Blerina Gjylameti: Bonusi i pranverës për pensionistët do të jetë gjithmonë! Do të vijojë me rritje

2 Maj 2025, 21:20Ekonomia TEMA
Blerina Gjylameti: Bonusi i pranverës për pensionistët do të

Deputetja Blerina Gjylameti foli për përpjekjet e qeverisë për të rishikuar skemën e pensioneve, duke theksuar rëndësinë e lidhjes më të ngushtë mes kontributeve dhe përfitimeve. Në një intervistë në News 24, Gjylameti theksoi se lufta kundër informalitetit në paga është një element kyç për përmirësimin e sistemit të pensioneve, duke mundësuar pensione më të larta dhe më të qëndrueshme për qytetarët.

“Ne do të kemi dhe rishikimin e të gjithë skemës sepse duhet një lidhje më e mirë mes kontributeve dhe pjesës së përfitimeve. Nga ana tjetër, edhe lufta ndaj informalitetit të pagave bën të mundur që skema e pensioneve të performojë më mirë dhe pensionet të jenë më të larta. E them këtë sepse kemi bërë një punë të mirë për pjesën e formalizimit të tregut të punës, në mënyrë që të mos kemi më punonjës në të zezë. Ne po punojmë shumë fort për formalizimin e tregut të punës. 

Dhe përtej këtyre, për mua është shumë e rëndësishme, si profesioniste, si ekonomiste, por edhe si vajzë e dy prindërve pensionistë: fakti që bonusi i pranverës kishte një specifikë ndryshe. Nuk lidhej me një fond që qeveria shqiptare e vendos si bonus, si diçka që jep shpërblim për pensionistët, por ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me rritjen ekonomike. 

Pra nëse pagat po rriten sektor privat dhe publik, nëse po zhvillohet, po ulet borxhi, pra ka kontribute të mira të ekonomisë, pra sa është kontributi i rritjes ekonomike te pensionistët? Dhe bonusi i pranverës është i lidhur me këtë. Është vendosur një përqindje që nga rritja ekonomike kalon automatikisht në një fond te Banka e Shqipërisë për të kaluar në skemën e fondit të pensioneve. Do të jetë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në rritje”, theksoi Gjylameti.

Gjylameti gjithashtu u fokusua te nevoja për përkrahje më të madhe për gratë. Ajo theksoi rëndësinë e mundësive të barabarta për gratë në tregun e punës, duke përfshirë mundësi më të mira për arsimim dhe trajnim profesional.

Gjylameti po ashtu theksoi rëndësinë e programit “After School” për fëmijët, i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi pas shkollës, duke krijuar mundësi për gratë të punojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre në të njëjtën kohë.

7 Komente

  1. D
    Deputete e bija botës!

    Ja tha e-Drama kësaj tek veshi ?? Duket si "m'u gjend Kola, n'punë". Dhe mqs zgjedhje hajt dalim themi diçka të afirmohemi... Kur në fakt ajo aty është thjesht dhe vetëm për një meritë dhe vetëm një, tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorida

      Doli dhe madama rrenacake, ik mi fshihu ti, kjo nuk e njeh Tiranën vjen e bohet kandidate në Tiranë. Në Fier shko po ta mbajti. Këtu ka plot goca tirone, le e rrit mes Tironës e ne nashi na vin këto katnaret ti votojme ne. Jo ori pse u liru këshu? Votoni çunat e gocat e Tironës.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lala

        Kjo eshte Gjyle Qameti me baba oficer sigurimi dhe vjerrin zv/ minister te puneve te brendedhme ne kohen e diktatures..... Kjo perfaqson njeriun e Ri te Dik.se proletariatit sipas mesimeve te nones Parti. Gjyle Qameti eshte siameze me Oriola Pampuren e Burrelit qe nuk i ndahet Lul Bashes , capajevit te Argites se Sali Kermes. Nje deputete si kjo Femer por jo Grua nuk vlen as per fshesaxhije rruge...

        Përgjigjjuni
        1. s
          sokrat

          Rritni pensionet, boll me bonuse!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I vuajtur

            PIKE !

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqiperia Behet Mirdite

            Pension kjo kulcedra do te marri rreth 1000 euro me suplemente, 10 fishin e pensionit qe merr nje pensionist i mesem ne Shqiperi NJEREZ zgjidhni me kujdes me 11 maj!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Lala ,komentet jan për të ndihmuar këdo që do të angazhohet me problemet.Kritikoje për ato që ajo diskuton dhe jep edhe ti një mendim të mirë për ti shërbyer shoqërisë.TANI dëgjo: Blerina është me origjinë nga MOKRA nga vëndi i trimave ,i kulturës ,e i traditave më të mira që gëzon populli Shqiptar.Me saktësi po të them që babai i Blerinës ka qën oficer në ushtri dhe ka qënë i shëmbullt në të gjitha drejtimet.Të dy familjet e saja jan nga familjet më të kulluara me origjinë patriotike. Njerëz që e kan çarë jetën me punë e me merita.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje