Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

20 Mars 2026, 15:15Ekonomia TEMA
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë

Gjatë një analize të situatës së fundit në treg, si dhe ndikimit të zhvillimeve të konfliktit në Lindjen e Mesme, Këshilli i Ministrave ka njoftuar se do të ndërmarrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve në vend.

Në këtë kuadër, qeveria pritet të ngrejë Bordin e Transparencës, një mekanizëm që do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), me synim kontrollin dhe monitorimin e çmimeve të karburanteve.

Paralelisht, është vendosur edhe ndërhyrja në nivelin e akcizës. Qeveria ka bërë të ditur se kjo taksë do të reduktohet me 20%, si një masë që synon lehtësimin e barrës për qytetarët dhe reflektimin e drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve.

Por sa do të ndikojë konkretisht kjo ulje në çmimin aktual të naftës?

Aktualisht, çmimi i naftës ka arritur deri në 214 lekë për litër, ndërsa akciza llogaritet rreth 40 lekë për litër. Një ulje prej 20% e akcizës përkthehet në rreth 8 lekë më pak për litër.

Kjo do të thotë se, nëse masa reflektohet plotësisht në treg, çmimi i naftës pritet të zbresë në rreth: 206 lekë për litër, shkruan javanews.al

Megjithatë, ekspertët theksojnë se efekti real mund të jetë disi më i ulët, pasi në çmimin final ndikojnë edhe komponentë të tjerë si TVSH dhe taksat e tjera.

1 Komente

  1. L
    Llogaritari

    Qeveria duhet te ndryshoje pagesen e takses se qarkullimit sic ka qene para viti 2013,sepse vendet fqinje paguajne nga 70-200 euro ne vit kete takse ndersa ne,me nje mesatare konsumi 1200 litra ne vit ×27 leke per liter qe e pavuajme tani del qe nenpavuajme rreth 350 euro ne vit takse qarkullimi.Por qeveria nuk e heq sepse me kete taks qe paguhet per liter manipulon opinionin dhe fsheh te verteten mbi çmimet me te.larta ne rajon.Ketu fle lepuri.Ne pavuajme 3 fish me shume taksa.qarkullimi se vendet fqinje.Kjo thjeshte si mbulese per oligarket e naftes nen omprellen e bekimin e qeverise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje