Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit s’përbën problem për furnizuesit shqiptarë, pasi 90 për qind e naftës vjen në vendin tonë, vjen përmes rrugëve të tjera detare.
Megjithatë Karakaçi theksoi se Bordi i Transparencës është një alternativë dhe mund të ngrihet shumë shpejt, nëse evidentohen luhatje të mëdha çmimesh.
“Ne po e shikojmë në dinamikë. Ngushtica e Hormuzit s’përbën problem për grupet e furnizuesve shqiptarë, sepse 90 për qind vjen nga rrugë të tjera detare. Bordi i Transparencës është aty, mund të ngrihet shumë shpejt, por akoma s’kemi vendosur një gjë të tillë”, tha ai.
I pyetur për projektligjin e PD-së për uljen e taksës së qarkullimit, ministri shprehet:
“Taksa e qarkullimit për t'u ulur 45 lekë, nënkupton që duhet të jetë 45 lekë. Taksa e qarkullimit nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e ndarë, disa e segmentojnë në pikën e karbunatit, disa e segmentojnë në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuar që marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karbunatit është mjeti më i mirë, pasi ai që përdor më shumë litra karburant, paguan më shumë taksë. Nuk kemi ende vendimmarrje për Bord Transparence. Ky bord është aty dhe mund të krijohet me një VKM”.
Vjen nga Rusia. Po thuaje o Enno.
Italia uli taksen me 25 cent per liter. Me mitr thuaj nuk e administrojme dot se ata prape sdo e ulin. Thuaj nuk kemi administrate.
Cfare lidhje ka se nga kalon nafta kur cmimi vendoset/uniformizohet ne bursen globale te saj?!
Nëse evidenton luhatje të mëdha çmimesh thotë... A I ke marë çmimet e karburantit or mik?
Nuk eshte kaq e thjeshte o komandant. Do apo nuk do ti, nese kanalet nepermjet te cilave kalon nafta prishen, cmimet patjeter qe do levizin. Qe ta kuptosh me mire, oferta do bie le te themi 20%, dhe kerkesa eshte po ajo. Kjo do te thote qe vendet qe eksportojne do paguajne me shume per energjine. Keshtu funksionon ne tregjet e naftes jo si thua zotrote perralla me mbret.