Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa nuk ulet!

19 Mars 2026, 15:00Ekonomia TEMA
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi rrëzon propozimin

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet.

“Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti, disa te mjetet.

Ne e kemi gjykuar te karburanti, sepse paguan më shumë taksë ai që përdor më shumë automjetin. Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit tregun e karburanteve, ka modele të ndryshme.

Ne kemi ndjekur modelin e vendosjes së një çmimi tavan, nuk kemi akoma vendimmarrje për Bordin e Transparencës. Siç u njoftua edhe dje, ky bord mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave”-u shpreh ministri.

8 Komente

  1. M
    Muco

    Ca thote ky rob qiri po taksa vjetore per ca eshte mor robqir.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Tahipi

      Ky tipi prandaj eshte aty, ngaqe flet brrockulla dhe as skuqet as zverdhet! Eshte tipik butak, i spikatur per te mos patur mendim te tijin, arsyetiki eshte vite drite larg per te dhe i afte per te thene juridikishtqe gomari fluturon, madje fluturon edhe kur eshte i ngarkuar me dru! Njefare ngjashmerie me prototipin e njeriut te ri qe kerkohej nga pushteti i proletariatit ne kohen e shokut enver!

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xha Tahipi

      Hallall, bravo te qofte! Mos bjer pre e provokimeve te ketyre te PD, se duan te te shtyjne ne gabim! Mos e ulni cmimin, sei ulen fitimet Cetit dhe pastaj rrjedhimisht i ulet niveli i lumturise popullates!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        Fajin e ka Saliu

        Përgjigjjuni
      2. p
        poshte komunizmi

        mos shkoni te blini buke me BMW, ecni njehere ne kembe si njeher e nje kohe kur nuk kishte asnje makine ne te njejtet jemi

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe

          Vetem partia e forte thua ti qe drejtori te vazhdoje te mbaje gruan tende ne punë e ti tia cosh ne motel. Po ai qe punon token me traktor si tia bej apo po ben gruan gati ti?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maro

            Po mallrat me cfare te transportohen apo me gomar? Futi nje qofte ke lagja e mire te ka partia.

            Përgjigjjuni
          2. s
            serxho

            Nuk ka faj Sali non grata që thotë kjo është taksa Rama....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje