Ministri Malaj paralajmëron: Nëse Task-Forca konstaton abuzime, do ringremë Bordin e Transparencës

18 Mars 2026, 14:30Ekonomia TEMA
Ministri Malaj paralajmëron: Nëse Task-Forca konstaton abuzime, do

Në takimin e kësaj të mërkure, Ministri i Financave Petrit Malaj foli për punën e deritanishme të Task-Forcës së ngritur për karburantet javën e kaluar. Ai paralajmëroi nëse do ketë abuzime të konstatuara, do ringrihet Bordi i Transparencës.

“Deklaroj dhe publikisht krijimin e taskforcës së përbashkët me drejtorinë e përgjithshme të Doganave dhe atë të Tatimeve. Plani operacional është i shtrirë në 2 plane:

Plani i parë: Monitorimin e çmimeve dhe të marzhit të fitimeve nga tregtarët me shumicë dhe ata pakicë të hidrokarbureve.

Plani i dytë: Rritja e kapacitetit tatimor dhe doganor me qëllim uljen e evazionit fiskal dhe propagandës që ndodh. Task-Forca është në terren dhe e shtrirë në gjithë Republikën e Shqipërisë.

Kemi evidentuar shkelje të tjera për të cilat TaskForca ka ndërmarrë masa, por më duhet të theksoj se strukturat do vijojnë monitorimin në terren. Nëse ka abuzime të konstatuara, do detyrohemi të ngremë Bordin e Transparencës në mënyrë që të marrin masat e nevojshme.”, paralajmëroi ministri Malaj.

3 Komente

  1. T
    Toni

    Talluni talluni.....a mjere ai popull. Shikoni mor Europen ku po vepron shteti direkt.

    Përgjigjjuni
    1. p
      petrit

      Cfare bordi do ngeni ju ???? mbetet duke ngritur borde, agjensi, drejtori etj etj. Do te zgjidhni problemin : kush nuk zbaton ligjin ti hiqet LICENSA. kaq. thjesht fare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        PIRTH PIRTH O MINISTRO PRIT SA TE VEJE 3000 LEKE LITRI ATEHERE NGRI BORDIN SE DO TA NDALOSH NGRITJEN E CMIMIT,PO KE SHEMBULLIN E MAQEDONIS O MINISTRO QE NUK NGRIHET CMIMI DHE QE NUK PROSHON NAFTE. KURSE NE HAM M.....KOTE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje