Vizita në Tiranë e ambasdores së SHBA në Athinë, Kathimerini: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

20 Mars 2026, 08:41Ekonomia TEMA
Vizita në Tiranë e ambasdores së SHBA në Athinë,

Në një lëvizje me përmasa që duket se tejkalojnë objektivin ngushtësisht ekonomik të një investimi, grupi AKTOR njoftoi hyrjen e tij zyrtare në sektorin minerar të Shqipërisë. Marrëveshja kuadër e nënshkruar me BNI Foundation ka të bëjë me bashkëpunimin ekskluziv për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare kritike në vendin fqinj, konkretisht nikelit dhe kobaltit. Burime të tregut shpjegojnë se kjo zhvillim vendos de facto një kompani greke në qendër të përpjekjes evropiane dhe amerikane për sigurimin e lëndëve të para kritike, veçanërisht atyre të domosdoshme për prodhimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë elektrike, pra baterive.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të re të përbashkët (Joint Venture) sipas legjislacionit shqiptar. Në të, grupi AKTOR do të marrë pjesë përmes filialit të tij të sapokrijuar, AKTOR Metal, me një pjesëmarrje prej 51%, ndërsa BNI Foundation do të zotërojë 49% përmes filialeve të saj. BNI Foundation është pjesë e një organizate më të gjerë me aktivitet të diversifikuar në fusha si energjia, shëndetësia dhe turizmi në Europën juglindore. Ajo do të kontribuojë në këtë sipërmarrje të përbashkët me të drejtat e shfrytëzimit dhe licencat që tashmë zotëron për këto projekte minerare. Vlera e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, vlerësohet të arrijë në 1 miliard euro. Me rëndësi të veçantë konsiderohet fakti që financimi do të bazohet në një masë të madhe në kapital investues amerikan, ndërsa projekti do të mbështetet teknikisht dhe në aspektin këshillimor nga kompani me bazë në SHBA. Kjo përfshirje e faktorit amerikan thekson rëndësinë e projektit për zinxhirin perëndimor të furnizimit. Ajo shpjegon gjithashtu edhe përfshirjen e “Aktor”, i cili tashmë ka zhvilluar marrëdhënie tregtare me kompani dhe institucione amerikane në fusha si tregtimi i gazit natyror të lëngëzuar amerikan.

Projekti vjen në një periudhë kur Europa Perëndimore dhe SHBA po synojnë në mënyrë aktive uljen e varësisë nga lëndët e para dhe bateritë me origjinë kineze. Aktualisht, Kina kontrollon pjesën më të madhe të përpunimit të nikelit dhe kobaltit në nivel global. Nikeli dhe kobalti janë përbërësit kryesorë të baterive litium-jon që përdoren në automjetet elektrike dhe në sistemet e ruajtjes së energjisë.

Interesi investues i kësaj sipërmarrjeje të përbashkët greko-amerikane fokusohet në zonën e Bilishtit në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se potenciali i vlerësuar minerar tejkalon 500,000 ton nikel dhe 25,000 ton kobalt. Bazuar në këto vlerësime, bëhet fjalë për një nga rezervat më të mëdha të nikelit në të gjithë Europën. Marrëveshja mbulon jo vetëm nxjerrjen, por edhe ndërtimin dhe funksionimin e njësive të nevojshme të përpunimit.

Burime të tregut lidhin njoftimin e marrëveshjes të mërkurën me vizitën e disa ditëve më parë në Tiranë të drejtuesit të grupit AKTOR, Aleksandros Eksarkhos, së bashku me ambasadoren amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, gjatë së cilës ata u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Kathimerini

44 Komente

  1. E
    Enea

    Kjo eshte menyra perendimore per nje investim ne Shqiperi? Qe ambasadori i nje vendi te nderhyje direkt te kryeministri? A ka rregulla dhe ligje ne kete vend?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kështu o posi!

      Po pse,për ç'farë janë përfaqësitë diplomatike nëpër vende,për të ngrënë dreka dhe darka dhe prishur paratë e taksapaguesve?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Nga numrat e përqindjes që shpjegohet në artikull del se shteti ynë merr topet e grekëve me aromë amerikane si përfitim. Çfarë logjike është kjo për pasurinë tonë kombëtare. I bie që faktikisht të dalë si një Bankers I dytë... pa nevojën e rregullimit të defterëve. Shpresoj që këta numra të mos jenë të vërtetë. Le të presim çdo na thotë Agai I Madh se Shqipëria tej Ai I ka varur shpresat tani për gjithçka. Heshtja e tij është ankth më vete.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per korrektese

          Realisti. Ai Agai i Madh që thua ti, nuk e çan menderen per këtë punë. Nëse Gërqia jep dritën jeshile per në të hyme në BE, ja ka falur nentokën e Bilishtit Gërqisë. Gërkët marrin para, shqipetarët marrin pasaporta europiane, dhe Agai siguron ndonje pozicion në BE. Nuk e pe me Bankers Petroleum? Këta tanët u shqepën duke vjedhur, pie meqë në loje janë amerikanët nepermjet Bankers, ky i joni nuk bën zhurmë, dhe make edhe disa artikuj qe dolën, dhe demaskuan vjedhjen miliardeshe, u mbyllen me lezet, demek "qepe gojën se ashtu eshte nje punë". Shikoni gjë ti të levizë per Bankers? Jo. U bë zhurmë per Ballukun që të kenë me çfare te merren njerezit dhe mediat. Saliu të vret, ndersa ky Agai të shet. Natyrisht, nuk ke frikë per jetën, por mos u gerric se ka prapë letra Nesti Angoni.

          Përgjigjjuni
      2. G
        Gazetari

        Akoma se ke kuptuar rolin e ambasadoreve? Nuk jane ambasador shqiptare ata qe vetem qyl duan.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Ha ha ha

          Pa merak se kemi Saliun e Rusise qe do ti dale kunder jetij investimi!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Do behet mire per Rinine !

            Hahahaha penecilina eshte kampioni i vrasjeve trazirave vellavrasjeve vjedhjeve djegjes dhe shitjeve manipulimeve : ka nje mije e kusure te zeza.. Ndersa ky tjetri qe i kane vene nofken i gjati ! Votohet nga shumica e shqiptareve , dhe normal qe e meriton ! kundershtaret shpifin e shpifin ! por populli i madhe dhe i vogel ka sy ka veshe , jetojne ne liri te plote dhe gezushmeri me aqe sa kane mundesi...

            Përgjigjjuni
        2. T
          Tregu pa transparence eshte dicka mafioze

          Pse behen private keto gjera? Pse nuk behen marreveshj me Departamentin amerikan te Energjise apo ministrine perkatese ne Greqi? Kjo keshtu, informale, ne fakt eshte premise e sigurt per dallavere. I shesim pasurite tona per dy aspra, por dhe ato dy aspra i merr EDVINI!!!!

          Përgjigjjuni
          1. s
            sypeshakaqeni po shijon jeten me paret tona

            Do pyesin cdo fshatar me gomar,ashtu sic pyeti sali krimineli per gerdecin qe hodhi ne ere nje fshat te tere dhe u pasurua sypeshkaqeni me mediun sumperpjete qe shkon cdo jave ne kishen amerikane. Sa te zgjuat i kemi komentusat,vetem politikanet i kemi budallenj

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per korrektese

              Ore, mirë ai i Tregut pa Transparencë, që edhe mund t'ja ketë futur kot, po ti ç'ne? Pse të dogji kaq shumë ty? Apo, ja futi kot, ja futi kot ai, por ngeli shtatzanë? Si është puna që u hodhën dhe e ofendoje, sikur të shau babën? Po Edi Ramën shau, sikur ça bëri. Saliu ka 20 vjet që e shan dhe i rruajti pallën. Edhe ne që shajmë Saliun, çfare bëmë? Një vërë në ujë, thotë populli. Saliu.mbeti duke marrë leje ndertimi nga Veliaj dhe Rama, ne o burra tifozllëk - bjeri Edi, mbyte Edi. Ndersa salistët - o Edvin o tradhetar, do të therim me hanxhar. Kurse shumica e popullit bën sehir - ca idiotër bëjnë shamatë, pjesa tjetër sheh gallatë. Prandaj, mos u nxeh se shendetin tend demton.

              Përgjigjjuni
          2. H
            Haka Tekizoti

            E hëngri dhe popullsia e Bilishtit por edhe ajo e rrjedhës së Devollit në gjithë gjatësinë e tij. Në kontratë do përdoren marifete që të mbahen fshehur problemet e ndotjes nga ujërat e përpunimit. Pa do na gjejë njëlloj si Bankersin. Servilizmi i palës sonë do dhjamosë rëndë investitorët grabitës dhe ata do bëjnë edhe donzhuanin paralli si kinezi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje devolli emigrant

              Po , tani u kuptua qarte se nga ish-theniet per minieral te hekur-nikelit ne zonat e Bilishtit te Devollit , ndersa tani guxohet te na thuhet e verteta se eshte miniere kryesisht e nikel- kobaltit. Po a eshte kobalti nje mineral me efekte radioaktive ?! Po ujrat e burimeve qe dalin nga keto zona kobalt-mbajtese a jane te lejushme per tu pire ?! Po a ka aty per rreth , tek zonet devollite me ngjyre te kuqe qenie qe gjate jetes cfaqin demtim , vecanerisht per ne fshikezen e urines ?! Po a jetojme ne kohen kur i dituri te humbase aq mjaftushem sa per te mbushur barkun buke , ndersa rufjani-matrapazxhi te mbushet me florinj ?!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per korrektese

                Saktë.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Normal kudo keshtu eshte !

                  Sakte ! nese meren masat sic eshte e drejte dhe parimore ! i bie qe mos te vdesi asnje ! shteti i dhogarit Pensionet ! jane miliarda ! ateher si do te kurseje shteti ! ja duke mos mare masa sigurie si psh Uji dhe hajri i ndotur...vdesin disa kursime ne Arken e shtetit .... Pensionet ! dhe buxheti i shtteit dele gjithmone plus ! Jeta e njerezimit dele gjithmone minus me vdekje !

                  Përgjigjjuni
              2. D
                Demokracia ka vdekur, ekonomia e tregut ka dale ne

                Nga nje ekonomi per qytetaret po ndertohet nje ekonomi vrasese ndaj tyre. Buke thate dhe me helm po u serviret qytetareve. Kjo marreveshje te publikohet urgjent dhe te konsumohen termat ekonomiko financiare dhe ekologjike e te shendetit te qytetareve qe mund te preken. Mafia ketu gjithe parate qe duhet te investoje per sigurine dhe shendetin e punetoreve dhe qytetareve, i fusin ne xhep mafia dhe politika tradhtare e Tiranes! Nje qeveri e tille, qe ne e paguajme, kthehet thjeshte ne nje vrases me shume pagese e jo nje individi, por nje komunitetit a populli te tere. Keshilltare, keshillojeni mire edvinin per aq sa dite i kanr mbetur!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rruga e Dibres

                  Po Shteti Shqiptar pse nuk merr pjese ne kete "Ndermarrje Join Venture" ? Kjo eshte Shitje e Pasurise Kombetare,e cila do te shfrytezohet nga te huaj !! E pa pranueshme ! Mos harroni "Shtetin" ne Sistemin qe lame pas,kishte ngritur Kombinatin Metalurgjik,pjese e te cilit ishte edhe Uzina e Nikel Kobaltit ! Pra shfrytezim i mineralit te hekur nikelit me cikel te plote ! Vlera e kesaj pasurie kombetare,e vene ne "Tavolinen Greko Amerikane",eshte shume e konsiderueshme dhe nga te paktat qe ka nentoka jone ! Ajo cka vendi yne do te perfitoje,jane thjesht punesime dhe taksa,fare te pa perfillshme ne krahasim me pasurine qe i ofrohet ketij "Lobi" ! Pjesemarrja ne investim dhe "Aksione" ne kete "Ndermarrje" me te pakten 25-30 %,do te ishin te ardhura per brezin ne qe vjen,por edhe per pensionistet qe do te shtohen me shume ne te ardhmen (rritja e moshes mesatare te popullsise,etj.,etj.).Aspak Marreveshje transparente ! Dukshem nje vendimmarrje e Lobuar dhe pa nje studim te argumentuar mbi "Tavolinen" e Qeverise,qe edhe nese egziston,duhet ti behet e njohu publikut ! Njohesit e kesaj fushe,jo te pakte,por edhe gazetaria "ekonomike",duhet te "FLASIN" ! Rruga e Dibres

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Holy justice

                    Plotesisht dakord me ty Rruga e Dibres. Plotesisht. God bless you.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klimax

                      Me sa krenari e lumturi do shkruanin komentuesit shqipfolës nëqoftëse investitori do të ishte turk!!!! Papritur harruan se në këtë investim janë edhe interesat amerikane dhe po ashtu se ambasadorja amerikane në Greqi përfaqëson zyrtarisht qeverinë amerikane dhe jo interesat e saj private! Gjithashtu papritur komentuesit u kujtuan për ndotjen e ambientit, kush ata që mbi 70 vjet janë helmuar nga rafineritë e Ballshit, nga Soda kaustike në Vlorë, nga Teci në Fier, nga PVC në Lushnjë, nga Bitumi në Selenicë, nga qymyri në Memaliaj, nga metalurgjiku në Elbasan, nga fabrikat e çimentos gjithandej, etj, etj!!!! Çfarë të thuash më?!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Micokaku

                        O Klimax , e mori provimin motra ore ??

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                          Po ti, pse u metzite o Klimax. Ti vetëm nënën ke greke. Babain e ke shqipëtar. Flitet keq per babain?

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Democraticus

                          Nga nje ekonomi per qytetaret, po ndertohet nje ekonomi per agallaret! Pashallaret e zinj te korrupsionit dhe tradhtise se interesave kombetare dhe qytetare, perkunder mandatit qe u ka dhene e paguar populli!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Kerrici Vucicit do shes gjithcka per te mbuluar korrupsionin e tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mos ja fute prodhes kote !

                              He he futja pordhes me kete thenje ! Kote fare as humore as e vertete.... Ata e kane ne terezi te dy, secili ruhan sovranitetin e shtetit qe jane Votuar... Te tjera jane thashethemme te penecilines kreykriminelit koke pa laret te saliut !

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Toni

                              Pse nuk jepen me gare pasurite por ke do I pari Bajrakut. Korrupsion eshte dhe kjo. Nuk eshte e thene te maresh para. Kur ben ndere eshte korrupsion.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Joni **

                                Po mire po shqiperia ca do mare o gruashkerdhyer i rilindjes ,ata bejne mareveshje ne token tone dhe ti s thua asgje ato rropt ku ti kesh ,keshtu bere edhe me gjadrin dhe sazanin

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Per korrektese

                                  Joni, shqipetarët do t'i gostisi me pasaporta europiane. Demek prandaj po robtohet kaq shumë. Nuk e sheh sa është thinjur nga dashuria per shqipetarët?

                                  Përgjigjjuni
                                2. s
                                  saliu duhet te shpallet terrorist

                                  Komentusit harruan pazaret e sali vampirit,per naften,per minierat per fabrikat qe i cuan per skrap dhe mbushen xhepat iliri qe ben jete te thjeshte me moniken qe ka 2 vjet pa sex(sakrifice e madhe per atdheun)harruan marreveshjen e detit e shume e shume zullume. Dini gje sa puse nafte ka vokshi sygerdoqa

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Patronazhisteve cekic ballit

                                    Nuk e harruam, jo. Per te vene drejtesine ne vend ja dhame voten palloshit, ama ky na doli mut e akoma me mut se Saliu.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. (
                                    (***)

                                    Siç duket po vjen "çeku i bardhë", nga Greqia amerikane, që thoshte Gramoz kungulli dikur. Shumë u vonuan, 35 vjet në pritje. Një herë me naftën, që iu bë nafta naftës dhe gazit, nga nxjerrja në përpunim, tani me floririn e baterive. _____ Harruat që ne kemi patur një industri nikel - kobalti, me studime, miniera e përpunim në embrion. E kishin synuar dhe ndërtuar "komunistët e poshtër" shqiptarë (që flasin sot për ca "oligarkë" të paqënë) dhe Çinimaçinin, shokë të ing Kolekës, ata të regjimit të mortjes, sipas Edi Ramën e Co, dhe e shkatërruan ca më të tërbuar se ai, "demokratët", si jo efektive, industri koti, ç'na duhet ne industria dhe sidomos ajo përpunuese; do ngrejnë një pistë garash tani; "turizmi çan bllokadën!", se shkrirjen e çelikut e ka "Kurumi" turk, nuk marrim erë ne nga kjo,... festja pas kokës. Njëlloj siç u bë me kromin, bakrrin etj. Duhet ti përvetësojnë të tjerët pasuritë tona; ne raja për tërë jetën, ndaj dhe fajin e kishte komunizmi izolues (ai kinezi nuk është dhe aq). Vetëm të huajt dinë të vjedhin pasuritë tona, ne vet, ëhë iç; ku marrim vesh ne nga minierat. Por, ma ha mendja, edhe në këtë drejtim, të huajt vetëm minetalin duan; përpunimin, prej nga nxjerrin edhe fitime më të mëdha, e bëjnë tjetër kund. Pika industrisë koncesionare me të ardhura fare minimale dhe shteruese të aseteve të vendit. Jo po, jepuani pyjet koncensionarëve t'i nxjerrin fundin sakaq. Nuk është vetëm puna e koncesionit, por edhe ajo e përfitimit që duhet të jetë medoemos në përpjestim më të lartë në favor të vendin tonë, meqenëse i kemi vënë pasuritë të shfrytëzohen nga të huajt, aq më shumë kur bëhet fjalë për lëndë të tilla strategjike: kromi, bakrri, nikeli kobalti etj. _____ E di, e di, ç'doni të thoni: - tuaf ky!, por, s'kemi nga ja mbajmë, jemi vend i vogël dhe na e vënë kollaj këmbën në grykë edhe po të mos duam, por të paktën të mos e përçmojmë dhe shajmë lart e posht punën vetmohuese të të tjerëve, që u munduan të ndërtonin një ekonomi sa më kombëtare e të pavarur edhe atëhere kur e kishim lakun në fyt. Dhe vendimet atëhere ishin kolegjale dhe të hapura; publikoheshin çdo pesë vjet nga kongrese partie. ____Tash, ç'thotë Partia Socisliste, jo kryeministri (që ka atribute më shumë se Enveri, edhe komandant edhe komisar, njëherësh), për perspektivën e zhvillimit të vendit? Po opozita e sotme ç'thotë; akoma me bomba rrugës për "poshtë komunizmi" dhe "liri demokraci" (e përmbysëm "regjimin komunist" dhe më "liri demokraci" se sot, nuk ka pasur, madje aq liri, sa edhe shkelësit e ligjit i lirojmë me vendim të kushtetueses)? Dhe, që pastaj, këto projekte, të ndryshme apo të përbashkëta, politiko - ekonomike të aprovohen në parti e t'i vihet vula në kuvend, për varjantin më të mirë, në të mirë të popullit që i voton. _____ Për këtë bëmë çmos, jo për projekte fantazmë të stisura, si të ra, kur ka studime qyshkur, atëhere kur ato i bënin me sukses vendasit dhe s'ka më nevojë për studime të tjera që rrisin shpenzimet mëkot (edhe këto i marin të huajt në 90-95%. Gjejini, i kini në arkiva, apo edhe këto kanë nxjerrë tym në kohën demokratike. Shihni hidrocentralet, të vetmet vepra që u rezistuan vandalizmave demokratikase (se nuk kishte mundësi të bëhej ndryshe: duheshin hedhur në erë male betonarmeje, dhe veç të ndriçoheshim me "pishë" edhe në zemër të shtetit, në kryeministri), dalldisë shkatërruese të propogandës hipokrite të të huajve që nuk na kanë dashur kurrë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mban era mut.

                                      Heren e pare qe nje gangster kazinosh qe vizitoi kryeministrine....Tani lobi grek paska cuar ambasadoren amerikane per tregeti private emaskuar si linje strategjike furnizimi......

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emigrant

                                        E mor rama do falesh dhe nji pasuri kombetare grekerve dhe amerikanrve Po turp nuk u vjen qe kete pasuri kombetare e falni sikur eshte prona juaj Zoterinj beni marreveshje te drjeta qr dhe shqiperia te marr gjysmrn e fitimit per cdo ton mineral Jo sa lek duan tu japin greko amerikanet Do pesojm me keq se vendet e afrikes we jane te masura ne minerale te cmuara Por fitimin e marrin te huajt

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          TR

                                          Duhet të na thotë dicka “palloshi”….

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pashai

                                            Ore Zoti Kryemisir, të disponosh rezerva të mëdha të mineraleve të rralla nuk është thjesht një çështje pasurie natyrore apo monetare, është një levë e fuqishme gjeopolitike që mund të përcaktojë fatet në shekullin XXI. Klyshin e kurvës nga Junanistani as te dera nuk duhej t'a kishe qasur në lidhje me këtë çështje dhe për më tepër "Jonit Venture" midis Amerikanëve dhe Poetëve pa praninë e asnjë kompanie vëndase në tokën Shqiptare!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. .
                                              .

                                              Fatkeqsi kombtare qe drejtohemi nga dy te tredhurit ,saliu dhe rama qe zbatojne urdherat e lobit grek ne amerik !dhe atij serb ne rusi . bilishti do te shnderrohet nje reçenitor baterish te skaduara.shperberja e baterive problem serioz per ti shperber.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. n
                                                noname

                                                nese flitet per pasuri tokesore shqiperia duhet te jete partnere pa asnje dyshim ne investim.....gjithsesi heret per te komentuar mbi nje artikull si ky i mero ziut .....eshte heret ende

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Paco

                                                  Po te investojne kompani te huaja shume gjena pozitive per shqiperin dhe shqiptaret po ta marrin berisha dhe femijet e te mjeri do te kete mjerim ne shqiperi dhe fukarallek per shqiptaret faleminderit USA

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Maks

                                                    O rame Beje marveshjet per mineralet e rralla si e bene kina Qe anji ton nuk perpunohet jashte shtetit por vetem ne kine Dhe shoqerit amerikane qe punojn keto minerale perpara nxjerrjes jashte kune paguajn te gjith mineralin ne menyr te barabart cfar u takon marreveshja Ta komandosh ti si shtet marreveshjen jo i huaji Do ua bejn si me fushat naft mbajtesi qe merrni nji mut dhe gjith pasuria vete te te huajit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aleko

                                                      Here’s ,heret por ne heshtje jane bere gjithe ato te zeze shqiperise nga mafia nderkombetare ,dhe nga fqinjet tane..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Anna

                                                        duhen edhe perrallat se risin fantazinedhe i largojne njerzin nga hallet e perditeshme. Ah sikur te kishte halla koqe!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Karaburuni

                                                          Nikeli dhe Kobalti, jane minerale Kritike, te domosdoshme per Gjithe Industrite Pse Doma e Tregetise Amerikane ne Shqiperi nuk del ne kete projekt- marreveshje? Sic lexohet qarte te ardhurat do ndahen 51:49 % midis kompanive te huaja. Shqiperia do marre veten 7-10% Royalties dhe nje ndotje te unravel te Devollit dhe gjithe tokes bujqesore per jetes te jeteve ( kujtoni fushen e Brafasheshit komplet te kontaninuat). Nuk mund te behet kjo nje " marreveshje xhentelmenesh" kushdo qofshin ndermjetesit. Greqia ne Detin Jon e parish marreveshjen per naten/ gazing sepse asaj I takonin vetem 10% fitim. Duhet diskurim I gjete I specialist Eve gjeologji-miniera-metalurgji dhe nje referendum kombetar te behet apo jo kjo undi/Deal xhentelmenesh?!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. l
                                                            lexuesi

                                                            Greket jane armiqte e betuar te Shqiperise pavaresisht se cfare kostumi veshin, American, englez apo tjeter..

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              aleksander

                                                              e mjera shqiperi, jane leshuar ujqerit nga ç'do ane e botes, ta shqyejne dhe ta bejne copa-cope., mineralet bastardet turq, karburantet sypidhat bastardet kineze, tani edhe greket nje dore , te marin edhe ate qe ka ngelur, dhe ai vend do te shpopullohet plotesisht, dhe per nje periudhe te afert shqiptaret do futen me vize ne shqiperi, se do mbushet me bythezinj nga azia, afrika dhe arabia. mallkuar qofshi ju o bastarde politikanet e 25 viteve te fundit, qe per nje cope pushtet dhe per disa miliona euro , shitet vendin dhe shkaterruat nje nga kombet me te vjetra te botes. mallkimi u ndjekte deri ne 7 breza

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Ambasadorja seksi

                                                                Pse nuk vijnë gjermanët, austriakët, zvicëranët, por vijnë turqit, grekët? Kjo që quhet greko-amerikane në fakt është vetëm greke, emri është maskë si në rastet e firmave turko- amerikane.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje