Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash - A di diçka që ne nuk e dimë?

13 Nëntor 2024, 10:04Ekonomia TEMA
Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash - A di diçka që

Shumë po pyesin dhe shumë po përpiqen të gjejnë përgjigje se përse Warren Buffett, po heq miliarda dollarë aksione dhe po grumbullon likuiditet. I konsideruar si një nga investitorët më të mëdhenj ndonjëherë, përmes kompanisë së tij Berkshire Hathaway, Buffett ka bërë disa rregullime në portofolin e tij vitin e fundit, duke përfshirë edhe largimin nga disa kompanive gjigante.

Në 6 muajt e parë të vitit 2024 ai shiti 55.8% të aksioneve që zotëronte në Apple. Ai gjithashtu shiti një bllok të madh të aksioneve që kishte në Bankën e Amerikës. Wall Street Journal vlerëson se Buffett llogarit tashmë rreth 325 miliardë dollarë në para të thata dhe ekuivalente të saj (kryesisht në formën e bonove të thesarit).

Teoritë se ai që ka epitetin “Orakulli i Omahas” po bën këto zgjedhje janë të shumta. Ka nga ata që i frikësohen një kolapsi ekonomik ose tregu i aksioneve ka arritur një kulm.

Në çdo rast, është e drejtë të dihet se Buffett, 93 vjeç dhe njeriu i 10-të më i pasur në botë me një pasuri prej 146 miliardë dollarësh sipas Bloomberg, njihet për përshtatjen e vazhdueshme të strategjisë së tij me ndryshimet e tregut, duke e ribalancuar rregullisht portofolin e tij për t’u fokusuar në mundësi më fitimprurëse dhe për të zvogëluar rrezikun.

Për shembull, kompania Berkshire Hathaway ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj kompanive tradicionale të energjisë vitet e fundit, duke lëvizur në vend të kësaj drejt kompanive që diversifikojnë biznesin e tyre ose fokusohen në energjinë e rinovueshme. Si një investitor vlerash, qasja e Buffett është të blejë aksione që tregtohen dukshëm nën vlerën e tyre potenciale ose të blejë kompani të mëdha me çmime të drejta. Për momentin, megjithatë, tregu është i shtrenjtë dhe siç tha vetë Buffett, shumë kompani në sektorin e Teknologjisë kanë vlera monstruoze në treg.

Një mundësi tjetër është maturia. Kur Recesioni i Madh pushtoi ekonominë amerikane, Berkshire qëndroi si fener stabiliteti. Duke pasur parasysh nivelet e mëdha të likuiditetit, kompania e tij mund të dalë e padëmtuar nga ndonjë stuhi ekonomike e ardhshme. 

9 Komente

  1. R
    Realisti

    Thjesht plakut po i ikin "delet".... mosha bën të vetën.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Delet e SATËME. O IDIOT. Po na dalin shqiptarët ekspertë për miliarderët e botës !!!!!!!!! Popull MUTI . Merrni të gjithë përgojë. Robt ku ti keni.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oresti

        Juli , e mori porovimin motra ore ???

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Këtu po e mbaj dhe sonte,ta sjell nesër. Mos u bëj merak se ke ALAMET motre. Një copë mishi me dy sy ,tamam si Rebeka.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rebeka

          Muti Shan Mutin E hengsh o kaqol ordiner

          Përgjigjjuni
        3. Z
          Zoni

          Idiot!

          Përgjigjjuni
        4. a
          adi

          kapitali te mberthen si bolla ne fund te len oa frym

          Përgjigjjuni
          1. M
            Medea

            Per ku i do per ne varr! se ky eshte 90 vjeç

            Përgjigjjuni
            1. U
              Usa

              Ne vend qe te vrasin mendje “perse” ky miliarder (qe nuk ka humbur kurre) ben keto levizje, shqipot (si te gjitheditur) kapen pas moshes dhe aludimeve fshatareske. Ai qe ka miliardat, ka harruar te pyese keta gjitholloget shqiptare qe lajne pjata dhe harrojne numurin e pjatave qe lajne sepse deri ne 10 dine te numerojne, POR, jane eksperte gjitholloge per cdo gje. Kjo shpjegon arsyen se perse kane mbetur pabreksa gjitholloget.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje