Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

21 Shkurt 2026, 17:10Ekonomia TEMA
Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria e

Gati 12 përqind e 763 mijë pensionistëve mbeten jashtë skemës së bonusit mujor, sipas shifrave zyrtare të atyre

që përfituan gjatë janarit. Mbi 36 mijë qytetarëve që kanë pension mbi 40 mijë lekë, iu shtuan dhe 54 mijë të tjerë që u penalizuan për shkak të skemës.

Bonusin 1800 lekë në muaj e marrin vetëm ata që kanë dalë ne pension urban me vite të plota pune por që nuk marrin më shumë se 40 mijë lekë në muaj. Po kështu e marrin 800 lekëshin ata që kanë pension urban të pjesshëm por që nuk kalon vlerën 22 mijë lekësh. Kurse pensionet rurale s’duhet të jenë më shumë se 18 mijë lekë, në mënyrë që të përfitohet bonusi mujor 1 mijë lekë.

Por jo vetëm kaq. Tavanet e vendosura, nuk lojojnë në disa raste përfitimin e plotë të bonusit. Një qytetar që merr pension rural në vlerën 17 mijë e 500 lekë, nuk e përfiton bonusin 1 mijë lekë, por merr vetëm 500 lekë, pasi nuk mund të kalohet tavani i caktuar nga qeveria, në këtë rast prej 18 mijë lekësh.

Sipas shifrave zyrtare të siguruara nga Report TV nga rreth 762,740 pensionistë që ka Shqipëria, bonusin mujor e kanë përfituar në janar 672,982 prej tyre. Prej tyre vetëm 33% e përfituesve kanë marrë 1800 lekë, ndërsa shumica ka marrë më pak.

Nëse skema do të mbetet e tillë, numri i pensionistëve që s’do të përfitojnë do të rritet në 2027-ën, pasi vlerat mujore të bonusit do të dyfishohen. Por në një reagim zyrtar për Report TV, Ministria e Ekonomisë është shprehur se skema do të rishikohet, por jo tavani prej 40 mijë lekësh.

“Në lidhje me vitin 2027, po, këto tavane do të jenë objekt rishikimi në kuadër të analizës së vazhdueshme të politikave sociale dhe reformës së sigurimeve shoqërore. Skema e kompensimit do vijojë të aplikohet për pensionet deri në 40,000 lekë në muaj, ndërsa fashat konkrete të përfitimit dhe masa e kompensimit mund të rishikohen, në varësi të: ecurisë së inflacionit, qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë”, thotë Ministria e Ekonomisë.

Ndërkohë qeveria ka vendosur ta japë edhe shpërblimin e fundvitit dhe e ka parashikuar në listën e akteve që do të miratojë brenda vjeshtës së këtij viti.

10 Komente

  1. k
    kacidhja

    Ky vendim ishte nje diskriminim i qellimshem.Jane mbi 50 perqind e pensionisreve qe nuk e kane pensionin mbi 40000 leke qe nuk perftojne asgje,duke thelluar padrejtesine e pabarazine.Si ka mundessi qe nje pensionist qe nuk ploteson vjetersin e punes me 1 muaj te mos marr asnje shtese pensionni.Duhet te kete nje koeficent simbas munges ne plotesimin e vjetersise te veproj dhe ne perfitimin ,p.sh nqs me mungon 1 e pesta e vjetersise ne pune per te marr pensionin e plote,po kaq 1 e pesta le te hiqet nga shtesa e pensionit te dhene .MEKANIZMI ESHTE I THJESHTE POR POSHTERSIA E QEVERISE ESHTE E MADHE.per kete duhet te luftoj levizja Bashke dhe deputeti Redi Muci ne se e kane seriozisht kauzen e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Po varua karin ketyre. Mos i jep kokerr leku Perseri do na votojne kur te vije dita.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti qe ka paguar sigurime per 45 vite

      Ata qe kane kontrobuar shume per pensionin pra ata qe kane bere vite pune shume dhe kane pension mbi 40 mije leke nuk marrin shtesa ndersa ata qe kane vite pune pak qe skane paguar sigurime marrin shtesen kjo nuk ka sens ne kapitalizem.Ai qe paguan merr ai qe paguan nuk merr.Ne monizem shteti te jepte pension ndersa ne kapitalizem shteti te llogarite pensionin sa ke paguar.Sot shteti po ndihmon ata qe nuk kane paguar rregullisht ose kane paguar pak sigurime dakort te ndihmohen por jo ne kurriz te atyre pensionisteve qe kane zbatuar ligjin e sigurimeve duke paguar per mbi 40 vite

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Jo, në monizëm shteti, për pension të plotë të jepte 70% të mesatares se pagës më të lartë në dhjetë vjetët rrjesht, por nuk kishte pension më të lartë se 700 lekë në muaj (sa afërsisht paga mesatare e një nëpunësi me arsim të lartë në një ndërmarrje të kategorisë të dytë). Pastaj për të pjesshëm, proporcionalisht me vjetërsinë në punë, por jo më pak se gjysma e pensionit minimal. Dilnin në pension, në mos gabohem: gratë 55 vjeç dhe burrat 60 vjeç. Pagesa e siguracioneve shoqërore dhe shëndetësore ishin të detyrueshme për çdo të punësuar dhe i paguante të gjitha punëdhënësi (punëmarrësit nuk i mbahej kokërr leku: as taksa as siguracione; le që taksa ai sisyem nuk kishte). Kurse sistemi i sigurimeve të fshatit në (kooperativa bujqësore) filloi mjaft vonë, ndofta në vitet '70-të dhe me kuota mjaft të vogla krahasuar me punën në shtet, se të vogla i kishin edhe pagat; një pjesë të shpërblimit e merrnin në natyrë se ishin pronë grupi, - jo shtetërore. Kurse fermat bujqësore trajtoheshin si ndërmarrjet shtetërore.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeus

          Je shume i sakte!

          Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti

        Po s’pati leke qeveria per te gjithe, mos te marre asnje bonus, kur te mbledh leket ti ndaj ne menyre te barabarte per te gjithe. Pse mban gjithe ata te punesuar ne zyrat e sigurimeve shoqerore ne gjithe Shqiperine? Shkurto administraten ne kete institucion, pensionistet po paguajne 200 leke ( te reja) per nje aplikim te e-albania, se zyrat nuk i hapin dyert per sqarime. Ku jetoni e hene apo ne mars?

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Me nje fjale keni lene jashte pensionistat VIP.Ata qe kane pensione te vecanta qe i kane mare sipas preferencave. te k/ministrit (miq,shok, militante)dhe ish deputetet qe kane tallur bythen dhe kane notuar ne privilegje.Ata ofendohen me keto therime qe marim ne me nder pensionistat e thjeshte

          Përgjigjjuni
          1. K
            Km

            Te gjithe pensionist et duhet te perfitojne, pavarsisht sa marrin., pavarsisht se Jane me vite te plot a apo te pjeseshme. NE vitin 1992,me vendim te qeverisje Meksi u pushtuan nga puna, pra u privuan nga e drejtat e punesimit per motive politike. Dhe ASNJE nuk u lejua te punesohen. Per rrjedhoje, jo per faj te Tyre, por per per ndjekje politike nga PD ne pushtet, NUK munde te plotesojne vitet e punes. Atehere perse sot nuk iu jepet KY kompensim? Edi Rama deklaroj ne dhjetorin se kjo arritje behet ne kuadrin e reformim it TE pensione e per aderimin ne BE ne vitin 2030.Atehere, nese eshte keshtu, te gjithe pensione, pa perjashtim duhet te rriten Ne perputhje me nivelin e inflacionit, me nivelin qe parashikohet ne perputhje me futen ne BE. Mjaft me me mashtrime te tipit Sali Berisha te 1992.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Qysh ne fillim u pa se kjo gjoja rritje pensioni qe u trumbetua nga qeveria,ishte skeme e paster korupsioni qeveritar. Si ne cdo fushe ne Shqiperi ka filluar shembja e shtetit, ne rruge, ura, linjat e tensionit, tunele etj. Presim vetem qe te forcohet, qe temos pezullohen krye hajni i ripjelljes me ministrat qe bejne korupsion.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sokrat

                Boll me therrime, per nje grup te caktuar, qe nuk sjellin ndryshime thelbesore ne pensione. Duhet te rriten pensionet per te gjithe, duke ruajtur parimin e pageses sipas kontributit. Se po dalin ne nje qafe, si ata qe kane punuar gjithe jeten me ata qe nuk kane punuar apo kane punuar pak vite. Jemi ne kapitalizem dhe nuk ka barazi!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje