Gjetjet e kompanisë “Shell Upstream Albania B.V.” për puset e naftës së Shpiragut pritet të njoftohen në javët e ardhshme, pas një shtyrjeje prej disa muajsh, bëjnë të ditura burimet për Albanian Post.
Kjo vendndodhje në Berat do e kthejë Shqipërinë në një qendër prioritare energjetike për të gjithë Evropën, pasi bëhet fjalë për një thesar të vërtetë për ekonominë shqiptare.
“Ne jemi në prag të një tjetër zhvillimi shumë të rëndësishëm në fushën e energjisë që ka të bëjë me burimet natyrore. Nuk mund të flas më shumë sepse është ende konfidenciale, por do ta shikoni shumë shpejt, në mos në javët e ardhshme që do të gjendemi përpara një situate krejt tjetër”, konfirmoi gjatë fundjavës kryeministri shqiptar Edi Rama pa dhënë detaje të tjera.
Njoftimin e shumëpritur për të gjithë shqiptarët pritet ta bëjë vetë kompania shumëkombëshe, zbulojnë më tej burimet.
Sipas të dhënave që zotëron Albanian Post, “ari i zi” i Shpiragut në Blloqet 2 dhe 3 mund të arrijë një kuotë prej afro 6 milionë fuçi naftë nga 1 milion ton të parashikuara se mund të nxirren në një vit kalendarik nga vendburimet e naftës.
Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende janë zotuar t’i japin fund ose të kufizojnë importet e tyre të naftës dhe gazit për të zvogëluar të ardhurat e Moskës dhe për të penguar përpjekjet e saj për luftë.
Vendet e BE-së kanë përfunduar importet e naftës ruse të sjellë nga deti dhe një ndalim për produktet e naftës së rafinuar do të vijë nga 5 shkurti.
Sektori rus i gazit ka qenë gjithashtu në shënjestër. BE-ja tha në mars se do të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.
Burime pranë Albanian Post bënë me dije se zbulimi prej shpimeve të para nuk do ishte i mundur pa eksperiencën dhe njohurinë e ngritur më parë nga studimet e periudhës së diktaturës.
“Për Shpiragun de facto, ne e kemi studiuar shumë vite përpara se të vinte 1990, që në 1957. Rusët bënë gjithashtu studime andej, por ne shqiptarët e kemi udhëhequr naftën edhe kur ishin ata – rusët – ishim ne në krye”, deklaron për Albanian Post, Prof. Dr. Petr. Eng. Fatmir Shehu.
Ish-drejtori i Institutit të Naftës me aromën e zyrtarit të kohës së monizmit fliste me admirim për atë që e quante “motorin e ekonomisë shqiptare”.
Ai tregon në një bashkëbisedim se rusët futën pikërisht kulturën shkencore në industrinë e naftës në të gjithë pikëpamjet kështu që nuk mundte t’i hidhte poshtë pavarësisht se flitej asokohe për sabotime nga ana e tyre.
“Unë kam punuar me rusët, ata kanë qenë shumë të saktë në marrëdhëniet me ne, qoftë në pikëpamjet teknike, teknologjike por edhe në pikëpamje politike. Ata kanë bërë studime gjelogjike në zonën e Beratit. Pas ikjes së tyre u ngrit Instituti i Naftës në vitin 1965”, nxorri nga katalogu i kujtimeve ish zëvendës ministri i Energjetikës.
Me mall si ditën e parë të punës, Shehu vëren se atëherë iu dha një përparësi shumë e madhe industrisë së naftës me ngritjen e dy instituteve, njëri për gjeologjinë dhe një instituti tjetër për teknologjinë.
“Për Shpiragun janë bërë studime, u shpuan puse. Ne i referoheshim asokohe si ‘Sqepur’ jo Shpirag ose ‘Osmëzez’. U shpua ‘Sqepur 6’ 5 mijë e 300 metra, po të ishte shpuar 200 metra më në Jug do ta kishte kapur strukturën”, thotë ai me keqardhje pa kurrfarë xhelozie për zbulimin e SHELL-it.
Kërkimet këtë logjikë kanë nga e njohura tek e panjohura, psherëtiu ish zyrtari, ndërsa pranonte se nuk është e kollajtë të zbulosh naftën.
“Ne ishim afër zbulimit, madje në ‘Sqepur 6’ unë kam qenë autori i projektit të shpimit. Është shpuar ‘Osmëzeza 4’, dhe sot e kësaj dite unë vajta me autorin që ka ideuar këtë projekt e cila është më në Jug të Shpiragut në kreshtën e malit edhe aty del nafta në sipërfaqe”, zbulon në vijim Shehu.
Ai tregon se si pusi u shpua dhe u la përgjysmë më ndërrimin e sistemeve, por në zonë ishin bërë studime dhe kërkime dhe ishte në proces zbulimi.
“Në qoftë se nuk do kishte ardhur 90’ aty do vazhdonin kërkimet mbas ‘Sqepur 6’. Do jepej një pus sipas interpretimeve që do bëheshin, dhe do jepej një pus më tej dhe do zbuloheshin. Megjithatë ne nuk jemi xheloz që këtë e zbuloi një kompani tjetër, historia ka qenë e tillë”, pranon pa asnjë ngurrim ish zyrtari shqiptar.
Inxhinieria e teknologjisë së shpimeve është nga më e komplikuara nga të gjitha llojet e inxhinierisë, shfryn pa duf Shehu.
“Atëherë të ndodhte një avari ishim me lakun në fyt, sepse interesohej Enver Hoxha gjithë paria e shtetit. Ne e realizuam me mjetet tona dhe çuditen dhe të tjerë sepse këto janë formacione shumë të komplikuara (me presion mbi normalen). Në çdo 10 metra rritej presioni 2.2 atm (atmosferë)”, tregon detajet e punës së tij ish zyrtari.
Një faksimile e së përditshmes amerikane “New York Times”, botuar më 17 korrik 1991 konfirmonte marrëveshjen e naftës shqiptare me Occidental.
“Occidental Petroleum Corpation” fitoi të drejtën për të kërkuar naftë jashtë një pjese të vijës bregdetare të vendit tonë.
Sipas marrëveshjes, Occidental, me qendër në Los Angeles, do të siguronte gjithashtu trajnimin e disa punëtorëve shqiptarë të naftës.
“Mbas viteve 90’, në vitin 2002 erdhi një kompani amerikane ‘Occidental Petroleum’ (Oxy), unë kam marrë pjesë gjithashtu në projektimin e shpimit të pusit që bënë ata. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse, vendburimi i Shpiragut është zbuluar që në vitin 2002, i thonë 21 vjet që është zbuluar”, tregon më tej Shehu.
Pa asnjë kompleks, ish drejtuesi i Institutit të Naftës, pohoi se autoritetet shqiptare të para-viteve 90’, do ta kishin konturuar, vlerësuar dhe plotësuar me gjithë rrjetin e shfrytëzimit brenda katër-pesë viteve Shpiragun.
“Ne i kemi pasur mundësitë financiare, përderisa shpuam një pus 6 mijë e 700 metra”, sqaron ish zyrtari.
Një tjetër kontratë për Blloqet 2 dhe 3 do të miratohej në Baar të Zvicrës më 10 nëntor të vitit 2008 me kompaninë “Manas Petroleum Corp”.
Qeveria shqiptare u përfaqësua asokohe nga Genc Ruli si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Manas & DWM nga kryetari Heinz J. Scholz.
Blloqet 2 dhe 3 ishin eksploruar fillimisht nga Occidental Petroleum dhe Kompania Kombëtare Shqiptare e Naftës “Albpetrol”.
Në dhjetor 2001, pusi Shpiragu-1 i Occidental Petroleum (Blloku 2) u shpall zbulim nafte.
Shpiragu-1, referuar të dhënave të kompanisë, demonstroi praninë e naftës API Light 37-40 me 2,3 për qind squfur me normë mesatare 400-1200 bpd (fuçi nafte dhe gazi në ditë).
“Shpiragu për mua është një vendburim gaz-kondensat jo naftë, sepse në thellësira të mëdha ka temperatura të larta dhe presione të mëdha, raporti i fazave të lëngjeve dhe gazrave ka tjetër ligjshmëri. Këtu ka 60 për qind kondensat sipas analizave që janë bërë nëpër laboratorë dhe 40 për qind është gaz”, shpjegoi inxhinieri Fatmir Shehu.
Gjatë shpimit të Shpiragut operatori hasi në disa probleme të qëndrueshmërisë së pusit dhe përdorimi i vargjeve shtesë të mbështjelljes detyroi një reduktim të diametrit të kordonit të shpimit.
Për të planifikuar për shpimin e ardhshëm Manas-DWM kontraktoi konsulentë të njohur australianë “JRS Petroleum Research” për të analizuar të dhënat, në mënyrë që të optimizonin dizajnin dhe në veçanti stabilitetin e sistemit të baltës – puseve për fushatën e planifikuar të shpimit.
Kompania kanadeze që ndihmoi në tërheqjen e “Royal Dutch Shell” në Shqipëri, i shiti në shkurt të vitit 2016 të gjitha asetet e saj në Shqipëri.
Blerësi ishte dega lokale e SHELL-it për 45 milionë dollarë, shprehej Petromanas në një deklaratë.
Falë ekspertizës së saj teknike, Petromanas afroi SHELL-in për shpimin e saj në pusin e Shpiragut.
SHELL bleu fillimisht 50 për qind të aksioneve në sipërmarrjen e tyre të përbashkët në 2012 dhe e rriti atë në 75 për qind në 2013.
Më vonë Petromanas njoftoi se kishin gjetur naftë të lehtë dhe gaz në Shpirag dhe gjithashtu kishin shpuar një pus aty pranë në Molisht.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompania SHELL nënshkruan më pas mes tyre marrëveshjen për “Amendimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes hidrokarbure për bllokun 2 dhe 3”.
Marrëveshja u firmos në maj të vitit 2019 nga ministrja, Belinda Balluku, dhe menaxheri i përgjithshëm i SHELL në Shqipëri, Jan-Henk van Konijnenburg.
Në fjalën e saj, ministrja Belinda Balluku vlerësoi atë çka përfaqësonte kompania “SHELL”, si një ndër kompanitë më të mëdha dhe më serioze në sektorin e hidrokarbureve në botë.
“Pika më kruciale është vërtetimi që ky biznes apo ky operacion që po bëhet atje është apo nuk është fizibël, është apo jo me interes ekonomik. Kjo do të thotë që kjo sasi nafte dhe gazi që është në këtë vendburim po ta kthesh në vlerën e tregut të sotshëm ose të nesërm sa e aftë është të mbulojë shpenzimet që po bëhen, do bëhen dhe fitimi që kërkohet qoftë për palën shqiptare dhe investitore”, shton Shehu.
Me ngazëllim eksperti ai thotë se tani është momenti që është rritur shumë çmimi i naftës, dhe ne kemi fatin që jemi në buzë të një tregu “lubi si Evropa”.
Me të njëjtin gëzim kryeministri Edi Rama, deklaronte në shtator të vitit të kaluar se nafta e zbuluar në Shpirag ishte e cilësisë më të lartë në botë.
Rama theksoi se bëhej fjalë për të ardhura që ndryshojnë fuqinë ekonomike të Shqipërisë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të konfirmonte më 5 korrik vendndodhjen e burimit të hidrokarbureve (naftë dhe gaz) të cilën e ka zbuluar kompania Shell.
“Shell ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat. Pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka”, vërente zyrtarja shqiptare.
Sipas saj, në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje për këtë zbulim.
“Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, vijoi sqarimin ministrja.
Balluku solli në vëmendje asokohe se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm, i cili do pasojë zbulimin – rreth 6 deri në 7 miliardë euro.
Ndërsa mbyllja intervistën me ish-zëvendës ministrin e Energjetikës, më kishte mbetur në mendje një frazë e tij.
“Ne e njohim mirë naftën e sotshme, por nuk na njeh nafta ne sot”.
Më tregoi ndërsa qeshnim edhe se Shqipëria mes 500 milionë tonë rezervash gjeologjike, ka edhe rezerva lithium-i në sasira të vogla.
Ose projektet e së ardhmes energjetike në Shqipëri që lidhen me shpimet në bregdet në zona si Panajaja, Povelshi, Divjaka, Durrësi.
Të gjitha këto përvoja jete që po nxjerrin filizat e parë të fitimprurjeve të jashtëzakonshme.
E ardhmja e artë e ekonomisë shqiptare kalon pikërisht nga burimet energjetike të vendit tonë.
Në Evropë tanimë gjendet një Qatar i ri “energjetik”.
Artikull "Pirdh se lirohesh"
Eshte vertete nje lajm shume i mire,se ne Shpirag do te kete sasi te konsiderueshme nafte. Por ky lajme qe vertete duhet te jete i mire per popullin dhe ekonomin e shqiperise,ne fakte eshte i mire per boten dhe firmat e tyre grabitqare qe sot kane pushtuar vendin tone. Kemi nje qeveri te paafte,nuk ka qeveria jon sot specialist te zot,profesionist,inxhinjer te ditur,por specialist te korruptuar. Sot edhe ato firma qe jane,marin me shume se shteti. Shteti yne mere ato therrime qe lene ata. Sot vendi yne nuk ka zote qe te administroi kete pasuri kaq te madhe siç eshte nafta. Nafta eshte grabitur dhe do grabitet edhe nafta e Shpiragut siç jane grabitur miljona ton nafte. Shqetesimi i Inxhinjerit te talentuar FATMIR SHEHU,eshte shume i drejtte. Nuk ka me si Fatmiri me shoket e tij qe ishin te perkushtuar per zhvillimin e industrise se naftes.
Sa per dijeni te mos ju genjeje mendja dhe te jeni te qete....Populli shqiptar kurr nuk ka perfituar dhe nuk do te perfitoje asnje qindark nga pasurite natyrore kombetare,por do te jete gjithmon ne lufte per buken e gojes dhe kushte teper minimale per jetese, vetem nje elite qelbesirash i kane dhe do ti kene ne zoterim keto dhe kontroll.
"Priten 6 milion fuçi nga 1milion ton që priteshin".. . . ??? Çdo të thotë ky lajm me Aritmetik të çuditshme? Së pari, a e dini se 6 milion fuçi janë më pak se 1 milion ton!?. . . . Së dyti, Shqipëria ka dhënë me Koncesion të gjitha vendburimet aktive të saj....Sa ka qen përfitimi gjatë këtyre 30 viteve? Së treti, sa do Jet përfitimi i shtetit Shqitar me vendburimet e Shpiragut?? Apo është sekret, si thotë Kriministri... Së katërti, sipas një praktike botërore, për shtetet me menaxhim të dobët, pasuritë e tyre natyrore, bëhen fatkeqsi e tyre. . . . . Po për Shqipërinë, si një shtet i dështuar që është, a nuk do të bëhet Mallkim ky burim i Ri????
Futini nje te shpuar dhe Belindes, Qatar-es te Krieministrit, se keni per te gjetur dhe aty nafte! Populli ska per te pare nje cent nga pasurite e veta!
Bravo Rama, zbuluesi I parë dhe I fundit I naftës në Shpirag. Qe ne vogeli Aneta I kish ushqyer dashurine per naften. Inxhinierine e Naftes e ka bere si auto-didaktik. Njelloj si arkitekturen, mjekesine, bujqesine, kibernetiken, inxhinierine civile dhe infrastukturen, veterinarine e deri tek gjinekollogjia. Vetem pikturen se mbaroi dot. Sja nxinte minitruri. Edhe sportin se nuk administronte dot gjymtyret dhe kaptinen. Secila ne qejf te vet. Rrofte Edvini naftetari pararoje Ura Ura Ura.
Zakonisht keto thesaret e nentokes shqiptare shkojne ne ishujt Kaiman keshtu eshte tamam p……me rigon. Pse kush jane shqiptaret norvegjeze qe te gjtha pasurite qe vijne nga nafta administrohen nga Fondi Sovran ? Shqiperia eshte plot me kusare e pirate qe prej Ilireve.
Mos do te shkaterrohet zona si beri Bankers Ballshin
Pak shkaterim edhe mund te kete, por fiton shqiperia dhe sigurisht edhe PS -ja qe do vazhdoje edhe nje cerek shekulli te drejtoje shtetin. E nderkohe ti do te thinjesh opozitar por krenar per prosperitetin e popullit me te vjeter te europes. Te uroj gjithe te mirat o opozitar i perjetshem ushtar idiot i saliut.
Corapekuq karagiozi,me je katandisur si Laver pederi qe per 45 vjt u premtoi shqipfolesve se do ti bente "bionda" Ariane e do te hanin me luge floriri....!!! Perfundimi: te zgurrosur,barkthare e pantallonat lidhur me tel.......
Të shohim se sa do jetë vërtet zbulim për kombin apo për kompanitë e për ndonjë pushtetar sepse gazi i Azerbajxhanit kalon nëpër tokën shqiptare por se çfarë fitimi kemi ne si komb akoma nuk e dimë ...
LAJM I MADH, Gëzuar shqiptar Gëzuar z. Rama, Shqipëria po behët një vend ku do të jetohet e punohet mirë dhe do të ndalet emigrimi. Me ketë kryeministër dhe Qeveri Shqipëria po hynë botën e biznesit, një vend industrial, minerar, turistik e bujqësor etj. që do ti kenë lakmi vendet më të pasuara dhe më të zhvilluara. Një vend ku do të kthehen të emigruar në shtëpitë e tyre dhe do të zhduket varfëria e jetohet me një standard të lartë të jetës. GUZUAR.
me ketë qeveri po shkojnë ne burg o kat ose ne arrati si tigri
Nuk e di se duhet te jemi te gezuar apo te shqetesuar!! Per natyren tone prej hajduti, nuk eshte se te te ben te mendosh pozitivisht! Po nuk filluan qe hajnat e medhenj te perfundojne ne burg per shume vite, dhe ti bejne kokerr me koerr, ky lajm vetem me shqeteson se sa ne gezon. Edhe Afrika ka thesaret e saj por e dime mire se si jetojne. Duhen ligje te forta kunder korripsionit, funksionaret e shtetit qe administrojne pasurite kombetare, po vodhen duhet te denohen per tradheti kombetare, me burgime te renda qe te mos guxoje askush as te mendoje jo me te veproje, sot nuk edhte keshtu, sot nuk ka drejtesi, 2-3 vjet i kane pushime keta meoas largohen jashte Shqiperise dhe bejne qef me pasurine e vjedhur te shqiptareve Pastaj, arriten deri aty sa te dyfishojne rrogen kesaj klase politike, qe me e keqja jane te pa afte.Duhet tu kishin dyfishuar rrogen mjekeve, shendetesia eshte sektori me i ndjeshem per shqiptaret, mund te rriten edhe taksat, duhet vemendje e vecante nga buxheti i shtetit,por me qellim qe te mos ndodhin katrahura si ajo me Genci Fugen, per ndryshe, keto lajme me shpirage, i shqetesojne tani per tani shqiptaret me gjithe ata hajdute ne per kembe!!
Me këtë lajm gëzohen hajdutët me kollare!Fukaraja përsëri fukara do të mbetet, fatkeqësisht!
Ja u zbulua nafte e pastaj?Ne i kishim puset e naftes te vena ne pune dhe i dhame me metoden :Mere kete fushembajtese dhe cfar me jep mua?Ose me jep euro ose behem axioner i fshehte.Emrat e kompanive nuk i kane problem ti vene:Kompani kanadeze,amerikane etj po pronare jane thjesht shqiptaret.Edhe per shpiragun do behet tender dhe do ndahen gjerat sic jane ndare tani e 30 vjet.Te gjitha shoqerit qe kane mare fushembajteset e naftes dalin me humbje ose riparojne ndonje shkolle ne zone dhe e trumbetojne si investim te madh.Keshtu o popull budalla mos u gezo per vendburimin e dale le te gezohet ai qe do e perlaje se ti o popull do maresh nocrokun
Gjithsesi..., a e keni dëgjuar atë shprehjen: U katandis kokoshi në një thelë? Kështu ka për të ndodhur edhe në këtë rast. E kuptoni vetë pse...
e gjen more e gjen,por nuk do ngelet asgje per ne.
Nje Qatar...! U ngopem me lugen bosh ne shqiptaret. Lame leshte ne emigracion, ky eshte fakt. U be deti kos dhe, nje luge s'teproi per fukarane. Boll na cate trapin, se na iku jeta me ceqe te bardha... po te bardha fare.
Lajm i keq. Njëlloj si ai i kalimit të gazit nga Azerbajxhani në Adriatik, pa fituar shqiptarët asnjë grosh. Se një hajdut, një i çmëndur dhe një i korruptuar deri në palcë mendoi se ky gaz duhej të kalonte falas në Shqipëri, sepse atij i ishte mbushur mendja se ne ishim anëtarê të Bashkimit Europian!!! Vetëm për këtë meriton të varet 30 herë. Pa folur këtu për 21 janarin, Gërdecin etj etj. Tani për këtê naftën e zbuluar sa do fitojë shteti, sa "Shell"-i dhe sa Rama? Kjo është pyetja. Të tjerat janë batakçillëqe për të gënjyer miletin.
cpune ka rama me kete? eshte gjeolog ramazoni tani? shpiragu eshte zbuluar para se ta pillte e ema jevge
Nese njerezimi tokesor do te shpetoje nga djegia e Diellit, duhet te pazulloje nxjerrjen e naftes nga nentoka per ta kthyer ne tym, pasi ul peshen e globit dhe rrit terheqjen magnetike te globit nga fusha magnetike e Diellit.
Kjo ka vertete kuptim .Bota po nxehet gjithmone e me shume.
Uroj qe konfirmimi i V. B të jetë sa më i shpejtë por edhe real, Mendja ime me thotë se vite të tërë studim, analiza, kosto financiare e përpjekje nuk janë pa gjë por, përvoja në rezultate konkrete është mjaft komplekse me gëzime dhe dështime të cilat jo gjithmonë rezultojnë ashtu siç projektohen dhe shpresohet të dalin, ka plot raste që edhe brenda fushës naftëmbajtëse të njohur merren rezultate të pa pritura negative ose pozitive, Fatmiri në intervistë është i saktë dhe le të shpresojmë, ky lajm ka kohë (vite) që pritet dhe gëzimi sidomos tek naftëtaret dhe ish naftëtaret është më se i natyrshëm sepse është një dhuratë e shumë ishte për popullin se pari por edhe për qeverisjen e cila pasi të kalojë stadin euforik të ulët mirë bile shume fort në kompletimit me ligje, rregulla dhe atribute të adresuara në interes të ngushtë të shqiptareve
Bravo ,jepjani Cet Kastratit tashti , se mbase na nderton ndonje kulle tjeter me harten e Kuksit.
Mos ndothtë si dikur ; “ pashë ëndërr un’ fakiri, Po haja me lugë floriri ! Komisar ;- të lujti gishti, Po lugës i humbi bishti ! Lugë druri , lugë kallai , ( e kallaisur) Laj çoban , e çoban llaj. Komisari më i miri, Na doli qafir qafiri ! Pas çlirimit vdiq në burg, E qava me lotët çurkë . U fik zjarri mbeti hiri, Mbeti ëndërr -lugë floriri !!! (Nga Kiço Ilia DILO)
Qeveri bythe. Dihej me kohe qe do te nxirrej nafte ne Shpirag por nuk ka filluar asgje ne lidhje me ndertimin e nje rafinerie. Kujt i hyn ne pune nxjerrja e naftes pa rafineri? Popullit jo, biznesmeneve qe thjesht do ta shesin ate po. Ne nuk kemi rezerva te medha si vendet arabe atje po qe ndikon nxjerrja ne ekonomi. Na duhet rafineria urgjent ndryshe do perfitojme sa cperfitojne vendet e kolonializuara.
Zbulimi i naftes eshte arritje per vendin. Po jo per njerezit qe i ka katandisur koha te mos besojne asgje.
Rama te regulloi pensionet qe i kemi qesharake dhe per veten e tyre i ben te ardhurat 5 -se miljon leke ne muaj kur nje pension minimal eshte 150 mije leke te vjetra ne muaj kush ju beson me pallavrave te tyre , pastaj te mbaj lexion per naften e SHPiragut .O Kryeminister ka humbur besimi nuk ju besojme me na dolet te gjithe hajdute pa perjashtim.
Puset jan shpuar ne token time , do hedh ne gjyq kompanin qe 30 perqind te prodhimit te shkoj ne llogarin time bankare , token e kam me tapi nga koha turkut te bler me flori , shteti te bej kujdes , te shkoj prona tek i zoti. Kush me shan ne komente e kam shar .
Hahaha i madh je o mistrec!!! Ne fakt behet fjale per nentoken jo mbi token, kane ndryshu pak gjerat qe nga koha e turkut, por gjithsesi mund tu marresh qirane qe te kalojne mbi token tende hahaha
Beracak nuk po te shaj por toka eshte jotja se e ke te bleme ndersa nentoken e kemi bashke. Ps - per ndotjen e tokes do te japim nje trilece
Tapite e turkut futi ne bythe , sepse turku nuk e solli token shqiptare nga shkretetirat e Arabise . Ty te dha tapite qe jà rrembeu atij qe nuk ju nenshtrua dhe nuk ndroi fe e atdhe , ndersa ti , u bere sherbetor i turkut dhe ai te shperbleu me ca karta- tapi , futi ne bythe tani bashke me turkun tend .
Tapi qysh ne kohen e turkut tregon vjetersine e prones, jo menyren si e ka perftuar ate. Po ti qenke sa i keq dhe injorant, o antiturk.
I ka blere me flori o shoqiii, ne kohen e turkut jo nga turku, dhe eshte me mire ta lexosh komentin e Beracakut!!! Qetesohu se per ty nuk ka asnje koske, si do qe ta marrush ket "muhabet" !!!
Rama te regulloi pensionet qe i kemi qesharake dhe per veten e tyre i ben te ardhurat 5 -se miljon leke ne muaj kur nje pension minimal eshte 150 mije leke te vjetra ne muaj kush ju beson me pallavrave te tyre , pastaj te mbaj lexion per naften e SHPiragut .O Kryeminister ka humbur besimi nuk ju besojme me na dolet te gjithe hajdute pa perjashtim.
Ore po ky Shoku Rama njelloj si shoku Enver e paska ditur qe ka nafte atje . Shume i zgjuar e largpames qenka kodoshi
Çare thua mer plak. Jo i zgjuar dhe largpames, kjo nuk mjafton . E shikon titullin “ E paralajmeroi RAMA - Shell gjen nafte”. Kjo eshte PROFECI dhe Rama tani nuk quhet me Sulltan , pas disa profecive ( gjeti sakte numrin e deputeteve ne 21 , gjeti sakte numrin e Bashkive se fundmi, pa permend non graten e Berishes etj ) tani ai do quhet PROFET. Presim lakejte analiste qe ta lartesojne !
Lajm i mire per ju o Derr kryeminster dhe te pasurit e tjere ne Shqiperi se i verferi Shqiptar mezi ushqehet! Merrni pak shembull nga vendet e tjera ku pasuria kombetare ndihmon njerezit, is Norvegjia. Lereni keto reklama dhe postime se je bere si "Influencer". Bej punen qe paguesh per cfare te ka zgjedhur populli dhe leri keto budallalleqe. Nu vjen zhvillimi i Shqiperise me postime ne facebook. Te them te verteten, as me behet vone se u gjete Nafte ne Shpirag kur KJO NAFTA nul ndihmon famijlen time qe eshte ne Shqiperi. Iku koha kur populli "ngopesh" me fjale! Nuk e di se kush te keshillon te veprosh keshtu o kodosh!
Që ka naftë Shpiragu, kjo nuk diskutohet, por mos të harrojmë se, shqiptarët, shteti shqiptar nuk jemi ne ata, që e drejtojmë kërkimin, zbulimin, nxjerrjen, përpunimin, magazinimin dhe hedhjen në treg të këtij aseti strategjik kombëtar me vlera të jashtëzakonshme... Shoqëritë aksionare, koncensionarët e famshëm janë uzurpatorët e naftës dhe të gazit, që janë "mjeshtra" për të futur duartë dhe këmbët e tyre deri në rrëzë, për të fshehur realitetin, derisa ata të kenë marrë për vete pjesën e luanit dhe të elefantit, ndërsa shtetit t'i hedhin një kockë apo një çerek kocke. Ka kohë, që është folur e stërfolur për këtë vendburim të jashtëzakonshëm dhe që nga ajo kohë "asgjë" nuk është bërë. Syri dhe veshi i shtetit duhet të jenë në kontroll intensiv, për të qenë në çdo moment në thellësi të situatës shumë dinamike. Prezenca e ajkës së specialistëve shqiptarë të naftës në këtë proces është një kontribut i pazevëndësueshëm. Kujdes nga marifetçinjtë dhe zjarrvenësit e qëllimshëm! Le të shpresojmë për të mirën tonë të përbashkët!
Asnje njeri nuk shkruan me emer perse? Akoma kane frike? Fatmiri ka te drejte kur thote qe ne e njohim mire naften por nafta nuk na njehe neve. Do te jete me te vertet krim ne se kontrata eshte diskriminuese dhe harram per vendin tone. qe do ja heq nga goja kete pasuri. Mund te kete te drejte nje shkrues qe thote mund ti japin vendit tone nje kocke ose gjysem kocke. Fatmirit duhet ti them qe nuk qe fat i jone, i kohes tone te zbulohej ky vendburim qe me Sqepurin 4 apo 6 nuk e mbaj mend (ishja autor projecti per pjesen time teknike) Do kethehem edhe nje here tek shprehja e Fatmirit qe thote ne e njohim naften por ajo nuk na njehe sot. Do te jete me te vertet fatekeqesi shume e madhe qe specialista si Fatmir Shehu por edhe te tjete nuk kane mare pjese fare ne lidhjen e kontratave, do jet fatekeqesi. Eshte shume vone por edhe shume vone nuk eshte te pakten kontrata duhet te jete e hapur dhe ne se shpenzimet dhe te ardhurat nuk dokumentohen nga shteti shqiptar me specialista si Fatmiri dhe te tjere atehere do jet nje fatekeqesi akoma me e madhe pervec lidhjes se kontrates. Nuk po zgjatem cfare eshte bere eshte bere me kontraten por te paktem minimumi i minimumit duhet te kontrollohen dhe miratohen shpenzimet dhe fitimi nga shteti shqiptar se nga raporti i tyre do marim nje kocke gjysem kocke apo fare. Uroje qe specialistat tane te perfshihen ne kete ngjarje te madhe qe nuk na u be resk ne ate kohe por duhet menaxhuar drejte ne kete kohe.
Lum si ne do lyejmë edhe bythën me naftë siç e e lyu jevgu kur ra në kos. Ai që e shpoi Shpiragun do marrë 75%, qeveria 25% ndërsa populli një derr muti si gjithmonë. Ku lë Maloja të hajë Baloja. Kjo rracë 30 vjecare makutësh dhe hajdutësh ja kanë tharë Shpiragjet këtij populli hajvan që ngopet edhe me lugën bosh.
O fatkeq qe ngopeni ne lugen bosh.Pasurit prallore ,te nentokes shqiptare ,qysh nga koha e Lartmadherise Zoqi ,Hoxhes e tani me politikanet e pushtetaret hajdute e dallkauk,jane shfrytezuar e do te shfrytzohen nga kompani te huaja.Shqiptaret vetem sa lyejne gjishtrinjte.Nese ky lajm eshte i vertet shteti hajdut do fitoje deri ne 7 % te prodhimit.Populli fiton 0.05% ne lehtesira tatimore.
Titull leshi. E paralajmeroi Rama na u ne dhe inxhinjer nafte.Eshte specialist per gjithshka por me i zoti ne vjedhje.
S ka asgje per tu gezuar,Shqiperia nuk ka vec naften si pasuri natyrore ka edhe shume pasuri te tjera te cilat shfrytezohen ne vazhdimesi, pikerisht atehere Kur ta kemi bindjen e konsoliduar kolektive se pasurite e njohura per publikun mirmenaxhohen dhe shfrytezohen me efikasitet atehere ,per ne ky eshte nje lajm I mire, perndryshe pershtypja eshte qe gjithandej qe pasurite tona natyrore ,qe NGA uji,pyjet ,mineralet hidrokarburet keqmenazhohen dhe Jane ne vetvete histori korrupsioni,keshtu qe nuk kemi asnje arsyeja te gezohemi Po thjesht te rrime si te dhjere ashtu si rrime gjithmone Kur degjojme se dikush eshte kapur me presh ne duart duke na vjedhur dhe rrime e hargalisemi duke share njeri tjetrin,nderkohe qe Ai erdhi vodhi dhe iku ,dhe ne do te vazhdojme te votojm shoket e tij te ndercem dhe te paperlyer,qe te biem ne Paqe me vetdijen e tone te leshte