Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar

18 Janar 2025, 20:32Editorial Mero Baze

Dashamir Shehi ka bërë thirrje që të gjitha partitë opozitare, që e ndiejnë veten të ndara nga dyshja Berisha-Meta, të bashkohen në një listë për zgjedhjet e 11 Majit, me qëllim që t’i japin shans opozitës së re të jetë në parlament.

Shehi, i cili duket se deri tani ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit me Alibeajn, kërkon një format të ri të bashkimit të opozitës, që tejkalon pozicionet politike të grupimeve të reja dhe kërkon që ato të bashkohen taktikisht si një opozitë e re.

Teknikisht, partitë e bashkuara në një listë mund të shmangin problemin e listës së mbyllur; secili drejtues partie vendos emrin në listën e hapur dhe bën betejë për emrin e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të shmangin rivalitetet për vendet në lista dhe të shmangin debatin rreth delireve për rezultatin e pritshëm.

Bashkimi në një listë ka disa të mira:

Së pari shmang përçarjen e opozitës së re

Deri tani, përçarja është defekti më i madh i saj. Gjuha toksike kundër njëri-tjetrit dhe akuzat banale i bëjnë ata të bezdisshëm për opinionin publik. Duke qenë në një listë, këto debate mbyllen dhe energjitë përqendrohen te suksesi i listës.

Unifikon qëndrimin e tyre

Duke u bashkuar në një listë, ata mbajnë një pozicion të përbashkët si kundër qeverisë, ashtu edhe kundër dyshes Berisha-Meta, që përfaqësojnë opozitën anti-perëndimore të Shqipërisë. Kjo u jep shansin të thithin çdo votë të mërzitur opozitare, e cila refuzon dyshen Berisha-Meta.

Zhvlerëson monopolin e pretenduar të Berishës

Një koalicion i gjerë i partive të reja opozitare zbërthen retorikën e Berishës për “monopolin e opozitës” që ai pretendon se ka, duke rrëmbyer vulën e PD-së. Vetëm ideja e bashkimit të gjithë partive në një listë e zhvlerëson automatikisht këtë gënjeshtër.

Kultivon ndjenjën e bashkëpunimit

Një listë e përbashkët opozitare shmang papjekuritë politike të aktorëve të rinj, të cilët në shumë deklarata dhe premtime sillen si parti anti-sistem, jo si forca të reja politike me objektiva serioze. Duke qenë bashkë, ulin egot personale dhe fokusohen në programe më serioze.

Lehtëson administrimin e procesit zgjedhor

Infrastruktura e votimit në Shqipëri është një sfidë më vete. Energjetika e harxhuar nga secila parti e vogël, po të dalin veçmas, shkon dëm, pasi nuk arrijnë të gjejnë njerëz të mjaftueshëm për infrastrukturën e ditës së votimit. Të gjithë bashkë do ta kenë më të lehtë këtë histori.

Duhet pasur parasysh se, pavarësisht hapësirës që kanë në media dhe rrjetet sociale, dy javët e fundit të fushatës votuesi shqiptar priret nga partitë tradicionale, dhe vëmendja për partitë e reja tretet përballë presionit të tyre. Duke qenë të gjithë në një listë, mund t’i rezistojnë më shumë këtij presioni dhe mund t’i mbijetojnë fushatës.

Mbi të gjitha, bashkimi dëshmon pjekuri politike, meqenëse asnjëri prej tyre nuk është më i shquar se tjetri (përveç ndonjërit që vuan nga deliri i madhështisë ende pa u provuar).

Nuk di sa do të mund të realizohet, por e sigurt është që as Berisha e Meta dhe as Rama nuk i duan bashkë. Ndaj, nëse nuk ia dalin të bëhen bashkë, të mos thonë pastaj se janë kundër dy të mëdhenjve. Ata i duan kështu siç janë: copa-copa.

20 Komente

  1. P
    Parti Sali PPSH urrrraaaa

    jane mbetje partish dhe me mbetje nuk behet opozite .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kjo lista e perbashket nuk merr as 2% te votave ne

      Mero djali, mos u tall me miletin breeee. Partite gjoja te reja ku futen politikane shekullore si Dash Shehu, te tjere te vjeter politikane si Basha, Ekrem Spahia, politikane te mbaruar si Alibeu me seren e tij, e disa qurranjose si Lapaj, jane krijesa te vdekura qe i ka pjelle Saliu per te marre votat gri. Votuesit gri nuk jane pa mend te mos kuptojne se me kete grup partish te Saliut populli nuk shkon dot as deri per te bere shurren.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Dëgjo ti sufllaqe 2 lekshe une jam i djathtë nga ana ideologjike pavarësisht se nuk kam votuar që nga 94-ta asnjë parti. Arlind Qori ka marrë diku 25 mijë vota para 2 vitesh dhe po të bëhen bashkë me Shehajn Llapaj Nisma etj të rinjë e rrezikojnë seriozisht Ramën dhe Berishën. Prandaj ju sufllaqet e Ramës dilni ne kor" partickat i ka krijuar saliu etj" Sot Ramazani që flen i sigurt se Saliun e ka në xhep i jep ndonjë ppp kullë plus vulën aq do Saliu. Por po ndihet i rrezikuar seriozisht nga partitë e reja meqë po i sulmon si asnjëherë më parë, biles i ka injoruar deri dje

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mero, kerko falje, mos kij frike nga Saliu

        E ke dhi Mero me ket editorial sot. Sa gota ke kthyer para se ta shkruash? Ishte raki e forte eeeee?

        Përgjigjjuni
        1. h
          hery

          logjika qendron, kjo eshte formula per te kaur ca vende ne parlament dhe opozita properendimore se me saliun e nxjerre jashte ligjit ne shba dhe britani zor se do marr ndonje vote per se mbari pd e vules.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eno

            Ke te drejte Dashi

            Përgjigjjuni
            1. P
              PRoShi

              Mos i mëso si të veprojnë Meto. Leri të përçarë. Nuk janë gati ende. Ata kërkojnë të gjithë elektoratin e Saliut, por sa është gjallë ai nuk kanë gjasa ti marrin. Elektorati gri nëse nuk shkon pas Ramës që bën Muuuu si e ka ngritur lart Shqipërinë e shqiptarët , ku 2028 e shohin në BE me gjithë të drejtat e saj, nuk shkon pas këtyre sharlatanëve. Shehu është i mirë nëse e ka kthyer një dopio raki.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fiku i thatë

                Ku e ka ngritur lart Rama në ca fushe?? Ca prodhon Shqiperia?? Vet shet toka investimeve strategjike që vetëm strategjike nuk jane

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dhendrri i Jozefines

                Partite e reja jane shprese per demokracine. Edhe Dash Shehu, qe dikush e fut "tek te vjetrit" pasi ka qne ne pushtet, ka mendime shume te drejta e progresive. Te mos harrojme, se Dash Shehu ka qene nder kundershtaret e pare te Berishes, qe i ka dale balle per balle. Pavarsisht, se ai ka qene ne koalicon me Berishen, me shume i iu ka dashur Berishes, por ama ai asnjehere nuk i ka thurur elozhe te peshtira Berishes , sic bejne keta qe kercejne tropojançe qe te fitojne besimin e Berishes per te zene vend ne lista. Askush nuk i beson me Jozefinat, Gjekmarket, Bardhoshet, Çollaket e Korreshet e Lshnjes e gjelat e Peqinit........

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amerikani

                  Mos u ndiko nga ndonje kritikues qe te shikon si guardian ne bedenat e njeres kala , sepse te tille ka patur dhe do te kete , tifozet qe ne shqiptaret I quajme militante ! ( Nuk dihet ne c'lufte me karkalecat e Kane marre kete dekorate ! ) Nje gazetari serioz dhe me shpirt poeti , mbeshtet cdo flukks poxitiv ne funksion te pluralizmit dhe demokracise . Shkurt , Sh. Mire !

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kesaj here Arlind Qori duhet bashke me PS

                    Amerikon, partite e reja jane xhaketa te vjetra, ose klyshe te Saliut, ose qe drejtohen nga te pafytyre si Basha, Alibeu, Lapaj e kompani. Pervec Arlind Qorrit.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiku i thatë

                      Si mund te jet i besueshëm Qori nëse bëhet me PS-ne?? Ai thotë çdo ditë po na vjedh PS -ja me bandën e drejtorëve si 5D etj??

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mediatikusi

                    Nje politikan i njohur ka thene - "Nese doni te dini deshirat e Pushtetit, lexoni editorialet e mediave pro tij..." Dhe Mero si me i zellshmi pro-Pushtet tere jeten e vet ate ben perdite me Editorialet e tij - shpalos deshirat e Pushtetit aktual! Qe natyrisht jane per nje opozite ne leter qe vete Pushteti i pajis edhe me Vule e i afishon ne mediat qe i sherbejne si opozite reale..

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lexues

                      Berisha eshte nje kufome politike e pakallur ne dhe, Rama eshte çmendur dhe i duket vetja si sharrtim i Ali Pashes dhe Ismail Qemalit, Likja pret shoket ne burg. Çeshtja nuk eshte pse nuk bashkohen partite e reja, pyetja eshte si ka mundesi qe ka njerez qe do konsideronin te votonin per keta mbeturina te viteve 90-te. Partite e reja ndryshojne shume nga njera tjetra. Ka parti me njerez te dale nga PD-ja per interesa personale, ka dy parti te djathta dhe nje parti te majte. Vetem ne Afrike do bashkoheshin parti kaq te ndryshme ne nje koalicion parazgjedhor. Mjaft me me kasta e tarafe, le te vendosin votuesit si duan te perfaqesohen ne parlament.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gri zone- vota per partite e reja.

                        Ato, partite e reja marrin vota! Vetem Worri ne zgjedhjet per B.e Tiranes mori 14000 vota, I treti mbas Kellicit me 16 000 vota!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alibeu

                          Ja fute kot sot Mero. Dash faqorja ka hallin e vet, ti thua të bashkohen në një listë.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            XYZ

                            Po Rama o Mero ka ndonje ftese ne inagurimin e Tramp? Bie ere e keqe per komunistat me sa duket...

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              mos qeshni po mundet

                              Sa i angazhuar e merakosur eshte ky Mero pas opozites nga halli se nuk po e duron dot me kete pushtet te ster-zgjatur Rama dhe i jep direktiva se si te bashkohet nen me te riun ne politike Dash Shehu qe ka ne politike vetem nja 34 vite qe nga 1991...

                              Përgjigjjuni
                              1. Çika e Tranajoj

                                Po e nis me ju fikui thatë apo m...ithatë Ju toni se çarë ka bërë Rama?! Që në fillim e them se më shumë priste populli por , me gjithë pritëshmëritë për më shumë ,ka vënd për ti thënë ca të vërteta që asnjë fiku i thatë si punajote nuk mund t'i mohojë.Për shëmbull:Së pari .zhvillimi ekonomik në terma të përgjithëshme ka një stabilitet dhe në disa zëra ka rritje .Po ke haber minimal nga ekonomia , mund ta kuptosh se është jo këq rritje prej 3,8% dhe më e rëndësishmja është se nuk ka rënie prej 12 vjet.Se dyti përsëri po i referohem ekonomisë .Në këto 12 vjet është ulur borxhi publik nga 72% në 59-60% më duket një tregues jo i pa përfillshëm.Së treti:një tregues tepër i ndjeshëm dhe i pa krahasueshëm me 12 vje më parë është rritja e turizmit (10 milion turist )nuk besoj se nuk përbën arritje për ekonominë tonë të vogël .Se katërti,krejtë infrastruktura rrugore ka shënuar përmirësim të dukshëm dhe kjo nuk mund të injorohet me një të rënë të borisë nga opzita sepse një fshat që duket nuk do kallauz .Janë disa vepra rrugore të cilat po e renditin Shipërinë në nivel të krahasueshëm me vëndet e tjera sidomos ato ballkanike.Dhe më e rëndësishmja është se po punohet në disa arterje që lidhin Shqipërinë me vëndet e Ballkanit dhe Evropën(koridoret që ju thonë ).Së pesti një zhvillim ka marrë digjitalizimi i shumë operacioneve të shëebimit ndaj popullit dhe besoj se nuk është pak për një vënd që e ka nisur nga xero Së gjashti:Arsimi,shëndetësia,me gjithë pretendimet që kemi të gjithë si popull për nevojën e ngritjes së nivelit cilësor të tyre ,pa abuzuar me krahasimet mund të themi se ka dalë nga kolapsi i tre dekadave që nuk nesoj se ka njeri me mënd në kokë të mos i shof ndryshimet në aspektin cilësor , por që nuk ka vënd për eufori në krahasim , me novojen e rritjes në aspektin cilësor të arësimit dhe të shërbimit shendetësor.Së gjashti:Rritja e pagave për administratën dhe shërbimet në nivelin e disa vëndeve të Ballkanit është tregues i qëndrueshëmërisë të ekonomisë tonë dhe kjo e ka dhënë efektin pozitiv edhe në rritjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.Kjo rritje i ka motivuar më shumë disa sherbime për të punuar më me përkushtim ndaj detyrës :si në arsim, shëndetësi ,në ushtri, në polici e për të mos folur për pagat e punonjesve të drejtësisë të të gjitha niveleve që kanë një kapërxim të shumtë të nivelit të pagës në krahasim me të 10viteve të shkuara.Së shtati:ne politikën e jashtëme Shqipëria ka marë një vend nderi për sa i përket qëndrimit ndaj problemeve rajonale dhe globale ,që në këtë drejtim nuk besoj se populli me intuitën e tijë që e karakterizon nuk mund të mos bëjë dallimin me vitet e shkuara Kjo i dedikohet duam apo nuk duam ta pranojmë qeverisë dhe drejtuesit të saj Rama pa e injoruar rolin e opozitës për aq sa ajo e ka dhënë kontributin e saj .Seteti.dhe qershia mbi tortë që e lash për në fund jo për nga rëndësia është Reforma në drejtësi që pa dyshim nismëtarja e këtij veprimi madhor ëehtë P S dhe ZRama por dhe e gjithë opozitës që me apo pa dëshirën e saj ajo e dha votën për ta miratuar këtë reformë jetikeEshtë tjetër gjë që më prapa opzita u bë pishman që e miratojë dhe ka 6vjet që i është kundërvënë me të gjitha bateritë anti reformë drejtësisë .Dhe kjo ndoth sepse ajo nuk e mendojë se duke e dhënë okejnë për reformën, do.të ishte e afërt dita që ajo për krimet dhe korrupsionin e drejtuesve të saj do të binin edhe vetë si miu në çark dhe kjo pritej .Se nënti,Amos vallë çdo gjë ka shkuar vaj ?!Jo dhe kjo duhet thënë me të madhe:Kjo qeveri për veç arritjeve që ska zot ti injorojë në punën esaj ka dhe rekordr negative që mund të thuhen me disa fjalë shmë kritike,Lufta kundër korrupsionit ka një luhatje të pa tolerueshme dhe që nuk e nderon as e justifikon punën e saj në nivel të administratës dhe të ministrave.Lufta kundër krimit drogës, pastrimit të parasë e tje është në kufitë e një shqetësimi serioz dhe që po kjo qeveri e ka patur për detyrë që ta organizojë dhe drejtojë në çdo hap , por që nuk e ka menaxhuar sa e si duhet për këto vite në pushtet .Sigurisht këto dy-tre vitet e fundit ka një ngitje por më tepër duhe të jap rezultate sepse populli pret më shumë nga një forcë që i kadhënë votën për 12 vjetPika më e dobët e ksaj qeveri ka qënë dhe ngelen pensionet që me handëra(bonuse) kjo plagë 33vjeçare nuk ndrqet pa masa efikase dhe një reformë thelbësore.Po pret të të rivotojë populli duhet të rishikosh shumë gjëra në themel që populli të bindet .

                                  Lini një Përgjigje