Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

3 Shkurt 2025, 18:52Editorial Mero Baze

Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për studim në orët e pasdites deri në orën 16:00. Si provë, ai ka paraqitur një deklaratë të tij në qershor të vitit 2024, ku kërkon që shkollat 9-vjeçare të jenë me drekë dhe premton se këtë do ta realizojë partia e tij, Demokratike Euroatlantike.

Me të njëjtën egërsi ka reaguar edhe Adriatik Lapaj, i cili pretendon se Edi Rama i ka kopjuar programin e partisë dhe i ka marrë idenë për shkollat me drekë.

Sikur të mos mjaftonin këta të dy, edhe Arlind Qori ka akuzuar Erion Veliajn se, duke u dhënë të gjithë pensionistëve të Tiranës abone falas, i ka vjedhur idenë për pensionistët. Siç e shihni, radhët për të marrë abonetë falas ia kalojnë radhëve të pensioneve.

Pas akuzave të rënda që opozita ka bërë ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe vjedhje fondesh, kjo valë e re e akuzave për vjedhje idesh është më simpatike.

Është simpatike, sepse, për shkak të vizibilitetit të lartë që ka Edi Rama në opinionin publik, kjo është një rast i mirë që edhe këto parti të tjera të tregojnë pjesë nga programi i tyre, duke u përplasur me Edi Ramën. Përndryshe, idetë e tyre mund të mbeten në program dhe askush të mos i marrë vesh.

Unë, për shembull, jam mbështetës i Lulzim Bashës, por nuk e kam pasur mendjen kur e ka thënë këtë premtim. Ndoshta ngaqë nuk kam më fëmijë në shkollë.

Adriatik Lapajn e kam shumë të fiksuar si njeri të inatosur me qeverinë, që bërtet shpesh. Po të isha nxënës, nuk do ta kisha dëgjuar këtë premtim, se do të kisha futur kokën poshtë bankës nga frika e të bërtiturave të tij.

Por e besoj që e ka shkruar në program.

Arlind Qorin e besoj plotësisht që do t’ua japë çdo gjë falas pensionistëve, sepse beson se ata janë të vetmit që ruajnë të paprekur nostalgjinë e kohës së komunizmit në Shqipëri.

Por nuk e kuptoj pse janë xhindosur që Edi Rama po e bën realitet ëndrrën e tyre. Sepse Edi Rama nuk po e premton. Po e bën. Pensionistët po udhëtojnë falas në autobusë. Nxënësit do të fillojnë të kenë shkolla me drekë.

Nëse ata vërtet ua duan të mirën nxënësve dhe pensionistëve (sidomos pensionistëve), duhet të gëzohen që qeveria po i bën realitet ëndrrat e tyre dhe që pensionistët nuk do të presin derisa të fitojë Partia e Arlind Qorit që të udhëtojnë falas, pasi ndërkohë po udhëtojnë falas. Dhe as nxënësit nuk do të presin që Lapaj apo Basha të bëjnë koalicion për të mundur Ramën që të hanë drekë falas në shkollë.

Ata mund të deklarojnë të qetë në fushatë që Edi Rama ka përmbushur disa pika të programit të tyre. Kjo tregon se ata përputhen në disa pika, por këto idetë e shërbimeve sociale në qytet nuk janë as ide të reja, as ide të patentuara nga disa djem të rinj që duan të hyjnë në politikë në Shqipëri. Janë ide që kanë më shumë se 60 vjet që qarkullojnë dhe zbatohen në Perëndim.

Kështu që nuk mund të kërkojnë të drejta autori. Thjesht mund të falënderohen si mbështetës të projektit të qeverisë për nxënësit dhe pensionistët. Dhe deri më 11 maj mund të ketë edhe pika të tjera të programit që mund të përputhen me ato të qeverisë Rama. Kështu që mund të kenë edhe raste të tjera për t’u gëzuar.

Pastaj, më 11 maj, çfarë të kenë, të kenë. Po të paktën të jenë të qetë për nxënësit dhe pensionistët që i kanë merak.

 

28 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo politika jone u be komplet cmendine, per ti bere mutin. Keta llapaqen qe lehin portaleve, ne se gjykojne se kane te drejte, le ta cojne problemin ne gjykate. Une mendoj qe kushdo ka te drejte te beje me te miren per vendin e popullin, pavarsisht se e kujt eshte idea. Te tjerat jane llapaqeneri.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Po cfare jane keto shkolla me dreke, genjeshtra. Ku i kane pare keto lloj shkollash, ne ndonje vend qe e ka pare zhvillimin 150 vjet dhe Shqiperia ka pensionet miserable, ku pleqte pa ndihma familjare shkojne ne vetvrasje? Na mbyten mashtruesit. Luli do autorsine e idese se tij gjeniale, Rama mashtron nga ana tjeter. Plehra. Jepni voten dikujt tjeter qe kjo shpure 35 vjecare te marre nje carje se e kane zene kete popull per gryke e nuk e leshojne.

      Përgjigjjuni
    2. k
      konsevator

      Po pooo,ju them un ty.Edvini I zi I drogs,krimbit,korrupcjonit asht ay qy kerko ti japi noc rrokun, shqupit edhe partive tjera t upuzits.Mjaft ,rama ik ik ik.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kucedrat antishqiptare kane bllokuar RTSh

        Mero, po munde pyete Ramen si e justifikon mbylljen e RTSh per familjet e emigranteve. Thuaj edhe qe eshte turp per Tiranen zyrtare qe te ndodhin te tilla cudira te paspjegueshme.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Rama fiton ne 11 Maj, sa per partite e partickat e tjera, rendesi ka pjesemarja.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Mero me vjen keq qe me intelektin qe ke dhe te kam zili, inxhinier ne fakt, qe mbeshtet Lulezim Bashen, humbes serial. Luli nuk ka intelekt dhe kurre nuk do behet as lider e as kryeminister. Mbi te gjitha eshte i pa bese dhe mosmirenjohes. Te jesh i bindur, edhe fytyra e tij nuk shpreh asgje. Thjesht njeriu qe qesh. Ti inxhinier e ai me nje juridik, 3 vjecar qe e ka bere per 11 vjet. Ai nuk a artikulim filozofik, kopshti e dreka nuk jane gje, kauza, ligjerimi me bosht e filozofik jane. Ketu mbaron diskutimi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Mero bën ironi o zotëri hahahaha

              Përgjigjjuni
            2. L
              Luli

              Mero me vjen keq qe me intelektin qe ke dhe te kam zili, inxhinier ne fakt, qe mbeshtet Lulezim Bashen, humbes serial. Luli nuk ka intelekt dhe kurre nuk do behet as lider e as kryeminister. Mbi te gjitha eshte i pa bese dhe mosmirenjohes. Te jesh i bindur, edhe fytyra e tij nuk shpreh asgje. Thjesht njeriu qe qesh. Ti inxhinier e ai me nje juridik, 3 vjecar qe e ka bere per 11 vjet. Ai nuk a artikulim filozofik, kopshti e dreka nuk jane gje, kauza, ligjerimi me bosht e filozofik jane. Ketu mbaron diskutimi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te Fala nga "Pshati"

                Gallate nga "Politikane Medioker"...qe jane kthyer ne Llapaqene... Po ku Qendron Problemi..ne se Edi Rama bene Shkollat me Dreke apo Darke....??He eshte "Ideja" e BASHES..apo Llapajt???Ketu une nuk shikoj Ide...por Premtime Elektorale.... 1-Le te na thone se si dhe kushe do te Paguaj Parate e Drekes??Do te jene Falas..apo do te marrin Nxenesit "Buke e gjize" nga Shtepia dhe hane ne Klasa apo Mensa te Stisura??????? 2-Si Basha akoma edhe Llapaj le te na sjellin te tjera "Mrekullira"....le tja leme Rames kesaj Here punen e Drekes... 3-Sa per "Idete gjenjale" te Lul-Hollandezit ne jemi Mesuar..Historia e Bicikletave.... dhe Lul Hollandezi do te ishte mire tu Tregoj Miletiti Shqipetare DIPLOMEN e Hollandes::DHE JO cERTIFIKATEN E NJE sIMESTRI APO vITI sHKOLLOR....ne se nuk e ka athere ka Mashtruar dhe duhet te Largohet nga ÜPolitika e "Qylit" dhe Budallenjeve ...ne Shqiperi... 4-Sa per Llapajn...Ka shume Ide ..dhe jo vetem Ide...ka edhe Politikane akoma pa Premtuar per Dreka dhe Darka me "Koqe veje" apo edhe me Marmalate....kane Karizmin e te qeneit Politikane nga Fjala Bindese dhe menyra Argumentuese e Problemeve..pra te vere Pikat mbi i.. 5-Shqipeia ka shume Probleme per tu Zgjidhur,dhe nuk shikoj ASNJE nga Partite qe Luftojne dhe Shqyejne njera Tjeteren..te na Afrojne nje Programe te SAKTE per sa i perkete Politikes se Mbrojtjes, Politikes se Jashteme ne Spektrin e Realpolitikes se Soteme..kur shikojme se ne Gjermani po "Dridhen" se mos vjene ne Pushtet AFD....ect.... pra nese dikush do te jete ai Politikan i "Dashur" per Shqiperine dhe Shqipetaret,nuk duhet te "Mbytet ne kazanin" e Supes se Drekes se Ofruar nga Rama....... nje gje:Te me "Falin " Politikanet e mesiperm per Komentin time..por une "Pshatare" hesapi jame....dhe keto qe thashe i theme Perseri.....por edhe sikur te me Paguanin Politikanet Shqipetare me Flori do te Preferoja te merresha me "Kopene e bagetive te mija" se sa me Kopene e Udherve dhe Cakenjeve Politikane Shqipetare.....lol

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dordi

                  Edi Rama ashte Numero Uno! Shyqyr qe egziston se perndryshe nuk do kishte kuptim jeta e shume personave! E pabesueshme qe e kemi kete fat! Marrte nga ditet e “Lundra dhe Trapave”!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tankisti i vertet

                    Mr duket se deri tani ka mare nga ditet tuaja, ua ka ngrene shpirtin, u ka bukos.

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Maro

                    Amn8sti fiskale.per te gjithe.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      ENTSOE

                      Mero, shikon shume larg. Eshte I emancipuar, e Ka ndihmuar dhe fakti qe Ka studiuar inginieri, Jo si keta koqet e tjere me lloj lloj bachlerash!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ENTSOE

                        Mero, shikon shume larg. Eshte I emancipuar, e Ka ndihmuar dhe fakti qe Ka studiuar inginieri, Jo si keta koqet e tjere me lloj lloj bachlerash!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. Çdo arixhi mburr shoshën e tij.

                          Po sot nuk ka njeri që nuk e di se Rama çdo gjë e realizon nëpërmjet vjedhjes. Kur vjedh fonde, vjedh vota, pse duhet të çuditemi kur vjedh edhe ide? Kot nuk dalin paraprakisht partitë politike me programe të hedhur në letër dhe të botuar, pasi krijohet një kakofoni dhe zallamahi programesh ku nuk merr vesh i pari të dytin. Pastaj hajde merre vesh se nga të vjen ai premtim që të duket i arsyeshëm për t'a mbështetur me votë. Por Rama e ka gjetur mirë, bënë sikur i realizon konkretisht këto ide deri në zgjedhje dhe më pas ju kthen bythën e ju bënë mutin. Problem ai ka sa të hedhi lumin, pa më pas di ai si t'a dhjetë kalin.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptari i Ilirisë

                            Qesëndia e Meros është mëse e mjaftueshme për të kuptuar njerëzit cektësinë e të ashtuquajturave "parti të reja".

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jugu

                              Mero me keteo shkrime ke rritur masen dhe dozen e sumlepirjes ngaj Rames, por me shume pushtetit ne fuqi. Rama i ka degjeneruar dhe injoruar pensionistet dhe kjo ideja e abones falas eshte nje traptallje e momentit se ne afat gjate vetem i ka varferuar dhe tallur pensionistet. Kurse kjo skema e shkollave me dreka eshte nje humor jo aq i holle se sa nje fatkeqesi se si ju shpelani trute e popullates per disa muaj sa te fitohen zgjedhjet. Ti je ne rregull se cunat e tu ti rregulloj Veliaj dhe Rama, edh epse ata ishin ngelesa ne klase.

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                ne

                                Jugu....Po te lexosh gazeten 55 te Balli pace/pilafit do e kuptosh qe kjo e Meros nuk eshte asgje perballe Salisumlepirjes dore e pare me shumice qe behet atje. TUNG.

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  ne ju ata ato

                                  Ketu kryesisht hyjne ata qe jane kunder antishqiptareve ne teresi dhe kunder krye-antishqiptarit Sali ne vecanti, pavaresisht se edhe kjo ne vecanti eshte nje gazete antishqiptare. Ai Jugu mundet te jete edhe nje nga ithtaret e krye-antishqiptarit Sali, por per lepirjen e bythes qe i ben pushteteve mjerani Mero per interesa teresisht personale ka plotesisht te drejte. Nuk ka lidhje fare Balliu dhe pacja e tij me argumentin qe shkruan Jugu

                                  Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tik Rosa

                                Nuk ka dreken falas ne shkolle kush i nxjere keto genjeshta ......e vertete shkolla mbarone ne 4 mbasdite por nuk zhvillohet mesime deri ne oren 4 por behet pergatiten e detyrave per te nesermen ndersa ushqimi eshte i paguar 4.50 euro ka qene sot nuk e di ...... Kjo praktike nuk eshte zbulimi as i Rames as i Bashes.....

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  edi rama - Fjale e Rrene

                                  Akoma besoni rrenat e ketij Rames qe kopjon Programe qe kurre nuk behen realitete? Ka premtuar Teater te Ri qe ne 2020 kur u prish i vjetri tok me ate rrenacakun e Bashkise... sheh gjekundi neper Tirane ate Teater te RI or Mero tani ne 2025 ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Erjon

                                    Mero je imadh. Nga këta të tre, Lulin e besoj më shumë sepse e bëri Tiranën me tram.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ai qe sbeson kollaj te rrenat

                                      O Mero qe e ke xhan qeverine. Po gjete nje shkolle 9 vjecare publike qe ka mense per te ngrene dreken kalamajte me prefshin ne qafe. Leje or burre lepirjen dhe bej gazetari.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Taulant

                                        O Mero prifti po akoma mbron lugatin qe perzuri 1miljon Shqiptar ? Akoma beson qe ai do realizoj programin e partive te reja. Mero po pse nuk publikon asgje per takimin e madh qe organizoj Agron Shehaj ne Breshia te dielen. Mbi 2500 emigrant moren pjese. Pse publikon cdo dite takimet e Balles ku as 50 vete nuk jane ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Amerikani

                                          Si zakonisht , I ke telendisur e troshitur me koloritin e shpotise Merobaziane . " Te vjedhesh libra , Kam degjuar prej dikujt , nuk eshte ves , sepse vjedh dituri ...! " Edhe idete apo projektet e dikujt tjeter , kur I mbeshtet , nuk klsifikohen si hajduteria . Qofte kjo edhe kur ia vjedh dikujt qe ka "beshtetjen " e vete Meros ! Pertej shakase , une , si nje prej atyre qe , ne rinine e tyre AMERIKEN , AMERIKANATEN dhe Perendimin i shikoni si simbole te bukura te hapsires dhe lirise , kete klasen tone politike , te ketyre 33 vjeteve , e shikoj ne bllok , me bindjet te patundur , si vazhdurse te politikes se vjeter , pavaresisht pispillosjes , e falenderoj Meron dhe Temen , sepse me japin mundesine te shperthej rubinetin ...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            ANDI BUSHATI DHE GREG KRISTAQ RAMA E TALLIN YMERIN

                                            YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT?????? YMER SI TE MBANE GOJA ERE MUTI TY KENI PER TE NGORDHUR DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE HAHA HAHA

                                            Përgjigjjuni
                                            1. v
                                              vari l***t

                                              Shoku, ke nevoje emergjente. Duhet me patjeter te konsultohesh me nje psikiater, por ata te Shqiperise veshtire se ta zgjidhin problemin. Shiko mbase gjen dike ne Evropen Perendimore ose pertej Atlantikut. Te keshilloj te marresh masat urgjentisht se po i merr ne qafe edhe familjaret e tu pervec vetes.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. m
                                              mos qeshni po mundet

                                              Rama ka tregu se i mba premtimet - Ja, e tha ate "SHENDETESINE FALAS" ne 2013 dhe e realizoi tani ne 2025! Premtoi ULJE TAKSASH atehere dhe ...e shikoni vete sa e ka mbajtur premtimin! Pastaj edhe ajo Kryevepra - premtimin me "300 000 vende pune" kur erdhi ne pushtet e tani pas 12 vitesh ...3-4 fishoi te punesuarit shqiptare te ikur jashte nga qeverisja e tij!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje