Tabaku: Sistemi aktual fiskal mbitakson shtresën e mesme dhe favorizon pakicën

24 Mars 2026, 12:05Ekonomia TEMA
Tabaku: Sistemi aktual fiskal mbitakson shtresën e mesme dhe favorizon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar dhe po mbron një sistem të padrejtë ekonomik, i cili sipas saj rëndon mbi shumicën e qytetarëve dhe veçanërisht mbi shtresën e mesme.

Sipas Tabakut, mazhoranca ka zgjedhur në mënyrë të vazhdueshme të mbrojë një model që i shërben vetes dhe një pakice të privilegjuar, duke vendosur përballë interesit të qytetarëve interesin e sistemit që e mban në pushtet. “Sa herë që është dashur të zgjidhet mes qytetarëve dhe sistemit, është zgjedhur sistemi”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se politika fiskale aktuale mbitakson punën dhe prodhimin, duke goditur drejtpërdrejt shtresën e mesme, të cilën e cilëson si shtyllën kurrizore të ekonomisë. Ajo argumenton se ndërkohë që qytetarët që punojnë paguajnë gjithnjë e më shumë taksa, një pakicë përfiton lehtësira fiskale përmes ligjeve të posaçme.

Deputetja e PD-së nënvizon se ky model ka deformuar ekonominë, duke ulur të ardhurat reale të familjeve shqiptare dhe duke rritur barrën fiskale mbi ta. Sipas saj, fondet publike po orientohen drejt projekteve dhe koncesioneve që nuk sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, por rrisin kostot për qytetarët.

Tabaku e lidh situatën ekonomike me nivelin e ulët të fuqisë blerëse në vend, duke theksuar se Shqipëria mbetet ndër vendet më të varfra në rajon pikërisht për shkak të këtij modeli ekonomik. Ajo shton se korrupsioni dhe monopolet janë pasojë direkte e këtij sistemi, i cili, sipas saj, bën që shumica dërrmuese e shqiptarëve të paguajnë më shumë taksa dhe të përballen me çmime më të larta dhe më pak të ardhura.

Në përfundim, Tabaku thekson se ndryshimi i këtij modeli kërkon ndryshim politik, duke bërë thirrje për largimin e shumicës aktuale dhe ndërtimin e një qeverisjeje që, sipas saj, vendos në qendër interesin e qytetarëve.

9 Komente

  1. A
    ADRIATIK:

    Po he po ju presim .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      Ku humbur kjo qe zbuloje marsin, goca e trapjanve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        E moj tabakse u kujtove , si e kalove ne gjermani a u kenaqe se paske ardhur e karikuar , do ta hiqni saliun apo do ti lepish bythen se edhe goja jote si bytha e saliut eshte .

        Përgjigjjuni
        1. c
          ccc

          Oboboooo, doli kjo, hajde duro edhe kete zusken!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dridhe tabake per kriminelin sali

            Kjo hanemja na u be me keq nga saliu,perdite del si specialiste,por eshte specialiste si te dredhi belin sa me lulin e sa me fishkaraqin rrezik vdekje sali

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rruga e Dibres

              Le ta bejme pak me thjeshte per ne te "pa diturit" ...... Pyetje per Tabakun ? Ne nje nga vendet Skandinave,cmimi ne tregun me pakice i Kafes dhe i Vajit te Ullirit (te dy produkte importi per ate vend),eshte nga 50 % deri ne 80 % me i lire se ne tregun tone me pakice !! Pra ne nje vend ku te ardhurat per fryme jane disa fishi me te larta se tek ne,produkti ne treg kushton shume me pak !? ( informacioni i mesiperm eshte sh i sakte dhe mund te verifikohet lehtesisht brenda 5-10 min) . Si e spjegon "eksperti" i financave

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Ti rruga e dibres mos ke humbur ne pol, vaj I ullinit ashte gradist ne Shqipri, kurse nje pako kafe 250 gr kushton 5 deri 10 euro ne euvrope kurse ne Norvegji we permend ti si emer mund kushtoje 2 fishin, te fala te bene abetarja

                Përgjigjjuni
                1. (
                  (***)

                  Kjo grua nuk ka konceptet minimale mbi ekonominë, nëse deklaratat e saj nuk janë në kuadrin propagandistik. Me sa di, asnjë taksë nuk është shtuar mbi punën nga ana e shtetit, madje, ka nivele page që nuk paguajnë fare taksë, por është shtuar mbipuna prej bosit në kurriz të çmimit. Nëse taksat dhe mbipuna favorizojnë pakicën, atëhere, pse ankohesh moj zonjë, djathtas është, favorizon pakicën (bosnat, të kamurit, të mirfituarit nga rritja e çmimeve). Paga e punës të të punësuarit nuk barazohet me fitimin e bosit, në drejtim të formimit dhe përvetësimit, është koncept ekonomik. Të ardhurat reale të popullsisë ulen në kushte të rritjes artificiale të çmimeve dhe nuk i përgjigjet raportit real kosto çmim - pasqyrohet në inflacion. Kurse rënien e fuqisë blerëse nuk mund ta shpjegoj ndryshe kur depozitat individuale të kursimit rriten, veç, nëse në këto depozita pasqyrohen edhe ato të mbipunës të përvetësuar nga bosët dhe kjo atëhere do të tregonte shkallën e shfrytëzimit nga ana e bosëve, jo nga qeveria. Edhe këtu s'ke pse ankohesh. Ta kam thënë edhe një herë, moj Tabaku, edhe zero të jenë tatimet, çmimet po njësoj do të rriten, është karakteristikë e sistemit që kemi zgjedhur. Po me këto "ide" për popullin fukara, kalo më mirë majtas... madje me Qorrin, do të qe ca më mirë, do të qe më dinjitoze, sasa i mban me llafe e dokrra të djathtës, me sikur. Politikane si shirit manjetofoni, se pllaka e gramafonit ka dy, një këngë di dhe atë jo të saktë: thua dy fjalë, pastaj na, na, na, pastaj, dy fjalë të tjera... pastaj, prapë na, na, na, edhe kur ja kujtojnë me sufler se e ka gabim, ngul këmbë si mushka në padijen e saj.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PeDe-ja e Saleh-ut!

                    O Joro të dëgjoj që ke filluar flet shumë kodra pas bbregut (sidomos kohët e fundit). Saimiri të ndihmoi për analizën !? "Po ça thua se le nam, ku ka shtesë të mesme në AL" !!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje