
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat një ditë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve, u shpreh se qeveria po bën gati edhe një akt për të ndërhyrë në uljen e akcizës.
E pyetur nëse do të ketë paketa mbështetëse për qytetarët në këtë ‘valë’ luhatjesh dhe rritje çmimesh, ajo u shpreh: Sa i takon ndërhyrjeve të tjera, do të bëjmë një akt që do ndërhyjë në reduktimin e akcizës në nivel 20%, do të miratohet në këshillim e Ministrave dhe do behet publike në momentin e duhur.
Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta bazë e ushqimeve. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç kemi bërë më parë, nuk ndryshuam çmimin e energjisë dhe ndërhymë në disa paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë.
“Arsyeja pse ne nuk e kemi ngrit më parë Bordin, është sepse kemi bërë monitorim ditor. Nuk ka pasur abuzim deri ditën e djeshme, që as ajo dje nuk mund të konsiderohet si abuzim. Në bazë ditore kemi kalkuluar sa janë çmimet dhe sa do ishin me Bord, dhe kanë qenë të balancuara deri ditën e djeshme. Bursa po luhatet me baza ditore, ne gjykuam ta fillojmë mekanizmin duke qenë se nuk pati reflektim brenda ditës”, tha ajo.
Sa i përket luhatjes së çmimeve të shportës me produktet bazë, ministrja tha se po monitorohet çmimi i 80 produkteve ushqimore.
“Po monitorojmë një shportë me 80 ushqime bazë, janë reflektuar rritje çmimesh, do aktivizojmë grupe monitorimi për verifikim këto çmime. Do marrim vendime për çmimet e shportës së konsumit”, tha ministrja.
Ik moj baxhelle gerdalle e rilindjes .
Prisni akoma .....prisni....pergatisni paketen per pensionistet e shtresat ne bevoje. Ulni tvsh e ushqimeve si gjithe Europa.
Ku I coni gjithe ato te ardhura nga rritja e cmimit? Gjithe bota I rishperndan.
Teodor, ne xhepat e tyre i cojne. Akoma nuk i dini si funksionojne gjerat? Pse ministrat dhe politikanet tane jane me vila, kompani, prona etj... Prit ca muaj dhe te shkosh pasurite e Zeqinese!