Kryeministri Rama është shprehur në podcast-in “Flasim” për rritjen me 2.5% të pagës bruto për mësuesit. “Për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, aplikohet dhe një shtesë tjetër prej 3 mijë lekësh, që do të thotë që rritja e përgjithshme për këto kategori, arrin nga 4% deri në 5.17%”, shpjegoi kryeministri.
Rama tha se kjo prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor, ndërsa renditi konkretisht shifrat:
30,000 në arsimin parauniversitar,
1,500 në arsimin profesional,
4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte
Ai tha se kjo tabelë është një mesazh:
“Një mesazh i qartë se tanimë nuk jemi më në kohën kur duhet pritur me vite për të parë një rritje sado simbolike page, po jemi në kohën që rrisim ekonominë, rrisim mundësitë dhe rrisim aftësinë rishpërndarëse të shtetit. Dhe është një mesazh për punën e mësuesit, për punën e edukatorit, psikologut, punonjësit social dhe çdo punonjës të sistemit arsimor, se ne jemi pranë tyre dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe përsëris, sa herë të kemi një mundësi, ajo mundësi e re do të jetë një mundësi për ta, për rritjen e mirëqenies së tyre”, tha Rama.
S'ka nevoj pēr mēsues vendi, pasi pas diplomimit largohen, dhe ata qē nuk arrijn tē integrohen nē shoqēri, i bashkohen PD-sē.Sot mēsuesit punojn 8 muaj dhe paguhen 12 muaj nē vit, kalojn pushime verore, nga e hēna nē tē premte, ju bie 3 orē nē ditē nga 45 minuta, ku pērsërisin si papagall tē njējtin tekst nga mosha 20 vjeçare deri nē vdekje.po tē shkrihet ministria arsimit, borxhi publik do menaxhohej mē mirē nga qeveria.Shkolla ēshtē vēnd pēr gjueti qē bējn pedofilēt mēsues.
E vertete we bashke me Vucic ke kerkuar anetaresim te cunguar? Pse ben Monolog. Dil me gazetare...