Braçe: Rritja e çmimit të naftës nuk justifikohet nga lufta në Iran

18 Mars 2026, 23:00Ekonomia TEMA
Braçe: Rritja e çmimit të naftës nuk justifikohet nga

Deputeti socialist Erion Braçe vijon të denoncojë rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë me një shpejtësi dhe shtesë të tillë që nuk justifikohet me situatën në Lindjen e Mesme. 

Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson vlerësimin e tij për faktin që kryeministri Edi Rama u bëri të qarta sot kompanive shqiptare të furnizimit me naftë se efektet e krizës së shkaktuar nga lufta në Iran nuk duhet të peshojnë tërësisht në supet konsumatorëve fundorë, por edhe tregtarët e hidrokarbureve duhet të bëjnë pjesën e tyre të sakrificës.

Më tej, ish-deputeti deklaron se modeli i tregut që sipas tij kanë imponuar tregtarët shqiptarë të naftës është i gabuar, pasi "Kompanitë shqiptare nuk importojnë hidrokarbure; importojnë dy kompani që tregtarët tanë i quajnë brokera; këta blejnë në bursë - në afat të shkurtër, të mesëm e të gjatë, duke përfituar nga çmimet në kohën kur blejnë; këta transportojnë, këta depozitojnë në Durrës e Vlorë, këta shesin në ato depozita brenda territorit të Shqipërisë; këta përfitojnë nga lëvizja e çmimeve - e thjeshtë, kanë blerë një muaj më parë në bursë me një çmim të ulët dhe po shesin sot me çmimin e rritur në depozitat tona.

Ky model tregu e përcjell shumë shpejt - për 4 ditë këtë herë - krizën, madje artificialisht - kanë blerë naftë një, dy, tre muaj më parë, me çmim të ulët dhe po shesin sot në Durrës e Vlorë me çmimin e sotëm të lartë të bursës; këtë çmim paguajnë tërësisht qytetarët, edhe ata që punojnë, bujqit të parët."


Postimi i plotë i Erion Braçes:

Për çmimin e rritur të naftës, benzinës, gazit

Unë insistoj - duhet shembur modeli i tregut që na kanë imponuar tregtarët!

Qëndrimi i sotëm i kryeministrit për të ndarë barrën e krizës - rritjes së çmimit të hidrokarbureve, është një zhvillim i ri pozitiv;

Kriza erdhi nga lufta, çmimet u rritën prej saj;

Por deri më sot, barrën financiare të krizave si kjo e kanë paguar vetëm qytetarët, aspak tregtarët, ata kanë fituar edhe në kohë krize.

Në anë tjetër, ka edhe elementë të tjerë që as i përmendi kush në takimin e sotëm;

I pari është modeli i tregut që na kanë imponuar tregtarët.

Kompanitë shqiptare nuk importojnë hidrokarbure; importojnë dy kompani që tregtarët tanë i quajnë brokera; këta blejnë në bursë - në afat të shkurtër, të mesëm e të gjatë, duke përfituar nga çmimet në kohën kur blejnë; këta transportojnë, këta depozitojnë në Durrës e Vlorë, këta shesin në ato depozita brenda territorit të Shqipërisë; këta përfitojnë nga lëvizja e çmimeve - e thjeshtë, kanë blerë një muaj më parë në bursë me një çmim të ulët dhe po shesin sot me çmimin e rritur në depozitat tona.

Ky model tregu e përcjell shumë shpejt - për 4 ditë këtë herë - krizën, madje artificialisht - kanë blerë naftë një, dy, tre muaj më parë, me çmim të ulët dhe po shesin sot në Durrës e Vlorë me çmimin e sotëm të lartë të bursës; këtë çmim paguajnë tërësisht qytetarët, edhe ata që punojnë, bujqit të parët.

Ky model tregu nuk ka transparencë; duket sikur çmimet janë transparente - çmime burse, por jo; askush nuk e di marrëdhënien mes brokerit dhe kompanisë shqiptare për depozitimin, mbi të gjitha për çmimin e shitje-blerjes mes tyre, zero, asnjë kontratë transparente.

Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu. Ej, unë lexoj mesazhe imponuese për çmimin - sidomos për gazin. Është turp dhuna mbi pikat e bardha - jo të branduara; pikat e bardha, veçanërisht ato me pronësi mbi pikën të vetë, pa shpenzime qiraje e të operuara familjarisht, janë nën sulmin e të mëdhenjve.

Për naftën, çmimi i ri 200 lekë+, është kufiri kur konsumatori mendohet të blejë naftë, për më shumë tek pikat e bardha; rritja e imponuar e çmimit vret pikat e bardha e përqendron tregun e pakicës, dëm mbi konsumatorin ky.

1 Komente

  1. N
    Nuk di, nuk pyes, informoj publikun

    Erioni, si gjithmonë, gjysëm i informuar dhe si gjithmonë totalisht propagandist laicist. Blerja e hidrokarbureve direkt në bursë NUK të sjell ndonjë fitim ose thënë në gjuhën financiare, nuk të lë ato dy-tre cent/ për litër. Që të realizohet ky fitim, pra dy-tre cent për litër, importuesit " detyrohen" të jenë pjesë e aksioneve " të mbyllura" por për publikun njihen si aksione online . Atë që nuk thotë askush është ASKUSH NUK TE JEP NAFTE pa patur akses tek lojtarët e mëdhenj të cilët kanë aksionet fillestare. Pra, nqs ti Erion ngrihesh sot e blen 50 mil euro aksione e vete të blesh naftë me aksionet që ke, të thonë " mirë se erdhe por futi në bythë këto aksione s'e ne naftë nuk të japin"( ke me mijëra raste ku njerzit kanë blerë aksione e nuk kanë mundur " ti shfrytëzojnë" dhe janë detyruar t'i shesin minus 90%. Lojtarët e mëdhenj janë ata që përcaktojnë çmimin çdo mëngjes. Gjithmonë flasim për çmim dy - tre cent lart a poshtë. Këto në periudha normale, ndërsa kur ka " luftë" lojtarët e mëdhenj fillojnë fitimet 30-50 cent për litër por janë dhe ata që paraprakisht kanë " humbur" duke financuar luftën para se ajo të fillojë. Mësove gjë tani o Erion?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje