Gati gara për autostradën Milot-Balldren

18 Nëntor 2024, 21:00Ekonomia TEMA
Gati gara për autostradën Milot-Balldren

Gara ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren, pjesë e Korridorit Blu do të hapet së shpejti.

Teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025 ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije ecurinë e këtij projekti, pas hapjes së një prej akseve të tij që është autostrada Thumanë – Kashar.

Korridori blu dhe korridori 8 janë 2 projektet rrugore kryesore, sipas Ballukut, duke theksuar se buxheti 2025 planifikon fonde edhe për bypass-in e Elbasanit dhe Tiranës.

Ministrja foli edhe për hekurudhat, duke dhënë detaje mbi lidhjen me hekurdhë të portit të ri të Durrësit.

Sa i takon ujësjellës – kanalizime, ministrja tha se reforma e ndërmarrë në sektor po refektohet në shëndoshjen financiare të shoqërive rajonale.   

1 Komente

  1. A
    Akil Jonuzi

    Besoj se do fitoj Mero.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje