Çdo pagesë dhe blerje përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj: Projekti pilot do të zbatohet fillimisht në Tiranë

2 Mars 2024, 10:54Ekonomia TEMA
Çdo pagesë dhe blerje përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj:

Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik me qëllim uljen e informalitetit, por edhe për të lehtësuar pagesat.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike synohet të testohen gjerësisht për të gjitha pagesat”.

“Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve.

Duke marrë shkas nga kjo kemi menduar të bëjmë një projekt pilot, ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme – në Tiranë 100 individë, në Peshkopi 100 individë, dhe në Përmet 100 individë, – të cilët qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale. Ne do të lidhim partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë që të bëhen pjesë e këtij piloti me qëllim që të testojmë të gjitha zgjidhjet eksistuese dhe të shohim se çfarë problematikash na dalin, edhe në pëdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit.

Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat. Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Është interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes me biznes tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit.

Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë që ta mbështesim sistemin financiar dhe fin tech-net dhe bankat”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problemi përmes instrumenteve të botës së re.

“Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re”, tha Rama.

47 Komente

  1. M
    Meri

    Shume e drejte dhe e mire kjo qe eshte menduar per pagesat. Po thuaj te gjithe supermarketet te japin mundesine te paguash me karte. Mgjate disa pranojne karten nese ben nje blerje mbi « x » leke. Ajo qe me duket e pakuptueshme eshte pse ne poste nuk paguhen drita e uje etj, pra te gjitha pagesat, me karte? Tere ato sherbime ofrojne, me kompjutera punojne internet kane pse s’bejne pagesat me karte?

    1. A
      Asd

      Shume sakte. As ne e-albania nuk paguan dot me karte!

      1. d
        diktatura moderne

        Ne shtet asgje nuk paguhet me karte as gjoba as taksa apsolutisht asgje. Besoj se e kuptoni pse shteti i merr te tera kesh dhe me mandatarketime. Biznesi e ve si opsion POS sepse sdo te humbe klientin sidoqofte kjo nuk eshte pozitive sepse biznesi dhe individi humbin aktualisht 2-3% te vleres me kto transaksione te cilat 8 shkojne bankes. Shteti do te ko trrolloje cdo gje dhe mund te kufizoje blerjet, mund te kontrrolloje individet dhe kufizoje lirite. Kush eshte mbi 40 e mban mend komunizmin se si nuk mund te blije asgje dhe po te kishe leke. Kontontrrolli permes parase eshte diktatura e re.

    2. P
      Parruca

      Pe ato komisione skandaloze qe mbajne bankat per cdo pagese me karte do e besh kete pune? Ketu duhet te nderhyje BSH qe ti detyroje bankat e nivelit te dyte te ulin komisionet.

      1. P
        Provoje pastaj fol

        Per pagesat ne dyqane nuk mbahet komision.

        1. m
          mos

          Po koqevete ne pazar me karte banke do blihen?! U terbuat fare.

      2. T
        Tirona

        Kjo eshte gjeja me kot,lerini rehat pensionistet ne hallin e tyre,mos jua shtoni edhe me shume stresin,se mbeten neper zyra noterie duke paguar leke per tu futur ne sistemin e -albania ,prandaj lereni me kaq,bejeni keto eksperimente me administraten tuaj z. Rama

        1. f
          fiks

          e albania si jep dum as ri ia jo me pleqte. Platforma me idiote dhe me ordinere. Te duket vetja si web1 para viteve 2000

          1. B
            Bato

            Pensionistet me ate pension qe kane do e harxhojne te gjithe brenda muajit, jepja dhe me banke, do e terheqin te gjithe shumen. Problemi i formalizimit te ekonomise me se pari do te kerkonte qe gjithe skema e tvsh-sa te ishte cikel i mbyllur, ku biznesi i vogel te mos perjashtohej. Ne kete menyre sdo kishte mundesi qe firmat e medha te leshonin fature pa tvsh. Se dyti individet te ndergjegjesoheshin dhe te merrnin faturen fiskale nga ghithe blerjet qe kryejne. Sa i perket uljes se perdorimit te cash_it nevojitet pajisja me karte e te ghithe te punesuarve, faturat e sherbimeve utilitare te kalojne me banke, sherbimet postare te mos pranojne pagesa cash, noteret ghithashtu. Nisma e ministres eshte 5 me hic, 300 veta do bejne bingo per 4 muaj, mandej do vijojne te bejne te njejten gje qe kane bere.

        2. R
          Ramut bolja

          A ju qifsha robt,doni te controlloni çdo gje. Kte timin do merrni zgjedhjet e ardhshme

          1. I
            Illo

            A donit kapitalizem????! Ne te gjithq vendet e zhvilluara paguhet me karta dhe kontrollohet çdo gje. Mos flasim per ameriken qe te mat koken per mospagese kartash. Komunizmi doli nga ju, po ju nuk dolët nga komunizmi!

            1. P
              Portokall

              Paguhet me Karte dhe me kesh..si ta kesh...meqe jetoj ne nje vend Kapitalist andaj ta thashe...

              1. N
                Noc Rroku

                o illo ! ke lexuar gjë për Kapitalizmin mo ???? si duket ke lexu vetëm veri-izmën.. në kotecin tonë ska kapitalizëm (se ska të drejtë Prone, ska të drejtë Pune, ndaj kan ikur 3 meleon), është thjeshtë një hajdutllëk , ramizsalist......

                1. S
                  Sebastia

                  Ik mor injorant! Ke vende si Japonia dhe Gjermania qe ne krye te vendeve me te zhvilluara ne bote dhe leket cash jan 100 here me te perdorur se kartat! Kjo behet vetem per te kontrollu gjithcka dhe vetem e vetem ne favor te bankave per te cilat ky palaco me shpurren e tij punon!

                  1. I
                    Illo

                    Epo te keqen jetojme ne vende EU, por rrogen e marrim me karte, dhe e kemi me te lehte te paguajme me karte! Ju qe merrni kesh ne Gjermani paguani kesh!!! Por ju si gjithmone lexoni titullin dhe jo thelbin! Eshtr normale per çdo shtet kapitalist qe blerjet e shtepive, pronavr etj te brhen nepermjet bankave. Kupton nga vijne parata! Se ne shqipeti te gjithe trafikanet jane bere biznesmene me hotele!

                  2. I
                    Illo

                    Per ju te gjithe injorantet, qe dini vetem te shani, e qe ne fakt duhet t’ua kthesh me te njejten gjuhe! Nese skeni gje per te fshehur, skeni pse keni frike nga kontrolli. Nuk kontrollohen njerezit e thjeshte, por ato që nuk duan te paguajne taksat, nepermjet pagesave me karta!!! Gjithashtu pagesa me karta ul edhe leket e pista, se vete thoni qe ka shume leje drogr nr qarkullim, se po i fute ne banke duhet edhe te kaloje ai trafikanti compleance e bankes! Duhet te mesoni me ne fund te paguani taksat, o kafshe te trasha!! Ose kthehuni ne komunizem e beni pune vullnetare, po as ate nuk e doni! Se per ata qe thone: une e di si paguhet ne japoni e gjermani! Paguhet si te duash, e jo vetem atje, por sipermarresit ne japoni e gjermani nuk kane bilanca te dyfishte si ne Shqiperi, por me ndergjegjen me te madhe i paguajne taksat, se duan vendet e tyre!!! Parate e droges ne Gjermani e Japoni skane shanse te financohen, si ne Shqiperi! Ja pse duhet kontrolli! nAsnje ne Shqiperi nuk do te paguaje taksa, as sipermarresi i vogel, as i mesem, as i madh!!! Taksat jane thelbi i kapitalizmit! Me ka rene nje rast ne Sarande, kur turistja e pyeste pronarin e marketit a paguhet me karte, ai i kthehej tere agresivitet, as mos te shkoje ndermend, shko kerko bigmarket po deshe, qe ishte 5 km larg!!! Ne te gjithe boten paguhet si te duash, por te gjithe deklarojne taksat, edhe ne Shqiperi kjo duhet te ndodhe dhe pike! Plasni e kakarisni ju si gjela ne maje te plehut!!! Çuditem kur na tregoni dhe vrndet kapitaliste, a thua nuk jetojme andej…!

                    1. n
                      nuka

                      Ne pagesat me karte, edhe ai biznesi i vogel eshte i detyruar te paguaj ate kase se sben...! Ndoshta do i duhet edhe te jete i pajisur me mbi dy ose me shume kasa sipas produkteve.

                      1. E
                        Elis

                        Illo Je ok. Ka vende ku po nuk pagove taksen te shohin me percmim. Thelbi i kapitalizmit eshte puna e ndershme. Puno, paguaj detyrimet, merr sherbimin, jeto I qete. Ne duam te jetojme si ne gjermani duke pire kafe dhe bere llogje.

                    2. g
                      goku

                      Amin!!! po kush ti mari?

                    3. M
                      Mosa

                      Shtet ligjor...vetem komisionet nuk duhet te marrin me shume se 3 eu.komision...

                      1. N
                        NWO Satanic Cult

                        Dmth si administrator i Davos

                        1. F
                          FATMIRI

                          ROBT KU TI JESH O K MINISTER BYTHQIR KUJTON SE JAN TE GJITH ME AJFON 15 NE DORE O PLERE

                          1. g
                            go

                            As nuk do tja dije hiç, u shtu dhe u shumfishu fukaralleku, njerezit nuk po dine ku te gdhihen dhe ku te ngrysen aq keq po katandiset Shqiperia. Nuk mund te pasurohen nje % e vogel dhe te kete nje lum me fukarenj se nuk ka sens per nje vend te "zhvilluar" si eshte tilana.

                          2. M
                            Meri

                            Si rrogat dhe pensionet duhet te behen me banke. Ka punedhenes private qe japin rrogen me dy pjese ca ne banke, per detyrimet dhe pjesen tjeter ne dore dhe me keq ende, pasu u japin rrogen u thone kaq leke psh 12500 leke do mi japesh mua. Mendoj se formalizimi i ekonomise do jete nje ndihme e madhe per pensionistet e sotem e ata qe do jene me vone. Ata qe jane te rinj sot e jane ne pune nuk e mendojne qe pensioni eshte prapa deres. Kenaqen me rrogen qe marrin ne te zeze. Sa mire qe do behet ky projekt, por sa me pare te shtrihet ne te gjithe vendin.

                            1. H
                              Haku

                              Kto projektet e leshit, qe nuk marin parasysh mbrojtjen e konsumatorit.. Kto risi shiten si ne te mire te njerezve, por ne fakt jan te mira per qeverite, qe te ken nen kontroll gjithcka. Vk

                              1. G
                                Gruajaemeros

                                Robt ne goje Rames, Sorosit dhe meros

                                1. R
                                  Rama po rrjep popullin, populli do jap noc rrokun

                                  Eshte se po falimentojne bankat, nuk ka xhiro ne biznese. Ekomonia eshte pertoke. Sidomos banka e gruas se Rames Abi Bank. Gent Sejko guvernatori thonte kemi rritje te mire ne banka. Genjeshtra.. Rama ka vjedhur arken e shtetit me tendera. Tani po I merr edhe palcen qytetareve dhe bizneseve, mishin ia ka ngrene me taksa (tatim dhe taksa vendore). Ju bofshin ilace dhe semundje. Spaku po verteton dhe therret cdo dite ushtaret e Rames qe kane vjedhur arken e shtetit, me firmat e Rames. Ikni dhe sekuestroheni sa me shpejt keto laviret e popullit

                                2. E
                                  Edgar Rammstein.

                                  Po pjesa dermuese e Shqiperise qe eshte e papune me cfare do ta paguaj o zoteri bashke me te gjithe pozitare dhe opozitare qe ju perdorin Bildbergeret si marioneta.Ju thojne zbatoni te "drejtat" e Gays,LGTB ju pronto,Ju thone mbusheni Shqiperin me xhami si urdheron ju perserEdhe paret e pista qe investohen ne ndertim pronaret e ketyre be fakt jane te vene dhe bosat e vertete askush nuk e di kush jane.Edhe degjenerimi me BBVip,tallava,historite e kurvave(moderatoreve,kengetareve) jane te orkestruarEdhe vete emisioni BB ka mesazhin BB po ju vezhgon dhe s'ke nga ta luash bishtin.

                                  1. E
                                    Ekonomusti i pushuar barbarisht nga manastirziy

                                    Sulltanpiktori me filoqylsat e tij ,nuk e di se ky ligje ka mbi 20? vite ne fuqi!(

                                    1. V
                                      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                                      Kryeminister debil.

                                      1. P
                                        Posi

                                        Hajt rrobt ku ti kesh o ram. Gjysma e popullsise skane llogari bankare jo me te kene leke ne banke. E ngaterron me familjen e vet qe kane llogari te fshehta dhe publike pafund.

                                        1. X
                                          X per barazim

                                          Te luftojme informalitetin e pensionisteve, te katunareve qe shesin neper trotuare, sepse ata po e shkaterrojne ekonomine. Korrupsionin, kontrabanden leket e trafikut te droges dhe perfitimet nen rrogoz, guxoni dhe i prekni, po jua mbajti bishti! Republikë bananesh, pa nder. Marrsh nga ditet e ministrave te tu, o shoku kryeminister!

                                          1. P
                                            Pet.

                                            Me ka bere jashtezakonist pershtypje qe ne Kine , edhe per blerjet me te rendomta, tek nje fshatar qe shet ne ane te rruges, qe shet prodhimet e tij bujqesore, ka te afishuar nje leter me nje kod QR, ku behet pagesa duke e skanuar me telefon, sigurisht qe nepermjet ndonje aplikacioni te vecante. Besoj qe kjo do te ishte nje gje shume e zgjuar. ( transaksion nuk ka te beje fare me ndermjetesine e bankes).

                                            1. A
                                              Ai

                                              Po filluan me keto gjera si ne Europe atehere nuk jemi larg kontrollit total. Kjo eshte gjera me e rrezikshme kunder te ciles njerezit e Europes po luftojne fort.Paraja Cash do te thote privatesi, anonimitet. Ne Europe ist, njerezit me tru ne koke nuk paguajne me Karte por vetem Cash.Çdo blerje me Karte le gjurme….çfare blen,….ku e blen….sa harxhon per te blere…shijet qe ke…. etj etj etj…….KUJDES NJEREZ!!!

                                              1. ?
                                                ????

                                                Edhe keto shkrime qe po bene, elektronikisht lene gjurme, por te vjen me mbare se te besh nje leter qe e dergon me poste , e cila ka kosto te larte dhe kushedi nese mberrin. I ndershmi nuk ka frike nga teknologjia sepse nuk ka cfare te fshehi. Se cilet perkufizon si TE MENCUR nuk e di, por ne Europe nuk i trembet kush pagesave elektronike, pastaj se si zgjedhin te bejne pagesat eshte ceshtje prakticiteti.

                                                1. A
                                                  Andri

                                                  Ne çdo vend te botes ka shites ambulant ku shumica e tyre shesin me kesh dhe me dite te caktuara. edhe ne usa, edhe ne Gjermani, edhe ne greqi, edhe ne belgjike, edhe ne hollande, edhe ne uk, kudo. Si mund te blihet me karte, kur ne Shqiperi akoma funksionon rroga me dy ndarje. Njera ne banke dhe njera ne dore kesh. I bie qe keto te dores kesh te mos hyjne ne pune per asgje? Si ta kuptojme?

                                                2. m
                                                  mirel

                                                  Shume e vonuar, duhej te behej kohe me pare. Eshte nje mundesi e mire kreditimi. Injorantet prape do te shajne KM per novacionet qe i sjell koha dhe teknologjia. Kjo levizje sjell vetem zhvillim dhe lehtesira per konsumatoret. Komisionimi duhet t'ju behet ofruesit te sherbimit dhe jo marresit. Marresi i sherbimit paguan interes mbi vleren e mbetur pa paguar nga totali i harxhuar gjate periudhes nje mujore.

                                                  1. D
                                                    Detari

                                                    vetem fukarenjte paguajne taksa, gezuar ramazonin suniter!

                                                    1. D
                                                      Detari

                                                      paguni gjithmon me leke te thata ndryshe do ju taksojne per shpenzimet qe keni bere.

                                                      1. d
                                                        dsa

                                                        O Ed Koqja hiqe nga qarkullimin LEK-un dhe te bihen rehat Sqiptaret

                                                        1. G
                                                          Gjykoni vete

                                                          Pa hyre shume ne detaje, ka nje te vertete te thjeshte: Çdo sistem apo aplikacion padyshim qe eshte nje gje me dobi per perdoruesit por qe ka nje kosto qe nga instalimi dhe me tej ne mirembajtje dhe ne funksionim. Pra ne fund te fundit eshte nje biznes plus i bankave kostot e te cilit kush do t’i paguaje ?… Padyshim perdoruesi, konsumatori. Si pensionisti me pension minimal 10.000 leke si edhe presidenti, k/ministri, deputeti etj.me rroga deri 100-fish te pensionistit…. Per te tjerat gjykoni vete.

                                                          1. D
                                                            Davidi

                                                            Il more tqr! Ne 2.000 leke te reja mbajne 300 leke te reja komision.

                                                            1. A
                                                              Alex

                                                              Edushi e ka kthyer shqiperine ne ven pilot ose experimental dhe kjo ne kembim te mos ndeshkimit per korupsion nga Amerika, kari I Enverit shqiptarit do ti duket lule preshi I Edushit ,po dhe ketij po I jap nje keshille ,ketij populli kurve dhe interesaxhi futja Theale e me Theale

                                                              1. e
                                                                edi rama - Fjale e Rrene

                                                                Po ligjeron Rama budalle, me shume rrena se sa fjale /

                                                                1. L
                                                                  Leku

                                                                  Ne Shqiperi ka 2 monedha ne qarkullim,Lekun dhe Euron dhe shkembehen lehtesisht . Ky eshte nje avantazh i madh. Por vjedhja e pare dhe e madhe u be me zhvlehtesimin e Euros rreth 1 viti me pare, por perseri s’eshte keq nqs se situata qendron e tille. Por problemi ketu mendoj eshte dicka tjeter. Qeveria me qellim ka krijuar nje sistem te korruptuar ne cdo sfere te jetes, ku jo vetem nga ana materiale shumica po varferohen, per me keq eshte ana psikologjike dhe morale, ku shqiptaret jane komplet te shkaterruar. Nga ana tjeter nga kejo interviste jo vetem kuptohet hiporizia e hapur ku gjoja qeveria ben dicka per te permiresuar jeten,kur vete qeveria eshte simboli i korrupsiont . Nga ana tjeter me ”partnere’’ ne kete program na thote hapur se kush eshte qeveria e vertet dhe kush jane kukullat. Mund te them me siguri edhe nqs se shqiptareve u heqin nje zero nga kursimet bankare, pra 10% ( sic ndodhi ne Qipra vite me pare) eshte shume mundesi. Ne te vertet Shqiperia konsiderohet si vend i parave te pista pra sekuestrimi i drejtperdejte eshte nje mundesi shume e madhe. Pa qellim postojne artikullin e sekuestrimit te nje pasurie ? Fatkeqesia eshte se shumica i mbeshtet keto lloje sharrllatanlleqe nga shpirti i xhelozise dmth ne jemi te vdekur.

                                                                  1. A
                                                                    Ama

                                                                    I gjati ngaqe nuk permbush dot asnje kriter dhe kusht per ne BE dhe tani ka dale me teorine qe duhet te behemi njehere si europa me pas do na marrin vete ata. Nuk e kemi me nxitim thote rama, vete ka miliarda euro, ca pensioniste dhe ca femije kane ngleur ne vend, kshu qe puna pret.

                                                                    1. T
                                                                      Taqi

                                                                      Cudi??? Po shiten apartamentet me cmime stratosfere??Po doshta nuk e kuptojme pse apo e dime pse dhe skemi cte bejme? Arsyeja e rritjes se cmimeve te apartamenteve tani eshte se ,kush ka para te pista o burra te : bleje prona ,toka, vila,apartamente biznese si brenda vendit edhe jasht vendit qofte ne Maqedoni,Kosove,Mal i Zi,Gjermani e deri ne Belgjike,Hollande Austri France Angli e kudo me lloj lloj emrash e skema ofshore ,per ti pastruar ato para sa me shpejt te jete e mundur. Kur e di une kete po ata qe merren me keto investigime ku jane? Nuk e dine?? Nuk jua mban te zbulojne korrupsionin?? Nuk ka denoncim,pa denoncim nuk mund te filloje nje hetim kete te thone menjehere "specialistat"?? Perralla,kush e ka bere dhe miratuar nje ligj te tille? Ja thoni ju e zune nje qe paska bere korrupsion aq sa miu po mire edhe ai te jape llogari por pse lihet Ariu te beje cti doje prapanica? Pse I jepet kohe kesaj shrese hajdutesh,mashtruesish,"Oligarkesh"qe te mundet te mbuloje cfar ka vjedhur e rrjepur nga parate e shqipetareve,dhe ato te ardhura nga jasht te bera me lloj lloj pislleqesh per tu pastruar sa me shpejte.A ka ky shtet kellqe ta beje kete kontroll? A do kete kellqe ta beje kete ai shtet qe do vi pas ketij.?Nuk jam pesimist por shteti nese eshte shtet ta beje ligjin sa me shpejt e ta kaloje ne parlament perpara se tja mbulojne gjurmet dhe te evidentoje te tera pronat qe jane ne emer te shqiptareve jasht shqiperise athere do shohim se cfar po ndodh aktualisht kush eshte hajduti ,gangsteri,mashtruesi,rrjepesi dhe te kuptojme pse ngrihen cmimet e apartamenteve ne Shqiperi. Ky eshte mendimi im i lire dhe krejtesisht i pavarur nga ndonje ngjyre politike dhe nuk mirepres asnje koment pozitiv a negativ nga kushdo qofte.

                                                                      Lini një Përgjigje