Nëse Kushnerin e shikojmë si Malltezin dhe Sazanin si Klubi ‘Partizani’

16 Janar 2025, 18:27Editorial Mero Baze

 

Miratimi paraprak nga qeveria shqiptare i një plani të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, për të ndërtuar një kompleks hotelesh luksoze prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, ka ngjallur kundërshtimin e Sali Berishës. Ky i fundit e konsideron këtë një përpjekje të qeverisë shqiptare për të blerë influencën politike tek presidenti Trump.

Është shumë interesante se si projektohet në SHBA mentaliteti i një ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar që ka bërë dhëndrin e vet lider dhe tani e përgjon dhëndrin e presidentit amerikan si model.

Ajo që bën përshtypje së pari është fakti që Berisha e quan të mirëqenë që dhëndrit të presidentit Trump i takon diçka, meqë është dhëndër presidenti, por problemi për të është pse këtë gjë e bën Rama dhe jo ai vetë. Në këtë mënyrë, ai nuk ka asgjë kundër në parim, por e ka betejën me faktin që nuk është ai në vend të Edi Ramës.

Në fakt, Edi Rama ia ka hapur rrugën këtij projekti më shumë se një vit më parë, mes polemikash të pafund ndërkombëtare, madje edhe mes akuzave se pas këtij projekti fshiheshin arabë apo rusë.

Ndërkohë që qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile, i njëjti grup ka marrë mbështetje nga qeveria e Serbisë për të investuar mbi kullat e bombarduara nga NATO në mes të Beogradit. Kjo tregon së paku epërsinë administrative të Serbisë mbi qeverinë shqiptare, të cilës i hanë kohë procedurat ligjore.

Kur Edi Rama hapi rrugën për këtë projekt, jo vetëm që nuk kishte ndonjë favor politik, por përkundrazi, edhe më keq, komplikonte raportet e tij me administratën e Uashingtonit, nëse i gjykojmë ato me logjikën e Sali Berishës.

I vetmi gjest publik i Ramës në raport me Trump-in ka qenë ai në konferencën e shtypit përkrah sekretarit Blinken, kur mbrojti pikëpamjet kundërta me të lidhur me rreziqet që mund të sillte ardhja e Trump-it për NATO-n, duke theksuar se, në fakt, në mandatin e tij roli i NATO-s u forcua.

Ky nuk është as ndonjë pazar dhe as ndonjë projekt i nisur pas fitores së Trump-it. Njësoj do të vazhdonte edhe sikur Trump-i të humbiste, pasi nuk lidhet me të, por me investitorin Jared Kushner.

Fakti që Berisha e përfytyron çdo dhëndër në botë si dhëndrin e tij, që fut 150 metra truall të dyshimtë dhe bëhet investitor i 19 pallateve, natyrisht që e përmbys këtë model në sytë e tij. Ai e sheh vetëm si pazar dhe vetëm si një skemë për presidentin Trump që të bëjë lekë me dhëndrin.

Në fakt, projekti i Sazanit, ashtu siç është propozuar nga Jared Kushner, është shumë i vështirë të realizohet. Por, nëse do të arrihej, do ta çonte Shqipërinë në një tjetër orbitë të turizmit botëror, duke na bërë një nder aq të madh, sa nuk na ka bërë për katër vjet as Shtëpia e Bardhë dhe as ndonjë president i lidhur me investimet në Shqipëri.

Por të shpresojmë se ai nuk do ta humbasë durimin me ritmin e ngadaltë të administratës shqiptare në këtë drejtim.

Deri atëherë, ka kohë që Berisha të kuptojë se jo gjithmonë dhëndri bën lekë me firmën e vjehrrit. Ndonjëherë ndodh e kundërta: vjehrri bën emër të mirë për shkak të dhëndrit. Për më tepër, duhet të kuptojë se Sazani nuk është “Klubi Partizani”, ku falsifikohen letra për të bërë dhëndrin pronar. Është thjesht një ishull i braktisur dhe i pabanuar që dikush po guxon ta kthejë në jetë dhe në pasuri për Shqipërinë.

 

27 Komente

  1. M
    Munika

    Mire e ke ti Mero, por lugati i kish vene syrine Sazanit, per te ndertuar parajsen e Zenit dhe Gites. Rama u prishi endrren e kjo nuk I falet

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK - Organizate kriminale

      Nese bejme ato anslogji qe ben Mero , atehere i bie te shikojme Berishen si Donald Trump. Ky Mero qe i del Sala ne ender per nate , po ja taks Berishes fitoren ne zgjedhjet ardheshme

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten loqet

        "SPAK - Organizate kriminale" dhe "po ja taks Berishes fitoren ne zgjedhjet ardheshme" ... Uroj qe familjaret e tu te marrin masa sa me shpejt e te te shtrojne ne spitalin psiqiatrik se ti nuk qenke mire nga trute e kokes!

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAK - Organizate Kriminale

          Im o rrot gomari , shko ne shkoll fillore se kuptohesh qe je me hajvan se ky imi

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na myten shpellaret!

            ti je loqe nga koka mer shpellar!

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nesër avazi

            E saktë, dhe mos ts nxjerrin pa u sheruar mirë.

            Përgjigjjuni
        2. G
          Gjirokastriti

          Mero, mjaft me lojra fjalesh, megjithate me kete shkrim, pa dashje, ia ke arritur me mire se kushdo qe te vesh barazimin midis Saliut e Edvinit, pra jane te dy te te njejtit kallep! Por problemiket je ti, si eshte e mundur qe deri 20 vjet me pare i sherbeje Saliut kurse tani i sherben kopjes te tij, Edvinit? Une jetoj ne Zvicer dhe te garantoj qe ketu nje veprim i tille nga ana e qeverise nuk mund te ndodhe kurre, mbasi per pasurite dhe asetet e vendit vendosin vete qytetaret nepermjet referendumit, Ja pra pse ti ke vene barazimin midis Saliu e Edvinit, te dy kane dhuruar e vazhdojne e dhurojne pasurite e shqitareve duke pasur edhe bekimin e sherbyesve te dovote si puna jote, me anen e artikujve bosh si ky i sotmi ku kruesh me ish hajdutin Sali, por me qellimin per te mbrojtur hajdutin e pasurive kombetare aktual, Edvin Rama, TURP!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            E mo gas. Ti jeton në Zvicër, por kjo nuk të bën automatikisht specialist të investimeve të huaj, si pasoje e osmozës. Vetem në vitin 2022, në Zvicër pati 58 investime të huaj, të aprovuara nga qeveria zvicerane, dhe SHBA ishte në vendin e parë me 21 projekte investimi. Madje edhe një kompani duhani japoneze ka investuar në Zvicër. Një numer i madh kompanish shumekombeshe kane qendrat ne Zvicër per aresye të lehtesirave, legjislacionit, infrastrukturres, etj. Ti thuaj që Qeveria Rama nuk ka prure asnje prodhues në Shqiperi. Vetem rrugë dhe aerporte Ka bere. Po se ku do punojnë njerezit, vetem Rama e di. Dakord me turizmin, por Rama duket secdo që të rinjte shqipetarë te punojnë vetem kamarjerë, ndersa grate shqipetare te punojnë vetem pastruese hotelesh dhe në kuzhina. Asnje investitor nuk është afruar per të investuar tek Proforma, dhe kane lene të prapambetur komplet. Jo se PD-ja ka ndonje plan per këtë, se rrumpallë janë, por pritshmeria per Edi Ramën që te rriste prodhimin në Shqiperi ishte e madhe. Ketu Edi Rama ka zhgenjyer komplet, duke mos mbrojtur as prodhuesin shqipëtar të pakten. Lere pastaj që investime të huaja nuk u thithen fare. E di pse? Sepse nga investimet e huaja fiton populli. Nga parate që bie EU fiton Qeveria. Është parimi "na i jepni lekë, se i investojme ne". Domethënë "I vjedhim ne, me PPP dhe koncesione".

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjirokastriti

              Ne komentin tim nuk pretendoj te jem specialit i investimeve te huaja, fola thjesht per democracine direkte, e cila ketu ne Zvicer nuk u jep mundesi politikaneve e qeverive te dhurojne si u do qejfi asetet kombetare, sic ndodh ne Shqiprine e Sali Hajdutit dhe Edvin megallomanit!

              Përgjigjjuni
        3. G
          GREG KRISTAQ RAMA DHE ANDI BUSHATI E TALLIN KEQ YM

          YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT HAHAH YMER TE MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE BOTE E CILA TE OFROHET AFER YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK LLULLES MUT VELIUT KRESHNIK SPAHIUT KOL KYQIT KAR BOLES BOLINO

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Ne fakt Mero ta ka fut ty .Aq thelle,saqe nuk le dite pa e lexu dhe komentu.Keshtu,te pafshim.Duke vjell vrer nga goja nga dhimbja.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Birrisha konservator i PPSH

            O Birrish o kumunisti i PPSH mos e kruaj bithen me mute me Ramen .......o mjerran Rama te nxori non ngrata do te fusi ne burge ....trego kush e goditi per vdekje Edi Ramen kush ishin ata vandal

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ?!?!?!?

              Dakord qe ska lidhje proçedura per klubin Partizani me ishullin e Sazanit, fakti qe sillen me pasurine e ketij populli si ju do qejfi se jua kane lene baballaret e vertete apo ata imagjinare aq njesoj eshte sa nuk ka ku te shkoje! Me perjashtim te atij qe do investoje, ne te tjeret vetem sherrin do ti shohim Sazanit ne te gjitha nivelet!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gugu duku

                Po ti o ?!?!?! çfarë sherri do ti shohësh ? Po sot çfarë hajri po i sheh ? Apo që më mirë MUT e fukara se sa KRENAR e shtet me para ?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kur nuk jeni te afte mos hani m...

                  Mos u merzit o ti me pikpyetje se do te japim edhe ty ndonje bunker se gjera te tjera nuk jemi te afte te nderojme,pervec shkatrrimit e vjedhjes. Po patet byth ndertojeni vet,pse e keni braktisur,apo doni ta beni edhe ishullin me qerpic e kasolle e te beni shurren. Tiranen shyqyr qe e ben italianet dhe i rezistoi kohes,kurse ne bem ca shtepija me qerpic e gjithe lageshtire e sot po bejme nje rrumpall,nderto ku te mundesh e vidh sa te mundesh...

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dejana Mihali

                  Lavdi marksist - leninistit të fundit në botë, shokit Sali Shiqere KariXhiqit.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rezi

                    Sazani kishte mbetur gërmadhë dhe Abi ja kish vënë syrin. I mbetën kartat në dorë, të pangopurit e Berishës që morën jetë njerëzish, mos të ndihen se qenë ata që e lanë ishullin në këtë derexhe. U bëftë më e mira për Shqipërinë, deshëm kapitalizëm, ky është, marrëveshjet bëhen në interes të dy palëve. Berisha shkatërroi gjithshka, vrau, mori e merr në gojë të gjithë dhe akoma do pushtet. Rezil dhe i ndyrë!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Berisha eshte i mbaruar, por ketyre krimbave te zoreve apo sic i thone shiritat si do ja bojme o rezi? Dhe per dreq jane shtuar shume dhe zgjatur biles. Kur trupi ushqehet mire dhe ato zgjatohen dhe shtohen derisa ja marin frymen organizmit po nuk u luftuan.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rezi

                        Merr ilaç kundër tyre, vetëm Berisha që ishte dhe mjek nuk e shëroi vëndin, por e sëmuri me kancer, dhe duhet kohë të gjindet ilaçi. Shiritat janë më lehtë për tu zhdukur sidomos kur ilaçi është drejtësia!

                        Përgjigjjuni
                    2. T
                      Taulant

                      Nuk jam kundra zhvillimit te atij teritori per turizem e me gjere, por pse nuk ka gare? Dhe kjo eshte skandaloze per nje shtet qe pretendon ti bashkohet BE-se. Nejse, ne fund te fundit keto jane gjona qejfi, por si i bohet halli bombes ekologjike qe i vjen vendit nga mos asgjesimi i mbetjeve dhe qe me te drejte e ka ngritur si shqetesim madhore zoti Edi para 5-6 viteve se tani e ka haruar! A ka filluar te djege mbetjet inceneratori i Fierit o Mero? Po ki i Elbasanit a e mbaroi remonitn pa filluar pune akoma o Mero? Se per kete te Tiranes nuk po e permend se nuk ka filluar nga ndertimi akoma pavaresisht se paguhet tarifa e djegjeve. Hajde shnet e bythe te forta dhe vazhdo meru me saliun, pavaresisht se eshte nje zomje e braktisur.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albeja KurHali

                        Taulkaaaa….sa të pëlqen gojorja. Vdiske për gojore. Të fala satëme.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tau Tau

                          Po ty pse te dogji more hale? Une e kisha me Meron!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shurrederri

                            O Alhaleja,,c”ke me Nenat,,o “njeri “ I shekullit te shpellave,,fol me Taulantin moj “ trime “ kompiuterit leri Nenat ne hallet e veta,,shurrrreee derri

                            Përgjigjjuni
                        2. N
                          NETI VJOSA

                          Ka disa individë ne Shqiperi qe nuk u rrihet pa peshtyre...! Marrveshja ose ideja e nje investimi turistik si ai i Kushner ne Sazan eshte nje ide e mrekullueshme. Vetem te mira ka Shqiperia nga ky investim! Qeveria shqiptare duhet te kerkoje nga investitori te merren ne pune sa me shume shtetas shqiptare dhe investitori te kryeje detyrimet financiare sipas ligjit... Te tjerat jo po "eshte dhenderri i ketij apo atij politikani, jo po duhet te behen leshime per Berishe Kryemashtrusin Nongrata"..e te tjera, e te tjera hamndesine e thashetheme nga Hankohalla...jane pordhe me rigon, siç thote populli...Qeveria shqiptare eshte per tu lavderuar per marrveshjen....A ka mundesi te behen edhe investime te tjera?... Jo u "shit, jo u ble"...nuk ka asgje per tu shqetesuar..Keshtu Investohet ne gjithe boten....Investime te tilla jane ne dobi te Shqiperise dhe shqiptareve nga cdo pikpamje, ekonomike, strategjike...Por krahas investimeve te medha, nuk duhen lene pas fore edhe investimet e vogla nga vet shqiptaret, per tu krijuar mundesi per turizmin famljar...e te tjera e te tjera. Rëndesi ka te punesohen shqiptaret me resurset e tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sot 17 JANAR 1468

                            O SHOKU ZOTI MERO, SI KA MUNDESI QE MEDIA JUAJ TE PAKTEN NUK KA ASNJE RRESHT PER 17 JANARIN SI DITA E VDEKJES SE GJERGJ KASTRIOTIT?! SHTET I DHJERE SHITUR TRADHTUAR

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant

                              Kjo gazete (si shume te tjera ne Shqiperi e Ballkan) financohet prej ministrise se Jashtme Greke (fondi per Helenizmin ne Ballkan). Deklaruar prej ish ministrit te jashtem Grek Kotzias nje nj seance parlamentare ne Greqi.

                              Përgjigjjuni
                            2. J
                              Jugu

                              Mero e quan "thjesht ishull i braktisur dhe pa banuar", sa turp per kete gazetar te pushtetit qe edhe vet e di qe tru shplan popullin. Ashtu sic eshte e ka vleren me te madhe se ta sheses per pes leke te dhenderri Trump se do Rama te qendroj ne pushtet. Biles shkon me tej te thoj se dhenderri mund te mos e perfundoj ndertimin per arsye te administrates, thua se po na ben nder ai qe po zhvat pasurin e vendit. Oh, sa tupr o gazetar hajdut se bashku me Ramen. Per pushtet edhe bythen e shisni.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje