
Qeveria synon të përmirësojë performancën në mbledhjen e Taksës mbi Vlerën e Shtuar përmes dyfishimit të gjobave për biznesin e madh.
Kjo taksë, që përgjithësisht është në nivelin 20 për qind është burimi kryesor i të ardhurave në buxhet dhe faturat lëshohen nga biznesi i madh.
Raporte të Komisionit Europian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë përllogaritur se informaliteti në mbledhjen e TVSh-së shkon nga 30 deri në 40 për qind të potencialit të saj.
Vitin e kaluar, të ardhurat nga TVSH ishin rreth 110 milionë euro, që do të thotë se nëse do të mblidhej edhe 30 përqindëshi që vlerësohet se është pjesa e informalitetit shifra do të ishte 143 milionë euro.
Kjo do të thotë se vetëm nga informaliteti në mbledhjen e TVSH-së, buxheti i shtetit humbi vitin e kaluar mbi 30 milionë euro.
Pjesa tjetër është edhe informaliteti i punonjësve, një fenomen që përgjithësisht është hasur te biznesi i madh. Nga analizat e administratës tatimore vihet një re një numër i lartë i mosdeklarimit dhe fshehjes së pagës reale për punonjësit.
Në tre vitet e fundit, janë vendosur mbi 1 mijë gjoba për rreth 1300 biznese të mëdha që janë kapur në shkelje. Shuma totale e gjobave është 142 milionë lekë.
Lini një Përgjigje