Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri

23 Janar 2025, 20:16Editorial Mero Baze

Letra e Sali Berishës dërguar në Facebook presidentit Donald Trump nuk vlen as për Trumpin dhe as për Berishën, pasi Trumpi as që e lexon, dhe Berishës nuk i hyn në punë nëse ai e lexon apo e merr, por që ta shikojnë shqiptarët që i dërgoi letër.

Por ama, letra vlen shumë për të kuptuar hallin e Sali Berishës. E gjithë letra ishte një përpjekje për të shpjeguar problemin e tij me qeverisjen e SHBA-ve para Trumpit.

D.m.th shpallja e tij “non grata”, izolimi i tij ndërkombëtar, humbja e thellë në zgjedhje, etj., sipas tij vinin nga fakti se në SHBA qeverisnin të majtët që shpenzonin para për të shkatërruar të djathtën botërore, përfshirë edhe Sali Berishën.

Kjo tregon shumë se çfarë bën pleqëria dhe halli familjar. Sali Berisha nuk ka bërë ndonjë gjë kaq banale më parë publikisht.

Përpjekja e tij për të ilustruar idetë e Trumpit me hallin e tij familjar, tregon pse është i motivuar ai të qëndrojë ende në politikë dhe të kapet me thonj pas PD-së, me shpresë që t’i heqë damkën e hajdutit të akuzuar për korrupsion madhor, minuesit të demokracisë dhe shantazhuesit të drejtësisë.

Por nëse Berisha në SHBA është futur nën sanksione sepse, sipas tij, ishte qeveri e majtë, atëherë pse në Londër, që ishte qeveri e djathtë, madje qeveri trumpiste, ajo e Boris Johnson-it, ai u shpall “non grata” dhe i humbi të gjitha gjyqet duke harxhuar edhe 600 mijë paund dhe duke mbetur përjetësisht “non grata”? Apo trumpistët e Londrës i paguante Sorosi?

Nëse reformën në drejtësi e bëri Sorosi, e gjithë ajo u konkretizua nga 2016 deri më 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Trumpi. Apo edhe në atë kohë Sorosi manipulonte Trumpin?

Dhe së fundmi, nëse vërtet beson se Trump do t’i heqë Berishës statusin e “non grata”, a do të bëhet Berisha figurë e nderuar për shqiptarët?

Berisha është shpallur “non grata” fillimisht nga shqiptarët dhe më pas nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Heqja e “non grata”-s për Berishën është lehtësim i madh për politikanët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, por për shqiptarët nuk thotë asgjë. Për politikanët e tjerë po. Sikur kjo të ndodhte teorikisht, njeriu më i gëzuar për këtë do të ishte Edi Rama, pasi ai e mund Berishën si me “non grata”, ashtu edhe pa “non grata”.

Por nëse SHBA-të mund të poshtërohen nga lobistë e të heqin sanksionet, atëherë SHBA bëhet një vend qesharak në Shqipëri dhe nuk mund të imponojë më askënd. As me “non grata”, as me SPAK dhe as me reformën në drejtësi. Aty merr fund ndikimi amerikan në Shqipëri.

Nuk besoj që Berisha ua bën këtë nder kundërshtarëve të tij, të cilët e vetmja gjë që kanë frikë në këtë vend është SHBA-ja.

21 Komente

  1. T
    Trenisti

    Atë letrën në fb e ke bërë ti o Merhum dhe ja shfaqe publikut, sikur Berisha i ka shkruajtur Trampit.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Trenisti. Kur Luani e kapi gomarin prej zverky ky i fundit thoshte "O Zot beje enderr"..keshtu jeni dhe ju trushplaret e Salkermes. Hidhi nje sy statusit te tij dhe do e kuptosh qe eshte e vertete.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Qeni Sali

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ooo Birrisha o hero Kuba komuniste shume te do

        Trapi ka nje vit e gjysem qe nuk flet fare per Sorros, a e degjuar ne fushate te fliste per Sorros. Nje nga ministrat eshte i Sorros. Nuk besoje qe e ka nga pleqeria por eshte natyra e tije super servile , nese i shikone karrièren te arrie te penetroje te familja e diktatorit Hoxha sidomos kur vjen nga nje fshat me prinder analfabet ky njeri do kete talent te rralle per poshtersi. Faji nuk eshte i Berrishes por i qeverise Rama dhe i pseudo drejtesise se kapur nga kjo familje kriminale. Qe ky do vdesi non grata ky mjerran shpresone te Bleona Qerreti , Robert Kaka Papa ,Kellici , Kokalari te i Qimi Pekes te Garo i bejne qefin i marin leket . Bukuria eshte kur behet nje parallélisme midis Donald Trump dhe Sali Berrisha haaaaaa njeri i lindur ne Amerike tjetri ne Viçidole njeri i pasur tjetri varfanjuk njeri antikomunist tjetri komunist haaaaa humor Berrishe. Edhe une i shkrova ne FB Donald Trump i thashe me dergo 20 milione euro me tha ok por per momentin po meret me heqjen me rreze lazer tatuazhin non grata te non grates Berrisha .....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Indinjata

          SHBA-ja nuk behet nje vend qesharak po i hoqi Berishes "non grata",sepse ajo eshte nje vend qesharak,ku e ka shpetuar ne 2 Prill te 91,ne 95,97,2001, 2008,2011 duke e vleresuar nje killer te saj ,fill pas vrasjes live ne "burre shteti"2011 ,nofke qe edhe pse e ka shpallur non grata ,nuk ia ka terhequr ate akoma e jo me ta fuse edhe ne burge.Kjo makineri vrastare pikerisht eshte pjelle e skutave te erreta te SHBA-se arresye kjo qe vazhdon e i bene karshillek çdo vit viktimave qe vrau ne mes te bulevardit "deshmoret e kombit",duke dhene urdher nga frengjia e tij.Ndaj i nderuar z.Baze ju andej keni nje shprehi te kahereshme "se Isai se Musai akoma nuk i eshte gjetur faji"!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Next level

            E tmerrshme se si ne shqiptarët humbim kohën e çmuar për të prodhuar politikanë efiçente dhe të ndërgjegjshëm, për të zhvilluar mbrojtjen, flotën, hekurudhën, industrinë, bujqësinë, pyjet dhe për të zhvilluar politikat e shfrytëzimit efektiv të risurseve natyrore, me një zog gomari që është turpi i këtij kombi dhe turpi i mungesës së kulturës sonë vetëqeverisëse. Pjellë e barkut të mizerjes, prostitucionit, hajdutërislë, grykësisë, tribalizmin mesjetar, sot pas 50 vjetësh karrierë si tribal komunist dhe si tribal pedeist e neverisin dhe e kanë shporrur të gjithë si sharlatan, hajdut, ordiner, pederast politik, horr dhe zvarranik nga komunistët deri tek pëdëistët, nga amerikanët deri tek rusët. Si mut pas këpuce, duke ju varur të gjithëve pas këmbës së karriges dhe në kërkim të çdo muti tutori për të futur surratin, pas gjithë katrahurës biblike që la pas, është krijesa më e neveritshme që barku ynë i mizerjes ka pjellë. Ka ardhur koha që mutin që bëjmë vet , t'a pastrojnë ne, jo të tjerët, ndryshe nuk kemi për t'u shkëputur kurrë nga pisllëku dhe mizeria.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Shume sakte

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tersi

              Në faktë do jetë çudi në qoftë se trapi nuk do ja heq njollën sali shtrëmbaluqit!. Ata janë si dy pika uji të dy mashtrusa,hajdutë, të pa turp,antiligj,shkatërrues dhe zjarrvënës! Për të dy kundërshtari politik është armik, njëlloj e mbiellin urrejtjen dhe përçajnë popullin!. Duket se shtrëmbua do hyjë në zgjedhje pa njollën e shba-së dhe ka ngjasa që edhe të fitojë! Kët merak ka edhe gazetari mero që fajtorin për rikthimin e berishës në pushtet kërkon ta gjejë te lobistët amerikanë apo te trapi dhe jo tek edi rama dhe qeverrisja e tij e korruptuar!. Aleati i vërtet i berishës është vjedhja dhe makutëria e mazhorancës për 12 vite! Përgjegjës është vetë rama por edhe gjithë taborri i b.lëpirsve mediatikë që e fshehën dhe mbuluan korrupsionin! Me siguri që po të mos kishte ndodhur ky korrupsion dhe të gjitha këto skandale të qeverrisë askujt nuk do i bëhej vonë s çfarë do bëhej me njollën e kërmës së saliut !. Askujt nuk do i rruhej trapi se çfarë bën trapi në shba!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjola

                Mese e vertet , eshte i shpallur nga vet shqiptaret kriminel , hajdut , shkaterrues i prones .........

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhelal Sveqla

                  Në se kjo do të ndodhë, AUTOMATIKISHT prekuroria (sipas Adriatik Llallës) speciale apo SPAK, duhet shkrirë, dhe siç do të thoshte Majakovskij, “ do të ishte Rè, në pantallone” me një fjalë SPAK do të ishte një pordhë groshe ( me rigon e hudhër), dhe gjithë SPAK-istat me në krye DumDumanin, do të ishin PORDHACË E FËNDUCË dhe me kaq mbyllet kjo histori. Pooor, gjithmonë në se Tramp, reabiliton shokin Sali Shiqere KaraXhiq.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mero Baze

                    Aha, paska marre informacione Mero qe shanset per tia hequr jane reale. Ahahhahjhahahah.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Thjesht nje lexues

                      Klimaksi I kesaj analize eshte vendosur ne dy paragrafet e fundit . Tek I patafundit kjo pike kulmore eshte perfekte . Pragrafi I fundit , tre rreshta , per mua , eshte .... Me mire te mos I kishe shkruar keta tre rreshta .

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kola

                        Mero merru me Berishen dite nate se bashke keni bere shume pazare, por me Amerike mos e krruaj tullen.....

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Majmuni Hirko

                          Berisha eshte i djathte! Sepse ai perdor doren e djathte kur shkruan! Daktorri si i djathte zbatoi ligjin Bolshevik 7501! Si i djathte e shet Shqiperine ku te mundet, sot te greku, dje te serbi, pardje te arabet, diten tjeter te turku, ku ti lever dose me shume?! A nuk eshte e djathta ne Europe keshtu si e jona? Padyshimm… E djathta ne Europe shet vendin e vet, siç ben graqija qe don ti jape nje pjese te veten falas Turqijes, por keta te fundit nuk e pranojne!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salaria

                            Proamerikanizmi ne Shqiperi nuk varet nga ty o te qifsha koken qe e ke si loqe. Por duket qe te pas hy krymi mire e mire.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Munika

                              Bravo Mero. Kjo eshte e verteta me dy fjale, qe s'ka te beje me Ameriken, por me veremliun qe vazhdon te talle bythen me zagaret qe I shkojne pas, duke pritur ndonje kocke.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Liria

                                Muhabet pleqsh- pordhët i bashkojnë

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Ylli

                                  Hopaaa ,paralajmerimi i Meros ....qesharak si perhere . Vertete Trump nuk lexon letren e Sales por "dacibaon" tend kush e lexon ??? D.m.th Amerika eshte e shkelqyer kur shpall non grata Salen ,por nese ja heq (nese) behet vendi me i keq ne bote....????????????????. O Mero ,Amerika eshte aleate e Shqiperise dhe shqiptareve ,kujt i rruhet per Sali e per Edvin . Te kishte shku Amerika me trute e katundareve provincial ,nuk do quhej Amerike por Skrapar ose Tepelene . Pika analistit poet ???????????? .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mediatikusi

                                    Saliu e shijon sa s'ka turfullimin e sekelldine qe shkakton tek Bazeja e mbare qenefi mediatik ku dhjet perdite Rama nga ajo leter derguar Turmp. Aq i mjafton. Per keta teveqele si Bazeja e loqe tjere, Amerika ka ndikim vlere e interes vetem kur mba ne preher Edi Ramen, ne te kundert e shohin ashti si Enveri dikur "Imperializmi amerikan armiku i tere shqiptareve" !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Une.

                                      Nje servilizem i ulet dhe pa nivel intelektual! Sikur te ndodhe qe Trampi do e lexoje kete leter, me siguri do semuret me te vjella...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Be qi ri

                                        Haaa Shqiperia eshte kthyer ne epruete o qafira.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje