“Beteja” e opozitës për diasporën si zgjatim i halleve të Berishës në Shqipëri

27 Janar 2025, 19:28Editorial Mero Baze

 

Socialistët po e tërheqin opozitën në një betejë për humbje energjish në diasporë, e cila nuk u jep atyre asnjë shans për t’u shtuar vota. Dhe po i tërheqin me dy mënyra.

E para, që duket primare, është me angazhimin e gjithë strukturës politike të PS për takime në diasporë, kryesisht Greqi dhe Itali, dhe së dyti me Taulant Ballën. Me këtë të dytin duket se po bëjnë humor me Sali Berishën.

Për të kuptuar që Partia Demokratike po ndjek PS-në në fushatën e diasporës sa për të mos u dukur që është dorëzuar, mjafton të bësh diferencën mes infrastrukturës që socialistët kanë ngritur në diasporë për thithje votash dhe regjistrim, dhe takimeve në Facebook të krerëve të PD, të cilët, me thënë të drejtën, aq mundësi kanë. Nuk mund të bëjnë më shumë.

Por, përpos këtij halli që PD nuk ka mundësi të bëjë takime të mëdha apo të ketë një infrastrukturë patronazhimi dhe regjistrimi, Sali Berisha dhe ata pak militantë trushpëlarë që i kanë mbetur në diasporë i përdor vetëm për Taulant Ballën.

Në historinë e politikës shqiptare për 34 vjet nuk ka ndodhur kurrë që urrejtja e një lideri politik si Sali Berisha ndaj denoncuesit të tij në SPAK, Taulant Ballës, për shkak të të cilit është i pandehur, të përkthehet në përpjekje për ta ndjekur atë fizikisht këmba-këmbës në aktivitetin e tij politik. Për fatin e tij të keq, kjo është kthyer tani në një fushatë argëtuese.

E patë, për shembull, në SHBA. Tre ditë para se Taulant Balla të shkonte atje, dikush ishte tallur me Berishën dhe i kishte thënë që ka takim sot tek teqeja në Detroit. Dhe 12 trimat e tij ishin nisur në Teqe t’i prishnin mitingun. Berisha e postoi në Facebook se si ata penguan Taulant Ballën të bënte takim në Teqe.

https://www.facebook.com/watch/?v=1530554141665766&rdid=ggN7ity8BBbxH2LZ

Taulant Balla atë ditë ishte në Bresha, në Itali. Pas katër ditësh, kur vajti, ai i filloi takimet me kryetarin e Teqes e më pas me biznesmenë dhe personalitete në Michigan, por grupi i gatshëm që ishte turpëruar një herë s’po lëvizte. Më në fund, ditën e tretë, e gjetën vendin ku bëhej takimi dhe protestuan jashtë në rrugë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Toronto, në Kanada, ku ankesa kryesore e militantëve të Berishës është që s’po e gjejnë ku e ka takimin. Të njëjtën gjë ka bërë në Austri, Londër, Gjermani, etj.

Pra, mirë që PD është ku thërret qameti në lidhje me diasporën, por edhe ata pak njerëz që ka Berisha i do në funksion të hallit të vet, pra që të prishin takimet e armikut të tij. Me socialistët e tjerë s’ka problem, nuk i shqetëson. Në fakt, ata janë duke ia bërë gjëmën me votën e diasporës, pasi ata nuk merren me Facebook, por regjistrojnë mijëra njerëz të tyre në lista.

Dhe për të kuptuar sa keq i ka punët në diasporë dhe përse i harxhon energjitë Sali Berisha, shikoni udhëtimin e tij të deklaruar në Gjermani. E kërkoi se do të kishte një takim madhështor me emigrantët, por meqë nuk ia ka marrë përsipër askush, së fundmi pranoi se do të shkonte brenda ditës në një kongres elektoral të CDU dhe do të kthehej. A thua se ka ngelur CDU ta respektojë Sali Berishën në një kongres elektoral, kur ai vetë po çon partinë e tij drejt varrit, duke harxhuar gjithë energjitë jo kundër PS, por kundër Taulant Ballës, dhe jo për të fituar, por për t’u hakmarrë për gjëmën që i ka bërë duke e kthyer në të pandehur bashkë me dhëndrin.

Njësoj siç e përdor PD-në në Shqipëri vetëm për hallin e familjes së tij, edhe diasporën e përdor për të njëjtin hall, për hakmarrjet e tij. Dhe socialistët janë shumë të kënaqur me këtë strategji. Taulant Balla akoma dhe më shumë, sepse po ngjan si heroi i tyre që po e ndjekin pas e s’po e “vrasin” dot. Deri më 11 maj. Pastaj do të jetë nën akuzë se vodhi votat e diasporës.

42 Komente

  1. T
    Taulant

    Mero te vleresoj si gazetar por mbete duke bere shkrime per njerezit me te urryer qe ka Shqiperia nga Berisha tek Janusllatosi nga Rama tek Bejleris. Mos u merr me keto kerma sepse jane antivlerat e Shqiperis. Per voten e diaspores dua te shtoj qe Taulant Balla para 2 javesh organizoj ne Bari nje takim me rreth 70 vete. Mbi 20 ishin shofer maunesh e autobuzash qe bejn trasport Shqiperi-Itali dhe drejtoria e portit te Durresit i informoj/detyroj qe te shkonin ne takim. Jo vetem kaq por kryetaret e Bashkive te Durresit e Vlores qe moren pjese kishin sjell edhe patronazhist. Eshte turp qe administrata e Shqiperis eshte shperngulur ne diaspor. Ne Takimin e Varezes ne Itali nje ndertues kullash ne Tirane kishte sjell nje avion me patronazhist. Pse nuk publikoni takimet e Adriatik Lapajt e Agron Shehaj ?

    Përgjigjjuni
    1. m
      miho

      o Taulant, paske qene koqe fare

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapo

        Miho….thuaj çke për të thënë, por fol me edukatë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber

          MIHO KOQE JE TI ,JO VETEM KOQE POR EDHE PLEHRE.RAHMUT HALEJA DUHET ZHDUKUR MENJEHERE PARA SE TE NA ZHDUK NE SI KOMB.PARA KOKES TIME I KAM QIRRR NENEN RAHMUT HALESE DHE SALI KERMES DHE CDO KERME TJETER SI KETA.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Erin

          Tau Tau……mos je bërë maniak ?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mezhgorani

            Mero te vleresoj per qendrimin qe mbajte ndaj Arben Ahmetajt mbreme. Bravo te qofte qe e zbatove porosine e Fuges. Edhe pse Beni ju qiu ne bythe mbreme, ti rezistove si burrat.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tankisti i vertet

              O koqe deri ne date 26, 35.000 emra te dhene nga strukuturat e ps kanebmare konfirmim qe janevregjistruar, ose 63 perqind. Ketu nuk hyne socialisyet qe mund te kene aplikuar ne menyre te pavarur. Megjithate ne sjemi te kenaqur pasi ne presim mbi 200.000 socialust ne votime. Masturbou me shakate pa kripe te debilit shehaj.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                O loqe nuk mund te krahasosh Agron Shehajn me kelliren,hajdutin,tradhtarin Edi Rama qe shpopulloj Shqiperin ne kohe rekord. Debil bridh njeher neper Shqiperi ku kane mbetur vetem pleq.Trishtim te shikosh qindra fshatra te zhdukur dhjetera qyteza katandisur ne fshatra .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tankisti i vertet

                  Duro se do e shohesh vetem sot ne njesin 5 kane konfirmuar rregjistrimin 142 emigrant, nga strukturat e ps. Durro se do e shohesh fundin. Ja erdhi 11 maji. Mos thoni na volli.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Te ftoj ne daten dy ne ne Itali, Brescia Brixia Forum. Do jete nje takim me i madh sesa ai i Rames bere ne Galatsi Athine. Padyshim pa patronazhist dhe administraten me vete Do shikojm sa vota do fitoj Agron Shehaj .MUNDESIA.AL

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tankisti i vertet

                      Ahahahaha. Ju meruni me llafe, ne mbushim kutite. Durro te thash e do e shohesh.sic tha e nje deputet i pd arbnori keta nuk jane socialista por specialista.

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Argida hunde spata

                    Gonia me ate zerin si kec mali don te qeverisi????????

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tankisti i vertet

                      Ne te gjith takimet gonia mer me vete 2 autobuze me puntoret e vete. I kishte thene nje puntori te vete te kandidonte, ca thua i tha puntori un jam komunist.

                      Përgjigjjuni
              2. A
                Artur Vlora

                Mero legeni s’shkruan më për ç’lirimin e kishes autoqefale , te ngritur nga FAN NOLI, dhe uzurpuar nga antishqiptar te babes. ??!!??

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Franko

                  Gabim Turi i Vlores. I pari peshkop është Kristofor Kisi, pastaj vjen Visarion Xhuvani e mandej Noli që thua ti.

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  O dali o gomar ndalo pak e mos ha bar

                  PS ka kohe qe tallet me komunistin Berrisha duke filluar me foton e kitaristit si Erion Véliaj . Te jetoshe ne Europe , Amerike dhe te kesh mendesi komuniste haaaaa kjo tregone qe i paska pare Europa keta njerez.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    e po...

                    O Mero, mua me duket se dhe ti kot pergjerohesh me gazeten tende qe une e vleresoj shume. 35 vjet me Sali Berishen kane nje histori shkaterrimi, krimi, vjedhje duke u a marre nje pjese te shqiptareve dhe duke e ndare me shqiptaret e tjere rreth tij. Pse si ka mundesi qe 400 mije shqiptare te jene budallenj, apo te betuar per nje komunist 24 karad , terrorist shteteror dhe hajdut e tradhetare i atij vendi? E, pra, keta kane marre nga Saliu qofte dhe nje gje te vogel dhe tani kujtojne se do ngrihet i vdekuri nga varri qe te vije ne pushtet e tu japi prape diçka dhe sikur do te ndodhe qe eshte e pa mundur, ky do ti mekoje perseri deri sa te vdes dhe pastaj ashtu si ke shkruar ti ne gazete para ca vjetesh, litarin e arkivolit do te ja lene jashte. Por problemi ketu eshte se ata prokrurore dhe gjykates qe zvarrisin burgun e ketij qafiri, duhen ndeshkuar me forma nga me te ndryshme. Mua me vjen keq se sivjet dolen ca te rinje si politikane, por jane ne nje linje e te njejtin karakter me Sali Berishen. Psh: Adriatik Llapaj e ke vene ré qe nuk zbret nga avioni sa ne Kanada, Amerike, Belgjike e Angli, Itali e Gjermani. Me çudit ku i gjene ato miljona parà euro ! Nje cope avokat kalama, diku furnizohet. Ma merr mendja se ndonje dite do ta shikojme te fluturoje drejte Moskes apo Pekinit. Nga ti Mero, dua nje vezhgim per kete person sepse, nuk i shikoj keshtu as Arlind Qorrin apo ate Shabani apo ate tjetrin , çfare e ka ai Poko, me duket si psikopat. Po fryhet nje tullumbace qe do ti kushtoje vendit edhe 35 vjet te tjere, e pasta çfare ngeli. Po vdes brezi i dyte i kesaj palo demokracie me kancer...Po munde na jep ndonje sqarim per problemin qe ngrita, gjithmone ne qoftese mundesh dhe ne qoftese edhe ti.....Ketu jemi tridhjete e pese vjet pa oksigjen shqiptar qe tani jam ambjentuar , ama me vjen keq ne shpirt per ate vend ku linda , u arsimova, u rrita dhe jetova me nder e dnjitet !

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XHOI

                      MERO TE DERGOVA NJE KOMENT PER ARDHJEN E KRYEMINISTRIT GREK NE VARRIMIN E JANULLATOSIT NE TIRANE POR SMA BOTOVE. TANI PO TE PYES CDO KRYEMINISTRI I NJE SHTETI NE VARRIMIN E NJE KLERIKU TE NJE SHTETI TJETER DHE A KA VAJTUR NDONJE KRYEMINISTER SHQIPTAR NE VARRIMIN E NJE KLERIKU NE GREQI, TURQI APO ITALI ? SE DYTI PSE JANULLATOSI DUHET TE VARROSET NE QENDREN KISHTARE ORTODOKSE SHQIPTARE KUR NE KETE QENDER NUK ESHTE VARRI I KRYEPESHKOPIT TE PARE SHQIPTAR FAN NOLI ? A KA NE BOTE ME DINAKE E ANTISHQIPTARE SE GREKET E JANULLATOSI JOT QE EDHE I VDEKUR PO I SHERBEN GREQISE? A E DI TI SE QENDRA ORTODOKSE ESHTE NE STAMBOLL KU NDODHET EDHE UDHEHEQESIA E KESAJ FEJE PERKATESISHT PATRIARKANA E STAMBOLLIT? E DI TI MERO SE KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE ESHTE E BARABARTE ME KISHEN ORTODOKSE GREKE DHE NJELLOJ AUTOQEFALE APO TE PAVARURA ? A E DI TI MERO SE KJO MASKARADE NUK ESHTE PUNE FEJE POR E SHTETIT GREK QE ME CA VARRE NE KOSINE, ME CA KISHA ME ARKITEKTURE TE KISHAVE GREKE, ME VARR TE JANULLATOSIT NE TIRANE, ME CA LEKE E TE SHITUR SI PUNA JOTE DO TE THOTE SE ORTODOKSET SHQIPTARE JANE GREKE E GJYSMA E SHQIPERISE ESHTE TOKE GREKE ?

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franko

                        Xhoi…..një korigjim të vogël. Kryepeshkopi i parë i kishesh tonë autoqefale, është At Kristofor Kisi, mandej At Visarion Xhuvani, dhe më pas vjen Theofan Stilian Noli - i cili vdiq në Amerikë, ku edhe ka kerkuar të varroset. Në nderin e kësajë kishe, për të mbuluar këtë pisllëk me Janullën, do të ishte të merrnin e RIVARROSNIN EDHE KËTA TË NDERUARIT sa sipër, në të njejtin vend me Anastasin, që në shqip i thonë me e la mutin me shurrë.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mero-dule-Bejleri-s-brekdhjeri-s

                          XHOI,,mos u lodhe kote,,merua tani merret me ceremonine e janullatosit,,shikoje neser kur te mbaje ne krahe arkivolin e ish spiunit te asfalias greke,,neser do shikoshe te gjithe tradhetaret e kombit,,,me ne krye,mero-dule-brekdhjeri-s

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Paguhen nga fondi i Min.Jashtme Greke per Helenizimin e Ballkanit. Shume media paguheshin direkt edhe prej agjentit Janusllatos i cili i dhuroi Bejlerit ikonen e Shen Merise . Dhurate per vrasjen e ushtarakeve Shqiptar prej bandes se Bejlerit. Janusllatos organizoj edhe nje meshe per vrasjen e terroristit Kacifas. Pra i njejti format si Talibanet kur nderojn terroristet.

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nesër avazi

                            Xhoi! Aq kisha sa jane ndertuar dhe rindertuar keto 33 vjet me Janullatosin, nuk jane ndertuar gjithe shekullin e 20-të ne Shqipëri.Ai ka hapur shkolla kishtare, dhe brezat e ardhshem te prifterinjve ortodokse do jene te gjithe shqiptare dhe te shkolluar ne Shqiperi. Ndryshe nga hoxhallaret qe te gjithe jane dipllomuar ne Turqi dhe Arabi.Sa per arkitekture kishat ortodokse ne gjithe boten jane njesoj. Nuk eshte e vertete qe jane me dizajn grek. Ndryshe nga katedralja ortodokse dhe katolike ne qender te Tiranes, me dizajn krejtesisht modern, xhamia jote eshte kopje me xhamite turke.Ne kisha ne predikojme shqip,biles edhe Janullatosi hera heras predikonte shqip. Ndersa ne xhamine tende kendohet vetem arabisht, dhe pjesa dermuese nuk kuptojne fare. Per ate se si i organizojne punet komunitetet fetare nuk eshte puna jote as e Meros dhe as e shtetit shqiptar. Fiksoje mirë.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhoi te perroi

                              Xhoi ka ke fut si kau pelés . Ka dy lloje vizitash , ajo shteterore dhe private , nese vjen privatisht nuk ka pse flitet . Ne nuk kemi pasur ndonje klerik te marre nese do kishim nuk do vinte......

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sadiu

                                Pas vorezave të "grekve" në Gjirokastër, në Këlcyrë të mbushur me eshtra të fëmijve dhe pleqve të vdekur 100 vjet më parë, tani po hapin një varr greku në qëndër të Tiranës, komshi me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun. Kështu që në muajin gusht plus qindra "turistve" grek që vizitojnë varrezat greke dhe qafën e Kiçokut në jug, do të shtohet numuri i tyre për tu "falur" edhe aty rreth e rrotull sheshit "Skënderbe".

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arjan

                                  XHOI KJO KLASE GAZETARESKE ORDINERE PO PUNON PER SHKATERRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR.KUSH KA SY SHIKON.

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Emigranti shqiptar

                                  E patë njoftimin e KQZ! Shumica e atyre që kanë gabuar më regjistrim, janë nga Kukësi, Shkodra dhe Tirana (Kamza). ....... . . Pra injorantët e pashkollë të PD, nuk dinë të regjistrohen për votim........ . Ndërsa PS ka ngritur grupe ndihme e patronazhimi në çdo qytet në Itali, Gjermani, Greqi, Francë, Angli, SHBA etj..... . Keq puna.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Llumi o burre.Ka me denigrim te votosh funderrinat e monstres se vicidolit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tankisti i vertet

                                      Deri ne date 26, 32.000 socialit te referuar nga strukturat tona kane aplikuar dhe jane pranuar nga kqz. Kjo perben rreth 62 perqind e numrit total te votusve te rregjistruar. Ketu nuk hyne socialistet qe mund te kene votuar ne menyre te pa varrur.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. N
                                      Nje anti sistem

                                      Mero , ne gjitha ato shkrimet me personazh Bashen kam bere nga nje shenim te shkurter , pa kurrefare fyerje , pse I censuron ? E di kjo gazeten eshte prona jote , Po kur shikojne banalitete llahtar , me cudit kjo censure . Megjithate , kjo eshte puna dhe prona jote .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mali

                                        Saliu. Mavriu

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Saliu mavriu

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alfred

                                            Ndonje fjale Mero, si gazetar i shtypit te lire qe je, per shishen e veres 33 mije euroshe te Edvinit te Madh? Do kemi ndonje koment apo editorial per vjedhjet skandaloze qe Rama ben me AKSHI-n???...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. n
                                              ndreqje gabimi

                                              'Socialistet po mundohen te terheqin opoziten ne nje beteje per diasporen.." thote Mero duke tentuar te fshehe ate qe e di kushdo, qe - socialistet mundohen ta mbajne vemendjen tek vota e Diaspores per te pasur me te lehte manipulimin permanent me blerje votash brenda vendit!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Trendelina ne radhua ...

                                                Mero , nje gje do te me mbetet merak , nje gje qe s'e kuptova kurre : kaq te veshtire , kaq te pamundur e ke qe kete taborr hajdutesh , kete taborr fundrrinash komuniste t'i permendesh emrin e vertete : Partia e Berishes ose pak me Bute PD-ja e Berishes ?! Po Saliu kaq do nga te gjithe , nga ata qe e stigmatizojne dhe nga ata qe e glorifikojne , ta therrasim me emrin Partia Demokratike dhe , thela mbi bisht , OPOZITEEE !!! Pastaj shaje me kuc e me mac qe nga Vermoshi ne Konispol , Po deshe , sepse ato s'kane vlere , ato Jane fshire ( sharjet ) , sepse ai eshte PD -ja , ai eshte opozita . Kaq do ai dhe kaq Po I japim edhe ne . Ta gezojme !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 1
                                                  12345

                                                  Ore ti kercuri i pare me pseudonimin !Taulant" te keshilloj ose po te porosis se njerez si ti me semundje patologjike inatçore ndaj X ose Y tani ne kohen e sotme kane dale ilaçe shume te mira per qetesim dhe inatin e kthejne ne dashuri dhe qetesi,mundohu se gjen dhe leri keto fantazira injrantesh se nuk te thote njeri bravo,leri ne punen e vete .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    TemaTiku

                                                    Sot me 28 janar edhe B. Islami tek DITA edhe M. Bazeja tek TemA kane te njejtin mision te pamundur si Editorial - ta paraqesin Ball katunarin Taulant si idhullin pas te cilit po bie permbys Diaspora! Duhet ta kene urdher nga lart se nuk dua ta besoj se Baze e Islami flene e zjohen ne nje krevat..

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Next level

                                                      Ymer, çar halli ke?! Tek të njejtët mutra të dhier fusni surratin e bëni portapotty me bajgën e Viçidolit. Një vrimë mizerje ju polli. Të njëjtat duar puthni, të njëjtat vrima bythësh lëpini dhe njësoj e keni vesin e spihunllëkut dhe pederastisë. Qerren, po të njëjta qarqe antishqiptare ja u ngjyejnë që të mbushni xhepin dhe të kakarisni si duan ata. Kur mbaroni misionin e përbashkët, ju ktheheni pështymave dhe kush e kush t'i fusë gishtin njeri tjetrit. Paqe Ymer! Gjeni paqen njeri me tjetrin se njësoj jeni. Ndryshe, xhaxha Sammy, do na vërë të gjithëve si komb në rresht siç na vuri, të lëpijmë loqet e rryshkura të kadavrës të Janullatosit të rradhës, sepse janë të bindur që të vegjël, të pisët, të pabesë, të paskrupullt, hajdutë, prostituta, zvarranikë siç jemi njeri me tjetrin, nuk prodhojmë dot askënd të saktë për t'u respektuar nga ne vetë dhe nga të tjerët. Ndryshe Ymer, po u thye dega që ju mban, ju qinë në bythë me bisht lopare para se t'ju varin të gjithëve me rradhë, siç bën komunistët e rinj me " baballarët e kombit" që i pollën dhe shkolluan në Europë me idetë komuniste.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tankisti i vertet

                                                        Problemi te ju eshte qe ju mendoni se ps eshte taulanti, belinda, erjoni, edi. Partia sociaëoste nuk lidhet me individe por me fryme.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Taulant

                                                          Drejtohet prej nje grupi te strukturuar kriminal. Asgje nuk eshte socialiste qekur mbeshtet oligarket. 20miljon euro km rruges. Hotelet me 4-5 yje pa taksa....

                                                          Përgjigjjuni
                                                      2. A
                                                        Arjan

                                                        MERUA THERRET NJEHERE GOGOLI SALI NJEHERE ALBIN KURTI PASTAJ NDRYSHON EDITORIAL DHE NA FLET PER HEROIN JANULLATOS PAS VDEKJES .PASTAJ FILLON PRAPE SALIU LIKJA ALBINI.DHE ASGJE PER KUCEDREN RAHMUT ,AH PO I BEN CA LLUSTRIME RRETH IDEVE TE TIJA SHTERPE ,ANTIKOMBETARE.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Myzeqari i bute

                                                          Ca thoni, o njerez? Ajo modele ka qene, ka bere dhe fotografi nudo. Kjo ishte puna e saj. Pastaj pranoi te behet gruaja e dyte a e trete e Trampit, kuptohet, per parate e tij dhe jo se u dashurua me pamjen, elegancen apo inteligjencen e tij. Tani duan te na e shesin si enigmatike, misterioze e te padepertueshme. Asgje te tille nuk ka tek ajo. E vetmja gje te mire qe ka eshte se nuk flet shume, pasi ndryshe do te merrej vesh sa e mencur eshte. Ne mandatin e pare qendroi krejt ne hije. Tani thone se do beje namin ne ndihme te njerezve me te dobet. Por nuk besoj se ka kapacitetin per te bere dicka te spikatur. Kur te ecen fati, te ecen, s'ke c'i ben. Edhe kesaj sllovenes i ka ecur goxha.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Patronazhisti dixhital

                                                            Beteja e Rilindjes per te Patronazhuar edhe Diasporen si zgjatim i modelit Patronazhimit te shqiptareve brenda vendit.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje