Ditën që në SHBA u betua Donald Trump si presidenti i 47-të, mes entuziasmit dhe ndryshimeve të forta në rolin që SHBA do të ketë në botë, çdo vend reflekton mbi ndikimin e politikës së re të SHBA-së në vendin e vet. Edhe vendet më të rëndësishme të Evropës, që kanë pasur zakon të tregohen indiferente ndaj SHBA-së, tani janë më të vëmendshme se kurrë, sepse nuk janë më në garë vetëm me SHBA-në, por me fenomenin “Trump” brenda vendeve të tyre. Kjo duket në Itali, Gjermani, Francë, Britani të Madhe, ku forcat e ngjashme me presidentin e SHBA-së ndihen fitimtare.
Ky debat do të ishte normal edhe në Shqipëri. Por, për fat të keq, tek ne është i përmbysur. Në Shqipëri askush nuk debaton se çfarë të mirash apo rreziqesh mund të ketë “Amerika e re” për shqiptarët në Ballkan, por diskutohet vetëm për fatin personal të politikanëve tanë në epokën e Trump-it.
-Shumica janë të bindur se kryeministri Edi Rama i ka punët mirë me presidentin Trump, sepse vajza e tij (e Trump-it) do të jetë “investitore” në Shqipëri, si të mos mjaftonin miliardat që ai ka vetë.
-Sali Berisha mendon se Donald Trump do t’ia heqë sanksionet e vendosura ndaj tij dhe familjes, për korrupsion madhor, minimin e demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë. Për këtë, nuk ka ndonjë argument, veç faktit që këto sanksione i ka shpallur presidenti Biden dhe sekretari i Shtetit Blinken (që sipas tij janë armiq të Trump-it, dhe Berisha, si armik i tyre, qenka mik i Trump-it).
-Fatmir Mediu mendon se ardhja e Trump-it duhet të ndikojë në pushimin e çështjes “Gërdeci” për një arsye madhore: Ai dhe Trumpi qenkërkan “koleg” me njëri-tjetrin, pasi ky (Mediu) përfaqëson Partinë Republikane në Shqipëri.
-Lulzim Basha shpreson se Trump-i do t’i kthejë vulën dhe logon e PD-së, pasi ja ka marrë Berisha për “mungesë vigjilence” të Ambasadës së SHBA-së gjatë vitit që lamë pas.
-Ky Adriatik Lapaj ende nuk e ka thënë fjalën e vet, se i ka marrë mikrofonin Arlind Qorri para Ministrisë së Brendshme.
-Dashamir Shehi, deri tani, është i qartë që nuk pret asgjë nga ardhja e Trump-it dhe akoma nuk ia kanë quajtur “anti-amerikanizëm” këtë deklaratë.
E kur i dëgjon secilin veç e veç, të krijohet ideja se udhëheqësit politikë në Shqipëri përpiqen të na tregojnë se ç’mund të përfitojnë ata nga ardhja e presidentit Trump, pa na thënë më parë ç’nevojë ka Trump për ta. Aleatët e Trump-it në SHBA janë miliarderët e teknologjisë, të Ëall Street-it dhe Silikon Valley-t, kurse aleatët politikë të tij në botë janë populistët, që sfidojnë establishment-et politike dhe diktojnë politika që prishin gjithë rregullat e derisotme të lojës.
Ne ende nuk kemi asnjë lider “si Trump-i”, ndonëse tani të gjithë janë “qejflinj” të Trump-it. Trump-izmi nuk është një fenomen që vjen nga konkurenca politike klasike, por nga pesha që kanë krijuar në shoqëri miliarderët e rinj të botës, të cilët e kanë transformuar botën me teknologjinë e re. Nuk është një pushtet që vjen nga poshtë, por një pushtet që diktohet nga lart.
E kuptoj që tani këtu të gjithë kanë zgjedhur “Trump-in”, por Trump-i nuk është duke hedhur sytë nga këta që duan ndihmë, por nga të ngjashmit e vet — “të fuqishmit” që kontrollojnë gjithçka. Ne ende nuk kemi të tillë, pasi demokracia jonë jeton ende “ëndrrën amerikane” të shekullit XX. Me kriteret që politika shqiptare i ka vënë vetes, që nga vetingu, lidhja e politikës me krimin, SPAK-u apo ligji i dekriminalizimit, këtu nuk lind jo më një Trump, por as dikush që të guxojë t’i ngjajë në gjeste, pasi edhe ai do të bëhej subjekt i SPAK-ut, me atë “biografi”.
Prandaj, e vetmja shpresë tani për tani nga fitorja e Trump-it qëndron te ata që duan të zhbëjnë SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi, pasi ajo po i sfidon njësoj si Donald Trump-in në SHBA; dhe, nga ana tjetër, te ata që mendojnë se e ardhmja në politikë u takon miliarderëve që duhet të marrin pushtetin. Nuk besoj se kanë kohë për katër vjet as për njërën, as për tjetrën. Kështu që, për momentin, më mirë le t’i duartrokasin Trump-it, të bëjnë sikur janë me të. Edhe pse askush nuk ngjan me të.
Mero këllira..Fillo bëj ndonjë go...re tani se loja me plakun Merre nuk ecën më..Je ti me Edin që e doni akoma në politike që të keni material për vota..Gjeni ndonjë ide gjeter tani se ajo e para u dogj..Kur Shqipëria digjet nga korrupsioni dhe droga ti me Karlitën vazhdoni lojën me plakun Merre..Erjoni dhe Edi vazhdojnë postojnë fotot me buzë të çara të 97 dhe me ato foto po hanë bukë akoma. Akoma i dini budallenj njefëzit.Ftuu rac e qelbur..Zhdukuni të gjithë. Merrni dhe Salën dhe Liken me vete dhe bëni orgjira te .ali me Gropa
Po mor pidh i vogël, e kuptoj që të përvëlon shpirti për ndryshim e drejtësi por na tmerron ai komandanti yt, Sala, i vetmi që e ka me leje nga pejgamberi të na sundojë ne deleve. Qifsh veten ti bashkë me Salën, qelbanik!
Cna duhet sala o pall?ishte luli cfare na beri. Nuk eshte faji jone qe opozita e ka njerin me te mbaruar se tjetri
Trampi do tja heqe Berishes nongraden; mere me mish, se lengu u mbarua!!!
Ta paska shkrujt çuni kete Editorial Mero!!!!!!!!
Neres présidenti américain Donald Trump do ti heqin non grata komunistit Berrisha , passer do ndaloje luften ne Ukraine. Ti referohemi shkembimeve te mesazhe midis Trapit dhe Kim te Kores se veriut mbasi u ofenduan ne rrjete sociale te dy dhe me vone Trapi ule koken shkone e takone Kim ne kufirin midis dy Koreve , kjo tregone qe Trapi eshte i dobet nga ana karakteriale , bollé ti rrezistoshe ne momentet e para pasi jep ate goditjen qe nje bizezmen e jep dhe me vone Trapi behet si lepurush. Nese kete njeri nuk e sulmon ky eshte i rrezikshem . Te gjithe keta qe mendojne perfitime nga Trapi jane izulozianiste i vetmi qe do perfitoje eshte Rama thjeshte nga investimi i vajzes .
ka plase Gallata nga "Shtepia" jote Mero..me Politikanet Bytheca..qe ke permendur,, Te gjithe jane me Trumpin..dhe askush Kunder...lol
Të gjithë gjithollogët tanë, të bërë bashkë në një kor, nuk peshojnë as sa 1 e 100, e njërës bole të Trampit. Lëre pastaj po ti krahasosh me të dy bolet e Trampit që këta do të fundoseshin krejt. Kam frikë se do të quheshin të gjithë boleTrampusha made in katundi albania.
Sa ju djegekerka sumatricja trushplareve te Salikermes nga ky editoriali i Meros...kjo do te thote se Mero ja ka arritur qellimit.
Nese anglo-amerikanet PER NON GRATEN akuzojne Berishen e tyre per tre vepra penale si 1-korrupsion madhor, 2-minim demokracie dhe 3- shantazhim drejtesie atehere me te keqinj se Berishe krimineli qe pranon hapur krimet e tij ..jane miqte angloamerikane ...Me kete rast kemi te drejte te mendojme se Enver Hoxha nuk paska qene diktator por ai popull eshte dele..dhe goldiktatori paska pasur te drejte per rrezikun angloamerikan qe me doren e tyre kane shkruar pas 1992 pjesen e dyte te Rrezikut Berishoamerikan per Shqiperine pasi qofte Trampi qofte Bideni po lejojne Berishes te permjerri Ameriken..me lejen e tyre apo jo nuk e dime ..Gezuar festen e 21 janarit ku dolen te gjithe te fituar Saliu Ramiu dhe Meriu yne
Artikulli asht ok deri kur na thue qe pushteti i Trump kenka na nalt poshte. Por nuk me ban cudi mbasi ju aty nuk ia keni idene politikes Amerikane dhe ia fusni marrinave me top sepse edhe ato qe ju lexojne jane po aq injorante per Ameriken. Edhe nji shenim ekstra, pse wall-street e shkruani Ëall Street-it dhe Silikon Valley thjeshte nderroni vetem "c" ne "k"?
Jo mor Mero, nuk jane te gjithe me Trump...Ja ti i pari nuk je! Per hir te asaj qe nuk eshte me te Edi Rama. Ky Edi Rama pra qe e ka quajtur ate Trump ''turpi i qyteterimit" ndonese tani po i lepin mollaqet dhenderrit te tij per t'ja pranuar dhuraten - ishullin e Sazanit (sipas parimit Rames "bytha qe nuk kafshohet dot, puthet") E per hir te Rames ti sulmon edhe Albin Kurtin e gjithashtu nuk shkruan kurre dy rrjeshta kunder Sander Vuckos! Pra per ardhjen e Trump ne White House mund te gezohen shume, por asnje nga oborri i Rilindjes! Sepse bashke me Biden i ka dale nga White House edhe cifti tutoreve Soros at e bir!
Udhëheqsit tanë thotë Mero ,po çmut udhëheqsash janë këta ca fshatar e barinj dhish si Saliu ose ca hajdutë që kanë gjetur një popull budalla dhe e vjedhin në mes të ditës.....imagjino Saliu,dashi,Lapaj,apo një far shkërdhate medi Gërdeci që bredh si pordha nëpër brekë e të ndonjë dashnore se ka lekët tona,a mund t'i krahasosh këta jashtëqitjet me udhëheqës,këta janë bër si brigadierët e dikurshëm të soc...dhe këta shpresojnë nga USA që nuk i ka as në listën e mitingashëve
Asnje kauze nuk vuan per njerez! Gjenden gjithmone njerez qe i shtyjne perpara! Sipas Meros, meqenese te "pasurit" ketu nuk jane elite kulturore dhe intelektuale, por jane analfabete, injorante, hajdute, trafikante, si Kastrati, Salillari,Samir Mane, Tom Doshi...etj, atehere u dashka fjetur gjume e duhet ngrene gjella qe gatuan Fevziu e Grida cdo darke! Do pastrohet ky llum qe ka mbuluar Shqiperine, edhe pse duket mision i pamundur! Shume shpejt madje!
Mero, kur me Trump vete Edi Rama po i thote Derrit-Daje nga e keqja do ti thuash edhe ti. Kur ti futet Rama lumit der ne gurrmaz duhet ti futesh edhe ti...e kur te mbytet Rama edhe ti duhet te pregatisesh letrat per Pension sepse ky Pushtet Rama eshte i fundit qe ta pranon ty bythlepirjen.