Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre.
Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së tij, lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, përgjatë vitit që lamë pas, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.
Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike.
Referuar raportit vjetor të këtij institucioni, për periudhën raportuese, janë në total 101 masa administrative “gjobë”, pas pasaktësive të konstatuara në deklaratat e bëra.
Ndërsa për periudhën 2014 - 2024 janë aplikuar në total 2,231 masa administrative “gjobë”, të cilat, në një pjesë të konsiderueshme janë ekzekutuar në mënyrë vullnetare apo janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative.
Nga ana tjetër, Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj.
Për vitin e kaluar, janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Shume mire bejne qe i denojne , po kini kundes vetem ketej majtas hapni syte se mos hidheni nga krahu i Salkarit se u piu e zeza . Sali haleja ka 12 vite qe ka nje kompani BADIGARDE qe e ruajne se mos bije rrufeja ne halet , ku i gjen gjithe ato leke pidhi i kurves apo ja nxjerr Liria nga pidhi me Giten . C'fare beje tere keto institucione qe paguhen e ne nje kohe qe therret e bertet per kryeministrin , thote qe rron ne luks harxhon shume nga taksat e shqiptarve .

Veting per ish zyrtare nga drejtor e siper...te gjithe pa perjashtim.