Rritja e PBB-së për frymë është një nga treguesit kryesorë për të matur zhvillimin ekonomik të një vendi. Projeksionet e FMN deri në vitin 2030 tregojnë se disa ekonomi në zhvillim pritet të kenë ritme më të larta rritjeje krahasuar me mesataren globale. Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet mes ekonomive me rritjen më të shpejtë të PBB-së për frymë.
Kjo performancë lidhet me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e sektorëve të caktuar. GRAFIKË
Të dhënat tregojnë se PBB për frymë në Shqipëri pritet të rritet nga rreth 6 mijë e 800 euro aktualisht në mbi 10 mijë euro deri në fund të dekadës.
“Rritja e PBB-së për frymë reflekton zgjerimin e ekonomisë dhe rritjen e të ardhurave mesatare, duke ndjekur një trend pozitiv në vitet e fundit”, shprehet Mateo Spaho, ekspert i ekonomisë.
Ndërkohë, krahasimi me vendet e Bashkimit Europian tregon diferenca në nivele, por edhe një prirje drejt afrimit gradual. GRAFIKË Mesatarja e Bashkimit Europian mbetet disa herë më e lartë, ndërsa Shqipëria vijon me ritme më të shpejta rritjeje. Faktorët që ndikojnë në këtë zhvillim janë të përqendruar në disa sektorë kryesorë të ekonomisë. GRAFIKË
“Këta sektorë kanë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe në zgjerimin e aktivitetit në vitet në vijim. Fokusi duhet të jetë tek prodhimi për të pasur rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë”.
Projeksionet deri në vitin 2030 tregojnë një vazhdim të këtij trendi, duke e pozicionuar Shqipërinë në grupin e ekonomive me rritje të shpejtë.
Lini një Përgjigje