35 me 14

15 Janar 2025, 19:10Editorial Mero Baze

Rreziku që ka opozita me Sali Berishën në krye nuk është se do humbasë zgjedhjet. Ashtu siç janë përçarë dhe telendisur me njëri-tjetrin, mund t’i humbasin edhe sikur t’u vësh Trumpin kryetar partie.

Sondazhi i fundit i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan tregon se diferenca mes Edi Ramës si kryeministër dhe Sali Berishës si kandidat për kryeministër është 35 me 14, ose 2.5 herë në favor të Edi Ramës. E ponderuar kjo në rezultat elektoral, nëse torta elektorale ndahet mes Ramës dhe Berishës, i bie që Rama të dalë fitues me dy të tretat e votave.

Lajmi është edhe më i keq për Berishën kur ai vjen nga republikanët, për të cilët mban me shpresa demokratët se do t’i kenë mbështetje në zgjedhje.

Problemi që ka PD është se do t’u ofrojë socialistëve shansin për një shumicë dërrmuese, duke thyer çdo rekord të historisë së PD që nga viti 1997.

I pari rast pas vitit 1997, kur PD i dha shansin Edi Ramës të kishte një shumicë kushtetuese në dispozicion, ishte parlamenti i vitit 2017-2021, pasi PD dogji mandatet dhe deputetët zëvendësues ishin të gatshëm për çdo pazar me qeverinë. Dhe në një farë mënyre, Rama i kurseu dhe bëri vetëm pak gjëra që i duheshin për zgjedhje më të qeta.

Përderisa faji i djegies së mandateve ka mbetur jetim, rezultati i 11 majit nuk është më jetim. Ai ka një emër dhe quhet Sali Berisha.

I dimë alibitë e tij 34-vjeçare: “Ja vodhën, ja blenë, ja shitën, ja devijuan” etj. Problemi është se pas kësaj socialistët do vazhdojnë qeverisjen me një shumicë kushtetuese dhe opozita do të humbasë edhe atë pak fuqi bllokuese që ka për reforma të përbashkëta me qeverinë.

E bashkuar kjo dhe me erën e re të autoritarizmit që po fryn nga të gjitha anët, ky është një ogur edhe më i keq për opozitën, për shkak të Sali Berishës.

Nuk di sa do munden partitë e tjera të vogla të faktorizohen që të mos lejojnë PS të ketë një shumicë kushtetuese, por gjasat janë të vogla.

Kështu që fitorja e vetme që mund të arrijë PD dhe Berisha më 11 maj është të prishë këtë diferencë që ka sot me PS, qoftë dhe me partitë e vogla. Ndryshe, bëjini një monument Lulzim Bashës në oborr të SHQUP-it, për të kujtuar si historike atë rezultat që arriti më 2021, sepse PD nuk ka për ta arritur më kurrë atë rezultat. Dhe gjithë rezultatet e tjera më parë, që së paku nuk e lanë PS të kishte shumicë kushtetuese, siç po duken gjasat këtë radhë.

26 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O Tema çfar krahasimi beni , nje fshat qe duket nuk do kalluz .Edi esht kryeministri qe I nevoitet Shqiperise , saliu eshte kancer per shqiperine se bashku me lulush e kompani si pd .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dejona Mihali

      7 batalione me 3 kamiona. Si thotë Lulushkuri ? 7 x 7 = 42 : 2 = 21 % të 140 deputetëve = 15 deputetë do të marrë PiDhija e Sali Pilaf Gërdecit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Lajmi-LAJM, i ketij sondazhi serioz te realzuar nga IRI, eshte konstatimi i renies se Edi Rames si Kryeminister me pothuaj 25% (nga pothuaj 60% ka rene ne 35%), dhe jo katandisja fiziologjike e Sali Berishes, 'non grata' nga SHBA e Britania e Madhe e i pandehur ne SPAK-GJKKO, ne 14% si kandidat per Kryeminister. ----- 35% 14% = 49% e votuesve. (Edi Rama Sali Berisha = me pak se 50%) ----- 100% - 49% = 51% e votuesve (?.. ..?.. ..?.. ..?.. ..? = mbi 50% te votuesve) ----- Ne kete kuader, analiza serioze nevojitet te fokusohet te hapesira prej 51% qe nuk do arrijne me ta kapin dyshja Edi Rama Sali Berisha. ----- Dmth cilat jane kandidaturat e reja per Kryeminister qe po punojne per hapesiren 51% te atyre qe votojne?

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ana

        Shume dakort me kancerin sali, por ky i socialisteve eshte si semundja e shiritit te zoreve, ku krimba parazitare ushqehen nga organizmi i njeriut. Dhe keta/keto shushunjat qeveritese dmth socialistese po pasurohen duke grabitur ne kurriz te popullit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ana, kanceri është fatal kurse për krimbat ka ilaç, quhet spak.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zekirja Abdylheqim Mehmeti

            Lexo parç, lexo prapç, Ana lexohet. Zakonisht prapa ANA-ve, fshihen burra pa koqe e pa loqe. Gratë e tyre, i punojnë QILIZMË të tjerët.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Edi Rama do ta coje Shqiperine ne Bashkimin Europian dhe Salih Vuk Berishen ne Rec.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Nuk keni pare gje akoma...

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fate Gërdeci na bën thirrje

              Me atë tortën e ke prish se na kujton tortën e madhe që bëri Sali krimineli dhe u sulën të gjithë me kova e legena nga Vora në Bathore

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                Kjo gje nuk me entusiazmon, edhe pse veten e shoh ne krahun e fituesve. Une shpresoj se grigja blu do e kuptoje qe keshtu do plaket ne opposite dhe do guxoje ti jep shkelmin vampirit qe po e mban peng. Ka plot parti te djathta qe mund ta meritojne voten e tyre

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Pse nuk komentoni sondazhin e Euromedia Research. Qyetaret Shqiptar besojn me shume : Agron Shehaj 40.4 % Edi Rama 34.7% Adriatik Lapaj 34.6% Sali Berisha 17% https://ditar.al/sondazhi-nga-euromedia-research-dhe-ditari-lideret-e-rinj-fitojne-terren-per-zgjedhjet-e-11-majit-rezultatet-per-secilin/?fbclid=IwY2xjawH1AWtleHRuA2FlbQIxMAABHVFhlJF0RbuE2oBhFCluXuQGta1SIUUntynNX8gO9pv96yc6l8I3olewhg_aem_28lo5inpz4PoG1xMflmm6w

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Celo Mezani

                    Po ç'ti komentosh mo Taulant. Agron Shehaj 40.4% !!! 4.04% edhe mund ta kaperdij me zorr se dhe ate nuk e ka.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaq kisha

                      Aritmetika e Taulantit i nxjerr si lulushja; Agroni 40.4% Rama 34.7% Dr.Vdekja17% Lapaj 34.6% Gjithsej 126,7% Taulant të të rrojë Saliu se vetë paske shkuar për lesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Nuk e nxjer une por sondazhi i euromedia: https://ditar.al/sondazhi-nga-euromedia-research-dhe-ditari-lideret-e-rinj-fitojne-terren-per-zgjedhjet-e-11-majit-rezultatet-per-secilin/

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Taulant

                        Nuk shkruajta qe 40.4% do votojn partin e re qe ka krijuar Agroni. 40.4% eshte pelqyeshmeria qe ka Agroni si politikan. Sipas sondazheve qe kemi sot partia e re e Agronit MUNDESIA.AL ka rreth 12% mbeshtetje . 9% ka Partia qe drejton Adriatik Lapaj 'Shqiperia Behet' Ne total Partit e Reja kane sot 25-29% Dy javet e fundit kemi nje studim te eksperteve IT qe po monitorojn platformat sociale . Partite e Reja kane 34% te postimeve dhe gati 67% te pelqimeve. Ne te kundert Rama ka 48% postime por vetem 31% pelqime. Pelqimet qe i behen postimeve te Rames ne masen 80% jane prej administrates dhe patronazhisteve. Ne baze te ketyre zhvillimeve besojm qe sot jemi te sigurt qe minimumii votave per Partit e Reja eshte 25-29% .

                        Përgjigjjuni
                      3. D
                        Dakord

                        Vazhdon ti taulant me këtë sondazh??!! Hahaha po mblidhi mo ato shifrat edhe se si ish pd-ist zor se di të mbledhësh, por ka kalkulator telefoni. E treta herë që ta them. Uli 27.6% Agronit që të dalë shuma e të gjithëve 100. Hahaha

                        Përgjigjjuni
                      4. A
                        Aspak-u

                        Nëse P.S arrin me brekë nëpër këmbë deri në ditën e zgjedhjeve.... E kam fjalën nëse SPAK nuk ja heq fare brekët mbretit të gjatë. Oooops, ku e ka problem i gjati ka apo s'ka brekë, me sa kujtoj ju shtuan votat kur e nxorrën nudo .

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jugu

                          Shume te peshtire keta patronazhistet me keto komente kur vendi eshte katandisur si mos me keq. Edhe ky Meroja shume lepires pushteti. Popull largohuni kush ka mbetur nese doni pak dinjitet jete.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhinxhoni

                            @Jugu, prej Novosej! Nëse je në Shqipëri pse nuk ikën ti i pari? Mos ki merak se Zeni, t'i çon edhe aty honoraret.

                            Përgjigjjuni
                          2. e
                            e po...

                            Kur veshtroj Shqiperine sot, me duket çudi! Vend që ka hyre ne analet e fuqive te medha dhe ka bere nje zhvillim te pa pare infrstrukturor dhe urbanistik. Nuk besoj se shqiptaret do zhgenjene e te merren me tekahyter apo dhe budallenj qe qahet tere diten ne media sociale si ai karagjozi Lapal. Me duket me rigoroz Shabani apo Qorri sepse Lapaj eshte bere si zorre b... qe del si Saliu, megjithese s'ka as vizion apo dhe ekip. Duhet per mezé !

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              UNE

                              O Mero. Edhe bufi e di se Berisha nuk hyn ne zgjedhje me mendimin per te fituar zgjedhjet. Atij i mjaftojne vec pese deputete ne parjament. Ne kete kuptim Berisha eshte fitimtari, sepse me pese deputete mendon se ruan te vjedhurat dhe beson se i shmanget burgut. Ai eshte i mundur vec diten kur kthehet ne kufome.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mero

                                O Mero, di gje per hyrjen ne Sky Tower se edhe Kamala u be presidente.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Asnje Regjim ne bote nuk iken me vote

                                  Mero si padashur thote nje realitet - opozita humb edhe me Trump ne krye! Por kjo jo se eshte e percare, nuk ka besueshmeri, nuk ka program, nuk ka..etj, etj! Por sepse kjo opozite perballet ne zgjedhje jo me partine ne pushtet por me gjithe instancat shteterore ne teresi. Dhe dihet se ne asnje Regjim der sot nuk ka ngjare qe opozita te fitoje zgjedhje. Regjimet ose rrezohen me protesta ose durohen deri sa te gremisen (ashtu si ne 1991 ne Shqiperi) por per tu rrezuar me zgjedhje nuk ka ngjare me asnje Regjim der sot, pikerisht se nuk ben zgjedhje por farsa zgjedhore.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                    AL Rama ndaj zgjodhi Saline kundershtar sepse meten e eleminuan si amanet te Sorosit, trump seshte me PS As me PD sepse qe te dy partite nuk ariten kurre te prezantonin popullin Patriot dhe me vlera historike kulturore gjeopolitike te Shqiperise.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      sOrOs

                                      Edhe ato Sondazhet e sorosianeve ashtu si ky 35 me 14 i Meros e nxorren edhe Qamilen e Harrit si Presidente fituese ne nentor matane Atlantikut!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Soni

                                        Mero gje teme tjeter se Berusha mbas majit del nga politika...te eshte ndryshkur pena....

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje