Prej 10 ditësh, në fabrikat e ullirit po punohet me intensitet për prodhimin e vajit. Fermerët thonë se prodhimi këtë vit është i kënaqshëm, por më i paktë se sezoni i kaluar.
“Prodhimi sivjet është i kënaqshëm, por mungojnë disa litra prodhimi, faktor ishte thatësira, tani ulliri ka marrë ujë dhe nuk e jep rendimentin sa duhet. Nga 20, ka vajtur 14 litra”, tha një fermer.
“Në krahasim me vjet kemi një rënie të vajit të ullirit, shirat kanë rënë më vonesë dhe ulliri ka marrë shumë ujë. Ka peshë nga lagështia. Sivjet kemi filluar punën në 10 tetor, jepte deri në 15 litra për kuintal, ndërsa tani ne tani na ka dhënë deri në 22 litra për kuintal”, shtoi një tjetër.
Në ndryshim nga një vit më parë, në këtë periudhë një litër vaj ulliri po shitet më lirë. Çmimi mesatar i këtij sezoni është 700 lekë për litër.
“Çmimi i vajit është 7 mijë lekë për momentin. Si çmim është i kënaqshëm, por jo aty ku duhet, duhet të ishte edhe më shumë”, deklaroi fermeri.
“Për momentin ne po mbledhim vaj ulliri, çmimi ndryshon nga 6.5 në 6.7 lekë, në varësi të cilësisë. Për momentin është në këtë fazë”, tha fermeri.
“Vjet litri i vajit ka arritur deri në 8 mijë lekë të vjetra litri, ndërsa sivjet ka rënie, po shitet 7 mijë”, u shpreh një tjetër.
Fermerët në Berat dhe Fier pohojnë se gjatë këtyre muajve janë ndihmuar nga ekspertët italianë për përpunimin dhe rritjen e cilësisë së vajit. Ata shtojnë se për vajin e ullirit shqiptar ka treg edhe në Itali, Greqi, Gjermani e Zvicër. /vizionplus.tv
Suksese te gjithe fermerve qe meren me bujqesi dhe ne vecanti per prodhimin e vajit te ullirit.... Normal ne Gjermani ka kerkesa , por ka dhe shume konkurente nga vendet e tjera....dhe Burokracia ne Dekumentacion per Tregti ne vendet e EU , qe duhen te jene pake me te lehta tek Bismezmenet shqiptare qe ta tregetojne ne vendet e EU.....Gjermani ka rregullta strikte , ne Analizat dhe sidomos te Dekumentacionit....
Te ulen çmimet e naftes te plehrave kimik te kontrollohen cilesot e vajit te ullirit te shtohen kontrollet sepse fabrikat bejne pislliqe e perziejne vajin e ri me vajin 2 vjeçar perta shitur ky eshte fenomen i perhapur ne mase
Dihet qe te gjithe duhet ta shesin prodhimin,per te marr fitimin e punes, por kur nuk funksionon si duhet , duhetruajtur ne Magazi deri kur te vij shanci
Do shesim si te na doj qefi