Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komsioni Evropian në raportin e vjeshtës për ekonominë.
“Inflacioni mesatar vjetor parashikohet të jetë nën objektivin prej 3% në 2024, të rritet pak mbi të në 2025 dhe më pas të mbetet i qëndrueshëm afër objektivi i bankës së Shqipërisë”, shkruan Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian nuk parashikon ditë të mira jo vetëm për qytetarët, por për ekonominë e vendit në përgjithësi. Nga 3.8 për qind këtë vit, “komisioni” pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të zbresë në 3.6 për qind në 2025-n dhe 3.5 për qind në 2026-n.
“Pas katër vitesh me ritme të larta rritjeje, zgjerimi i PBB-së pritet të zvogëlohet pasi konsumi familjar dhe ai publik mund të ngadalësohet. Kjo perspektivë diktohet nga luhatshmëritë e kursit të këmbimit, mungesa e fuqisë punëtore e rënduar nga emigracioni dhe rishfaqja e mundshme e presioneve inflacioniste”.
Në raportin e vjeshtës, Komisioni Europian parashikon se rritjen më të madhe ekonomike këtë vit në Ballkanin Perëndimor do ta kenë Serbia dhe Mali i Zi me 3.9 për qind. Rritjen më të ulët pritet ta kenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 2.3 dhe 2 për qind.
Politika e qeveris Rama 3 është ulja e valutës së huaj dhe ngritja e rrogave.Të dyja mënyrat janë të dëmshme pasi një valut e lartë do bënte që çmimet të ishin të arsyeshme.Po ju jap një shëmbull: 1 kg mish lope në BE kushton 5 euro, ndërsa te ne është 1100 lekë (afërsisht më shumë se 11 euro).Po të ishte euro me 200 lekë të rinj ., atëher çmimi ishte i arsyeshëm.Përsa u përket rrogave në sektorin publik nuk duheshin dyfishuar por indeksuar me 4,1% çdo vit dhe te pensionet nuk duheshin indeksuar por dyfishuar.E shikoni të kundërtën.Fajin e ka Gent Sejko që i ka bërë llogarit gabim.E kuptoj FMN, e kuptuam ne që kemi doktoratur në ekonomi.
KE paska rrjedhur komplet! Rritje 3.5% eshte mrekulli nderkohe qe asnje vend i BE nuk e ka kete rritje. Parashihet se BE mot hyn ne krize te thelle ekonomike, dhe shume qytetare te saj mund te emigrojne ne Shqiperi, ata mund te rrisin cmimet tona sepse kane pensione me te larta se rrogat tona. Ne do ti presim me respekt edhe oer tu treguar se nuk jemi sa ata prej tyre qe nuk na kane pritur mire.