“Taksa e qarkullimit po iku nga nafta, do shkojë diku tjetër”, Rama: Po u vendos taksa te automjeti, do e paguajnë katërfish më shumë

18 Mars 2026, 14:20Ekonomia TEMA
“Taksa e qarkullimit po iku nga nafta, do shkojë diku

Teksa komentoi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli edhe për taksën e qarkullimit, për të cilën tha se po u hoq nga karburanti, do të vendoset diku tjetër.

Kreu i qeverisë argumentoi se nëse taksa e qarkullimit shkon në formën e taksës për automjetin, do t’i kushtojë më shumë xhepit të qytetarëve.

“Taksa e qarkullimit për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të mirë informuar, nuk është problem që ulet këtu, po iku këtu do të shkojë diku tjetër. Nëse do shkojë diku tjetër, do shkojë në formën e taksës për automjetin. Nga kalkulimi rezultati është i thjeshtë.

Nuk besoj se nuk ka drejtues që taksën do e donte te automjeti, që do paguante katërfishin e asaj që paguan sot. Sipas kategorive të ndryshme, të mund të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin”-tha Rama.

Kryeministri shtoi se ndotësit më të mëdhenj, duhet të paguajnë më shumë.

“Filozofia në taksën e çmimit është, ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë. Nuk janë pensionistët në atë strukturë, nuk janë ata që marrin rrugën me makinë. Kjo është krejt normale”-shtoi kreu i ekzekutivit.

 

22 Komente

  1. T
    Ton

    Hiq tvsh hiq akcizen...per te mare taksa qe o shperdorini po frenon ekonomine...nuk drejtohet keshtu. Shiko Europen qe po mer e gjitha masa fiskale...te gjitha shtetet. A lexon apo jo a te informojne ata qe ke perreth. Pse duhet te subvencionosh air albanian e falimentuar? Pse. Kur nuk ke kanalizime e kur ujerat e zeza derdhen ne Lane.. kur nuk ke nje ambulance me defribilator. Ti jeton ne dimension tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri i qelbur

      Sa te zgjuar jane ky kauri hajdut bashk me servilat e tij

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjeto

      FIksojeni ne vleren qe e keni buxhetuar, nuk ka pse taksa te jete % e cmimit, vendosini nje tavan. se keshtu shumefishoni rritjen. dhe grije o burr dyshemene e pages qe tatohet me 23%, se kudo rregullohet me inflacionin.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirikum

        Vetem hiqe, le ta paguajme ku te duash, vetem hiqe nga karburanti. Se ajo stimulon vetem hajdutet, jo mjetet e punes. Jo ata qe dalin ne pune ne oren 04 te mengjezit dhe kthen ne dark.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot sa e lexova.

          Dmth taksa e qarkullimit të hiqet nga nafta dhe ta paguash një herë në vit, 300 mijë lekë, në Drejtorinë e Automjeteve? Po unë që një herë në javë dal me makinë, pse të paguaj taksë qarkullimi njësoj me atë që del çdo ditë dhe bën 200-300 km në ditë........... . Ndërsa duke qenë tek nafta, kush harxhon më shumë naftë [ pra qarkullon më shumë nëpër rrugë], paguan më shumë........................... . Është tjetër gjë të kërkosh uljen e kësaj takse dhe taksave të tjera që paguhen tek nafta.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Po makinat elektrike i bie nuk paguajne per rruget qe prishin. Ktu eshte gallate. Blini makina elektrike o njerez

            Përgjigjjuni
        2. T
          Teo

          Pensionisti mer cmime te larta pikerisht nga kostot e transporti. Te gjithe ndikohen.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teodor

            Bej qef sa ke Salen bej......

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nafta

              Mos lejo monopolin e importimit me nafte. Ke vetem nji furnitor se te tjeret i purzure. Hiq monopolin, lejo furnitore te tjere qe te ulen cmimet. Jemi i vetmi vend qe bllokohen me te gjitha menýrat furnitoret e naftes.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXX

                O piktor po me te vertete nuk e paguajne direkt pensionistet dhe ata qe nuk kane makine, por kompanite ku mendon se fusin si kosto te rritur. Te cmimi o piktor, i artikujve qe tregetojne. Edhe leri keto perralla me 4 fisha dhe 10 fisha se cdo makine ne Shqiperi paguan takse vjetore ne baze te llojit te karburantit, vitit te prodhimit dhe kubikeve te motorrit. Dikur kishte takse rregjistrimi dhe takse qarkullimi. Qe kur erdhe ti i bashkove ne nje, i ule pak per makinat e reja dhe i rrite per te vjetrat dhe shtove edhe taksen e qarkullimit te karburanti.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilirikum

                  Le te jete kater fishe me shume. Per ate qe punon nuk eshte shume, per ju qe shkoni per te pire kafe me makine do ju shkoj kafa 10 $. Prandaj O Kryeminister, thuaj atyre kalemxhinje te mendojne si te punojne jo si te pine kafe!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bëji naftën naftës

                    Keni gjetur mënyrën më pa mundime për të mbledhur taksat tek nafta. Sigurisht tek nafts që hyn në mënyrë të rregullt sepse tek nafta kontrabandë, apo ajo që prodhohet në Marinëz nuk merni asnjë taksë........ Sepse nuk ke administratë tatimore të aftë........ Shqipëria mburret me 10 milionë turistë në vit, mirëpo Mali i zi me 800 mijë turistë, mbledh më shumë taksa nga turizmi se Shqipëria........ Atëherë ç'a mut shteti ke ndërtuar o zotëri?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maro

                      Nderto nje refineri. E shteti e hedh ne treg ne raste krizash. Mos hidh leket per air albanian. Me 35 milion Euro nderton nje rafineri normale.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sufllaqe

                        Pra qytetarët duhet te sakrifikojnë, edhe shitesit, po shteti jo? Shtet social na keni thënë apo jo? URGJENT Mero 10 artikuj per Saliun dhe turr burrat e grave qe drejtoret i duan shumë që te harrohet kjo idiotësi.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Canon

                          Nuk eshte aspak katerfish. By**** komplet!

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            troc

                            Ke marre fund piktor,ti kane futur topet ne morsete.Ti po jeton si mbret ndersa per popullin nuk te rruhet fare.oligarket perreth teje po behen miliardere brenda dekades ndersa ti bredh neper bote me valixhe plot para per te paguar haracin e te qendruarit ne pushtet.Ke qene gjithmone i paafte ndersa tani e ke humbur fillin fare.Paaftesia jote dhe arroganca po e shuajne Shqiperine ,serbe e greke po zaptojne pasurite publike te fala me zemergjeresi ,sikur ti kishe te tuat.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rukja

                              T'i heqi taksèn e karburantit kastratit?!!!!. Jòooo, ç'fare thoni o njerez, nuk e shifni qe kastrati eshte sheiku i shqiperisè...nuk do ngjase kurre te kruhet me kastratin...

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensinist

                                Po pensionistet o Kryminister nuk duhet te ken makine ? Ne vende te tjera i kane deri 87vjec, por po i deshe shume hiqu taksen fare pensinistev qe kane makine vetem per perdorimin vetjak. Menyra e taksit sic tani eshte ,’mendoj se eshte me e drejta nese mund te ulet po, por eshte e sakt.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maki

                                  Kështu është kur shteti nuk ka prodhim të vetin dhe grabitë nga populli.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    ...

                                    Maki, shteti nuk grabit, privati grabit. Nuk kapitalizon si privati. Edhe kur të duket se të favorizon ty, në fakt ka favorizuar privatin, ti nuk ke ndonjë përfitim të drejtpërdrejtë. Atë që ta dha "ty", se uli taksën, ja dha privatit spekulant, dhe nesër do të kesh mirëmbajtje rruge më pak, konsum të gomave dhe difekte të tjeta mekanike më shumë në rrugët e pa mirëmbajtura, pagesë më shumë nga ana jote.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. .
                                    ...

                                    Taksa e qarkullimit, parimisht, është në rregull, kështu siç është, ai që përshkon km më shumë, të taksohet më shumë, ndoshta mund të jetë fiks në natyrë, psh: 10, 15, 20, ose 25 lekë/litër, si madhësi konstante të pavarur nga çmimi. Është në rregull se, rrjedhimisht përdorimi i mjetit më shumë "amortizon" rrugën më shumë e më shpejt, etj; dhe kërkon fonde mirëmbajtja e saj. Normalisht, fondi mirëmbajtës përcakton edhe masën e taksës së qarkullimit për njesi psh për litër, në sygjerimin që dhamë. Kurse çmimi i shitjes dhe taksat e tjera të jenë mbi çmimin, si për gjithë mallrat e tjera; qëllimi është kontrolli i fitimit; rritja e kontrolluar e çmimit prej nga rrjedh dhe përvehtësimi jo abuziv i tij nga tregtarët; le të paguajnë edhe ata diçka nga fitimi i tyre nga sa u marrin përdoruesve. Tjetër është edhe hapja e tregut dhe garancia shtetërore që kërkohet të japet në furnizim.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Deep Purple

                                      Flet ky palloshi I gjate qe te bordi mbykqyres fyti kastrat malokun .ju akoma merreni me ket .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje