Berishës nuk i duhen votat e diasporës, por përdorimi i diasporës për të njollosur zgjedhjet

24 Janar 2025, 18:58Editorial Mero Baze

Sali Berisha duket i penduar plotësisht që i hyri aventurës së votimit të diasporës dhe po kërkon rrugëdalje. Rrugëdalja e vetme zyrtare është të refuzojë të votojë ndryshimin teknik të ligjit, që mundëson afatet e dërgimit të votës nga diaspora.

Edhe pse në parim ka rënë dakord, ai po nxjerr përditë nga një “bisht” për të justifikuar dështimin e votës së diasporës.

Këtë javë ka shpikur idenë e votimit të shqiptarëve që nuk kanë dokumente identifikimi shqiptare. Dhe, për ta bërë këtë shpikje më të besueshme, thotë se përjashtohen 1 milion e ca shqiptarë.

Sipas burimeve zyrtare të KQZ-së, shqiptarët e ikur pas vitit 1991 jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë aplikuar për dokumente zyrtare shqiptare, janë rreth 150 mijë dhe jo 1 milion e ca. Por ata janë shqiptarë që kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe nuk u hyjnë më në punë.

Vetë sistemi ligjor që ka votuar PD-ja nuk lejon të votojnë njerëz që nuk kanë dokument biometrik shqiptar. Sepse, po të jetë për njerëz me origjinë shqiptare, me këtë kriter i bie të votojnë edhe arbëreshët, arvanitasit dhe diaspora e arbëreshëve në Argjentinë madje. Dhe Sali Berisha e di këtë.

Arsyeja pse po shpik këtë është për të rritur presionin që të mos votohen ndryshimet ligjore që mundësojnë votimin e diasporës, por në fund do t’i votojë ato. Sepse, më shumë sesa për të votuar, Berishës i duhet kjo betejë për të legjitimuar njollosjen e zgjedhjeve.

E vetmja gjë që Berisha po kërkon këto kohë është të mbledhë arsye për të thënë pse humbi dhe pse zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Dhe njollosja e procesit përmes votimit të diasporës është e lehtë.

Që të biem dakord, është një votim që rrezikon të jetë familjar ose kolektiv, rrezikon të jetë i parablerë dhe i identifikueshëm si proces. Por ky është standardi për të cilin ata vetë kanë rënë dakord.

Që Berisha ta ekspozojë më shumë njollosjen e zgjedhjeve, thjesht do të bëjë fushatë me protesta para Ambasadave, meqë nuk mbledh dot njerëz në takime në diasporë.

Me dëshirë, nuk do ta kishte pranuar fare të votonte diaspora, por tani është vonë për t’u kthyer pas, sepse bllofi që hodhi i doli për keq. Kështu që, së paku, ta përdorë këtë votim për të njollosur zgjedhjet. Është e vetmja gjë që i duhet pas 11 majit. Fitoren e ka harruar edhe vetë.

25 Komente

  1. M
    Munika

    Puna eshte se duhen gargantuan votimet e shtetasve, edhe sikur Saliu te krijoje cdo dite ndonje variant deshtimi Te huajt ketu do I kemi dhe ata do e shohin me syte e tyre kulturen e votimit popullir, qe perhere e ka njollosur ky veremli.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qorbelist Qarimhakuri

      Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martonesh kurrë…. Sali vdekja në prag të RIVDEKJES….

      Përgjigjjuni
      1. S
        SPAK -Bande kriminale

        Se Rama e ka fitoren te sigurte meqe eshte hajdut dhe sic vjedh parate e taksave te shqiptareve, ashtu do vjedh dhe votat.. hahahahahahahahahaha Mero gelbaza , gazetari me pacavure ne planet , gazetar avokat i nje hajduti te rendomte si Rama kellira , qe ne qeverisje ka vetem nje qellim te vjedhi sa me shume duke shkateruar Shqiperine

        Përgjigjjuni
    2. E
      Emigranti në Bruksel

      Vota e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit është e identifikueshme.... . Nuk është e fshehtë....... . Kur zarfi shkon në KQZ me emër mbiemër, dhe hapet shifet nga të gjithë për kë ka votuar x apo y...... Kjo është një nga arsyet pse shumë emigrantë nuk regjistrohen për të votuar...... . Plus lejimi i shumë të dhënave të tjera, si dokumenti i identifikimit, adresa dhe foto e fytyrës dhe mosbesimi që kanë se këto të dhëna nuk do të keqpërdoren.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti nga Charleroi haaa

        Uuuuuuuu çfare na tregove haaaa po kur shikone per te votuar nuk e tregone ( ID ) karten o idiot . Voto ose mos voto puna jote por keto karrizma mos n'a trego. Nese je me identité faux apo recherche nga polici ri aty i fshehur . Paske mentalité berrishan hoxhist komunist

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Coglionne! Lisez-le a' nouveau attentivement!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ana

          Po mire po shtetet e tjera si ja bejne? Se ne shumicen e shteteve te kesaj bote votohet edhe me poste. Ja ke Kosoven fare prane, e pastaj ke Ameriken ku gjysma e votueseve pavaresisht se jane ne Amerike preferojne ta dergojne voten me poste.

          Përgjigjjuni
        3. F
          Fi qi riu

          Haaa Shqiperia eshte kthyer ne epruete o qafira. Jau qift nonen Albin baba.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vetfundosje organizate terroriste

            Ko qe va ri i serbise

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Fi qi riu...ne fakt, deri tani, Al-Bin neomarksisti i Vetevrerosjes po qi vetem nonat e koqevareve se edhe kur mori pjese ne zgjedhjet ne Shqiperi para ca vitesh vetem 300 vota mori. TUNG dhe me mend ne koke e jo ne koqe.

              Përgjigjjuni
            2. U
              U vodhen zgjedhjet haaaaa

              Vota e emigranteve eshte nje astuce me shume ne zhargonin rrugaçeror te komunistit Berrisha. Kenga e ster degjuar u vodhen zgjedhjet ,masaker elektorale , bandat , nuk njohim zgjedhjet u blene u shiten tani kesaj kenge do ti shtohet nje tjeter rrefren qe per momentin eshte Secret

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cercis

                Zoteriiii Une jam emigrand ne SHBA prej 20 vjetesh,jam me passport shqiptar si edhe American,pra I kam te dyja. Pyetja ime per ty eshte,:une nuk kam nje document te vlefshem shqiptar sepse nuk me duhet,por nuk kam hequr dore nga shtetesia shqiptare,Tani meqe une jam i verifikueshem mbase me shume se ty apo kryeministri jot apo bashke me ju edhe gjithe opozita me Saliret e letyret bashke,pra sipas jush une nuk mund te votoj,Mendoj se nuk eshte e drejte, Tjetra une cdo here qe votoj duhet te nxjerr nga nje document te vlefshem,pra sipas jush cdo 4 vjet duhet te rinovoj document, sa shume I doni emigrantet

                Përgjigjjuni
                1. E
                  EMIGRANTI

                  Shko bej dokumentin biometria shqiptar ne ambasade .

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tao dhe Lali 2 pederaste

                  Berisha do tentoj serish, por kesaj rradhe PDja do asfaltohet rrafsh me token Rama pas fitores me 16 vjet pushtet (helmut kohli shqiptar) duhet te ndjeki politika qe njerezit ta zene me domate berishen dhe modelin e tij 2029-2033 altin dumani kryeminister teknik

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Iliri

                    Saliu,funderrina e kombit

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      O Merooo iku ne Gjermani ai, na ke thene me vite qe nuk del jashte vendit. Me duket ju palloj te gjitheve dhe si opozita e vetme i bie qe sa te bjer Rama ai merr pushtetin. Dhe Rama do bjere shpejte se popullit i ka vajt ku nuk mban me. Dhe populli nuk do te vij Berisha por do votoj qe te iki Rama dhe automatikish kush vjen pastaj? Gjeje ti o Mero qe vetem hajdutos se bashku me Ramen kurse pensionisteve ju futet hurin.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luxius Maximus

                        Edhe po te mos ishte vota e emigranteve, Saliu do te gjente nje sebep per te thene "votat u manipuluan, u vodhen, u shiten etj.", si gjithmone. Te kerkosh qe te votojne edhe emigrantet me dokumente te huaja, ky eshte absurditeti me i madh. Ata mbase kane hequr dore nga shtetesia shqiptare, ose nuk e kane care koken per te nxjerre ID shqiptare. Me zor nuk i detyron dot te votojne, as ata, as keta brenda vendit. Kush deshiron te votoje, i merr masat me kohe. Por plaku Sali eshte i vetmi per te gjetur sebepe.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                          Edi Rama e Rilindja manipulojne votat e shqiptareve ketu e jo me votat e hedhura nga shqiptaret jashte vendit. Nje Pushtet qe vjedh non-stop e ne c'do aspekt te qeverisjes per kete dite votimesh i ka ato qe vjedh, per te blere vota e abstenime ne votime, se vehten e kane siguruar.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mali

                            Berti sha do. Matë Nov Rrokun

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              te takosh veten

                              Eshte momenti, qe ti lesh Baze tallavat me ndodhite e vilajetit dhe duke anashkaluar ato, tu japesh udhe fjaleve, qe cdo shqiptar e ka dhe detyrim, per te nderuar vepren humane te shumeaneshme, te mbi tre dekadave, te kryepeshkopit Anastas, ne kete vend te zberthyer nga tr gjitha anet, por mbi te gjitha copezuar nga ana shpirterore. Punoi me perkushtim te vecante per ta ribere kete shpirt te copezuar, per tu afruar sa me shume me njeri tjetrin.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bedri Islami

                                per te njollosur zgjedhjet! Ke zgjedhje mor Mero petlla, ato ku garon Pushteti i tere grusht bashkuar me Administrate, Gjykata, SPAK, Polici, Media, nen siglen PS kunder opozites ku edhe siglat ja jep e merr po ky Pushtet absolut sipas rastit?

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  EMIGRANTI

                                  Mos do te sjellim tjeter popull injorant.

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Emigranti

                                  Na cane trapin patronazhistet. Deri tani me kane kerkuar te dhenat 5 te njohur qe punojne ne zyrat e shteti se ja u kerkon shefi dhe garancine qe do te votojme per PS. Turp!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    meshirojeni ushtarucin Mero

                                    Rama sjell ne Shqiperi ato refugjatet Afrikanet qe i shkojne Italise. Kerkon te ndertoje nje SHTET BEKTASHI mu ne mes te Tiranes. I ka ik ne arrati zevendes-Kryeministri e Ministri jetgjate i Ekonomise akuzu per vjedhje. Per vjedhje ka ne burg shokun e tij e Ministrin e "Shendetesise Falas" LIL Beqja . ...por ama Struci-Mero nuk e nxjerr qe nuk e nxjerr koken nga rera ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                      MOS E KRRUANI SHUME ME AMERIKEN MBARROI LAVATRICIA E SOROS DHE FLAMUJT NGJYRA NGJYRA TE SHQIPERISE , BOLL RROTULLUAT TIMONIN SA MAJTAS DJATHTAS. IK THOI RRAMES DHE BERISHES DHE LENI SHQIPERINE TA UDHEHEQIN INTELEKTUALE PA LIDHJE ME SHIKUKOMIN,DHE TURQINE.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje