Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë fenomen me problemet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe politikën fiskale të qeverisë.
Sipas Tabakut, rritja e çmimeve nuk është një zhvillim i rastësishëm, por pasojë e një modeli ekonomik të deformuar. Ajo thekson se ekonomia shqiptare është kthyer në një “ekonomi të pakicës”, ku privilegjet dhe favorizimet për një grup të vogël kanë zëvendësuar konkurrencën dhe prodhimin real.
“Ekonomia sot nuk prodhon më. Ajo mbahet në këmbë nga administrata publike dhe nga ndërtimi. Praktikisht nuk kemi më ekonomi tregu, por një ekonomi të komanduar,” shprehet Tabaku.
Deputetja ndalet veçanërisht tek roli i taksave në rritjen e çmimeve, duke theksuar se barra fiskale është një ndër faktorët kryesorë që rëndon mbi qytetarët. Sipas saj, rreth 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksat, një kosto që transmetohet drejtpërdrejt në çmimet e produkteve të përditshme.
“Rritja e përgjithshme e çmimeve reflekton taksat e larta dhe një sistem fiskal që favorizon pakicën në dëm të shumicës,” thekson ajo, duke shtuar se kjo është arsyeja pse çmimet në Shqipëri mbeten më të larta jo vetëm se në rajon, por edhe krahasuar me shumë vende europiane, pavarësisht nivelit më të ulët të të ardhurave.
Në përfundim, Tabaku e cilëson modelin aktual ekonomik si një pengesë për zhvillimin e vendit, duke argumentuar se një ekonomi e kapur, që nuk prodhon dhe që rëndon shumicën me taksa, po frenon rritjen ekonomike dhe po varfëron familjet shqiptare.
ç'eshte kjo e djathte qe sillet si ekstremiste e majte dhe komuniste !?
E keqia me e madhe eshte pd
Kjo balona tabake pa bisht mbahet si eksperte mbarume ne ekonomi kapitaliste dhe na jep mend te heqim taksat su ne komunozem, ik mi larask merr at rroge qyl mos u hiq eksperte tru laraske
O Lymo, kur nje qeveri mbush buxhetin vetem me taksa doganore, tregon paaftesine dhe deshtimin e saj. Nje qeveri e pergjegjshme dhe efikase e mbush buxhetin me te ardhurat nga pasuria e individit, Ai qe ka me shume paguan me shume. Ne kete rast te pasurit paguajne qe nje pjese e pamundur e shoqerise te marre me shume.
Sa keq ju vjen ketyre me rroga milionshe dhe privilegje per te varferit..... Haneme e lexove sa harxhoni ju analfabetet dhjeputet per dieta,udhetime jashte e qerara edhe kerkoni edhe rritje rroge ku e aprovoni unanim. Po per molotov e protestat qe organizoni sa harxhoni,na bej nje llogari...
O Balon Tabake pa shkope po ike moj idjote je bere si dordolece me te vu ne kopeshte per me trembe sorrat ku ke goje me fole rdhe ti hajdute qe keni vjedhe bolle me cfare i ke bere vilat tek gjiri i lalzit pluse edhe 10 apartamente ne Tirane edhe gjithe kunde moje qorre.
Pak ekonomi polituke për ata që nuk e dinë, ose ua kanë mësuar keq. Kjo zonjë nuk po do ta kuptojë (ose bën sikur), se rritja e çmimit ka të bëjë me sistemin ekonomiko shoqëror. Logjika ta thotë se mekanizimi dhe robotizimi i punës çon në rritjen e rendimentit, pra më kursimin për njesi, pra në ulje të kostos së punës, pra duhet të çonte në ulje të çmimit, që dmth: me të njëjtat të ardhura të blihen më shumë mallra. Por realisht nuk ndodh kështu. Ka dy rrugë përballimi për plotësimin e mungesave të nevojave jetësore të shoqërisë njerëzore për mallra e shërbime: 1. Metoda e planifikimit, dhe për rrjedhojë ndërtimi i çmimit me kosto dhe kufij strukturale të mbipunës: fitimit dhe taksave dhe 2. Metoda e tregut të lirë dhe varësia e çmimit nga kërkesë oferta. Kjo mësohet që në foshnjore e ekonomisë profesionale. Ajo që abuzohet dhe manipulohet nga ekonomistët e tipit Tabaku është se "taksat e larta" varfërojnë popullsinë, sikur u qahet halli të shkretëve, se ky, sistemi i taksave të larta varfëroka (megjithëse shtrenjtësinë dhe lirësinë e prodhon vetë populli), popullin(!) Çështja është kush e përvehtëson mbipunën, që krijohet në procesin e prodhim - shërbimit: ndarja, përvehtësimi dhe përdorimi i mbipunës është e vërteta e thjeshtë e bartës mbi kosto të çmimt të mallit. Dhe taksat (të larta, apo të ulta) janë një e ardhur në favor të shoqërisë, që përdoret për të mbajtur shtetin, punë publike dhe ndihmat sociale. Kurse, në fakt, fitimi i lartë është problemi kryesor i rritjes së çmimit: maksimalizimi i fitimit! Ky nuk është slogani, por realiteti i hidhur që influencon në shterenjtim; kjo është tokëza e muhabetit, ky sjell edhe polarizimin e shoqërisë dhe përvetësimi privat i një të mire shoqërore, që do të ekzistojë sa të ekzistojë prodhimi mall. Për një pjesë të aktivitetit ekonomik dhe të të ardhurave individuale shteti nuk zbaton asnjë lloj takse domethënëse të drejtpërdrejtë dhe, megjithatë, çmimi rritet(!); rritet në faza të caktuara të qarkullimi deri tek ai fundori. Në sistemin ekonomiko shoqëror të vetrregullimit të çmimit nga kërkes-oferta, edhe sikur taksat të qenë zero, përsëri do të kishim rritje të çmimit, sepse vepron ligji i maksimizimit të fitimit: e gjthë mbipuna do të përvehtësohej si fitim. Logjika e taksave të ulta është një mashtrim populist në favor të kapitalit privat dhe sidomos të atij të madh. Taksa të ulta për punëdhënësit, njëlloj si për të punëmarrësit (taksat e sheshta). Sa është efekti i thithjes së pjesës më të madhe të mbipunës? Taksa më të vogla dmth për të njëjtin çmim, fitim më shumë. Jo! Më e drejtë dhe më shoqërore, në kushtet e këtij rendi, do të qe një sistem ekonomik ku: asnjë taksim mbi pagat e punës dhe pagesë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të punësuarit (ato t'i përballoi punëdhënësi brenda kostos), taksa normale për të bërë sa më funksional shtetin, shërbimet që i takojnë dhe rritje të ndjeshme të investimeve publike në të mirë të shoqërisë. Dhe së fundmi: fitimi nuk është pagë, por përvetësim i punës së papaguar (një pjesë e mbivletës) privatisht në bazë të ligjit dhe ky, në bazë të një ligji duhet të taksohet më shumë... deri në ta zëmë 90%. A mundet!? Një paradoks ekonomik aktual. Po sistemi; nuk mund të qahemi. Njëra nga mënyrat është për t'u përballur me nevojat në rritje të shoqërisë.