Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Ndëshkim apo shpërblim kjo do të jetë rregullorja për të gjithë përdoruesit e automjeteve nga viti 2025.
Artur Ribaj, ish- drejtor në departamentin e mbikëqyrjes pranë AMF shpjegon sesi do të veprohet në vitin e parë të zbatimit.
“Me koeficientin një flasim për vitin 0 të dëmeve. Do të regjistrohen dëmet nga janari 2025 dhe më pas nga janari 2026 do fillohet të shihet nëse do jetë bonus apo malus problematika e shkaktimit të dëmeve nga të siguruarit. Gjatë kësaj periudhe koeficienti nuk do ndikojë keq apo mirë”, tha Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes.
Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Të tilla si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.
“Të gjithë faktorët fillojnë të aplikohen nga 1 janari. Çfarë është me rëndësi kompanitë e sigurimit po punojnë për automatizimin e sistemit. Mos ta lëmë në dorë të agjenteve. Të kemi një sistem ku shohim qartë dhe në mënyrë transparente se çfarë do të paguash”, u shpreh Artur Ribaj.
A do të merret parasysh historiku i dëmeve të shkaktuara vite me parë? “Në fakt jo, kështu është gjykuar pavarësisht se historiku i dëmeve mund të gjendet. Por qëndron kjo lloj qasje”, tha Artur Ribaj.
Sistemi “bonus malus” – nga latinishtja, shpërble ose ndëshko është tentuar të aplikohet në vitin 2019 si edhe në vitin 2021 ku edhe u miratua ligji i ri, por pa sukses. Nëpërmjet këtij sistemi synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.
Lesh me qime.... . Këtu do tallin bythën kompanitë me agjentët e tyre..... . Siguracioni do vendoset sipas njohjes dhe shoqërisë.
Sa kohë ka që thoni që bëhet me pikëzim? Sa kohë ka që thuhet që kush nuk bën gqbime i shtohen pikët? Aman ju lutem bëjini dhe mos i propogandoni se na duket vetja si budallen, pyesim vetem more po kjo gjëja sikur është thën përpara disa vjetëve, nuk qënka bër akoma? Po kjo? As kjo nuk është bërë? ??
Duhen te llogariteshin demet qe nga viti 2021 dhe jo ta fillojne nga viti 2025, te dhe at i kane. Nje gje e di me siguri qe pronare dhe djemte e pronareve te shoqerive te sigurimeve u kane blere femijve te tyre Makina ngs 400000 deri ne 800000 eur.
Me këto rregulla , fitojnë ata që s'kanë lek , populli ti ndihmojë
mafia e vertet kush ka makin te vjeter paguan me shum ku ne europ esht ky rregull o hajduta kriminela qe e vodhet ate popull der ne palc turp turp
O popull ndihmoni të varfërit Sh Sigurimeve. Gjynaf s'kanë lek po falimentojnë
Prape do penalizohen makinat e vjetra ( fukarenjt) pa ç'ka se automjeti ploteson te gjitha kushtet teknike per qarkullim, kjo parti vetem socialiste s'eshte!
Ky ligj behet per pronaret e sigurimeve ,eshte diskutuar prej kohesh Rahmut haleja sic ben me rruget qe ju a jep oligarkeve keshtu ben dhe me cdo gje tjeter,duke i varferuar me shume njerzit.Poshte kurva e rilindjes
Me këtë rast vazhdoni e futjani njeriut punëtor e të ndershëm që nuk ble dot makinë të re. Jeni komplet të paaftë!
Tani duhet mosbindja civile, pa perfaqesimin e P. D. dhe drejtusit hajdut te sindikatevet si Kalaja me shoke. Ngrihuni o popull "heroik e puntore" boll po na vjedhin, duke na shitur naften me shtrenjte, taksat e makinavet se na qenkan te vjetra, tani dhe siguracioni etj.
Mir ka then ed kurva,popull dele.sjemi per asgje vetem te ham pershesh
Filloi shkerdhatacionizmi amerikane edhe ne Sqhiperi. Derisa ti rrjepin shqiptaret sic rrjepin amerikanet kompanite me robqire te siguracioneve