Pas dekadave ku shqiptarët ishin një nga popujt me shkallën më të lartë të emigracionit drejt Perëndimit, situata në rajonin e Mesdheut po dëshmon një fenomen krejtësisht të anasjelltë: ndërkombëtarët po zgjedhin masivisht Shqipërinë si rezidencën e tyre të dytë. Transformimi i vendit nuk vlerësohet më vetëm për pushime kalimtare; tashmë ka një rritje radikale të interesit nga shtetasit e huaj—duke filluar nga amerikanët deri te profesionistët perëndimorë të Evropës qendrore—për të blerë prona të paluajtshme, për të punuar si “nomadë dixhitalë” dhe për të kaluar vitet e pensionit në qytete si Vlora, Durrësi apo madje edhe Kavaja.
Gjatë dekadës së fundit, çmimet e pronave në zonat bregdetare kanë përjetuar rritje stratosferike. Shpeshherë kjo i atribuohet pastrimit të parave ose inflacionit, por një faktor shumë i rëndësishëm strukturor janë blerësit e huaj.
Elton Çaushi nga Albanian Trip, thotë se amerikanët, në veçanti, po bëhen një nga komunitetet e rëndësishme. Vetëm vitin e kaluar, mijëra qytetarë amerikanë, shumë prej tyre pensionistë ose ish-punonjës të Peace Corps, nuk u kthyen më pas drejt Atlantikut, thotë Eltoni, por blenë apartamente e shtëpi tradicionale në vend.
Një shembull që përmend Çaushi, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, është ai i disa profesionistëve nga Amerika të cilët pas kërkimeve në tregjet tradicionale si Spanja, Portugalia apo Italia—që njihen ndërkombëtarisht për tërheqjen e të huajve për pushime të përhershme —përfunduan duke blerë dhe restauruar shtëpi të vjetra në qendër të Kavajës. Kjo zgjedhje dëshmon thellësinë e ndikimit që lë stili i jetesës shqiptare: kostoja modeste në raport me kualitetin perëndimor, aksesi i jashtëzakonshëm te ushqimet e freskëta dhe një komunitet që konsiderohet tejet miqësor dhe mikpritës, po mbizotërojnë fuqimisht mbi paragjykimet e dikurshme evropiane
shyqyr, nderkohe ne rinia sbehet fjale ee? apo ce do thuaj varja rinise shqiptare le te vijne pleqt e huaj
Shqiptaret vazhdojne te emigrojne. Levizja e pensionisteve eshte e perkohshme dhe e sforcuar nga kostot e larta ne Amerike. Pensionistet nuk sjellin zhvillim te konsiderueshem ose shprese. Per me teper ka efekte negative ne rritjen e costos se jeteses per vendasit qe nuk mund te krahasohen me pensione qe i kalojne 2-3 mije dollare. Shqiperia duhet te punoje qe te mbaje ne vend dhe te edukoje te rinjte qe te mund te ndertojne nje jete dhe shprese ne vend.