Rama: Rrisim me 70% pagat e ushtarakëve brenda këtij mandati (VIDEO)

22 Mars 2026, 10:25Ekonomia TEMA
Rama: Rrisim me 70% pagat e ushtarakëve brenda këtij mandati (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij “Flasim” se buxheti i vitit 2026 rrit fondet për mbrojtjen me afro 12% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Rama tha se nga janari ka hyrë në fuqi rritja e pagave për ushtarakët, ndërsa në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar edhe mbulimi i kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv.

Ai theksoi se ky është një hap i mirëpritur dhe se synimi mbetet që brenda këtij mandati, paga e ushtarit bazë në Republikën e Shqipërisë të rritet deri në 70%, duke e afruar atë me mesataren e pagave në vendet e NATO-s.

“Kur miratuam buxhetin e vitit 2026, vendosëm t’i japim mbrojtjes afro 12% më shumë fonde sesa viti i mëparshëm, gjë që ishte natyrisht edhe rezultati i angazhimit tonë për t’i qëndruar skedulës së rritjes së financimeve të vendeve të NATO-s, por edhe për t’i qëndruar zotimit për një trajtim gjithnjë e më dinjitoz të forcave tona të armatosura. Në fund të shkurtit, vendosëm dhe rritjen e pagave për ushtarakët, me një efekt të drejtpërdrejtë nga janari dhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar dhe mbulimin e kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv. Ky është një hap i shumëpritur dhe i mirëpritur nga të gjithë ata, që nën uniformën e Forcave tona të Armatosura i shërbejnë vendit në çdo front dhe synimi ynë mbetet një pagë konkurruese dhe një trajtim financiar, që deri në fund të këtij mandati do të jetë në mesataren e vendeve të NATO-s. E thënë ndryshe deri në fund të këtij mandati, objektivi i  parashikuar dhe në ndërkohë i përkthyer në një plan rritje të pagës, është që paga e ushtarit bazë në Republikën e Shqipërisë të rritet me deri në 70 %”, tha Rama.

10 Komente

  1. s
    sic ishim ashtu mbeti

    O te ngrente mortja, i cmenduri i Surrelit, qe na ke sjelle perseri kohen e dajes tend, kolekes, qe linte popullin punonjes zorre thate dhe ushqente, vishte dhe mbathte parazitet e pafunde kaptera dhe oficera, qe i zbriste nga fshatrat, me jo do na sulmoje greku, apo imperializmi perendimor. Dhe doli, qe per ne askujt nuk i kerciste, perkundrazi vec ne bythgrisurit e kolekes, vazhdojme te pushtojme gjithe perendimin, nga Greqia deri ne Amerike( cuditerisht , japim bythen per babe sulltanin,por atje nuk vem).Dhe perseri paguajne skllevrit arnaut.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mend

      Mund te thuash çte duash por Sh. ka ushtrin me te vogel ne rajon dhe me pak te modernizuar. Aktualisht ka 7000 ushtar aktiv. Sa per krahasim Serbia ka 25000 ushtar aktiv, Kroacia 15000 ushtar aktive. Mos te harrojm nuk kemi as force ajrore por mbeshtetemi nga Greqia dhe Italia. Ne rast te luftes boterore ku do e fusesh koken?

      Përgjigjjuni
      1. q
        qiji nenen..te thone

        Por cfare koke, mor pa Mernd ne koke, kur kokat dhe trupat e shqiptareve, bashke me vendin i ka bere mut nga te gjitha anet, ajetollahu tend i cmendur.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mend

          Per tipat si ty nuk ka sherim, duhet lene ne habitatin e tyre te erresires.

          Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Rrit pensionet se na masakruat.na trajtoni si te vdekur pa kallur .gjynah

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Sot fiton po që se lufton për të drejtat e veta. Pensionistët që votojnë për ramën janë të kënaqur prej tij.

        Përgjigjjuni
      2. l
        loni

        Pensioni ju del dhe ju tepron, mos mbaj makine qe te kesh te hash buke.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next level

          O killuf, që edhe yt atë do turpërohej që të kemi vënë në krye të shtetit; Nuk ke ushtarakë për t'ju rritur rrogat! Bëj njëherë ushtrinë! Formo kuadrin e specializuar në çdo nivel, nga inxhinieria ushtarake, mjekësia ushtarake, teknologjia dhe industria ushtarake, oficerët e çdo arme, komandën, doktrinën, network un dhe fortifikimet dhe pastaj meritat vijnë vetë edhe ato ekonomike. Ofiqarët janë një kancer për shtetin.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur gropën e Shqipërisë e bën duke derdhur miljard

            Po gropën që ke bërë ti me marrëzitë e tua me AirAlbania , me Beketin, me gjithë qindra milionat e tjera që duhet t'i paguash Strazburgut, gjykatave amerikane dhe gjykatave të arbitrazhit, dështimet e tmerrshme infrastrukturore dhe strategjike nga portet dhe aeroportet, me çfarë do i paguash? Me gjakun e shqiptarëve? Apo ashtu si Sali kërma, të ka lënë peshqesh jotëmë Shqipërinë që të bësh çfarë të dojë bytha? Si Sali kërma, duvanë e bën prej patrioti, strategu dhe burrështetasi, pasojat prej sharlatani dhe tradhëtari të shitur.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kris

              Faleminderit pronar i shqiperise

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje