“Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e Prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë arrestuar.
Ajo ka kërcënuar me arbirtrazh ndërkombëtar.
Njoftimi për shtyp
“Kompania po ndjek me shqetësim hetimet ndaj disa prej drejtuesve e punonjësve të saj aktualë dhe të mëparshëm. Duam të përsërisim se ndryshimi i kontrollit tek investitorët aktualë ndodhi në shtator 2016.
Këto zhvillime vijnë pas muajsh mbikqyrjeje mbi komunikimet telefonike dhe sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës të disa prej punonjësve tanë, të kryera në rrethana që ngrenë shqetësime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin, duke kulmuar në masa kufizuese ndaj individëve dhe mjeteve të punës.
Ne rikonfirmojmë se:
Marrëveshjet sipas të cilave Kompania operon në Shqipëri, dhe sistemi i “rikuperimit të kostove” në ato marrëveshje, i cili është në qendër të këtij hetimi penal ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Kompanisë, u vlerësuan në një vendim përfundimtar të lëshuar nga një arbitrazh i ICC në vitin 2024;
Megjithatë, Kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetet kompetente hetimore shqiptare;
Të gjithë punonjësit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe kanë të drejtën për mbrojtje ligjore të pavarur dhe të drejtë;
Kompania po ofron mbështetje të plotë ligjore për të gjithë stafin e prekur dhe garanton përfaqësim të plotë ligjor në çdo fazë proceduriale, duke mbështetur fuqimisht të drejtën e tyre për një proces të drejtë dhe të paanshëm.
Duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë në integritetin e operacioneve të saj në Shqipëri, Kompania ka angazhuar ekipe ligjore si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit për të bashkë-udhëhequr mbrojtjen ligjore, si brenda vendit ashtu edhe para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.
Kompania aktualisht po vlerëson të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare të disponueshme, duke përfshirë procedimet tek institucionet ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhit sipas Rregullave të Iç-së, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të saj si investitor i huaj dhe ruajtjen e sigurisë ligjore të operacioneve të saj.
Kompania do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale dhe t’u përmbahet ligjeve shqiptare. Ne besojmë se as mekanizmat e lartpërmendur dhe as nxitja e tyre nuk duhet të zëvendësojnë dialogun në lidhje me zbatimin e vendimit përfundimtar të lëshuar në arbitrazhin e lartpërmendur të ICC-së, të cilin ne kemi shprehur prej kohësh gadishmërinë tonë për ta finalizuar dhe zbatuar.
Kompania jonë nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të pajustifikuar që dëmton stafin e saj, familjet e tyre, reputacionin e saj ose investimin e saj të gjatë në vend.
Në këtë mjedis sfidues, ekipi ynë kryesor ka demonstruar unitet dhe profesionalizëm, duke siguruar që operacionet e Kompanisë të vazhdojnë pa ndërprerje.
Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj partnerëve tanë dhe të gjithë palëve të interesuara duke përmbushur detyrimet tona me të njëjtën cilësi dhe besueshmëri, ndaj institucioneve shqiptare dhe mbi të gjitha, ndaj të gjithë punonjësve tanë, të cilët i kanë shërbyer misionit tonë me integritet dhe profesionalizëm.”
Banda juaj duhet te heqi menjane dikush te 150 deri 200 milon euro per te korruptuar gjithe anetaret e arbitrazhit, sic beri Beketi
Kompanie duhet te shtetezohet. Nese ka shkelur kushtet e kontrates.
E vertete mjedisi sfidues qe citojne ne deklarate per popullin tone duhet te jete dhe eshte mjedis humbes I miliarda dollareve te shfrytezimit nga ana e kompanise te pasurise tone pa bere asnje pagesa dhe keni patur ndihme pa kufi nga ata qe sot thone qe ne kohen time ju keni paguar taksa dhe do ta keni ate ndihme nga studio e tij ligjore.Nje shprehje popullore thote:Cdo gje keputet ku eshte me e holle por harami keputet ku eshte me i trashe.
Normale. U lejuan te pasurohen aq shume me pasurite e ketij vendi, sa tani kane te drejte te mos e perfillin shtetin e tyre. Madje te blejne edhe gjykatat nderkombetare.
Duhet te ikniiiiiiiii
Ja pra që edhe hajdutët pretendojnë se kanë reputacion të mirë. Po jini të ndershëm mos bëni kërcënime por kundërshtoni provat e fajsisë me prova pafajsie dhe prisni me gjoks ndershmërie vendimin e drejtësisë - nëse nuk i kini bërë edhe ata për vete, si shumë e shumë të tjerë.
Kishim kandidatura serioze, zgjodhēm kēta mashtrues.
Bankers është shembulli më tipik i kapitalizmit në Shqipëri. Kapitalizëm që dikur, por jo më tani, është përdorur në vendet afrikane, ku shumëkombëshet blinin qeveritarët dhe rripnin pasuritë kombëtare. Që këtej ka rrjedhur edhe shprehja: afrikanët janë të varfër, megjithëse flejnë mbi diamante! Naftën shteti shqiptar e ka pas shfrytëzuar vetë që në vitin 1970. Nga ku nxirreshin dhe përpunoheshin deri 2 milionë tonë naftë në vit. Pastaj ra flama dhe çdo gjë u shkatërrua. Duhej të vinte "Bankers" e kompani që të na vidhnin. Sepse vetëm kështu futeshim në "rrugën e Zotit"! Dhe e hëngrëm sa krahu. Se edhe e meritonim mirë. Aq idiotë u treguam si popull. Në vend që të shkatërronim ideologjinë e partisë unike në pushtet, shkatërruam gjithë shtetin tonë, si për tu bërë qefin fqinjëve tanë dhe peshkaqenëve të sistemit kapitalist. Duke ndjekur sokollimat e një të çmenduri nga Viçidoli! Për më shumë Bankers na e ka vënë tani shkelmin në gjoks dhe po na tërheq litarin te fyti. Se ai është legalisht dhe ligjërisht i mbrojtur. Se kontrata e nënshkruar para 20 vitesh nga Ridvan Bode dhe Genc Ruli u firmos ashtu siç e kishin përpiluar avokatët me eksperiencë të Bankers. Pra ligjërisht ata janë të mbrojtur. E vetmja gjë që mund të bëjë SPAK është arrestimi i Bodes dhe Rulit dhe mbajtja e tyre përjetësisht në burg. Për miliardat që ata i kanë shkaktuar humbje shtetit shqiptar.
Kot lodheni ,kemi shume "shtete" brenda ketij shteti qe "ben zap" brekegrisurit dhe han e pin me Oligarket.Bankers i ka krahet e ngrohta dhe shuuuuuume para prandaj ky i gjati kot i ngacmon.
Kapitalizimi scipetare beri me miliarda muter shpellare antishqiptare dhe morracak katundare scipetare. U shofte ky lloj kapitullizmi scipetare qe vodhi dhe vrau shqipetare nder dekada mbare bashke me bajgat shpellare, koke lopet katundare dhe halabaket qytetare..Poshte muti scipetare shpellare qe vodhi dhe vrau shqipetare nder dekada mbare...Poshte muti sistem shpellare..Poshte muti..muti...
Reputacioni juaj ne Shqiperi, qe ankoheni se po ju demtohet, eshte me i ndyre da sbehet?! Qe jeni te ndyre u krijua si reputacion kur filluat shperthimet, demtuat ujindhe ajrin, shendetin e banoreve dhe genjyet hetimin dhe opinionin se do rikthenit gjendjen e mepershme, por kthyet berjen e nje muti te madh, nderkohe qe qeveria dhe prokuroria benin sehir.