Veç bonusit, të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese në vend mund të marrin një pension të trembëdhjetë në fund-vit.
Bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, masa e pensionit të 13-të do të jetë e njëjtë me atë që i moshuari ka marrë përgjatë gjithë vitit.
“Pensioni i trembëdhjetë është një domosdoshmëri. Dhe jo në këtë rast veç aspektit ekonomik, që tregon se pensionistët dhe bon shikohet edhe në aspektin politik.
Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizi. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar”, thotë Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë.
Nga buxheti i shtetit pritet të dalin rreth 25 milionë euro më tepër për pensionin e trembëdhjetë. Në diskutime është nëse kjo masë do të aplikohet nga ky vit apo nga 2025-a.
“Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë mos mbetet thjesht si deklaratë publike”, thotë Nunaj për A2.
Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është ai i zbutjes së hendeqeve mes asaj që pensionistët në fshat dhe qytet kontribuojnë apo që marrin apo që kontribuojnë. “Ka diferencë në pagesa. Diferencë ka edhe te derdhja e kontributeve shoqërore. Në zonat rurale ka pasur dhe ka shumë informalitet”, thotë Nunaj.
Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve.
Jam i bindur qe pensionin e 13 do ja jepni kete vit sa ti mashtroni pleqte e shkrete qe ti japin voten dhe me pas do ja shkerdheni shpirtin deri ne 2030 me nje cope kothere.
Në se do jepet pensioni 13 ai do te jepet cdo vit, pavarësisht se kush fiton, por mendoj qe mund te hiqet shpërblimi në fund te vitit
I bie murit qe te degjoje dera. Rama nuk ka ku iken,Cdo vit genjen pa pike Turpin dhe Tani vjen verdalle kot fare se nuk ka asnje ne xhep. Do humbi zgjedhjet,absolut PO. Keto numra 13 apo 14 Jane gjilpera me uje. E si ka per tu perdredhur Rama,shan,cfryn se kujton se Po Puth Melronin,ketu te njohin mire.
Për 25 milon euro nuk dalin për pension te 13, sepse nga llogaritjet për 800000 pensionist mesatarisht do merrnin 3000 leke te reja
Pensioni i 13 i pensionisteve do te diskutohet kur Rama do te vije per vizite ne Shqiperi, ka shume pune neper Evrope dhe takime ne gjunje si me sy-dacin Meloni. Pesnioni i 13 mashtrues do te jepet vetem njehere dhe vetem per kete vit 2024 per aresyen e thjeshte se ne fillim te vitit 2025 jane zgjedhjet dhe nuk ka me vlere me pas.
U Nunaj, po çjanë këto mashtrime që lëshoni herë pas here? Në shtator mbetët në ekrane duke thënë se do të rriten pensionet, se pensioni më i ulët do të jetë 150 mijë lekë...... . Tani del e thua që do merni pension të 13...... . Siç thatë dhe për njohjen e viteve të punës në komunizëm...... Mirëpo fjalë imzot, fjalë. Asnjë vendim...... . Pensionet jepen me ligje e vendime..... . Deri tani, vetëm fjalë e mashtrime.
Pse nuk ja ndani ne 12 muaj te 13 tin apo doni ti mani varie sa per zgjedhjet edhe kaqe ishte zgjedhjet mbaruan…!!
Pensioni i 13-të është një copë kockë që i hidhet qenit në darkë tek dera, pasi e ke lënë gjithë ditën pa ngrënë. Është masë mashtimi politik, nuk është zgjidhe ekonomike. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.
O Malo nuk vjen e keqja qe te na i ndajne pensionin e 13-te rendesi ka te na e japin vit per vit zere se i kursyem ama ta dim qe do te mareim nje pension te 13-te ne fund te vitit ??? Kjo ka rendesi dhe tjetra ajo qe thuhet per pagat e para 94-tres qe te regullohen dhe te paguhen sipas punes qe kane bere ,jo njesoj sanitaria dhe mjeku ??? Sali kerma i vuri ne nje kandar njelloj si mjeku infermjeri ao sanitaria te kene nje shperblim LEMOSHE pamvaresisht se vitet e punes i kane te plota deri me 94-tren.Kete qeveria duhet ta regulloj atehere ne e mbeshtesim plotesosht Ramen dhe behet mbrojtesi i te moshuareve si djali jone le te flasin gojet e LIGA ???
Pas nje viti propagande (me te gjitha borite),per rritjen e pensioneve nuk u be asgje.Vetem indeksimi i inflacionit nuk mjaftoi.Kur "propaganda" doli jo e vertete hidhet nje "shashke" se do te jepet pnsioni i 13-t por,nuk percaktohet viti.KUR DO TE JEPET?"konsultimet vazhdojne dhe presim sa te na thote FMN-jaapo ndonje fuqi madhore.(do ta japin por pas pak vitesh se tani ka shume pensioniste.Te rrallohen ca)Lum kush te rroje!
Ramen do ta votojne ata pensjoniste qe kane femijet patronazhista te fushatave elektorale .Pensjon te 13 nuk do kete.Vete nje bonus ,aty tek gjysma e pensjonit te sejcilit,ne fund viti.Termi bonus per kaposhin nuk do te egzistoj me.