Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”

23 Mars 2026, 15:55Ekonomia TEMA

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr

Qeveria shqiptare ka hedhur zyrtarisht hapat e parë drejt asaj që e cilëson si “Shqipëria 2030”. Përmes botimit në Fletoren Zyrtare të Dokumentit të Politikave Prioritare (DPP) dhe Listës Unike të Projekteve, zbardhet harta e rrugës financiare dhe strategjike për vitet e ardhshme. Me një buxhet që për vitin 2026 parashikohet të arrijë në 886.7 miliardë lekë, ambicia është e qartë: integrimi i plotë në BE përmes një ekonomie digjitale dhe të gjelbër.

“Basti” i madh i infrastrukturës, treni dhe korridoret

Transporti mbetet sektori që thith investimet më marramendëse, i orientuar drejt ndërlidhjes rajonale.

Me një kosto prej 750 milionë eurosh, ky konsiderohet projekti më strategjik i dekadës, i cili do të lidhë dy ekonomitë shqiptare në një linjë moderne.

Segmentet si Milot-Balldren (213 mln €) dhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës (298 mln €) synojnë të kthejnë Shqipërinë në një nyje kryesore të tranzitit evropian.

Faza e parë prej 390 milionë eurosh shënon zhvendosjen e aktivitetit tregtar drejt një porti të integruar dhe modern.

Energjia dhe siguria, Skavica dhe “Smart City”

Në listën e 114 projekteve, HEC Skavica mban fronin si investimi më i shtrenjtë me 800 milionë euro, i ndjekur nga plane masive për fotovoltaikë në Belsh dhe matës të zgjuar të energjisë (330 mln €).

Ndërkohë, siguria publike po merr një dimension teknologjik. Projekti “Smart City” i Ministrisë së Brendshme, me vlerë 134.4 milionë euro, parashikon instalimin e sistemeve inteligjente të kamerave në të gjithë vendin për të monitoruar krimin dhe trafikun në kohë reale.

Prioritetet sociale, arsimi dhe shëndetësia

Buxheti i vitit 2026 nuk është vetëm asfalt. Shifrat tregojnë një angazhim të shtuar në sektorët humane. Përveç teksteve falas për 220 mijë nxënës, spikat rrjeti i laboratorëve Smart Labs (40 mln €) dhe ndërtimi i Kampusit të ri të UT-së (166 mln €).

Fokus i veçantë te barnat onkologjike me një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh dhe mbulimi i paketave të reja spitalore si trombektomia.

Mbrojtja sociale mbetet zëri më i madh buxhetor, duke financuar pensionet, bonuset e lindjes dhe ndihmën ekonomike për 59 mijë familje.

Administrata 2030, drejt një “elite” të re

Reforma në Administratën Publike (2025–2030) synon të krijojë një trupë nëpunësish të motivuar. Me “Paketën e Motivimit”, qeveria premton orare fleksibël dhe rritje pagash për të mbajtur talentet brenda vendit, ndërsa Shkolla e Administratës (ASPA) do të transformohet në një qendër ekselence.

Nga 114 projektet e listuara, një pjesë e konsiderueshme janë ende në kategorinë “Pjesërisht i Maturuar” ose “I Pamaturuar”. Sipas ekspertëve, suksesi i këtij plani ambicioz varet nga aftësia e institucioneve për të prodhuar studime fizibiliteti që bindin partnerët ndërkombëtarë si WBIF dhe Bankën Botërore, të cilët janë financuesit kryesorë të kësaj agjende.

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë nuk është thjesht një linjë tregtare, por konsiderohet si “projekti i shekullit” për bashkimin ekonomik të hapësirës shqiptare dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në rrjetet evropiane të transportit.

Me një vlerë indikative prej 750 milionë eurosh, ky investim synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si lëvizin njerëzit dhe mallrat midis dy vendeve.

Hekurudha do të shërbejë si një urë lidhëse që shkurton distancat dhe ul kostot e transportit me mbi 50% krahasuar me rrugët tokësore.

Linja parashikohet të jetë rreth 137 kilometra e gjatë (nga ana e Shqipërisë deri në kufi).

Sfida kryesore mbetet ndërtimi i segmentit nga Milioti në Morinë, i cili kalon në një terren të vështirë malor dhe kërkon ndërtimin e tuneleve dhe urave të shumta.

Në Kosovë, linja do të lidhet me rrjetin ekzistues që shkon drejt Prishtinës dhe më tej drejt Merdarit (kufiri me Serbinë), duke u bërë pjesë e asaj që njihet si “Hekurudha e Paqes”.

Rëndësia strategjike, porti i Kosovës në Durrës

Ky projekt e kthen Portin e Durrësit (dhe atë të ri në Porto-Romano) në portin kryesor “de facto” për Kosovën.

Lehtëson lëvizjen e kontejnerëve me mallra nga deti direkt drejt depove në Prishtinë, duke anashkaluar vonesat në pikat doganore rrugore.

Shqipëria dhe Kosova bëhen një bllok i vetëm logjistik, duke rritur peshën e tyre në tregun e Ballkanit dhe duke ofruar një alternativë ndaj porteve të Selanikut apo Tivarit.

Statusi i maturitetit dhe financimi

Sipas dokumentit të fundit të Politikave Prioritare (DPP 2027–2029), projekti ka statusin “Pjesërisht i Maturuar”. Për të kaluar nga letra në kantier, projekti përballet me disa barriera:

Terreni malor i veriut të Shqipërisë kërkon inxhinieri të kushtueshme (tunele të ngjashme me ato të Rrugës së Kombit).

Nevojitet që të dyja qeveritë (Tiranë dhe Prishtinë) të ecin me të njëjtin ritëm në shpronësime dhe në sigurimin e fondeve.

Linja duhet të jetë e elektrifikuar që në nisje për t’u përputhur me standardet e “Transportit të Gjelbër” të BE-së.

23 Komente

  1. D
    Drini.

    Po arme do kemi per te mbrojtur atdheun ? Apo do na gjeje armiku tuj u dhi ,siç na gjeti Italia fashiste kur erdhi e pushtoi Shqiperine ne vitin1939.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni , nen-kontraktor i Rames

      Me falni , sa eshte zeri ne buxhet per "tarifen e korrupsionit" per keto investime ? Se pa korrupsion nuk nderton njeri ketu !!! dhe ju lutem na informoni , ku derdhet kjo tarife tani , ......se Bela qe e mblidhte me pare iku , apo do e mbledhe vete Palloshi ???

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Ky eshte treg evropian, taxat dhe tarifat jane te perfshira ne nje ze te vetem. Zakonisht, korrupsioni projektohet diku te nji e treta e cmimit perfundimtare. Me fjale te tjera sikur te hiqnim korrupsionin dhe taksen e shtetit, cmimi do te ishte 50% e atij perfundimtarit. Cmimet dhe menyra e shperndarjes se tarifave ndryshojne ne baze te stines dhe ngjyres se pushtetit.

        Përgjigjjuni
      2. p
        pordhe me rigon turku......

        Citjonezi,ke ndonje pllan qe Hasoni te mos lidh pantallonin me tel e te dal m'Omonia me lopat per te bere beton a pastroi ndonje hale a kotec qe te ushqeje gyzelat m'kasollen me interrnit!? Si the mo,JO!? Epo vari lesht....te rroi baba Rrahimondi bashke me bektosh state..... gezuar Novruzin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dino

          Hahaha..do luftojne pensionistet e patronazhistet...

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kapterri

          E paskan harru fare rrugen nga Kashari ne Lekaj,Rrogozhine.Ndoshta fillon nga viti 2050

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhezo Smokthina

            Tërë jetën na kanë ngopur me lugë të zbrazur, ky po na ngop me garuzhde të zbrazur. Populli nuk thot kot, "nga e thëna në të bërë ekziston në mes një det i tërë".

            Përgjigjjuni
          2. B
            Ben

            Paskan harru shume rruge.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oi, oi...

              Je që je, letër ke, pse nuk I fute një urë për rrugë dhe hekurudhë Durrës-Bari!? Oi, oi, po vete 10 vjet hekurudha Tiranë Durrës dhe nuk dihet në do të përfundojë apo jo.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti.uk

                Molotov per salen sa vajti buxheti?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marku

                  Vetem projektet e tabeles me.lart kerkojne 3 miliard euro. Buxheti i investimeve ne nje vit eshte rreth 500 milion euro. Dmth duhen 6 vjet vetem per keto investime. Po te kesh parasysh investimet e tjera duhet buxheti i 15 apo 20 viteve qe te mbulohen te gjitha me buxhet. Atehere ca lidhje kjo.me biton 2030 ????

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BBC

                    Perralla me mret thuhej dikur.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Foni

                      Ç'mund të presësh nga ky njeri, ky as skuqet dhe as zverdhet nga gënjeshtrat që nxjerr nga goja.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sosialist-jo rilindas

                        Projekti “Smart City"????mashtrim, thjesht me rrujt leket nga xhepat tona. Jane nja 200 kamera ne rruget kryesore, nga te cilat 50 jane kamera shpejtesie, te cilat nuk olotesijne asnje kriter meterologjik. Kaq. Dmth 34 milion € / 200 kamera = 170.000€ kosto e nje kamere ???? Nuk ka skrupuj KY Palloshi. Eshte I pangopur.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti 1991

                          E dimë, e dimë ate " pjesen e luanit". Haha

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhixhi

                            Hajde gallate hajde. HC i Skiavices ka 10 vjet ne këtë listë. Nje here është ne vendin e pare nje here kalon ne vendin e dytë se ne vend te pare kalon hekurudha Durrës Prishtinë një here kalon ne vend te trete se hyn porti i ri etj etj

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Ccc

                              Po ato që filluat ,,,, i mbaruat ?

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                No,Mo,Ma, Rrp,Fi...

                                Premtimet e PA-mbajtura. Rrugë,hekurudha,aeroporte,porte dhe infrastrukturë e ndermjetme 1) Rruga Tiranë- Durres- Rrogozhine- Lushnje . U premtua se der në 2024 kjo rrugë do mbaronte dhe ishte me lek (për çdo qytet që kam përmendu), ku në plan spikaste s'e çdo rrethrrotullim do " zhdukej" me mbikalime ose nenkalime dhe do ishte një rrugë e drejtë ose siç tha Bela " një vijë e drejtë"( siç duket " vijën e drejtë" e ka konsumuar naltmadhnia). 2) Rruga Dalje Durrës - Plepa Durrës. Premtimi i Edvinit 2017... "Nuk e di se çfarë do bëjmë me këtë sekmend,por diçka do bëjmë dhe do i japim fund kësaj katrahure. 2026( 9 vjet) dhe te vetmen gjë që ka zgjidhur është t'a lëre siç ishte. 3) Lezhe- Shkodër. Do lidhet direkt me Malin e Zi ndaj nuk po bëjmë veprime të nxituara...tha naltmadhnia. Më të "ziun" është lidhur naltmadhnia der me tani dhe po e mban fort. Aq shumë e do sa 8-10 orë në ditë bllokohet totalisht kjo rrugë korrik- gusht. 4) By pasi Sarandë. Do përfundonte 2024... Akoma jemi në gërmime. Ku përmenden ' germime', vetekuptoni "gërmime arkeologjike"... vetëm ato zgjasin kaq shumë, dhe naltmadhnia ka dhënë urdhër që çdo bypas të gërmohet me pinelë dhe pinelat të jenë nga ato të piktorëve. 5) Bypasi i Shëngjinit...në germime. Mbase i vetmi bypas në botë ku vetë projektuesit dhe qeverria thonë " nuk do zgjidhi asnjë problem me trafikun,por do bëhet"... 6) Kryevepra e kryeveprave, nyja e nyjeve... Rrethrrotullimi tek Shqiponja. E vetmja " Nyje" ku tejkalon çdo koncept inxhinierik që kur është krijuar njerëzimi e der me tani. U projektuar që të " eliminonte" trafikun...dhe përfundoi më 12 krosi që përfundojnë në një krosi, qameti dy. Se mos përmendni ndonjë fjalë të ndaluar si "700 milion euro" të përdorura për të bërë të mundur që nga një orë që na duhej të rrinim aty ne trafik tani na duhen 3-4 orë...shëëshsh! Turp! Marre! Është shtuar nr i makinave...vetvetiu(?!).7) Çdo dalje ose hyrje në të dy bypaset ( unazat) e Tiranës dhe pothuajse çdo hyrje-dalje nga çdo rrugë në të gjithë vendin janë pa me të voglin standart( përjashtoni autostradën Fier- Vlorë por edhe kjo me mangësi TE THEKSUAR INFORMACIONI). HEKURUDHAT. 1) Hekurudha Fier- Vlorë. U " restaurua " në 2021( para zgjedhjeve) për të mos u përdorur kurrëëë. 2) Rrogozhinë- Elbasan. U " restaurua" Rrogozhinë - Rrogozhinë ( mirë lexuat)( pas zgjedhjeve 2021) për të mos u përdorur kurrëëë. 3) Hekurudha Dr- Tr... Po kërkohen GOZHDË të cilësisë së lartë pasi po bëhet më gozhdë. Pra, imagjinoni që çdo hekur që përdoret si hekurudhë, po i jepet forma e duhur ndërmjet gozhdeve dhe duke mos harruar që kemi mungesë në ' gozhdë goditës '. AEROPORTE. Akoma jemi në pritje të disa aparateve speciale për të ndjekur " zogjtë" në Vlorë dhe ai i Gjirokastrës po pret mbushje me gurë se është plot llaç. Kukësi ka problem me baltën e kuqe. Do bëjmë edhe një në Shkodër por po presim miratim nga mali i zi. PORTE. Ka mbaruar projektimi i portit të jahteve Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Golem, Seman, Gjiri i Gjipese, Himarës, Qerret dhe të gjitha vrimat e vetë formuara. STRUKTURA " TE TJERA"... UJE 24 orë... Do heqim përfundimisht cisterrnat që prej 2013- es( fajin e ka Likja kësaj here, e jo Sala)... Do ketë çdo rrugë emër e çdo shtëpi numër. Që çdo rrugë ka emër është realizuar... Tani që çdo qytet ka nja 30 rrugë me të njëtin emër, është faji i Google maps e jo i qeverriut. Këto nuk janë as 10% të premtimeve por u lodha duke shkruar

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  KOMENTI

                                  A kanë efekt kur thuhen të njëjtat gjëra kur ndjehesh në krizë ??!! Mbase..... ... Sa herë ngrihet çmimi i naftës do hapet një kompani shtetërore... Saa ulet çmimi qetësi.. Sigurisht ka ndikim tek ata që nuk kanë kujtesë.... Politikanët e kanë bërë hekurudhën Tiranë-Durrës për 30 vite me 6 korsi!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Prapi

                                    Prape masaker financiare.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Çelo Mezani

                                      Ju qifsha rropt komplet…kemi qe ne 2013 qe i degjojme keto dhe fjalen magjike “do te”. Edhe ne si popull po te themi “do te” qim ça te permban pragu!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kristaqi

                                        Keta vec me vjedh jane

                                        Përgjigjjuni
                                        1. c
                                          cc

                                          Ku thone se ka dardha shume, merre thesin e vogel thote populli albanez. Mirepo thesin e vogel per popullin se per vete e marrin thesin e madh dhe e m,bushin me parate e taksave e gjoja investimeve. Me beri pershtypje komentuesi "shkodrani" qe mendonte se vidhet 1/3, ne fakt sik ka rezultuar nga kontrollet e KLSH apo SPAK ne investimet buxhetore vidhet te pakten 60 % e ne disa raste sic ishin 5D vidhet 100% e fondit. Eshte interesante se si ndersa buxheti i shtetit fryhet nga viti ne vit, buxheti i familjeve dhe mireqenia e tyre ulet nga viti ne vit. Shkaku ? Vjedhjet qeveritare

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje