Këshilli i Ministrave ka vendosur rikthimin e Bordit të Transparencës, si pjesë e masave për të stabilizuar tregun e karburanteve në vend.
Vendimi vjen pas analizës së situatës aktuale dhe ndikimit të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, që kanë sjellë luhatje të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, qeveria ka vendosur uljen e akcizës në nivelin 20%, një masë që synon të lehtësojë barrën për qytetarët dhe bizneset.
Përmes rikthimit të Bordit të Transparencës, do të vendosen çmime tavan dhe kontroll mbi marzhet e fitimit, me qëllim parandalimin e abuzimeve në treg dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për konsumatorët.
Autoritetet theksojnë se këto masa janë të përkohshme dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës në tregun e karburanteve.
Bordi i transparencës! Bordi i vjedhjes shtetërore duke favorizuar monopolin. Në këtë rast oligarkun Kastratin.