Në një analizë teknike për situatën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në Dritare TV, ka hedhur dritë mbi shkaqet reale të shembjes së fundit në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Nazarko nuk u ndal vetëm te incidenti i fundit që ka izoluar juglindjen e vendit, por bëri një skaner të plotë të problemeve me rruget, duke nisur nga licencimet fiktive të inxhinierëve, abuzimet me materialet e ndërtimit, e deri te sabotimi gjeopolitik i mundshëm i Korridorit 8.
Sipas inxhinierit Nazarko, shembja e aksit Prrenjas-Librazhd nuk është një aksident natyror i izoluar, por pasojë e një zinxhiri gabimesh njerëzore dhe neglizhencash institucionale. Ai shpjegoi se ndërhyrjet pa kriter në shtratin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve kanë luajtur një rol kyç në destabilizimin e zonës. "Lumi apo deti atë që ti ia merr, do ta marrë mbrapsht," theksoi ai, duke ilustruar se si gërryerja e shtratit të lumit ka krijuar boshllëqe që natyra është përpjekur t'i mbushë, duke tërhequr me vete dherat dhe rrjedhimisht edhe strukturat mbajtëse të rrugës. Për më tepër, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi cilësinë e studimeve gjeologjike, duke sugjeruar se shpesh ato bëhen nga zyra, duke u bazuar në harta të vjetra ose Google Maps, pa kryer shpimet e nevojshme në terren për të kuptuar dinamikën e ujërave nëntokësore. Një tjetër pikë kritike e ngritur gjatë intervistës ishte cilësia e punimeve dhe mungesa e mbikëqyrjes reale. Nazarko denoncoi fenomenin e "inxhinierëve me qira", ku kompani ndërtimi përdorin licencat e inxhinierëve që nuk shkelin kurrë në kantier, ndërsa punimet drejtohen nga brigadierë të pakualifikuar.
Ai theksoi se muret mbajtëse të tipit "teramesh", të cilat u shembën, ishin kthyer në mure dekorative për shkak të mungesës së hekurit dhe përdorimit të çimentos së papërshtatshme për zona me lagështi të lartë. "Nëna Natyrë është kolaudatori më i madh në Shqipëri," deklaroi ai me ironi, duke nënkuptuar se vetëm fenomenet natyrore po zbulojnë cilësinë e dobët të rrugëve, aty ku inspektoratet shtetërore dështojnë. Përtej aspektit teknik, inxhinieri Nazarko paralajmëroi për pasojat e rënda ekonomike dhe gjeopolitike.
Bllokimi i këtij aksi nuk dëmton vetëm turizmin në zonën e Korçës dhe Kolonjës, por cënon rëndë imazhin e Shqipërisë si një nyje strategjike për Korridorin 8. Ai shpjegoi me detaje në hartë se si Korridori 8 sfumon rëndësinë e korridoreve konkurruese që kalojnë nga Greqia (Korridori 4) dhe Serbia (Korridori 10), duke e bërë Shqipërinë portën kryesore të hyrjes për mallrat nga Deti i Zi drejt Italisë. Sipas tij, çdo vonesë ose dështim në këtë aks ushqen skepticizmin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrezikon financimet e Bashkimit Europian, duke luajtur kështu në favor të fqinjëve që nuk e duan fuqizimin logjistik të Shqipërisë.
Në përfundim, inxhinieri bëri thirrje për krijimin e Urdhrit të Inxhinierit për të rregulluar tregun dhe për të larguar inkompetencën, si dhe kërkoi një mobilizim total të shtetit për të zgjidhur emergjencën e krijuar, e cila po i kushton vendit miliona euro humbje në logjistikë dhe turizëm.
Prandaj tenderat e koridori te 8 u jepeshin firmave greke para 2013
Pjesa derrmuese e spécialiste e, inxhiniereve, projektueseve qe u formuan ne shkollat me te mira teknike perpara viteve 90 te, u hodhen rrugeve ne émer te luftes kundra komunizmit nga sekretari i partise, Sali Berisha..Ne vend te tyre emeroi inxhiniere me diplomma Kristali…
Prap Saliu i ka fajat
Po, Saliu i ka fajet, dhe vazhdon te demtoje shqiptaret e Shqiperine akoma.Saliu me banden e tij istaloi rrumpallizmin ne ç'do istitucion, ne te gjitha fushat vuri dore dhe e shkaterroi gjth ç'ka, shkaterroi nje gjenerate te tere ku demet e saj, jane sot, dhe do jene me gjenerata ne vazhdim, sepse rrumpalla po pjell e po rriti rrumpalle. Njerzit mendojne kete, dhe thone, ja vlen te sakrifikoj une dhe te mos kene te ardhme as femijet e mi?? Nuk ja vlen, dhe mundesine e pare, ja mbathin, e jo gjithmone per para.
cdo lloj rrocke me IQ minimale perdor greqine e serbine ne argumente idiote
Porte kryesore e leshit. Ne ate rruge megjithe se po behet e re nuk ecen dot me shpejte se 90 km ne ore.
Po ca po thu mor idiot. Po tia kishe dhene firme Greke do e kishe te mbaruar rrugen dhe me super parametra. Shiko Autostraden Tirane Elbasan pjese e ketij korridori nuk ka levizur fare. Por ju doni me e be me firmat shqiptare qe te vidhni te shqepeni. Fatkeqsia eshte se keto firma nuk dine te bejne rruge por dine vetem te vjedhin me ju. Pra jane be dy pale hajdutesh qe vetem rruge sdo bejne dot kurre. Ju po junshembet cdo rruge jo vetem korridori 8, keshtuqe mjaft me brroçkulla se si ha njeri. Qenka ngrit Bullgari e Greku te te bllokoje korridorin 8??? Pse ca kalon nga korridori 8. Vetem Shqiperia e Maqedonia e perdorin askush tjeter.
Sabotuesi i pare eshte Rama , eshte ai qe ka krijuar nje qeveri te papergjegjeshme dhe me karakurva dhe ky eshte pimp i saj....shikoni ne ministrite me jetike kush jane , sherbimi informative, ministria e mbrojtjes, ifrasruktures, jashtme jane persona me nje te kaluar jo te qarte dhe te sigurte keshtu qe cfare do te prese ky truncak idiot.....
Shqiperia eshte Komplet ne duar te serbit dhe grekut.Betoni ne Shqiperi eshte made in vangjeldako,me pak ciment.Prandaj shemben murrt ose betoni ranon qe ne vitin e pare.
Ky e para nuk eshte inxhinier, eshte topograf. Per me teper eshte nje sharlatan qe thirret ne media per te shpifur dhe thote idiotsira.
Komentet e "specialisteve" qe dine gjithshka
Mese fundi u gjet armiku qe prishi rruget!!!!! Eeeee o popull, rruget nuk i prishi makuteria, por armiqt e jashtem.
Po mir ça bēn Edi Rama pse sja jep Italjanit ose Gjermanit e Greqia tē ha mutin si jevgjit qē jan.
Koridorin e 8 e sabotojne shqipot ne sherbim te Serbeve e grekeve qe drejtojne e vegjetojne tek opozita antishqiptare