Rama i përgjigjet Konfindustrisë: Askush përveç pensionistëve, s’mund të kërkojë më shumë se çfarë i takon!

18 Mars 2026, 14:10Ekonomia TEMA
Rama i përgjigjet Konfindustrisë: Askush përveç

Në takimin e kësaj të mërkure me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje kërkesës së sotme të Konfindustrisë, për të adresuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Më ka tërhequr vëmendjen kërkesa që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet, që TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet drejtpërdrejt.

Dua të rikujtoj që ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve.

Askush tjetër s’mund të kërkojë nga buxheti i shtetit më shumë se sa i takon, pavarësisht situatave”, tha Rama.

6 Komente

  1. S
    S

    Respekt zoti kryeminister,presim te kesh gjithmon dhe me shume kujdes per ne pensionistet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marija

      Pa asnje respekt: te lutem mos vazhdo te tallesh me pensionistet!!!Mjaft dhe Mjaft, njeri pa din e iman.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti x

        Mos beni diferencime midis pensionisteve kur rritni pensionet. Eshte allogjike, qe pensionisti qe mer pension mbi 40.000 mije leke te mos perfitoje nga pagesa e kontributeve. Mbi bazen e pages eshte paguar dhe kontributi, si pasoje e se ciles duhet te perfitoje nga kjo rritje e pensionit. Eshte e pamoraleshme te privoni nga te drejtat ligjore nje kategori te pensionisteve. Nuk eshte normale te veprohet pa llogjike.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Drejt, ai që ka paguar më shumë siguracione të marrë më shumë. Rritja duhet të jetë proporcionale, pa kufij dhe të mos ketë diskriminim, qoftë edhe diskriminim pozitiv, për ata që nuk i përmbushin kushtet për një nivel pensioni të caktuar. Kuota e siguracionit të derdhur në funksion të të siguruarit është si një investim edhe shoqëror, por edhe personal për një pagesë më të mirë dhe rrojtje më dinjitoze pas daljes në pensin. Nëse duhet të bëhen rillogaritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, në rritje të tyre, të bëhet dhe të mos ndahet në periudha, para apo pas periudhës; të merret varjanti më i mirë i mundshëm në dobi të pensionistëve..

          Përgjigjjuni
        2. M
          Malua

          Po pra,pensionistet u ngopen nuk kan si te shpenzojne leket!Ketu o usta si pensionistet qe vazhdojne historikisht ne kte vend te jene ne gjendje te mjerueshme,po ashtu edhe ne te tjeret qe punojme e genjejme veten ndonje here sikur po ndrisim gje,nuk eshte se kemi per te pare hajer.Keshtu qe,jepni shkelmin ne fyt,fundja ci duan njerezit leket mjafton pushtetaret te bejne jete dinjitoze!

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Jo historikisht, o Malo. Ka qënë 70% të pagës mesatare më të lartë, për një periudhë të pandërprerë, për të gjithë ata që kishin mbushur vjetërsinë në punë dhe moshën për pension (normalisht, dilje në pension në moshën 60 vjeç burrat dhe 55 vjeç gratë).

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje