12 milionë rrënjë ullinj: Prodhimi nuk ka një etiketim të mirëfilltë “Made in Albania”

16 Nëntor 2024, 13:50Ekonomia TEMA
12 milionë rrënjë ullinj: Prodhimi nuk ka një etiketim

Në Shqipëri ka mbi 12 milion rrënjë ulliri, prej të cilave prodhohet edhe vaji i ullirit. Kujdesi i fermerëve, toka dhe kushte klimaterike bëjnë që në vendin tonë të prodhohet vaj ulliri i një cilësia shumë të mirë, por jo gjithmonë merr çmimin e duhur nga tregtarët.

Petrit Mici, ka mbi 350 rrënjë ulliri në Kuqan të Elbasanit, ai thotë se një çmimi i miri për fermerët e ullishtave është 700-800 lekë litri, në të kundërt bujku nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit

Petrit Mici, ka mbi 350 rrënjë ulliri në Kuqan të Elbasanit, ai thotë se një çmimi i miri për fermerët e ullishtave është 700-800 lekë litri, në të kundërt bujku nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit

Gazetarja Rudina Muça: Petrit sa vaj ulliri mendon të marrësh në këtë parcelë?

Fermeri Petriti Mici: Vjet arrita të prodhoja 1kuintal vaj që e përdora kryesisht për konsumim familjarë, ndërsa në 2022 arrita edhe të shesh por me një çmim mjaft të ulët . Ndërsa këtë vit pretendoj të marr 2 kuintal vaj ulliri

Gazetarja Rudina Muça: Sa do të jetë çmimi i vajit të ullirit këtë vit?

Fermeri Petriti Mici: Minimumi 1Litër vaji ulliri këtë vit do të kushtojë 700Lekë.

Mungesa e subvencionve bën që fermerët të lodhen shumë për të fituar pak nga prodhimi i tyre. Altini të gjitha parcelën e tij e vjel i vetëm pasi nëse do të punësonte punëtor në fund të sezonit nuk do të fitonte asgjë nga pema shekullore.

“Unë ullirin e vjel vetë më argat si dikur ndihmojmë njëri-tjetrin, pasi nëse marrim punëtor na shkon tepër shtrenjtë dhe nuk fitojmë asgjë”, tha fermeri Altin Mici.

Vaji i ullirit në Shqipëri nuk shitet sipas kategorive ekstra i virgjër, i virgjër, vaj ulliri dhe lampad, por çmimi është i njëjtë kjo sepse ministria e bujqësisë nuk ka krijuar një treg të mirëfilltë për vajin e ullirit Made in Albania, shitja e tij në bidona plastikë ul vlerën e këtij produkti organik, dhe vështirëson eksportin e tij.

5 Komente

  1. A
    Ana

    Pra sipas ketij shkrimi, Petriti ka mbi 350 peme ulliri dhe pretendon te marri gjthsej 200 kg ose 220 litra vaj ulliri me nga 7 euro litri gjithsej 1400 euro, pasi 20 litra i duhen per konsum vetjak. Nese per 1 liter vaj duhen rreth 6-7 kg ullinje i bie qe Titi do vjele rreth 1400 kg ullinje me nje rendiment measatar per peme prej 4 kg??????????????? ndersa vitin e kaluar mesatarisht ka marre 2 kg ullinje per peme ulliri??????????

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Ana 2 kuintalë sa kile bajnë !!??

      Përgjigjjuni
    2. k
      katarakti

      Në tregun me pakicë në Europë nuk gjen vaj ulliri të pastër me më pak se 10 euro litri. Ulliri ndofta jep pak prodhim, por nuk do shumë punê. Ndryshe qeveria, bankat dhe privatët, duhet tê krijojnê njê ndêrmarrje kombëtare tê grumbullimit, përpunimit dhe shitjes sê vajit tê ullirit, sa për treg të brendshêm, aq edhe pêr eksport. Me markën Made in Albania. Dikur kemi pasur konjakun me famë "Skënderbeu". Vaji i ullirit kur hynje në ushqimore tê mbyste fytin nga era karakteristike. Mbaj mend që nê ato kohë shitej me fuçi te "Dauti"/Tirana e Re. Dikur kishim edhe kombinatin ushqimor Ali Kelmendi që pêrpunonte frutat dhe perimet nga mbarë vendi. Shteti duhet të investohet edhe sot në zhvillimin e ekonomisë dhe të mos ua lëjê çdo gjê nê dorê privatëve apo oligarkëve.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pet.

        Te vjelesh ullirin si te ishte qershi (kokerr me kokerr ), sigurisht qe do te dale kosto e larte, Por ama nese e vjelesh sic duhet , 7 kg ullinj duhen per 1 liter vaj. Keshtu qe kostoja (deri ne nxjerrjen ne fabrike, pa perpunimin e metejshem) reduktohet shume dhe nuk duhet te dale me shume se 4-5 euro litri (madje mendoj qe del shume me lire). Pjesa tjeter duhet te jete fitimi i tregtimit dhe jo i prodhuesit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BumBum

          200 litra vaj ulliri x 7kg/litri= 1400 kilogram ullinj. 1400 kilogram : 350 rrënjë = 4 kg për rrënjë! Ndêrkohë që minimumi i prodhimit të një peme ulliri ështê 40 kilogram! Ky katundari mashtron. Si gjithë katundarët xhanëm. Fiton 10 herë më shumë, po ka hallin e taksave. Mê kujtohen ullinjtë e Beratit. Ullinj tavoline dhe jo për vaj. Çmimi i tyre është minimumi 5 euro kilogrami. Ndërsa vaji bio në disa krahina të Italisë si psh Berio arrin në 20 euro litri. Po të isha bujk dhe të banonja nga Kruja dhe poshtë, (zona të ullirit), do të kisha investuar te kjo pemë. E cila jep prodhim nga viti i 5-të pas mbjelljes deri në njê shekull! Pêr më shumë me mjetet e sotme mund tê prodhosh vaj ulliri bio edhe në shtêpi. Dhe ta shesësh me një çmim të leverdisshëm. Me një fjalë mund të jetosh fare mirë veçse me ullirin. Nëqoftëse nuk ke frikë nga puna. Nuk ka nevojë as për tê mbajtur lopë dhe as pêr tê mbjellë shalqi. Dhe pa u lodhur shumë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje