Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjolle, ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 8.8 milionë euro për të mbikëqyrur rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.
Konsorciumi SAFEGE–EPTISA, i përbërë nga SUEZ Consulting dhe EPTISA Servicios de Ingeniería S.L., do të mbulojë shërbimet e konsulencës mbikëqyrëse për projektin.
Projekti financohet dhe mbështetet nga institucione ndërkombëtare dhe zbatohet nga Hekurudha Shqiptare(HSH), operatori shtetëror përgjegjës për rrjetin hekurudhor në vend. Roli i konsulentit përfshin mbikëqyrjen e plotë të punimeve civile, si dhe të furnizimit dhe instalimit të sistemeve elektromekanike, duke siguruar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, respektimin e afateve dhe kontrollin e cilësisë gjatë zbatimit.
Kontrata, e nënshkruar në shkurt 2026 dhe e publikuar së fundmi në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), parashikon një afat deri në gusht 2032, në përputhje me natyrën afatgjatë dhe shumëfazëshe të projektit. Përzgjedhja është bërë përmes një tenderi të hapur me dy zarfa dhe parakualifikim, që synon të balancojë vlerësimin teknik dhe atë financiar.
Linja Vorë–Hani i Hotit është pjesë e investimeve më të gjera në sektorin hekurudhor shqiptar, me një vlerë totale projekti prej rreth 356 milionë eurosh, të bashkëfinancuar nga institucione ndërkombëtare përmes granteve dhe huave. Projekti përfshin rehabilitimin dhe ndërtimin e rreth 120 kilometrave linjë dhe synon integrimin e Shqipërisë në rrjetin hekurudhor europian TEN-T dhe Korridorin Pan-Europian X.
Linja ekzistuese, e ndërtuar në disa faza nga vitet 1960 deri në 1985, lidh zona urbane përgjatë ultësirës perëndimore dhe kalon deri në kufirin me Malin e Zi në Han të Hotit. Ajo mbulon disa bashki përgjatë itinerarit dhe prej vitesh ka operuar me kufizime, ndërsa u ndërpre pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019.
Paret që hedhin i marrin vetë europianët e pakorruptueshëm
8 milion euro për mbikqyrjen e rehabilitimit...!!!??? Dmth 8 milion euro për të parë nëse punohet apo jo....... Po më jepni mua 500 mijë euro dhe shikoj unë kur punohet dhe kur nuk punohet...! Ça bëhet kshu....
Treni niset nē shtatē pa 5.kishte kēnaqēsi ajo kohē,çdo kryeqytet nē botē ka stacion treni, ne e kishim dhe e hoqēm, kush na kēshilloj nē mēnyr tē gabuar, tani qē dhe nafta po shtrenjtohet, treni ka sefdan e tijē nē teknologji
Kush ai qe po punon ne dem te interesave shqipetare.Si cdo dege te domosdoshme te zhvillimit edhe ne drejtim te transportit hekurudhor po punohet me plan qe te mos zhvillohet.
Ky komision do ngarkohet nga institucionet financiare te BE per te marre pagesa qyl, ku ridertimim por edhe KONRROLLIN, do ta bejne specialistet shqiptare, me pagesa 1000 euro ne muaj, per aq kohe sa do te vazhdoje rindertimi. Llogaria per dy kontrollore del 24000X5 vjet 120 000 euro! Te tjerat ku vene? Mirpo kjo firme per kete investim, do te zvarrise edhe ANETARSIMIM e Shqiperise ne BE, prandaj paguhen kaq shume!