojnë, gjithë partitë elektorale kudo në botën demokratike, pavarësisht emrave që përdorin për ta si psh, aktivistë, propagandistë, mbështetës etj. Partitë përdorin taktika dhe organizime të ndryshme, sigurisht të ligjshme, për të fituar zgjedhjet. Në fund të fundit ky është qëllimi i tyre. Stigmatizimi keqdashës, në këtë rast i patronazhistëve, u duhet humbësve qysh pa filluar gara, si alibi për humbjen.
O i nderuar. Po me kë merresh? Ky kaq di, kaq thotë. Keshtu i kane thene per patronazhistet, edhe ai e thotë. Ata patronazhistët vetem bejnë sondazhe. Se keshtu i bie që edhe ai Zaloshnja është patronazhist. Se edhe ai kete pune bën. Vetem se e ben per vete, per biznesin e tij. Ata patronazhistët vetem marrin informacion në zonat e tyre se per kë do votojne njerezit. Kaq. Ku është spiunimi ketu? Ky informacion i sherben kryesive te qarqeve qe te dine se ku jane, dhe të koordinojne punën po janë keq. Kjo nuk e bën Ramën as me të mirë as me të keq. Rama Ka njeqind gjera per t'u sharë por këta edhe të shajnë nuk dine. Lere thuaj. Fati i Ramës që ka kundershtarë ca debilë. Se po të ishin të zgjuar këta, do ta kishin perzene Saliun me kohë. Nuk do shkonin mbrapa një Katunari Komunist.
15 JANAR 2025 - vazhdon Baltosja e kesaj qeveri Rama me ata fakire Buxhetore qe akoma nuk kane marre rrogat e dhjetorit si Shendetesi e jo vetem, ndonese as shperblim per fund-vit nuk ju dhane per te 12 vit rradhazi.
Ok mendimi per opoziten por ju te Temes mendoni se PS nuk do ti manipuloje votat e diaspores.Nuk kam dyshim..perndryshe nuk do i perfshinte emigrantet ne votimet politike.
Plaku shpellare non grada,nje hajdut gjakatar qe vodhi dhe vrau shqipetare dhe vodhi 500 uzina dhe fabrika dhe shkolloj mutesine e plepave duhet te ishte izoluar ne halete e burgjeve qe heret. Ky shpellare antishqiptare nuk eshte votuar kurre nder 34 vite.